Kryeministri i ri tha se është bërë kujdes që të mos zbrazet Kuvendi nga zërat me eksperiencë, në kushtet kur është ndarë mandati i deputetit nga ai i ministrit. Pesë ministri për LSI-në, por asnjë ministri për ndonjë aleat tjetër
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, tha se tre janë risitë e kabinetit të ri qeverisës.
Së pari, ka shumë gra, së dyti, shumë të rinj dhe njerëz nga shoqëria civile dhe së treti, 90 përqind janë ministra për herë të parë.
Pesë poste të rëndësishme ministrore kanë shkuar për LSI-në, por asnjë post për aleatët e tjerë.
“Qeveria e re, në nivelin e saj të parë, do jetë mishërim i boshtit strategjik të Aleancës për Shqipërinë Europiane,” tha Rama.
“Qeveria e re nuk do jetë tribuna tradicionale e dukjes së pushtetit, por tryeza e punës së palodhur për të justifikuar pritshmëritë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar ndaj nesh si aleancë dhe ndaj meje si kryeministër,” vijoi kryetari i PS.
Rama ka adresuar një falënderim edhe për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
“Qeveria e re është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kryetarin e LSI, që dua ta falënderoj për frymën konstruktive të bashkëpunimit për ndarjen e përgjegjësive. Kemi punuar së bashku me qetësi dhe durim për të ndërtuar një grup njerëzish të përshtatshëm që do punojnë si skuadër,” tha Rama.
“Qeveria që duam duhet të mishërojë së pari vlerat e punës në skuadër. Shqiptarët nuk na votuan për të ndryshuar një kryeministër me një tjetër dhe as për të ndryshuar thjesht kahun politik të qeverisjes, por për të ndryshuar Shqipërinë”.
“Mjaft me procesin qeverisës të copëzuar në parcela interesash vetjake e partiake dhe mandate qeverisëse, ku qeveria bëhet trup për të sharë opozitën në Kuvend. Qeveria e re do të jetë një skuadër me 90% të njerëzve që ulen për herë të parë dhe më shumë gra se ç’kanë pasur qeveritë e vendit në 20 vjet. Këto janë shprehja kuptimplotë e diktatit të revolucionit të votës në 23 qershor. Do të shihni gra në vende që në një shekull shtet kanë qenë me tapi vetëm për burra. Gjithçka është e menduar me kujdesin më të madh për të pasur ministra që t’i shërbejnë popullit dhe do të punojnë ditë natë me axhendën e qeverisë së re për të ecur më shpejt në rrugën e rilindjes shqiptare,” theksoi Rama.
Kryeministri i ri tha se është bërë kujdes që të mos zbrazet Kuvendi nga emrat me eksperiencë, në kushtet kur mandati i deputetit është ndarë nga ai i ministrit.
“Qeveria nuk mund të kryejë me sukses misionin e saj pa një trupë parlamentare,” tha Rama, duke e quajtur një risi të madhe ndarjen e mandateve.
“Detyra e kryeministrit do të jetë e imja, por pushteti do jetë i popullit. Ministri do qëndrojë në detyrë duke shërbyer me nder dhe duar të pastra,” premtoi Rama.
Sa i përket Spartak Ngjelës, që pati pretenduar postin e Ministrit të Drejtësisë, Rama tha se atij i është ofruar një post tjetër, por e ka refuzuar./ep
e vertete qe jane ministra per here te pare por jo me mardheneje intime me parane.
Gjeja me e rendesishme eshte qe po ndihet me te vertete nje fryme e theksuar ndryshimi!
Ishim mesuar te shikonim te njetat fytyra ne formacionet qeveritare,nisma qe ka marre Rama per te treguar qe punon ndryshe po ndihet.
Cila qeveri ka patur ndonjehere kaq shume emra femrash te spikatura profesioniste?
Cila qeveri ka patur nje formacion me kaq fytyra te reja, me njerez te afte ne profesionin e tyre?
Ja pra Rilindja nuk ishte thjesht nje fjale per te marre vota!
Ta gezojmje te gjithe!
Nuk e prisja keto emra, bile jam befasuar shume.
Me pelqen me shume sepse pjesa me e madhe nuk ka qene ndonjehere perfaqesues i ndonje ministrie, kjo eshte risi.
Gjithashtu fakti qe ka kaq shume femra ne qeverine e re, dhe jane te gjitha femra super te kualifikuara, inteligjente dhe me reputacion shume te mire.
Me pelqen tejmase dhe po ndihet nje fllad i forte i nje ndryshimi te vertete me ne fund.
Fryma e vërtetë e Rilindjes nuk mbaroi më 23 Qershor, ajo mori jetë në këtë datë!
U tregua sot, se me përfaqësim të denje dhe profesionalizëm, ne mund të arrijmë të
rimëkëmbim vendin tonë të shkatërruar nga qeveria e mëparshme!
Kemi shpresa të endërrojmë sërish për një Shqipëri europiane!
Njerezit e kujtojne mire premtimet e Rames per nje qeveri te denje, dhe sot ai tregoi se vertet ky eshte plani i tij.
Keto emra, te njohur mire ne fushat e tyre respektive, jane persona te cilet kane treguar se dine te punojne, duan te punojne dhe jane mese te afte per ta bere nje gje te tille.
Kjo ishte shenja qe i duhej popullit per te besuar edhe njeher fort, se ne kuader premtimesh elektorale, asgje sdo te mbese, por do te punohet fort dhe pa u lodhur per te pasur Shqiperine qe meritojme.
I thone nje shprehje :……Ka gjithmone nje here te pare ….
Qe dmth ., kur e ke dicka per here te pare do gabosh, sic duket QEVERIA
eshte nje vend pune ku bejne stazhin studentet dhe mesojne zanatin
ne kuriznin
e jetes se shqiptareve dhe te Shqiperise …..
Pse cfare mendoni ju se Rama do te vendosi gjithmone po te njejtij njerezit neper ministri, ai eshte vete nje person qe e kerkon ndryshimin dhe qi eshte personi qe do sjelli ndryshimin e vertete te Shqiperise.
Duhet shenuar edhe f akti se Edi Rama ka vendosur te vendosi edhe grate ne kete qeveri, dhe shikoni pak balancen 30% e ministrave jane femra, eshte e vetmja qeveri qe ka pasur kete perqindje.
Ashtu eshte –gruaja eshte force e madhe ne ndertimin e ….kapitalizmit
..lool
Isha i bindur, qe Edi Rama do te formonte nje kabinet qeveritar me njerez te rijne dhe te kualifikuar, qe jo vetem do te dijne te drejtojne mire por shebashku me koleget e tyre deputet do te dijne te luftojne korrupsionin, kete lunge te modhe qe ja ka zone frymen Ketij vendi te bekuar. Suksese qeverise se re.
Me vjen shume mire qe per here te pare po shoh nje qeveri qe ne te gjithe postet ministrore jane vendosur njerez qe dine te punojne dhe qe kane nje pergatitje profesionale te mrekullueshme.
Prandaj e ardhmja e shqiperise eshte ne dore te sigurte sepse kabineti i qeverise perbehet nga njerez te pergjegjshem.
Edi Rama dhe qeveria e re do ta drejton vendin drejt suksesit dhe politikave te mireqenies dhe luftes nga korrupsionit ndryshe nga ckemi pare ne keto 8 vite ku korrupsioni dhe sistemi i drejtesise kane qene ne nivelet me te ulta dhe kane kthyar vendin ne disa vite prapa ne regres.
E vertea e madhe eshte qe Edi Rama eshte nje reformatore i pashembull me pelqen shume ideja qe 90% prej ministrave jane per here te pare te tille sepse ky vend ka nevoje per nje fryme te re ndryshe nga ajo qe kemi pare deri me tani qe disa njerez i kishin te sigurt karriget e ministrave dhe qellimi i gjithckaje ishte posti dhe perfitimi ndaj e tij.
poshte qeverija me LSI i dha dhe ministrine e drejtesise TURP
tha qe do te fus femra ne qeveri dhe e beri kete gje, kryeveper ai nuk premton kot se eshte nje lider, cdo dite tregon se premtimet e tij po marrin jete dhe kjo do te jete qeveria qe io ka munguar vendit keto 20 vjet, ku ne nuk pam nje dite te hajrit, urime dhe suksese ne detyren tuaj
Rama u zotua se do mbante premtimet e tij dhe ja ku e mbajti sot te parin..
fryma e re e Rilindjes preku te gjithe strukturen e qeverise duke rritur numrin e femrave dhe duke integruar ne qeveri individe te rinj por te zote dhe punetore..
Qeveria e re eshte qeveria me e mire qe ka patur ndonjehere Shqiperia!!
kabineti i qeverise se re, me individ qe do ti japin ketij vendi , arsim, shendetesi, rend dhe siguri, do ti japi ketyij vendi ate qe sju dha ne 8 vitet e fundit, kryeminstri nje lider i lindur qe cdo dite fiton besimin tek populli, ne e duam rilindjen dhe ajko ka nisur te marre jete
Eshte tashme mese e vertete qe ky koalicion do ta drejtoje vendin drejt suksesit dhe ndryshimit rrenjosor te qeverisjes nga ajo e meparshmja dhe kjo eshte fakt pasi pame dhe emrat e ministrave te rinj. Suksese qeverise se re
Eshte mire qe kjo qeveri eshte ne lartesine e duhur per te bere nje ndryshim radikal ne kete vend ku ne 8 vite krimi dhe korrupsioni nuk kane lene qelize te shtetit Shqipetare pa demtuar ndaj dhe ky vend ka nevoje per nje qeveri te forte e cila te ndryshoje teresisht politiken e ndjeku deri me tani.
90% dhe se besoj se do zhgenjejn popullin !! jan rinija dhe brezi i ri qe simbolizon nje RILINDJE te madhe per tere shqiperine !! me ket grup do i tregojm bashes dhe berishes se kush eshte Edi Rama dhe Partia Socialiste !! dhe kam nje perhtypje qe dhe ato vete jan te habitur sepse se kan pritur kete liste te dali
Nuk ka mase krahasimi
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Une mjaftohem me kete krahasim:
Muli i Antenas se Meros me Saimir Tahirin ?
na cate trapin njerzi ne emigracjone kushe ministri do ti perfaqesoje ne ketu ne zejlanden e re ku
Garantine…mos harro behu rreshtore 300 ditet e para lol
Edhe ne perberjen e qeverise se re u ndje fryma e Rilindjes..
Bravo zotit Rama per kete fryme te re ne drejtimin e vendit..premtoi se do te sillte njerez te zote dhe te rinj ne qeveri dhe ja ku e mbajti premtimin e tij te pare!
E shfrytezoi me se miri voten qe i dhane shqiptaret!!
Ishim te lodhur me qeverisjen e deritanishme, ku gjithmone te njejte emra qe qarkullonin ne poste te ndryshme ministrore pavaresisht nese ishin te afte ose jo, prandaj mori tatepjeten ky vend. Por tashme kesaj histori I erdhi fundi dhe vendi do te drejtohet vetem nga njerez te afte e profesioniste.
Figurat e konsumuara te politikes shqiptare nuk do te jene me ne qeverisje, nuk do te jene me te njejtet njerez qe kane qarkulluar dhe qe e kane rrenuar vendin, por do jene njerez qe ne fushen e tyre profesionale kane qene me te miret, qe e kane ndertuar vendin dhe do sjellin transformimin per te cilin Shqiperia ka nevoje.
Kjo tregon qe Edi Rama nuk flet kot dhe nuk thote kot qe ishte RILINDJE dhe ashtu po ndodh , 90% eshte me antare te ri dhe nje brez qe do na udheheqi ne nje te ardhme me te mire !! Jam shume i lumtur qe tashme do shof dicka te re dhe jo thjeshte rotacione , do jete RILINDJE
90% jane ministra te rinj te postin e tyre…
6 prej pjestareve te qeverise se re jane femra..
kjo tregon se qeveria e re e krijuar prej zotit Rama eshte qeveria me e mire qe ka patur ndonjeher historia e Shqiperise..
Urime zoti Rama per kabinetin e ri qeverises!!
Perberja e re e qeverise me njerez te rinj, energjike, te arsimuar, prurje te reja qe do te garantojne ndryshimin per te cilin Shqiperia ka nevoje ndryshe nga c’ka ndodhur deri me tani qe ka pasur njerez qe vetem kane dhene contribute partiake dhe aspak te afte ne profesionet e tyre. Pergezojme perzgjedhjen e kryeministrit te zgjedhur.
Spartak Ngjelën të kishe bërë më mirë Zv. kryeministër dhe jo Niko Peleshin kryehajdutin e Korçës!
nje skuader kombetare qe meriton nje vlersim te madh nga ana jone, un personalishte jam e lumtur per cdo emer qe degjova, cdo gje eshte menduar per te miren e vendit. peer nje vend qe ka kohe qe vuan dhe rri koke ulur, keta jane njerzit e duhur ky ehste EDI RAMA
Eshte pak i ngushte ne shpirt Rama, Ngjela eshte nje politikan i afirmuar, liberal dhe statist. Peleshi eshte bazuar ne fjalet e Ngjeles, pak me teper se rural, lokalist i deshtuar.Ngjela eshte nje demokrat i vertet dhe me te ne qeverisje do ti jepej nderimi i duhur shtreses se shperfillur te te perndjekurve politike.
Si liberal shpresoja te shihja ne qeveri nje grua perfaqesuese e shtreses se te perdnjekurve si Keti Bazhdari. Rama nuk e beri shpresoj qe PD ne te ardhmen, pas 4 vjetesh, ta kete parasysh. Vetem nder i ben shoqerise shqiptare nje figure e tille.
Nje Bravo e madhe per pranine e grave, Gjermeni do ti bente nder cdo force politike, si politikane e paqte dhe grua elegante, edhe Kodheli eshte nje zonje me dinjitet te admirueshem. Sa per Nikollen eshte shume larg statures per minister, gjithsesi kjo eshte ana pozitive.
Grupi i LSI fundosi PD te njejten gje do te beje edhe me PS.LSI eshte gangrene e shoqerise shqiptare.
Kjo esht enje qeveri qe do te qeverise Shqiperine, me programin e PS por eshte qeveri e Shqiperise, dhe si qytetar me jepet e drejta per te thene se kjo qeveri ka figura groteske. Peleshi, Naco dhe Koka jane te nivelit te ulet. Ministri i jashtem do te perfaqesoj Shqiperine dhe une druaj se benjamini i Rames do te jeete ne lartesine e duhur per tu perballur me diplomate te staturave te larta ne raport me fqinjet.
U be kaq shume kohe qe grate luftojne me pune dhe shume mund per te marre persiper pergjegjesi te medha dhe per te treguar se jane mese te afta te bejne politike. Kjo eshte qeveria e cila po ua shperblen punen, inteligjencen dhe mundin e madhe, duke i besuar qeverisjen e vendit. Kjo eshte nje dite e mire per te gjitha ato gra qe luftojne te tregojne se dine te punojne dhe se e meritojne te jene ne krye.
Per nje qeverisje te sakte, duhet nje kombimin mes atyre qe kane eksperience, te rinjve punetor dhe te afte, sidhe personave me eksperience te dalluar ne profesionin e tyre. kjo liste i perfshin te gjitha dhe per kete arsye i ka te gjitha gjasat per te qene nje sukses.
Edhe ne perberjen e qeverise se re u ndje fryma e Rilindjes..
Bravo zotit Rama per kete fryme te re ne drejtimin e vendit..premtoi se do te sillte njerez te zote dhe te rinj ne qeveri dhe ja ku e mbajti premtimin e tij te pare!
E shfrytezoi me se miri voten qe i dhane shqiptaret!!
nje qeveri per te gjithe shqipetaret , nje qeveri e cila do te jete ne sherbim te popullit shqipetar ! per here te pare kemi nje pjesmarrje te jashtezakonshme e femrave ne qeverisje per te sjelle nje fryme te re dhe pozitivitet..
Nje qeveri me kaq emra te rinj eshte tregues i nje qeverie me integritet te larte dhe mesa i njohe jane te gjithe shume te afte ne postet ku jane vene. Suksese te gjiteve jam i bindur qe kjo qeveri do arrije ta coj ne vend projektin ambicioz te Rilindjes.
ps: po Saimir Tahiri ne cfare fushe eshte i afte?
Nga kjo liste ma par kane qene ministra keta si ma poshte
Edvin Rama minister kulture , Edmond Haxhinasto minister i puneve te jashtme dhe minister i ekonomise tregtise e industrise e z/kryeminister ,
Nasip Naco minister , Edmond Panariti minister ! Nga 20 antar qe ka kabineti bani llogarine sa perqind jane per here te dyte ministra !?
bravo zoti rama ke bere dhe do te vazhdosh te besh nje pune te shkelqyer per kete vend, populli nuk gaboi kur te dha voten dhe nje fitore te thelle, nuk gabove as ti me kete qeveri, mrekulli, ai qe eshte minister nuk mund te jete deputet kjo tregon se secili prej tyre e ka punen e ndare , tregon seriozite dhe perkushtim
nuk di te ndal rrugetimi i trilindjes dhe kjo ndihet ngado, hahah iku koha e te pa aftetve dhe te pa puneve gjeni qe skan as miq as mbiemra, kjo qeveri me keto emrea nuk do ta bej se jane njerz te zote e me nje peshe te madhje pergjegjesie, bravo edi kjo ehste fitorja jote e dyte
Jam i shokuar nga suksesi i L.S.I-se dhe akoma nuk e gjej shkakun pse ajo mori kaq shume deputete,16 nje shifer e frikeshme .
L.S.I eshte jo vetem LETRA JOL por edhe me shume ,ajo eshte “ASI” nen menge per vete forcen qe perfaqeson .
EDI RAMA edhe me tutje i ka duart e lidhura sepse si ka mundesi qe mori po aq deputet dhe ne mos me pak se ne 2009 !!!???
Tek L.S.I jane mbledhur me WAGABONDET ,me hajdutet me te inkriminuarit do te thoja te te gjithe elektoratit shqiptar si ne te ashtuquajtur DJATHTAS apo edhe MAJTAS .
AMERIKA nuk e le EDI RAMEN ,ja ka lidhur duart atij ,kjo vetekuptohet
EDI RAMA eshte puntor si ai ,vizionar ,dhe karizmatik ,por aleanca E DETYRUAR ME L.S.I e ka bere ASTMATIK PERMANENT .
As qe behet fare fjale se do te denohet ndonjehere SALI BERISHA me LULZIM BASHEN dhe CO,jo KURRE.
Por zhgenjimi me i madh ne kete vend edhe pas 23 vjetesh PRITJE DHE AGJERIM ,eshte se DRITA NE FUND TE TUNELIT perfundimisht u ZHDUK ,shpresa thuajse u vra .
Parashikoj tani e mbas nje dyndje drejt L.S.I.sepse ajo eshte PARTIA QE TE siguron pune ne shtet me shume se cdo PARTI TJETER .
ARESYEJA ? ,
Po ne SHQIPERI KURRE nuk u vendos PRONA PRIVATE MBI MJETET E PRODHIMIT
,keshtu qe i vetmi burim te ardhurash per shumicen e popullsise do te jete nje vend ne ADMINISTRATEN e shtetit ,gje qe do te shikohet si burim te ardhurash ,mbijetese ,pse jo dhe korrupsioni .
SALIU e di qe nuk denohet sepse eshte zbythur nga pushteti ,por nuk beri trazira sepse ka marre OKEYN nga AMERIKA , qe nuk do ti hyje as nje gjemb ne kembe .
Po kete gje ja ka transmentuar EDI RAMES ,GJARPERI ARVIZU ,qe me SALIUN nuk ke pune se ai pervecse ,-sipas AMERIKES -ka udhehequr ju per 8 vjet ,por AI na ka ndihmuar edhe ne per te mbaruar punet tona ne Shqiperi.
Te pakten 3-4 zera nga shoqeria civile ku prin MERO BAZE ,dhe nga ish te denuarit si SPARTAK NGJELA apo nga P.S si ERION BRACE dhe TAULANT BALLA e kane bere opoziten sa luftarake po aq dhe te besueshme dhe e kane ushqyer shpirtin e OPOZITARIZMIT ,por pritej qe te zhgenjeheshin .
Ne se ILIR META nuk do te merrte ato qe mori si MINISTRI ai mund te bente dhe tradhetine e radhes ,sic dhe mund ta beje nje dite tre bukur ,qofte kjo dhe ne mes te mandatit ,sepse ai ILIRI mendon nate e dir=te per INTEGRIMIN.
ILIRI edhe pse iku nga P.D iku me nje mision te caktuar dhe mori me shume se ckishte planifikuar .
NUMRAT BEHEN L.S.I 16 DEPUTETE +P.D. 56 =72 .
Mos u cuditni ,dhe vemi atje ku ishim prape .
Nuk jeni dakord ? mire atehere me vertetoni te kunderten .
Rama tregoje edhe nje here se ka per ta cuar shume shpejt ne vend integritetin e shtetit shqiptare sepse me keto zgjedhje emrash qe beri tregoje qe nuk eshte per interesat personale partiake por per te miren e vendit duke vendosur ministra te gjithe intelektuale dhe jo injorante si qeveria e Saliut qe e degjeneroj vendin
Eshte nje zgjedhje shume e mire kjo e ministrave per here te pare sepse nese Shqip[eria do te Rilinde nuk do te behet me me ate njere qe i kemi pare per vite me rradhe ministra dhe nuk kane dhene rezultatet e duhura. Kjo eshte nje qeveri e miremenduar dhe qe do te jete ne sherbim te vendit dhe jo te interesave personale te disa njerezve.
njerez te rinje , mori find koha ku dihej kush do te ishte e kush jo, tanime te gjithe jane me merite, mund te jene te rinje ne karrigen ku ulen por jo ne fushen ku vihen, jane te rinje se pushteti i shkuar kishte hajduta, krenar per EDI RAMEN
ja kur vihen njerz te punes dhe dijes, forohet nje qeveri qe vlen per ti vene theksin qe jane nje fuqi bashke me femrat qe jane vene neper ministri, dija e tyre ehste ne te miren e evendit dhe popullit , te afte per te drejtuar ne rrugen per ta bere me te bukur historin e vendit
duhet nje shtet me ministri dhe ministra te fresket, jo si ata halabaket e PD, njeri me i zhytur ne krim se tjetri!
i lumte zotit rama per keto zgjedhje te duhura ne kabinetin e tij, qe do ndikojne per mire ne vitet ne vijim!
Ky eshte nje revolucion strukturor me plote kuptimin e fjales. Kishte ardhur koha qe gjerat te ndryshonin dhe me ne fund Rama e tregoi se ato qe thote nuk mbeten thjesht ne kuader te fjaleve boshe. Presim shume nga ju dhe ky hap i pare padyshim tregon impenjim nga ana juaj per pushtetin qe ju eshte dhene dhe pritshmerite.
ndryshe nga qeverite e demokrateve asnje nga ministrat e Rames nuk eshte i pashkolle apo kriminel por jane te gjithe personalitete te nderuara dhe profesioniste te vertet qe dine ta bejne detyren e tyre dhe qe nuk terhiqen nga korrupsioni si shumica e ministrave te meparshem.
po po juve i prisni te gjitha !! jeni bere te gjithe strateg te medhenje, po shife se si eshte lista dhe pastaj fol !! nje liste e tera e re gat 100% e plote , dhe mos fol para kohe , se dhe gjer para ca oresh mereshit me emrat e juaj qe gjasme i dinit se kush do ishin po ishin ministrat po ishit komplet gabim !! kshtu qe mos folni pa pare gje
rilindja e vertet ka nisur te marr rrugen ashtu si ishte premtuar,njerez qe vertet ja vlejne ..premtimet e dhena tashme kane nisur te marrin jete ! do te jete nje qeveri per te gjithe shqiptaret e ne sherbim te tyre
Duhet vleresuar fakti qe te gjithe keta ministra jane te zhveshur nga imuniteti dhe qe do te garantojne qeverisje me pergjegjshmeri, jane prurje te reja qe do t’i ofrojne shqiptareve kapacitetin e tyre intelektual per te nxjerre vendin nga rrenojat. Padyshim qe PS ishte zgjedhja me e mire qe mund te kishim bere me 23 qershor.
po tani ku jane ata demokratet dhe te gjithe ata skeptiket qe thoshin se Rama do te vinte neper ministri njerez pa itegritet dhe jo te afte???? jane zhdukur te gjithe dhe eshte normale sepse nuk dine se cfare ti shajne ketyre emrave sepse te gjithe nuk kane te share. Bravo Rama ia mbylle gojen te gjitheve madje edhe Saliut qe nuk po di me se cte thote
Kjo qeveri eshte ajo qe i duhej vendit me ne fund doli nje burre shteti i vertet dhe pranoje te vendosi ne poste ministrore vetem intelektuale dhe per me teper pranoje te bej nje qeveri gjithperfshirese me nje numer te madhe grash te nderuara dhe per me teper edhe me intelektual perfaqsues te shoqerise civile.
Duke pare keto komente ketu lind pyetja “a mos ky popull e meritonte Sali Berishen si nje popull idiot qe eshte e qe harron shpejt”? Dmth te gjithe na qenkan njerez te kulluar dhe te “kualifikuar” dhe me e bukura eshte se “jane te mire”. Fakt eshte se shumica e ketyre komenteve jane bere nga femra, fakt shume sinjifikativ ky. Po mire more njerez po qekur Nasip Naço ky legen e ky debil na u be njeri i mire apo plehra Haxhinasto? Harruat deri dje qe komentonit kunder ketyre plehrave po ne kete gazete ndersa sot si per çudi “na u bene njerez te kulluar e te mire”. Mjere ata njerez qe u vrane me 21 janar per pordhacionet e Rames bobo ça bohet atje, duhet te ike robi naten e te mos e ktheje koken prapa. Ai vend duhet pushtuar ushtarakisht nga ndonje fuqi e huaj qe t’ju heqe te drejten e qeverisjes shqiptareve se s’jane te afte per kete pune. Popull i vdekur mezi priti qe te humbiste Berisha se s’kishte bythe ta rrezonte me protesta siç ben gjithe bota, ça te presesh nga keta njerez fallco qe behen qesharake duke folur gjuhe te huaja neper aeroportet e botes per te treguar se nuk jane shqiptare, normal qe Saliu i ka njohur mire keto veti siperfaqesore te ketij populli budalla qe jeton kot dhe ka abuzuar me to me se miri per 22 vjet. O ju njerez qe humbet njerezit tuaj me 21 janar shkoni takoni Ramen e thuajini se rilindje me koketulin ne koalicion nuk ka. Ne fakt kjo eshte rilindje per Ramen personalisht, kjo po eshte e vertete pa te tjeret le ti marre lumi se bageti jane si gjithmone, jane mesuar te shkelen te mos bezajne.
Inspektori,
Me lejo te lutem te bej disa verejtje ne lidhje me shkrimin tend :
-Jam shume dakord me ty per sa i perket Nasip Naços dhe Haxhinastos.
– Mendoj se Edi beri mire qe u lidh me LSi sepse keshtu hoqem qafe te keqen me te madhe Salen. Kuptohet qe nga ana morale kjo aleance kishte çmimin e saj dhe kjo eshte edhe frika ime qe, LSI do ti lidhi duart ne kuvend Edit per shume gjera. Fakti qe Naco u be minister i drejtesise flet per kete frike timen.
– Ti thua :
“Popull i vdekur mezi priti qe te humbiste Berisha se s’kishte bythe ta rrezonte me protesta siç ben gjithe bota,…”
Edhe une mendoja si ty me pare. Edhe une e kam share popoullin tone dhe tani i kerkoj falje sepse, populli yne u tregua i duruar, i zgjuar dhe rrezoi Salen me armen qe te jep demokracia, pra Voten. Mendoj se rrezimi i Sales me vote ishte shume me i lire ( pa gjak, lufte civile, shkaterime ) dhe ekonomik.
– Mos harojme qe Edi dhe Iliri e dine shume mire se ne se vazhdojne qe te drejtojne si Sala, ne vitin 2017 populli do tju japi faturen. Keshtu qe Edi nuk e ka luksin te mos beje reformat qe premtoi.
Une kam mendimin se Edi eshte fat per Shqiperine dhe jo si xhahili inatci, dinak, genjeshtar me emrin Sali vemja.
Pershendetje
Qeveri e dobet, asnje shprese se korrupsioni ne te gjitha nivelet do te ulet me keto figura.
Mero, me duket se e hengre dhe ti , fillove te censurosh.
Po mire, po perse lejon qe te mbushen komentet nga Roni, ennio,pennio, senio, eri, meri, geri, teri, leri, qe komentojne me komande nga zyra e Erion Velise?
Sinqerisht, me ke zhgenjy!
Ore kete Panaritin, Haxhinaston dhe Naçon se ku i kam degjuar une. Me duket se i kam pasur ne ushtri, ishin ushtare te mire..
urime per qeverine e re ,megjithese ka disa emerime qe mund te mos ishin por koalicioni te detyron. gjeja me pozitive eshte qe nuk ka asnje minister nga ajo e ps se nanos. tani duhet dhe dicka tjeter, qe te jeni transparent , ne kuvend te dali kosto e qeverise se re duke pasur parasysh qe te jete me e ulet se ajo e meparshmja ,por dhe ministrat te raportojne me detyrim ne cdo muaj per implementimin e programit. reforma duhet e thelle por punonjesit e administrates qe justifikojne nivelin e tyre intelektual le te qendrojne.meritrokracia eshte ajo qe i ka ngrite shtete te ndryshme . militantet ti mbani ne parti, si ju ,si lsi ashtu dhe pd.
Une ju uroj gjithe te mirat per te bere kete vend te vuajtur. Boll me bajraktarizma, me tribu, me krim e kriminele, me hajdut, me vrases, me injorante te perjetshem. Kjo rruge e pame ku e çoi vendin, ne buze te humneres.
Duhet qe grupe te ndryshme interesi te denoncojne tere keto çudira te perbindshme qe ndodhen ne vitet e nje skizofreni. Prokuroria te kryej detyren. Abuzuan pa mase. S’ duhet falur me…
Shkoni beni plazh o freshist se eshte vape,se dhe ju e deni qe e keni ngrene me pese ministri qe i dha Lsi dhe Kryetar parlamenti koke lopa.Dhe ju nuk i besoni me Rilindjes pavarsisht se shkruani se ju a do puna se as ju nuk e keni menduar nje rilindje me keto plehra.Po thuaj jetojme ne Shqiperi dhe tre dite zgjasin te gjitha fatkeqesite prandaj ta gezoni Lirilindjen
Une nuk i njoh te tjeret por me shume njoh Arben Ahmetaj. Ai eshte nje hajdut koke e kembe qe nuk e ka shokun. Ja doli ta dredhi me Nanon me Berishen etj. vazhdoni hajdutllekun.
per mendimin tim edi ka ber shum gabim qe m e brendshme ja dha saimir tahirit. duhet te afronte gramoz rucin ne ate institucion. ndoshta ka emer te rend qe nga koha e partis se punes, por eshte nje organnizues i shkelqyer
Vendosja Zv/Kryeminister Qeverie e korçarit Niko Peleshi,
ne krah te te cilit konsulli grek papaikonomou ne Korçe,
deklaroj per fillim te luftes per vorio epirin,
ndersa Niko Peleshi nuk reagoi absolutisht
Tregon se kjo qeveri nuk ka prioritet Çeshtjet Kombetare.
Po pikerisht per ate fakt u vendos Peleshi ne krye, se eshte nje spiun I deklaruar I Greqise
Shqiperia eshte vendi qe ka nje pjese shume te madhe te njerezve ne emigracion dhe diaspore.
Shqiperia eshte vendi qe ka perqindjen me te larte ne te gjithe Europen te emigranteve ne lidhje me popullsine totale.
Mungesa e Ministrise se Emigracionit dhe Diaspores edhe ne strukturen e kesaj Qeverie Socialiste, do te jete vazhdim i nje mungese shume e madhe per realizimin e te drejtave te shqiptareve emigrant dhe te diaspores.
Dy deklaratat krejtesisht te kunderta te zotit Rama dhe Partise Socialiste perpara dhe aktualisht pas zgjedhjeve ne lidhje me Ministrine e Emigracionit nuk tregojne aspak seriozitet por tregojne absurditet, nuk tregojne padituri por tregojne hipokrizi.
Shqiperia eshte vendi qe ka nje pjese shume te madhe te njerezve ne emigracion dhe diaspore.
Shqiperia eshte vendi qe ka perqindjen me te larte ne te gjithe Europen te emigranteve ne lidhje me popullsine totale.
Mungesa e Ministrise se Emigracionit dhe Diaspores edhe ne strukturen e kesaj Qeverie Socialiste, do te jete vazhdim i nje mungese shume te madhe per realizimin e te drejtave te shqiptareve emigrant dhe te diaspores.
Dy faktet dhe deklaratat krejtesisht te kunderta te zotit Rama dhe Partise Socialiste perpara zgjedhjeve duke premtuar krijimin e Ministrise se Emigracionit dhe deklarates se sotme paszgjedhore nuk tregojne aspak seriozitet por tregojne absurditet, nuk tregojne padituri por tregojne hipokrizi.
Pritem me kenaqesi fitoren e partise socialiste & koalicioni, por fatkeqesisht jam I c’genjyer.
Jam i bindur se ne Shqiperi nuk do te vendoset Drejtesia dhe nuk do te ndeshkohen fajtoret e krimit.
Nuk kane lindur akoma ata burra shqipetare qe duan te ndertojne nje Shqiperi te vertete demokratike dhe vete te vdesin te “varfer”. Fan S. Noli ben nje perjashtim. Militante te afte e te ndershem shqipetare shume te paket ne numur u nxorren perjashta nga fusha e lojes para se Rama te deklaronte qeverine e re.
Po te isha ne vendin a Edi Rames do te kisha kuraajon civile te jepja doreheqjen perpara parise se tij dhe popullit Shqipetar.
Te dashur bashkeatdhetare, sot fati I shqipetareve nuk varet nga te huajt si dikur, por nga ne vete.
Le te ngrihemi me kembe per c’do padrejtesi te qeverise Rama.