VIDEO/ Brenda botës së shpejtë të mafias

24 Korrik 2013, 12:03Lifestyle TEMA
VIDEO/ Brenda botës së shpejtë të mafias

Ajo është një nga mafiet më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për Yakuza-n japoneze.

Kurse Morohoshi- san është një prej anëtarëve të saj.

Ai është ylli i një dokumentari të shkurtër, të titulluar “Heroi i nëntokës: Më pëlqen që të më urrejnë”.

Filmi është realizuar nga videografi Luke Huxham, të cilit i lindi ideja për këtë dokumentar duke parë supermakina në pronësi të njerëzve të dyshimtë.

Nuk ka qenë e lehtë që të bindë dikë që të jetë pjesë e dokumentarit.

Yakuza përllogaritet se ka rreth 100 mijë anëtarë të shpërndarë në të gjithë vendin në grupe të ndryshme.

Së bashku ata përbëjnë grupin më të madh të krimit të organizuar në botë./ep

1 komente në “VIDEO/ Brenda botës së shpejtë të mafias”

  1. valter says:

    Mafia lulezon atje ku shteti e lejon vet. Pse ska ne koren e veriut, pse skishte ne shqiperi ne kohen e monizmit, thjesht se ata skishin apo skane nevoj per te terrorizuar njerzit pasi eshte vet shteti diktature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje