ARMO ndërron pronar ditën e Bajramit. Cila është kompania misterioze që merr pasurinë shqiptare?

9 Gusht 2013, 10:49Politika TEMA

Ditën e Bajramit, zyrtarisht një ditë pushimi, kompania ARMO ka ndryshuar pronarin e saj zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Por çfarë ka ndodhur?

Sipas Top Channel, kompania “ARMO” në momentin e privatizimit pesë vjet më parë, është vënë në pronësi të kompanisë “Anika Mercuria Refinery Associated Oil”, e cila zotëron 85 për qind të aksioneve të rafinerisë, ndërsa shteti shqiptar pjesën e mbetur.

“Anika Mercuria Refinery Associated Oil” zotërohej nga kompania “Anika Enterprises”, që zotërohej nga familja e biznesmenit Rezart Taçi. Por me ndryshimet e ditëve dhe orëve të fundit, e vetmja pjesë pronësie që nuk ka ndryshuar është ajo e shtetit shqiptar, që përmes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vazhdon të mbajë 15 për qind të aksioneve.

Ndërsa 85% të aksioneve sërish i mbeten kompanisë “Anika Mercuria Refinery Associated Oil”. Por tek kjo kompani, referuar veprimeve të kryera në QKR, janë kryer ndryshime të pronësisë më datë 8 gusht.

Më konkretisht, 80% të aksioneve që ishin në pronësi të “Anika Enterprises” tashmë kanë kaluar në pronësi të kompanisë “Heaney Assets Corporation”, çka e bën këtë kompani pronare jo vetëm të “Anika Enterprises”, por edhe të “Anika Mercuria Refinery Associated Oil” dhe për rrjedhojë edhe të rafinerisë “ARMO”.

Gjithashtu, po më datë 8 gusht, është larguar administratorja e kësaj kompanie Anika Taçi dhe në vend të saj është emëruar sërish Fation Veizaj.

Edhe në këtë kompani rezulton që të jetë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës avokatja Erinda Ballanca, e cila një vit më parë ka përfaqësuar Bankën Ndërkombëtare të Azerbajxhanit në padinë që kjo e fundit kishte bërë kundër Rezart Taçit. Banka azere kërkoi kthimin e shumës prej 75 milionë eurosh nga Rezart Taçi, shumë kjo e vendosur si garanci për blerjen e “ARMO”.

Por kush fshihet pas kompanisë Heaney Assets Corp.?

Dita shkruan se bëhet fjalë për një shtetas azer, me pasaportë iraniane, të quajtur Abe Halati, që ka firmosur kontratën.

Ai është përfaqësues i lartë në disa borde drejtuese të disa kompanive në Azerbajxhan.

Zyrtarisht Heaney Assets Corp. është e regjistruar në Ishujt Virgjine Britanikë, që do të thotë se është një kompani offshore, me pronarë që nuk njihen.

Por kush e ka dhënë autorizimin për shitjen e ARMO-s?

Mësohet se ka qenë pikërisht ministri aktual i Ekonomisë, Florion Mima, që më 31 korrik ka firmosur dokumentin me zarar ku thuhet se: “… dhe ku si shkak ju na paraqitët vështirësitë financiare që aktualisht po kalon shoqëria juaj, shprehemi dakord për kryerjen e transferimit”./ep

27 komente në “ARMO ndërron pronar ditën e Bajramit. Cila është kompania misterioze që merr pasurinë shqiptare?”

  1. Mira says:

    @ Edi Rama Kryeministri i Shtatorit

    Gjënë e parë që duhet të bësh, bile duhet të kishe nisur …., është shtetëzimi i ARMO-s ! ARMO është një kompani fitimprurëse dhe nuk ka arsye që horrat e Sali Berishës të VJEDHIN pasurinë kombëtare!

    Heto kompanitë që janë off shore dhe kërko informacion për kompaninë blerëse…!(kur regjistrohet një kompani off shore ka dhe përfaqësuesin ligjor të saj….)

    1. Argita_B says:

      Ne ishujt Virgine nje kompani nuk regjistrohet se i ka zyrat ne buze te detit lol
      Perfaqsuhesit legale me ata qe jane pronaret e vertete nuk kane lidhje juridike, ndryshe cili eshte interesi qe nje biznesmen shqiptar te hapi nje Ndermarje Off shore!

    2. grek azylbewerber says:

      Mira Kellira prape ti si kompetente ? Sa me pak te llafosesh aq me e mencur dukesh

      1. Mira says:

        Po ku je o sparta, net, tourkofagos!

    3. Gjyste Vulaj - top singere says:

      Une them te pyesim Teto Lilin nje here. Pastaj flasim e bejme.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html

  2. 8led says:

    Karburantet e taci oil kan falimentuar me kohe…asnjeri nuk i hedh karburant makines tek ky vetem ndonje qe s’ka nga t’ja mbaje.
    Edhe neper restorante apo hotele te njerezve te ligj nuk vete njeri pervec atyre qe se kan mesuar akoma i kujt esht.
    Psheretima e popullit Degjohet.

    1. Mira says:

      Psherëtima e popullit dëgjohet………LIKE!

  3. e gezofte iraniani pjesen e vete dhe te tjeret te bejne detyren si zagarer ham ham ham!!!!!

  4. alban4eva says:

    cila eshte kompania fantazme qe po blen ARMO-n?? hehehe, po ca kompanie fantazme, ketu nuk hyjne fantazmat, ketu ka vetem nje familje qe zoteron me shume se gjysmen e pasurise se Shqiperise, ajo eshte familja sllavo-serbe Berishovic..!!

  5. USTAI says:

    futeni ne burg kte kelyshin e saliut florjan mimen dhe anullojani ktyne mafjozvre pa identitet kontraten,per te gjitha demshperblimet qe mund te kerkoj kjo firma mafjoze pa identitet,sekuestroini pasurin saliut, florjanit, bodes, dhe jepini demshperblimin ksaj kompanie pa identitet.

  6. BJORN says:

    Hajde Flor se do ja shohesh hajrin firmes

  7. -Stil i perdorur edhe ne firmen shqiponja..

  8. ...5 Yjet... says:

    E turpshme!Kriminale!Sovrani pret hetim dhe trasparencë të plotë! Nuk mund të loz askush me djersën dhe mundin e SOVRANIT shqiptar!Mbajmë shënim zhvillimet!Mafja qeveritare do ndëshkohet!

  9. colombi says:

    O edi ty te ka zene e keqia,dhe kur te ze, duhet te luftosh ta heqesh.Jo me kot u zune te gjith institucionet nga jerez te pushteti ne ikje,qe kur te vinte kjo dite ,asnje te mos fliste.Nuk ka shik qe i zgjidh keto fjale kryqe.Ky fenomen nuk eshte i vetmi. Ka me dhjetra administrator qe administrojn me dhjetra kompani njeheresh ,me emra te nryshem,dhe kjo dihet PSE? Sepse eshte me e lete ti fshihemi taksave ,apo falimentimeve te tyre. Nuk te mesojme dote se c’behet ne keto rasste por eksperiencat pozitive nuk mungojne

  10. georges says:

    Zoti Mero Baze e ka parathene dhe ky birbo se bashku me Sali Berishen e sulmuan Zotin Mero baze me te gjitha mjetet por edhe fizikisht, tani i lind e drejtab zotit mero te beje nje revansh mediatik dhe juridik, Beje Zoti mero kete veprim te jesh edhe me i nderuar.

  11. katnari gangsta says:

    nje jete te tere po na genjejne akoma,, cila kompani atci ajo qe shiste mazutin per blu dizel, hahahha.. re ne litare duan te gjithe keta qe nga doctori i pari e deri tek ajo perfaqesuesja gjasme ligjore ,, ajo porni ,, klm te gjithe

  12. georges says:

    Tci Oil eshte nje sude e diteve tona me mbeshtetje totale nga banda e Sali Berishes eshte nje forme e kompanise Shqiponja qe ngjallet kur PD eshte ne pushtet dhe bie ne gjum Letargjik kur PD bie ngab pushteti, Taci Oil duhet teb kaloje nje hetim te hollesishem nga nje prokuror me dinjitet. Mero Baze ka patur shume te drejte dhe sulmet ndaj tije duket qe kane qene me shume prapavije mafioze.

  13. mali says:

    po mire cben shteti me gjithe kompani kur te gjitha privatizohen!eshte orgjente te ngihen e te hetohen..pse te mos jene monopole karburantet,duhani,alkoli,ernegjia prodhuse…por po degjome c’do dite njerez hufo qe kane 22 vjet e disa si familje mbi 50 vjet qe si mushkonjat po pijne gjakun e ketij populli,,…sot ne vitin 2013 tejete me page baze 200$ turp..nje vend qe laget nga barku e uje.me pas me fusha,kodra m, male e pyje…me nje mendje teforte,e kurajo ky vend per 3-4 vjet ben cudira

  14. demokrat says:

    Legjislacioni amerikan dhe ai evropian edhe per kompanite e regjistruara ne burse kur shitet paketa mbi 50% e aksioneve, duhet te marre aprovimin e qeverive perkatese, bazuar mbi specifiken dhe rendesine e e industrise, nese shitja apo jo rezikon sigurine kombetare. Ka mjaft raste kur privatizimi ne France, SHBA, Kanada, kompani te caktuara megjithese kane rene darkort per shitje te paketes maxhore, shitja eshte anuluar.
    ishin privatizime te tilla klienteliste nje nga faktoret qe PD humbi.

  15. arjanita says:

    Pasuria me e madhe e popullit ne duart e firmave fan
    tazem?!
    Pronari i ri dihet.Familja e Bishes.Sepse ajo e ka blere
    qe ne fillim.Jo vetem ARMO-n.

  16. iliripermet says:

    Veprim i paster mafjoz. Keto dite te fundit te qeverisjes “BANDA PD” po mundohet te zhavese shqiptaret ca ka mbetur. Shikoni me ARMON, PLERAT, SHQUPI-n etj…..po u be shteti ligjor te gjitha keto veprime perbejne veper penale dhe abuzim me pushtetin. Tregoje veten EDI RAMA se per ndryshe …… ????

  17. ramy says:

    Pse u shit me ngut pa ardhur soc ne pushtet?

  18. bbb says:

    ARMO ndërron pronar ditën e Bajramit dhe pronari i ri quhet Bajram Bajrami…

  19. kill 'em all says:

    mire kjo se eshte nje shitje private……
    po genc ruli qe ka nxjerre ne ankand “publik” 390 dynym toke ne fshatin berxull koder. verifikojeni tema me 19 gusht eshte. tokat e vjetra te berxullive ne koder jashte cdo kriteri ligjor po shiten. dmth ato edhe ne rast se nuk mund ti marrin perdoruesit ezistues, meqe shteti nuk ja ka bere letrat,duhet ti kalonin agjensise se kthimit te pronave ne menyre qe pronaret e ligjshem te aplikonin konform procedurave…. por jo agjensia e kthimit te pronave ja kalon ne dispozicion ministrise se bujqesise per tí shitur……………

    ju lutem publikojeni kete lajm, pasi te beni verifikimet e juaja, sepse ky shtet ka ik per lesh

  20. kill 'em all says:

    se desh harrova…. pronari i ri i Armo-s eshte shtetasi azer qe pastron parate e pista Ali Efsen.

  21. ARUSHA says:

    MYSLYMONI DHE ARABI DHE ISLAMIKU JAN PRONARET E RINJ, MOS I GEZOFSHIN

  22. Dashamiresi says:

    Presidenti te therres urgjent parlamentin e ri jo ne dt 09. 09 por sa me shpejt se kjo qe po bejne keta krinel qe shesin pronat e shqiptareve ne diten me diell esht krim kombetar ne te kundert ti kerkohet presidentit dorheqja dhe ti kalohet prokuroris si bashkepuntor ne kete krim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje