Deputetët më jetëgjatë të pluralizmit shqiptar

9 Gusht 2013, 11:02Politika TEMA

Seancën e parë të Kuvendit më 9 shtator do e drejtojë Namik Dokle si deputeti më i vjetër. Në fakt i takonte kryeministrit në largim, Sali Berisha të drejtonte këtë seancë, por ai deri më tani ka refuzuar.

Por cilët janë deputetët më jetëgjatë të pluralizmit shqiptar? Shqip ka bërë një hulumtim dhe arrin në përfundimin se ish-zëvendëskryeministri i vendit, Namik Dokle, është deputeti më jetëgjatë i parlamentit shqiptar, duke shënuar plot 22 vite jetë si deputet pa asnjë shkëputje.

Pas tij, në listën e vjetërsisë në detyrën parlamentare vijnë deputetë si Gramoz Ruçi, Kastriot Islami dhe Ilir Meta, të cilët kanë kaluar si deputetë 21 vite të jetës së tyre.

Të katër këta deputetë janë votëbesuar dhe për një mandat tjetër katërvjeçar deri në vitin 2017.

Në kampin e djathtë është vetë Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ai që ka mbajtur mandatin e deputetit për 17 vite, duke llogaritur këtu edhe shkëputjen afro pesëvjeçare për të qenë President i Republikës.

4 komente në “Deputetët më jetëgjatë të pluralizmit shqiptar”

  1. D. says:

    Poshte shpellari i Vicidolit. As ne parlament nuk duhet ta kete vendin ky kriminel serb, shok i Miloshevicit.

  2. D. says:

    E kam fjalen per vrasesin dhe hajdutin Berisha.

  3. arjana says:

    KAQ VITE DEPUTET DHE NUK KA BERE ASGJE

  4. dritan tiko says:

    namik dokle nuk eshte deputeti me i vjeter ne te gjitha legjislaturat ,te mos harojme se ai me vitin 1996 humbi perball kandidatit te pd ne kucov me vili minarollin dhe u deturua qe dhe ne perseritje zgjedhjesh humbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje