Lumturia nuk ka moshë,të paktën kështu thuhet. Gjithsesi ekzistojnë periudha të jetës,ku njerëzit janë më të lumtur me periudha të tjera duke shijuar në maksimum çdo moment të saj. Ndërkaq,janë të shumta studimet që tregojnë se nëse ecet me idenë se lumturia ekziston në rini,kjo është e gabuar pasi mund të jemi të lumtur edhe në moshën 70-vjeçare dhe më tepër. Mosha 50-vjeçare karakterizohet nga pakënaqësia dhe ëndërrat e parealizuara kurrë,ndëra në të 60-at është kapërcyer kjo pjesë dhe jetohet momenti.
Sipas një studimi të realizuar nga “Friends Reunited” tregohet se nga 70% e të pyeturve e cilësojnë moshën 33-vjeçare si kulmin e lumturisë duke treguar që para kësaj moshe nuk kanë qënë kurrë të lumtur.
Studimi,tregon se mosha 33-vjeçare është perfekte sepse nuk ekziston më padjallëzia e fëmijërisë apo çmenduria dhe entuziazmi i 20-vjeçarëve. Për meshkujt lumturia llogaritet në moshën 37-vjeçare kur kanë një karrierë të solidalizuar dhe mardhënie të konsiliduar ndërpersonale. Sipas,Philip Hodson,i British Association for Counselling and Psychotherapy,në moshën 37-vjeçare njerëzit janë plotësisht të rritur,të zhvilluar dhe kanë fituar një respekt dhe kanë realizuar një sërë gjërash në jetë.
Ndërkaq,për femrat piku i lumturisë është mosha 28-vjeçare pasi mardhëniet seksuale shkojnë mirë,trupi është në formë dhe besimi në vete është më i madh,thekson “NOA”. P.K
Pak a shume jam dakord ne vija te pergjithshme.Sidomos per meshkujt ,eshte thelbesore arritja dhe veterealizimi ne karriere.Edhe une mendoj qe ajo eshte moshe kur mashkulli duhet te jete kompletuar dhe nqs nuk ka arritur dicka deri ne ate moshe,veshtire e ka qe te behet me ?
*kush nuk eshte dakord me mendimin tim,mos te me caje menderen fare,komentoni artikullin.
Mos ki merak se s’te cajme menderen …
Kjo qe thote artikulli dhe Elona eshte per ata njerez qe jane Karrieriste ….
Per ata lumturia eshte e lidhur me karieren…
u nda me keste dhe kjo puna e lumturise,,!
Njeriu me i lumtun ne bot esht sala
Aq i lumtun saqe nuk ka njeri t ja kaloj ne lumni
Si mos jete i lumtur Baca Sali ja ka hyp 3 milion njerzve te popullit vet per 22 vjet me rradhe ai dhe gjithe klani i tij
i lumtur eshte psikopati,thote çfare i do qejfi,ben çfare i do qejfi,ka”patente”pa afat per te arritur me kembe ate qe s’e arrin dot me mendje.
@ beso
Taman , ai eshte “rehat” i lumtur, ne terezi te gjitha.
@ tema
Mendoj qe nje femer eshte e lumtur te te 30. Mendoj se atehere eshte kompletuar fizikisht dhe koshiente per vlerat dhe te metat qe ka. Tashme ne kete moshe di te veje me ne pah ato ane te trupit te saj qe jane me terheqese. Sigurisht keto persa i perket anes fizike. Nqs do te kete arritur edhe arsimimin e duhur dhe eshte rritur ne nje ambjent te edukuar, do ndiehet sh e plotesuar dhe niveli i vetebesimit do jeti i mjaftushem per ta bere nje femer te sigurt ne vetevete, te sukseshme dhe rrjedhimisht TE LUMTUR.
Meggjithate nuk ka formule per lumturine..Ne jete duhet dhe pak fat.
deri sa te na punoje maniveli ne rregul ,te lumtur jemi
me vone se di se cmund te ndodhe