Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka premtuar se në shtator do të nisë një aksion i gjerë dhe i thellë ndaj ndërtimeve pa leje në bregdet.
Rama i ka quajtur ndërtime abuzive, ndaj nuk dihet nëse aksioni do të përfshijë edhe ato ndërtime me leje, por që nuk plotësojnë kriteret dhe lejen e kanë marrë në mënyrë abuzive.
Rama tha se vendi është në emergjencë kombëtare në këtë drejtim.
“Ndërtimet abuzive në bregdet janë një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjerë e i thellë. Policia e Shtetit në krye!
Operacioni do jetë gati në shtator e s’do ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!” shkruan Rama në Twitter, duke ftuar qytetarët për mbështetje në këtë aksion.
“Ju lutem çdo mbështetje për këtë operacion ose ankesë konkrete për abuzues në veprim aty ku banoni apo pushoni shoqërojeni me Stop Rrënimit,” shkruan Rama, duke ftuar qytetarët për denoncim në rrjetin social Twitter.
Pak javë më parë, në një takim me kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare, Rama theksoi se: “Çdo karabina e ndërtuar deri tani duhet shembur. Ata që kanë cenuar detin, duhet t’i çohen prokurorisë. Ç’do gjë e ndërtuar pa leje që cenon perspektivën e zonës bregdetare, duhet rrafshuar. Në aspektin afatgjatë, duhet një ndërhyrje në ligj qoftë në mënyrën si do menaxhohen hapësirat publike, qoftë si do garantohet që cikli i ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur”./A.XH
Z. rama!
Bashke me policine te vijne edhe PRONARET E LIGJSHEM!
Zhdukni cdo Vendim Gjyqi!
Zhdukni cdo Vendim Komisioni Pronash
Zhdukni cdo Vendim Komune a Bashkie
KA VETEM NJE DOKUMENT!
AJO ESHTE T A P I A …Tapia e gjysherve, baballareve dhe atyre qe e kane te regjistruar ne HIPOTEKE qe ne kohen e Turqise dhe te Enverit.
Shume bone per ate pune. Tokat i grabiti mafia me kohe.
sa ironike kjo qe the, qe ne kohen e turqise dhe enverit. lol
Z. Rama, te bej me dije se pervec viles ne Gjirin e Lalezit, Ilir Meta gjate ketyre diteve po nderton nje vile te dyte ne Kepin e Rodonit. Token e ka marre ne menyre krejt te paligjshme dhe ndertimi eshte totalisht abuziv.
Fadromat punojne cdo dite per ndertimin e kesaj vile dhe nuk eshte e veshtire ta gjesh.
Edhe selia e LSI eshte pa leje. E ke pare seline e LSI ne bllok me 4 kate me kafe lluksoze. Eshte e gjitha godine pa leje dhe e ka blere Ilir Meta me leke kesh. Thua do e prishi Rama edhe ate. Po pallatin e Bashes ne vlore do e prishi?
Ku ia mban atij te preke pronat e Metes!
je i sakt o mik
jam plotesisht dakort me ty. ketu duhet te filloj puna, prona e hajduteve ti kthehet shtetit menjehere.
Tani do kuptojne Salushat sloganin e tyre “Shqiperia po ndryshon!”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html
Sa keq qe nuk eshte kete vit 100 Vjetori i Pavarsise ?
Kjo Qeveri do kishte organizuar nje feste vertet DINJITOZE!
shiko ushqimet ilacet varferine mjerimin se ke kohe edhe per te shembure e ndertuare kjo eshte emergjenca lereni hakmarrje me butesi futi ne burge ata qe i lejuane qe te bejne ndertimet paleje se edhe kure ishe ti kryetatari i ba ne tirone nuke jepje leje ndertimi
I ndertuar deri ne qelize,si nje djall katundar,mbeturine e halldupit ne keto ane,truri i plakut Sali,ne grahmat e fundit,do vazhdoje te vrase dhe shkaterroje deri ne fund,cdo gje te mire qe ka ky vend.
Me habit qe Rama vec hesht dhe as nuk e denoncon.
dhe shton pa leje! Po ato me leje te Alban Gjillarit, shok edhe i Gites edhe i yti? Po ato qe ka ndermend te bej Koco me te tjere ndertues te PS-se? Dhe nuk eshte se ke pak biznesmene ndertues si deputet!
eDI rAMA! sOT ERDHI DITA TË PASQZROSH GJENIALITETIN TËND. bURR SHTETI DHE MUND TË BËHESH, POR GJENIU ËSHTË AI DHE VETËM AI QË SJELL IDE TË REJA PËR KOMBIN. qZSH NË KOMENTET E PARA FILLOI MAFJA T,JU GABOJË DUKE PËRMËNDUR TAPITË E tURQISË, TË FASHIZMIT DHE eNVERIT. uNË E KUPTOVA ME NJË HERË SE KU RREH ÇEKANI I KIËTIJ LUMPENI. ëSHTË FJALA PËR TOKAT SHEKULLORE TË GJIRIT TË dUKATIT ME gRAN]MË kARburun e llogora që mafja greke e ka emruar Orikum për ti shvartur pronat me fallsifikim. mBejlerë dhe pinjollë të fashizmit me dokumenta fallco kanë fituar gjithë tokat e valltos së Dukatit gjoja se i kanë me tapi. EDI oRIKUMI ËSHTË THEMELUAR NGA eUBEASIT KUR KTHEHEN BGA tROJA NË SHEKULLIN E DYTË
PARA KRISHTIT NË TOKAT E dUKATIT TË SOTËM, pREJ SHEKULLIT TË DYTË TË ERËS TON DERI NË VITIN 1990 KËTO TOKA KANË GJALLUAR NDËN UJË, SEPSE MBYTEN NGA UJI I KRIPUR I ADRIATIKUT. iNTERESANT KËTA PRONARË QË E PUSHTOJNË SOT GJOJA ME TAPI E PASKAN PASUR PRONË FHE E KANË KULTIVUAR? kËTU DUHET TË SHKOJNJË NË BURG. 1- fALLSIFIKATORËT, 2- jURISTËT QËP KANË FALLSIFIKUAR PRONAT, DHRE KRZETARËT E BASHKISË, uNË SHKRUESI I KËTZRE RADHËVE KAM QËNË AGRONOM I KËTIJ SEKTORI DHE KAM DREJTUAR ÇPZLLËPZIMIN E PZLLIT TË dUKATIT NQË KËRKOJNË TA MARRIN ISH BEJLERËT DHE PINJOLLËT NE FASHIZMIT. pO QE SE KA VDEKUR dUKATI DHE sHQIPËRIA DO I HANË DREKËT vORJO EPIROTËT DHE SËRBËT E RIJ. eDI MERRI SERIOZISHT KËTO IFORMACIONE, SEPSE EDHE MEDJAT QË KEMI IFORMUAR KËTA FALLSIFIKATORË I QUAJNË PRONARË. pRESIM SHUMË NGA JU.
Savo a Melun na turperove fshatin mbahemi per te zhjuar po me kete shkrim e ke dhi dhe emrin tend e fillon me te vogel ,pak me kujdes heren tjeter.
he mor te lumte. era shtet po vjene.
Keshtu shkruanim edhe per Berishen 8 vjete me pare !
epo duhet i gjer z,rama ne ate val gjeresie esht dhe vila e likes,vila gites,xenit,salesolldashit,pallati lulit e sa e sa duke perfshir dhe deputetet [jo te gjit]tuaj…si bohet,,apo kta i kan me dokumenta po mor edi po me dokumenta i kan se vet i kan pas ne dor poooor ,,,,,esht problemi,,,,,mundet hitleri ose drejtesia gjermane ta zgjidhi kte problem nejese enderra jan edhe mund te dalin
@boing777
Nuk ka per te qene aq e lehte me prish cdo gje pa leje, por gje e mire qe po fillon nga bregdeti. Mbase dhe turizmi dhe bashke me te dhe ekonomia do filloje te kete pak ngritje.
i rrafshoni se na i doli pronari detit more vllezer.o shpetim gjika o plere ti je i pari ne liste o kanseri i vlores. te dhame voten e na perzure nga qyteti. o maskara bure.
Verini shqelmin ketij”harbuti” ne zgjedhjet e ardhshme. Vlora ka plote burra dhe gra te zot qe mund ta bejne Vloren, jo ky palaço qe nuk la nje shenje per veten e vet te pakten, iu dha mundesia qe te ngelet he historine e atij qyteti por per te keq.Nuk e be dot kurre nje administrator medioker te pakten, por mbeti dordolec qe paaftesine e tij e fshihte pas luftes politike.
Poore po sekur ti ishe ministar anti-kulture ne qeverine ekorrupsionit te Fatos hajdut Nanos ( seshumica e tyre ndertesave u ndertuan ne ate kohe 1997-2005)ti asnjehere nuk e hape gojen per ato ndertimekurse tani kerkon te besh shkaterrime selektive (vetem atyre qe jane demokrate dhe jo atyre qejane social-bolshevike e drogiste)shqiptare ky po e fillon hakmarrjen kunder gjysmes se shqiptarve dhe kerkon te fisi shqiperine ne lufte civile ,nuk e di se nga kush i ka marre keto leksione(keshilla) por besoj nga Greku Samaras.
ai dy vjet ka qene minister kulture or menkar,mentar me falni,cpune ka ministri kultures me ndertimet pa leje!?.Harrove kur rama ishte kryetar bashkie!?.yp xhixhi yp menkar,mentar.
PERBALLE ME ISH TURIZMIN NE VLORE NE BUZE TE DETIT SHPETIM GJIKA INAGURON KARBURANTIN E MIQVE TE TIJE. U VURI BOMBEN NE THEMEL PALLATEVE. DERI KU DO SHKOJE MASKARADA JOTE O GJIKA I VLORES?? VI DORE EDI RAMA MOS JA LI QYTETIN LEKAXHINJVE. KETA PER LEKE SHESIN DHE NENEN E TYRE.
bjeri zoti rzmz bjeri se I bie bukur….filmi mbaroi
Po per pronat e ndodhura ne qytete, psh ne Elbasan te Kombianati Drurit, ne c’shekull mendon qe t’u kthehen pronareve? Po droga a do te jete “eskluzivisht” e lejuar vetem per Lazaeratin apo do te kete kellqe qe ta ndaloje aty dhe te marre masat per rikuperimin e demeve qe ai katunnd I ka shkatuar qindra fatkeqeve qe jane burgosur apo dhe vrare per te pasuruar ato katunare qe nuk jane me burra te mire se te tjeret neper Shqiperi, por mundet me te keqinj.
me siguri zoti Rama dhe kryebash Gjika kane menduar edhe per qytetaret e vlores te peshkojne ndonje cironke me lejen e bashkise
Jo vetem bregu i detit, por edhe ai i lumit , i liqenit, cepi i trotuarit,i lulishtes i rruges edhe plot cepa te tjere qe i ka kap halabakeria dhe na kane zene frymen…ketu behet fjal per nje standart te vetem ne trajtimin e gjithe ndertimeve pa leje qe e qelben urbanistiken e qyteteve tona ,vetm sheshe me bar e peme..cdo gje tjeter qe stimulon parazitizmin. lokale, lloto, klube ,shurtore, mejahne llamarine, apo zgara te hapura prej teneqeje te gjitha duhen denuar me vdekje qe mos te infektojn me shoqerine tone me vese
ah more Ferdi sa te drejte ke. Por kur lexova cka ti shkruan e kuptova qe ne te shkretet fluturojme me presh ..
Nje Komentues legjendar ka shkruar dikur: eshte ndare Shqiperia ne hajdute dhe hajmute.
Kam frike ore mik se ne hajmutet keshtu do ngelemi, shares te hajduteve, dhe ata sdo ja kene ngene te futen ne Forum dhe te na pergjigjen … Helbete, kane pasuri per te menaxhuar, skane kohe
Qe Edi Rama te beje cka duhet te beje, jo vetem qe duhet te jete psikopat (se shyqyr, psikopat eshte thone), por edhe duhet te jete Magjistar i mbarsur me Superman, bile sikur tja mballoje dhe Spidermani per siguri bashke me ata X-Razorat, me mire do ishte ……
Personalisht me vjen mire te degjoj se si Edi premton te beje kerdine …, por realisht misioni me duket i parealizueshem. Ka 20 vjet qe pallohet Shqiperia … nuk regullohet dot sic enderrojme ne ..
POR te pakten te fuse ne Burg Kryebastardin Sahale, te pakten kete e ben edhe pa u mbarsur me ata X-Razoret …
Fillo me prishjen e dy pallateve te Lulit ne det, asnje nuk mund te ndertoje ne det. Zbato ligjin qe s’lejon ndertime 100 m nga deti. Atehere Shqiptaret do ndihen qe ka ardhur nje njeri qe di te formoje shtet dhe do te mbeshtesin fuqishem.
2 Dokumentet e saktë për një marinë me 7665 “zonë turistike” akt ligjërisht-ndërtimit dhe gjithashtu në det: “Port Germane” Currila – Durres dhe “Marina” Orikumit! mbi 5.000 false dokumente në bregdet
i gjithe teritori duhet administruar sipas ligjeve e rregullave ,diferencimi qe i ben rama me duket shume i padrejte dhe me dyshime ,jo vetem deti ,bregdeti por edhe mali ,kodra ,liqeni ,lumi .perroi ,fusha ,pyjet etj etj jane pjeseza te se teres e te gjtha perbejne pasurine tone po administrimi i burimeve te ujit e shfrytezimi me rigorozitet nuk eshte ceshtje madhore per jeten tone edhe kur ndertohet nje kasolle duhet menduar mire e jo pastaj projekte qytetesh rrugesh te medha apo te vogla lokale ligji nuk duhet pare e zbatuar vetem per nje pjese .Duke ditur qe ne bregdet jane bere investime te medha mund te jene ndertuar edhe nga kundershtaret e rames e kjo ka rrezikun e luftes politike prandaj une jam me ndjekjen e rruges ligjore ata qe kane ndertuar pa leje jane pare nga ,administrata lokale me duket se e majta zotron pushtetin lokal dhe eshte pergjegjese ne mos fajtore per mbylljen e syve e moszbatimin e ligjit.TE behet paraqitja e dokumentave ne prokurori e pastaj ne gjykate per te dhene drejtesi se ne fund te fundit jane djerse e shqipetareve e duhet respektuar .Ligji duhet sipas mendimit tim te jete i shkurter e i prere ndalohet ndertimi pa leje pa lene asnje alternative.Po keshtu denimi psh 10000 leke gjobe ose me sekuestrim te terenit ku ndertohet ,ose me pune te detyruar do me falni se une jam punetor jo specialis i fushes se drejtesise. Nje ligj per gjithe teritorin por edhe per administraten lokale te kete sanksione te rrepta.kush nderton te marr leje ,te kete projekt dhe te paguaje nje shume e cila te mos jete jashte llogjike e ti detyroje njerezit te shmangen nga pagesa .Edhe nje here jam kunder ligjeve e masave qe bejne diferencime se keshtu mendoj une krijohen monopolet te cilat behen zoteruese te zonave me te pasura bregdeti ,zonat naftembajtese ,vendet turistike, burimet e ujit apo shfrytezimi i shperndarjes se energjise etj.ndertimet behen me kritere te caktuara ato duhet te ruajne natyren ambientin,shendetin e njerezeve por gjithmone te kene edhe sigurine nga termetet ,permbytjet ,zjarret,sigurine nga sherbimet publike te jene racionale ne shfrytezimin e siperfaqes se tokes funksionale ne cfrytezimin e energjise diellore.Keto ishin mendime modeste qe edhe dihen por nuk zbatohen ne shqiperi .Nga qeveria e kryeministri keto kerkojme per te miren e te gjitheve nga eksperienca dihet se ku sundon ligji e rregulli ka zhvillim prosperitet per gjithe popullin
po u nise me shkresa dokumenta e gjyqe pas 400 vjetesh edhe mund te prishesh ndonje barange ose kashtore o xhemal. pothuajse te gjithe jane me letra ne xhep. pd te jep tapine me aluizmin ps te jep lejen me bashkine. i kan qepur letrat keta o xhemal. traktorin pa perjashtim se na zune frymen.
Po pse VETEM ne bregdet??!! Ligji DuHET te jete njesoj per te gjithe.!!!!!!
Prishja e ndertimeve pa leje apo e cdo lloj ndertimi tjeter duhet te udhehiqet nga kthimi i pronave ne bregdet. Me kthimin e pronave dhe me nje plan te studiuar zhvillimi, bregdeti do te mbetet nje aset me vlere, ne te kundert shume shpejt do te kthehet ne geto. Te shpresojme se z. Rama do te kete me ne fund zgjuarsine per ta kuptuar kete gje dhe deshiren e forcen per ta bere ralitet.
Kujdes atje ne Lalz more ejj se po prish ndonje vile te gabuar. Jo per gje por ke edhe kujtime atje me ngrenie ngjalash.
Por toka qe mori Enveri si thote me siper komentuesi me larte Enveri ka shkuar por Berisha na mori tokat dhe i tjetersoj, Enveri i la tokat te pa prekura nga bandat e “Mafjes”. Ishte nje cingvistrim qe cdo njeni kishte mundesi cdo pronar e gjente token e tij por Berisha u be matrapazi tragjik qe nuk ka njohur shqiperia ne historine e saje nga nje “Stalinist” i ri por jo me vepra me ardhjen ne pushtet te PD me ne krye Berishen, Arbenorin dhe Meksin cdo gje u gropose dhe “Tapite” u bene te pa vlefshme. Berisha eshte shkaktari po te ishte gjalle Enveri do vepronte ndryshe nga Bersisha djallezor.
Tani qe eshte nje Qeveri nga populli ka mundesi qe te bej reforma per te gjithe dhe pronaret te cdolloji.
Më duket se do bëhet si në kohën e Dullës: Ilir Meta do dalë vullnetar: Unë e prish vilën time pa leje.
Po FOLI MARIN ne Jal qe eshte komplet pa leje a do prishet?A do ket fuqi dhe zemer Rama ta prishi?
Ed Rama,
se pari beni nje ligj qe perosni qe ndeton pa leje te cohet direkt ne qeli derisa te llogaritet vlera e demit ndaj territorit, fqinjve dhe mjedisit !!!
Te shkaterroje ate qe ka nderuart te paguaje demin, te sistemoje mjedisin dhe pastaj te denohet.
Beni kete ligj se pari.
Po me vilen dhe pronat e Ilir Metes ne bregdet e kudo, si do besh? Po prishe ato hallall, na ke mbeshtetje ne dhe ata qe nuk te votuan. C’do besh me ndertimet e Shpetim Gjikes ne Vlre, te Dakos ne Durres, e te tjereve te paritse tende? Te shohim
Denoncim ne Twitter!! “Dhe mos harroni te shkruani “Stop Rrenimit! Hahaha, kesaj i thone te nxjerresh kunjin me miletin. Po qe njerezit kane disa profile ne Twitter ne nuk mund t’i identifikosh, kete e ke menduar o Lirindas pink? E ke logjistiken e duhur te hetosh cdo “denoncim” nga twitteri qe ne total mund te jene qindra mijera, per te mos thene me shume? Cfare e pengon dike qe ne menyre krejt te palogjikshme ose dashakeqe te denoncoje dike qe e ka ndertimin me leje? Te gjitha keto lloj denoncimesh te pabazuara do t’i hetosh?
Ik mor pallosh, ik e lyej ndonje pallat se per gje tjeter nuk je ti!
Njeri thote me tregoni si ta drejtoj policine kurse tjetri pret denoncime ne twitter! Muhaahahaha, jam Koci, zonje!
Z. Rama , Ligjin famekeq 7501, ju lutem me nje ceremoni speciale, te bere nga Sanco Panco dhe don Kishoti,
hidheni ne rrekene e ujrave te zeza ! Sepse keshtu do t’ju doje populli i fisshem shqiptar e jo horrat e ardhur
me xhybe barbaresh nga shpellat e Dragobise dhe shkembijt e Lunxherise . Keta dy individe qe permenda
me lart ,pa asnje pellembe prone, e tash jane me te pasurit e Shqiperise. Kapen shtetin e pushtetin keta push-
ta per te grabitur pronat e pronareve te vertete. Per kete nxorren ligjin famekeq 7501 qe eshte nje ligj nje qind
here me i keq se ligji i reformes agrare te Enver Hoxhes.Enveri ja mori te gjithve token , por tapite i ruajti,kurse
keta te te ashtuquajtures demokraci ja mori ,grabiti pronat per t’ja dhene horrave te ardhur nga ane e anes,
per t’u pasuruar vete dhe familjet e tyre. Shikojeni ”Sancon,, nga bythgrisur pa asnje prone , sot jeton ne
Viene ! Saliu , don Kishoti i La Mances, neser do te shkoje te jetoje ne Kine apo Rusi e Beograd me pronat
e grabitura dhe paret evjedhura, Luli e ka drejtimin ne Hollande. Keta hajdute e kriminele i kane bere hesapet
para se te largohen nga pushteti ! Por keta harrojne se populli shqiptar nuk do t’i lere te jetojne te qete !
Halucinacionet e Makbethit do t’i ndjeke tere jeten !!!!!
Zoti Rama!
Pune te mbare e me krah te lehta.Shqiperia ka zot sot,ke dhene prova me Lanen nuk kam asnje fije dyshimi ne projektin tuaj per bregdetin .Rilindje akt now.
po e fillove nga tirana nga pallati i gruas tende me firmen tende ne kundershtim me rregullat e urbanistikes dhe duke vazhduar me gjirin e lalzit me ilir merendhe duke vazhduare me pallatine e lulite ne vlore dhe gjith pushtetarve te tjere ate here une do e prish vete per ndryshe …mos arthete kurrre ajo dite