Do rishihen emërimet e minutës së fundit në diplomaci

6 Gusht 2013, 17:56Politika TEMA

Një paralajmërim serioz për emërimet në sistemin diplomatik dhe ngritjen në karrierë dhe marrjen e gradave në minutën e fundit: “Përfituesit të mos pranojnë zemërgjerësinë e qeverisjes në ikje! Do të rishihen të gjitha”, thotë Ditmir Bushati. Ministri i ardhshëm i Jashtëm bën një vështrim të shpejtë të sëmundjeve tipike të sistemit të diplomacisë, nepotizmi, politizimi e paaftësia dhe flet për vullnetin e qeverisë së re të majtë për të bërë të pamundurën për integrimin e vendit në BE, jo si një proces burokratik, por si diçka që do të prekë jetën e gjithë shqiptarëve

Nga Lorenc Vangjeli*

 

“Të gjitha emërimet dhe ndryshimet e bëra me ngjitje në karrierë në Ministrinë e Jashtme në ditët e fundit të kësaj qeverie të ikur do të rishihen. Do të riparohen të gjitha paligjshmëritë”. Ditmir Bushati, ministri i ri i jashtëm që do të marrë votëbesimin në shtator në qeverinë Rama paralajmëron ashpër. Ai rikujton precedentin që ka vendosur Besnik Mustafaj tetë vjet më parë kur e djathta u rikthye në pushtet dhe ministri i atëhershëm në ikje, Kastriot Islami, kishte bërë një tufë me emërime, të cilat u rikthyen të gjitha. Çdo firmë e Islamit e hedhur në gjashtë muajt e fundit u ripa dhe u bë nul. Mustafaj e kishte paralajmëruar një gjë të tillë që gjatë fushatës së atëhershme elektorale dhe e mbajti fjalën. Për ironi të fatit, meqë të ndryshmit ngjajnë, të njëjtin fat duket se do të kenë dhe firmat e bollshme të hedhura ditët e fundit nga ministri ende në detyrë, Aldo Bumçi. Paralajmërimi i Bushatit i drejtohet edhe gjithë “përfituesve” nga “zemërgjerësia e qeverisë në ikje”, siç e quan ai, që të mos i pranojnë vetë këto emërime. Sepse në fund të fundit, nuk do të kenë asnjë vlerë. “Do të rishihen dhe do të riparohen”, këmbëngul deputeti socialist, që në mandatin e tij të dytë si të tillë, e sheh veten në krye të institucionit të diplomacisë shqiptare.

Një bisedë e bërë në dy kohë me Ditmir Bushatin nuk ndryshon shumë në thelb; e mërkura, dita që u mësua publikisht përbërja e kabinetit qeveritar Rama në të cilin ai do të emërohet ministër i jashtëm, e ndau bisedën në dy pjesë. Të martën dhe të enjten temat e bisedës ishin në thelb të ngjashme, por të ndryshme në formë. Të martën foli si deputet i zgjedhur rishtas i maxhorancës, të enjten si ministri i jashtëm i ardhshëm.

Një nga deputetët më aktivë në legjislaturën e kaluar në çështjet e diplomacisë dhe të integrimit, Bushati është mjaft i familjarizuar me politikën e jashtme, por tashmë nuk e fsheh: përgjegjësia është shumëfish më e madhe në krahasim me kritikën e djeshme; puna konkrete dhe përgjegjësitë direkte janë shumë më të komplikuara. Tani duhet bërë ndryshe. Duke nisur me riparimin e asaj çfarë është bërë keq dhe duke vazhduar me atë që duhet bërë më mirë.

Diplomacia shqiptare, çka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet! Këto janë tre piketat kryesore të bisedës. Jo një intervistë klasike me pyetje-përgjigje, por një parathënie e asaj që mendohet se do të ndodhë nesër.

Duke nisur me trashëgiminë. “Frika” e madhe e maxhorancës së nesërme nis pikërisht këtu. Tek ekonomia në krizë dhe tek bindja se shifrat dhe të dhënat për të janë më së shumti të manipuluara dhe nuk dëshmojnë realitetin e vërtetë. Berisha do të lerë pas një tokë të djegur, është shprehja që dëgjohet më së shumti të përmendet në selinë rozë. Dhe nëse një shprehje e tillë dëgjohet për ekonominë, në një terren tjetër si diplomacia, aty ku zakonisht hapat hidhen qetësisht mbi tapet, ku kundërshtitë bëhen me zë të ulët, me elegancë dhe kostume të kopsitur, sërish ky lloj ankthi ka një tjetër elegancë. “Edhe në këto ditë të fundit të kësaj qeverisjeje të cilës po i vjen fundi nga pikëpamja e afateve kushtetuese, siç ju dha fund në 23 qershor nga shuplaka popullore, mënyra e menaxhimit të shërbimit diplomatik nga qeveria i ngjan sjelljes së ushtrive pushtuese. Ato, mbasi humbin luftën, në ikje e sipër, përpiqen të hedhin urat në erë”, thotë Ditmir Bushati. Sipas tij, kjo batërdi dhe hedhje në erë, ka të bëjë edhe me listën e gjatë të emërimeve dhe dhënies pa kriter të gradave diplomatike dhe ngjitjen në karrierë. “Do të rishihen të gjitha firmat e minutës së fundit!”, insiston Bushati dhe kujton precedentin Mustafaj të tetë vjetëve më parë. Shtyhet dhe më tej kur kujton vitin e mbrapshtë 97’, kur një numër i jashtëzakonshëm shqiptarësh, militantë të PD-së së dikurshme në shkërmoqje e sipër, u pajisën me pasaporta diplomatike dhe shërbimi dhe tmerruan kancelaritë ndërkombëtare kur prezantoheshin si diplomatë të një shteti që po i shpëtonte për fije një përplasjeje të dhunshme civile. Kishin lënë kallashnikovët në Tiranë dhe në aeroporte, kryesisht në Vjenë, prezantoheshin me shapka dhe pantallona të shkurtra. Edhe atëherë ato dokumente u bënë të pavlefshme, por tallja e huaj me seriozitetin e shtetit shqiptar, vazhdoi shumë më gjatë. Kurse dëmi real i shkaktuar atëherë, vështirë se mund të matet.

Paralelja me vitin 97’, është e largët dhe Bushati nuk insiston shumë në të, por duke pranuar proceset e vazhdueshme të reformimit të sistemit të diplomacisë, në përputhje me ngjarjet dhe sfidat e kohës, ai përmend disa nga simptomat e sëmundjeve të sistemit. “Diplomacia ka qenë në disa raste dhe jo raste të pakët, shëmbëlltyrë e keqqeverisjes nepotike, e politizuar dhe shpesh e paaftë për t’u bërë zëdhënëse e interesave të kombit dhe për të pasqyruar interesin kombëtar”, thotë Bushati. Që le të nënkuptohet se një nga premtimet e qeverisjes socialiste është pikërisht kthimi kokëpërmbys i epiteteve të tilla. Pra, jo më nepotizëm, politizim dhe paaftësi në sistemin e diplomacisë shqiptare. Ai e konsideron programin e qeverisë së re shqiptare në këtë fushë si ambicioz dhe me një vizion të qartë për një Shqipëri evropiane, të shoqëruara dhe me instrumentet e nevojshëm për realizimin e tij.

Dhe një hap i parë dhe mjaft i rëndësishëm, sipas Bushatit është bërë me kohë. Që para dhe gjatë fushatës elektorale. Por edhe mbas shpalljes së fitores në zgjedhje të maxhorancës së re. Bushati përmend takime të kryeministrit të ardhshëm Rama në Romë, Londër, Stamboll e Kopenhagen, të cilat shpejt do të pasohen edhe nga takime të tjera në qendra të rëndësishme vendimmarrëse euroatlantike, takime në të cilat ishte synuar dhe synohet vendosja e kontakteve më të ngushta të ekipit të ri qeverisës me këto qendra duke bërë të mundur që qeveria e re të nisë punën e saj “me ritmin që kërkojnë sfidat e vendit”.

“Ka një vetëdije të përbashkët për të finalizuar procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE dhe për përgatitjen për procesin për anëtarësim në BE, për përgatitjen e kapaciteteve përthithëse të projektit TAP, për zbatimin e standardeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO në jetën e përditshme, për partneritetin realisht strategjik me SHBA e BE, për një politikë normative në rajon që sheh nga Brukseli dhe larg nacionalizmave të sëmurë të së shkuarës dhe për përthithjen e sa më shumë investimeve të huaja në funksion të zhvillimit të vendit”, thotë Bushati.

Ai e konsideron optimist parashikimin e tij për realizimin e këtyre sfidave dhe gjithashtu, e mendon si të mundshëm, që mbas tre ngërçeve të njëpasnjëshëm të vendit në marrjen e statusit të vendit kandidat, ky objektiv të realizohet më së fundmi. “Por një gjë e tillë është vetëm një hap i ndërmjetëm që do të na çojë drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE”, thotë ai. Ndryshe nga e shkuara e afërt, sipas tij, “Nevojitet një klimë e qëndrueshme politike në vend dhe reforma po ashtu të qëndrueshme, kryesisht në fushat që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Qeveria është e përgatitur të punojë në të dy frontet sepse procesi i integrimit nuk mund të konceptohet si deri më sot, si një proces që ka të bëjë vetëm me disa data dhe procedura burokratike, por si një proces zhvillimor për nga pikëpamja e standardeve në jetën e përditshme dhe të cilësisë së jetës publike”, thotë ai.

Sipas Bushatit, dhjetori është një datë e mundshme për t’u kapur. Ai insiston se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së kanë qenë gjithmonë të qartë në mbështetjen e tyre për kandidaturën e Shqipërisë. E po kështu vlerëson si të paçmuar ndihmesën e SHBA-së në këtë proces. Bushati e sheh topin e lënë tërësisht në fushë shqiptare. “Na takon ne, aktorëve politikë që të ushtrojmë përgjegjësitë për të cilat na votuan shqiptarët në 23 qershor. Personalisht dhe politikisht jam shpresëplotë se do ta meritojmë statusin e vendit kandidat dhe se gradualisht, do të lëvizim drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE”, thotë ministri i ardhshëm i jashtëm. Për një bast jo personal, jo partiak dhe të pjesshëm, por për një domosdoshmëri urgjente për të gjithë shqiptarët.

29 komente në “Do rishihen emërimet e minutës së fundit në diplomaci”

  1. Gjeralb says:

    …edhe te minutes se pare!

    1. Ben Chicago says:

      Djali i Kriminelit Sul Bushati Minister i Jashtem.!!!!.Vetem ne Shqiperi ndodh qe MJ caktohet nje 35 vjecar pa asnje pervoje diplomatike,bile pa punuar kure!!

      1. feniks says:

        O Ben Qeni!
        Ti leh e ben GAM-GAM se e sheh qe more fund,o PLEHRE!!!
        Ne se Sul Bushati qenka kriminel,sipas teje,o PLEHRE, jep qiofte edhe nje FAKT!!!
        Sa per DITMIRIN pa pervoje,eshte e kunderta:AI KA PERVOJE ME SHUME SE SA TE GJITHE PALO MINISTRAT E JUASDHTEM TE Berishes te 8 VJETEVE TE FUNDIT!!!
        Te parin DHENDERRIN E Jozefines ta zhduki qe diten e pare!!!

      2. G. Nashi says:

        Ku e njeh Sule Bushatin ti qe thua kriminel. Une e kam njohur edhe ne Kukes edhe ne Lushnje. Jo nga afer por mjaftueshem oer ta perkufizuar si nje nga me demokratet dhe me inteligjentet e nonenklatures komuniste. Gjynah t’i thuash komunist. Ditmirin nuk e njoh fare por po i ka ngjare Sules e meriton karieren qe ka. Besoj se eshte krebar per babain e vet. Nuk ka marre asnje me qafe si disa sekretare partie qe sot shiten per demokrate te flakte. Me komentetvqe shkruan nuk neriton as pergjigje por duhen vene pikat mbi i.

    2. SULO HADERI says:

      Ejjj o Ditzi!
      Se mos na lesh pa pune diplomatin brilant!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/diplomati-i-salistanit.html

  2. Skender says:

    Vetem emerimet e minutes se fundit ? Po ato te kater viteve te fundit kur Ministrine e Jashtme e drejtonte LSI (Meta, Haxhinasto dhe Panariti) nuk do te rishikohen ? Thuajse te gjitha emerimet e kater viteve te fundit jane bere ne kundershtim me ligjin.

    1. Open your mind says:

      Pse vetem te minutes se fundit z.Bushati dhe jo te gjitha emerimet.Diplomacia shqiptare neper bote eshte e mbushur ne shumicen e rasteve me miq dhe shoke te pushtetareve te paafte shqiptare.Do te benit mire ta korigjonit kete skandal nqs vertet doni ti riktheni dinjitetin ketij vendi.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Duhet te rishihen emerimet e bera ne tete vjet qeverisje nga Berisha, se me kete titull, i bie qe dhendri i Zhozefines e paska punen si diplomat te sigurte se ai eshte vene para pese vjetesh.

  4. anonim says:

    Edhe vajzën e Artur Zhejit ? Po vajzën e Shpresa Breçanit, dhëndërin e Jozit ? Po Neritan Cekën, Vili Minatollin etj.?

    1. deti says:

      Po motra e Erisa Xhixhos,vajza e Milos e kushurinjte e tij, po Dashnor Dervishi i perjetshem, po Kuko qe nuk kthehet asnjehere ne Shqiperi, po pensionisti Caushi ne Beograd, po emerimet e minutes se fundit te LSI neper ambasada e konsullata, ….lista vazhdon pa fund edhe me LSI. Apo tani ne koalicion jane te mire?! Pse nuk e beni te plote listen?

  5. al says:

    z.bushati urime per detyren e re ,qe eshte nje nga dikasteret kryesore te qeverise. duke lexuar sa me sipe,r jam dakort, me ate qe ju shprehni dhe do te doje qe ne kete dikaster te behet nje reforme e thelle. te gjithe diplomatet te testohen ne pozicionin qe do te caktohen.ambasadat dhe konsullatat duhet te kthehen ne detyrat e tyre kushtetuese dhe jo strehe per horra dhe plehra qe me zor flasin gjuhen shqipe dhe jo e jo ata te huaja. ktheni besimin e popullit ,qe ambasadat ti sherbejne komunikimit te shqiperise me boten, duke e vene theksin ne rrezultate te tyre sidomos ne fushen ekonomike. ne qe jemi jashte e dime se si sillet personeli i tyre,qe e kane punen jo detyre shteterore por per relaks.hiqni dore, nga nderet per miq dhe familjar. populli ju dha voten per tju provuar dhe mos harroni se nese nuk i sherbeni atij ai di vete te reagoje. hiqni dore nga gjoja diplomat kariere se jane shumica servil dhe te pa afte ne detyre. me mire i ipni supremaci brezit te ri te arsimuar dhe me kulture perendimore. ambasada eshte porta e pare qe hapet per marredheniet e cdo shteti me jasht. kerkoni qe emigrantet te gjejne shtepine e tyre atje, dhe jo te degjojne tangardhiqet e injoranteve. ambasadat te jene mbrojtje per cdo problem te qytetarit shqiptar kudo qe ndodhet. nese nuk perdorni konkurset sic i ka be dhe amerika, kritikat ndaj jush nuk do te reshtin. mos humbni besimin ne populli . shqiptari eshte zgjuar nga gjumi i thelle prej 23 vjetesh. kini kujdes.

  6. Turi says:

    Po per emerimin e fundit, ate qe iu be Zhejit dhurate , do te kete fuqi Bushati ?

  7. demi says:

    …vazhdojne veprimet prej idioti te ministrit dordolec “bumci”…por duhet te shihen te gjitha emerimet e personelit diplomatik…
    …profesor vili minarolli – merhum…neritan ceka me gjithe familje – pseudohistoria e shqiperise dhe olele veshi…goca e jozi leshit e shume te tjere qe i ka emeruar partia e shpellareve duhet te demshperblejne popullin shqiptar per abuzimet skandaloze ne kohe…
    …zhelefina, mbesa e deputetit te parlamentit te ZOGJIT…eshte xheloze per NDOKEN se ka rezultuar me i zoti se gjyshi i saje…
    …per ta mbyllur, se mos levizni MAXHUN PEKEN (ore ca e ka QIMPEKA kte), se i ngel hatri QIMIT e nuk merr mo pjese ne debate televizive…

    …ore ca e zgjasin shume me keto vemje…duhen pastru te gjithe qe te filloje bota e te na quaje njerez…PERPARA

    1. deti says:

      Mesa di une Maxhin Peka eshte pensionist prej kohesh..

  8. Zana says:

    Jo vetem te minutes se fundit por te gjithe, shih nga lindja, Bullgari, Rumani , Poloni, Hungari, se do te dli ndonje gje

  9. Rilindje says:

    Me fal se nuk e kuptova mire kete ceshtjen e minutes se fundit, nuk me duket se e keni kuptuar mesazhin elektoral dhe e keni marre thjesht si rotacion pushteti mandatin, ky nuk ishte rotacion pushteti, ishte nje revolucion elektoral qe e pagezuat me termin Rilindje.Prandaj lere minuten e fundit,dhe bej Reforme duke goditur klientelizmin deri ne rrenjet e veta, rasti Ceka ishte vecse nje shembull qe tregon se cfare fryme nepotike ka fryre ne sherbimin diplomatik.Perndryshe po filluat te sabotoni vullnetin popullor per ndryshime te thella..Ikni ne shtepi me mire dhe mos mashtroni

  10. atila says:

    Emerimet ne MPJ duhet te behen mbi kritere te karrieres dhe meritokracise e jo per ta kthyer Sherbimin Diplomatik ne nje Agjensi Turistke dhe punsimi per miq e farefis te pushtetareve. Serioziteti i nje shteti dhe qeverisjeje duket nga sherbimi i tij Diplomatik se sa serioz dhe i afte eshte.

  11. -Urime per detyren z Bushati.
    Shpresoj per nje diplomaci reale.
    {mos ja vini veshin ndonje tipi qe te shan baben,
    se do jete djali asaj “kuksianes”..}

  12. Ustai says:

    Z. Bushati ka rrezatuar gjithnje kulture, profesionalizem dhe ndershmeri.Keto tre elemente jane te domosdoshem per drejtimin e diplomacise shqiptare.Shtoi kesaj edhe vizionin e ri te z.Rama dhe suksesi i diplomacise sone,pranimi i saj nderkombetar me dinjitet, do te jete i sigurt. Sigurisht do te duhet qe asnje femije apo i aferm i deputeteve apo ministrave te rinj,te mos emerohet ne diplomaci, ndryshe do ti ankohen babait se i kane shkulur nga veshi. Suksese z.Bushati !

  13. albi says:

    Nese do riparohen paligjshmerite atehere lista nepotke duhet te jete e gjate, majtas e djathtas. Kater vitet e fundit eshte bere kerdia nga drejtuesit e LSI ne MPJ. A do i rishikoje edhe ato z.Bushati? Se ata jane mera konkrete dhe do i publikojne te tjeret edhe nese ai perpiqet t’i fshehe. Nese do ndjeke 2 standarde atehere do zbuloje hipokrizine. Ka femij politikanesh, kushirnje te tyre, femije biznesmenesh, familjare gazetaresh e analistesh. Sigurisht kjo kategori nga kahu tjeter po punon dhe do beje presion per t’i zevendesuar me te vetet. Lista e merimeve dhe zullumeve te LSI eshte e gjate. Ajo do botohe pasi te kete filluar qeveria dhe do shohim sa objektiv do jete Bushati.

  14. SHAMIKUQJA says:

    EDHE KARRIGEN E SALIUT ME E DJEG SE KA KANCER SE INFEKTON TE TJERET POR EJLLIN E XHOZIT MA TE PARIN ME E LARGU NGA FRANCA SE E E KA QELB FRANCEN

  15. REA says:

    shikoni mire Strasburgun , fole e PD

  16. Kristaq says:

    E drejtë është që duhen bërë ndryshime në MPJ ku vegjetojnë akoma gjoja diplomatë që e kanë përlyer dorën e tyre në çështje të ndyra dhe kanë marrë në qafë dhjetra e dhjetra diplomatë të ndershëm e të përkushtuar. Si mund të qëndrojë në Ministrinë e Jashtme për shembull, Fatos Reka, shef i sigurimit, kur dihet se ai është kanakar i Sali Berishës. Nusja e dajës së tij, Rushen Golemi, mike e Saliut ka bërë çmos që ai të qëndrojë sa në ministrinë e brëndëshme dhe në MPJ. Një njeri i ndyrë që duhet të largohet sa më parë kur dihet se çfarë ka bërë ai në vite. Apo mbajtja e dhjetra e dhjetra “dhipllomatësh” të tjerë bij, dhëndurë, vajza të njerëzve të nomenklaturës. Duhen fshirë nga MPJ pasi vetëm i sjellin dëm diplomacisë shqiptare.

  17. TUSHI says:

    Ne rrall te pare i uroj pun te mbar Ditmir Bushatit dhe urime per detyren e re se e ka meritu . Persa i perket nje shkri,it ma siper te ben cikagos ai qe shkruan sot keta shkrime o asht ndonje hujdut dhe kriminel i sales o asht ndonje i pa edukat dhe i pa kultur dhe asht ma mir mos me i publiku kta pislleqe .Sepse te tan ishim ne komunizem dhe asnje nuk asht i paster 100% por ku e din ai se asht i biri i kriminelit ne qofte se ka fakte ti pulikojn neper televizore psh; tek KLAN ose tek UTV tek Peka . Por sot ne 22 vjet “demokraci” te flitet ne kete menyr asht turp .
    Diplomacia Shqiptare asht ba nje biznes familjar i pushtetarve te PD-se jo vetem pastrim qe don per edhe nje dizefektim te madh se marr semundjen e korrupsionit qysh minutat e para sa te mbrrish ne ambsadat tona .
    Ditmiri asht nje djal i ri me pervoj diplomaciet se ka ken ne BE po te thoush te gjith legjiskaturen e kalume

    1. deti says:

      Jo more Tushi, Bushati nuk ka asnje dite pervoje ne diplomaci. Ne qofte i zoti te beje ndonje pune dakord, por kam frike se do merret me ata qe nuk i pelqen politikisht e jo me te gjithe te paligjshmit. Se shumicen e emerimeve keto vite i ka bere LSI dhe ata jane hajdutet e qelbesirat me te medha ne diplomaci si kudo ku ka qeverisur kjo fare e keqe. Nuk e di nese Bushati do guxoje te merret me ta apo vetem me ata qe i mendon si “te djathte”.

  18. river says:

    ” Do rishihen emërimet e minutës së fundit në diplomaci ” ? Pse te minutes se fundit dhe jo nje rishikim dhe reforme totale e sherbimit diplomatik , per ta cliruar ate nga kolera e interesave dhe nepotizmit . E formuluar ne kete forme kjo fraze mbart ne vetvete shume pikepyetje .

  19. albi says:

    shumica e komentuesve duket se nuk kane hallin e imazhit te diplomacise se vendit por thjesht largimin e “te padeshiruarve”, ne pjesen me te madhe te paligjshem gjithsesi, dhe t’u zene vendin. Keshtu ka qene e keshtu do vazhdoje te jete. Do e shohim. Kush do te veje bast se perseri do dergohen njerez nga rruga, militante, te aferm politikanesh, etj, dhe jo punonjes te karieres ne MPJ?

  20. xhemal says:

    ditemire te prift e mbara ne pune por nje minister i jashtem ,qe nuk flet fare per 35 perqind te popullit shqipetar i cili jeton neper bote kur do ta ndjeje e preki kujdesin e shtetit te tyre flet per gjera te medha nato tap trap. fol per jeten e njerezeve per permiresimin e jetes se tyre kudo ku punojne e jetojne fol si mbrohen te drejtat e tyre si trajtohen si kurohen ,si udhetojne ,si paguajne ,si gjykohen ,si shkollohen cfare lehtesime u krijon shteti i tyre nqs kethehen ne atedhe ,si jane te organizuar per te ruajtur traditen kulturen gjuhen keto jane problemet krye sore se ka 1000 te tjera per te cilat duhet te punoje ministria e jashteme me gjithe trupin diplomatik kur do shikojme qe shteti shqipetar ti trajtoje qytetaret e vet ne menyre te barabarte kudo jane ambasadoret shqipetare jane kethyer ne punonjes te rendomte e dembele qe dine te konsumojne e punojne per nje grup te vogel njerzish e them me bindje se nuk bejne asgje per qytetaret shqipetare apo emigrantet pastaj tarifat e sherbimeve neper ambasada jane nga me te lartat qe nga pasaporta e pastaj shume burokraci per martesat vdekjet lindjet pra ambasada eshte shteti shqipetar per cdo shqipetar ne greqi ,itali gjermani ,amerike angli e kudo ku ndodhen per mua ministria ejashteme edhte nje nga ministrite me te rendesishme presim ndryshime per mire te shohim veprat se fjalet i merr era

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje