A kishte të drejtë Godfrey Bloom kur i bëri këto deklarata?

8 Gusht 2013, 11:08Politika TEMA
A kishte të drejtë Godfrey Bloom kur i bëri këto deklarata?

Britania është përfshirë nga një stuhi komentesh e debati në lidhje me deklaratën e një eurodeputeti, Godfrey Bloom, i Partisë për Pavarësinë e Britanisë, një grupim euroskeptik i të djathtës.

Bloom tha se nuk u duhet dërguar ndihma vendeve ‘bongo- bongo’ pasi drejtuesit e tyre i përdorin për prona në Paris ose për syze dielli Ray Ban.

Përtej faktit se etiketimi ‘bongo- bongo’ është racist, disa media si Daily Mail thonë se ai në fakt ka pasur njëfarë të drejte kur thotë se drejtuesit e vendeve afrikane keqpërdorin ndihmën britanike. Ja disa fakte:

RUANDA

Presidenti Paul Kagame ka në pronësinë e tij dy avionë privatë, që kushtojnë secili nga 30 milion sterlina. Po ashtu ka në pronësi një pallat luksoz në kryeqytetin e Ruandës dhe një fermë gjigande në fshat. Është i fiksuar pas orëve Rolex dhe në vitin 2011 qëndroi në një hotel në Nju Jork ku një natë kushtonte 12 mijë sterlina. Britania është donatori më i madh në Ruanda.

UGANDA

Në vitin 2009 diktatori i këtij vendi, Youwri Museveni përdori paratë e ndihmave për të blerë një avion privat Gulfstream G550 për 30 milion sterlina. Dy vite më vonë ai bleu gjashtë avionë ushtarakë rusë për 500 milion sterlina, aq sa është shumë që do i japë Britania këtij vendi deri në vitin 2016.

Ali Bongo bleu tre vite më parë një super-vilë në mes të Parisit për 85 milion sterlina. Prona me 14 dhoma gjumi ka edhe një pishinë dimërore, xhakuzi, një fushë tenisi, etj. Mendohet se Bongo ka në pronësi 39 prona në Paris.

Në vitin 2011, presidenti Denis Sassou Nguesso bleu një pronë prej miliona sterlinash në Paris. Në vendin e tij ai zotëron 16 nga rezidencat më luksoze. Vendi i tij do marrë vetëm në një vit 258 milion sterlina ndihmë nga Britania.

GUINEA EKUATORIALE

Teodoro Obiang Mangue, djali i presidentit, jeton si një playboy. Njëherë shpenzoi 1.8 milion sterlina për gjërat që i përkisnin Majkëll Xheksonit. Ka një shtëpi në Malibu që kushton 21 milion sterlina dhe ka blerë një avion privat që kushton 26 milion sterlina. Ka edhe një flotë me 24 makina luksoze. Babai i tij ka dhjetëra prona, përfshirë një godinë gjashtëkatëshe në Paris, me vlerë 15 milion sterlina. Në vitin 2011 atij iu sekuestruan si pjesë e nja aksioni anti- korrupsion në Francë nëntë makina luksoze, përfshi një Ferrari, një Aston martin V8, dy Bentley dhe një Rolls- Royce Phantom Coupe. Shitja e tyre në ankand doli 2.7 milion sterlina. Në shtëpinë e tij në Paris u sekuestruan edhe 300 shishe shampanjë dhe disa vepra arti me vlerë 2 milion sterlina.

AFIKA E JUGUT

Presidenti Jacob Zuma shpenzoi vitin e shkuar 17.5 milion sterlina për të rikonstruktuar vilën e tij në fshat. Kaq është shuma që ka dhënë Britania ndihmë për Afrikën e Jugut. Në total Zuma ka 31 shtëpi të reja, përfshi një bunker me ashensorë, një helipad. Në total vetëm rrugët për të shkuar tek shtëpitë e tij kanë kushtuar 40 milion sterlina. Zuma ka katër gra dhe të paktën 20 fëmijë./ep

30 komente në “A kishte të drejtë Godfrey Bloom kur i bëri këto deklarata?”

    1. Tironsi "ZZ" says:

      @ Dean
      Kur keta nuk ndihmojne Popullin e Tyre, perse duhet Anglia ti ndihmoje ata nga taksat e Anglezeve (& shqiptareve ne angli)?!!!
      Nuk ka racizem:
      Jo Bongo Bongo si Ali Bongo i GABONIT, por Bongo Motherfucker Bongo!
      Ky eshte modeli i udheheqjes se Zuluve:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

      1. Lom Leka says:

        Ha ha ahahahahaha
        Ca emri
        Ali Bongo dhe pastaj ankohen se i therrasin Bongo Bongo, Bunga Bunga, Ali Gunga
        ?

        1. Open your mind says:

          Po Saliun pse nuk e kane nxjerre ketu bashke me Zhozin e Venecias??Keshtu tablloja me diktatore te popullit te vet do te ishte me e plote.Edhe ky kucedra jone i beri leket rrush e kumblla.I takon nje vend ne keto fotografi.

      2. Dean says:

        Ate po them edhe une,plako.

  1. Ladi says:

    Keta jane monstra dhe vampire

  2. analist says:

    Ka harruar te thote ky miku se nje pjese e mire e “ndihmave” vidhet nga vete funksionaret dhe ambasadoret e BE te cilet bejne presion qe keto “ndihma” te mos nderpriten duke argumentuar dhe artificialisht domosdoshmerine e tyre.

  3. Spiridhon minoritari says:

    mentalitet Saliu apo Saliu me mentalitet “Bongo Bongo”?

  4. pisi says:

    po nuk bohen bythzinjt njerez jo!!
    kurrr
    sado te perpiqen Europianet ti ndihmojn e ti “kulturojn”
    jevgu jevg ngelet
    kot nuk i ka nda Zoti i Modh vec nga te bardhet
    (nuk jan komente raciste po 1 realitet i hidhur)

    1. Kundrra Pedal says:

      je i lire te shkruash c’te duash vetem mos me thuj sjam rracist se ktu me acaron

    2. aranit bregu says:

      hape pak me shume horizontin.
      Indianet e Indise jane njeshat e informatikes. Jo vetem tregun, por po pushtojne edhe universite me fame ne Angli dhe USA. Kam njohur personalisht dhe disa prej tyre.
      Investimi i Anglise ne Indi i ka marre frytet 10 fish ne knowledge dhe innovation.

  5. net says:

    Allahu i shkaterrofte keta qafira inshalla.

    1. andi shkoder says:

      ne shqiperi thuhet ishalla dhe jo inshalla. eshte arabisht kjo e jotja. apo ndoshta ke ngaaterruar faqe ku te komentosh. Eshte sikur katoliket qe komentojne te Tema te nisin te flasin latinisht. Se di a e kupton se ndoshta duhet me ta shpjegu ma shkoqur ty.

      1. Daj says:

        Mos u mer me ket, flet me nick tjeter dhe do te prishe pune. Mhb plehrash

  6. ha ha ha says:

    Nuk eshte se Britania i ndihmon keto vende se u vjen keq por ato jane nje shperblim i vogel per pushtetaret e atjeshem per shfrytezimin qe u bejne kompani angleze nentokes afrikane…..shtete si Anglia,Franca,Spanja,Portugalia etj i kane nen kontroll te plote e konomite e ketyre vendeve perderisa drejtohen nga politikane te ketij lloji…..ngjasojne me familjen Berisha…

    1. kapo says:

      plotesisht e drejte miku im , po ne kete bote sy ka vetem per ta qe duan te shikojne.

  7. Njohes i mire i familjes(me nder me than)Rama. says:

    Hahahahahahahaha minjerat e vendeve afrikane me Diamond,platin,uranjum etj-etj qe i merr per vete ANGLIA,kane vleren e miljardave e miljardave sterlina,dhe ky deputeti ankohet per therrimet e bukes qe jua cojne bythzinjve hahahahahaha.

  8. fatbardh says:

    Po per kete afriken tone te bardhe, dhe Saliun e pare a do te flasin?Per koncesionet,vilat ne bregdet,tenderat,floten e makinave te Zenit,dhe lukunine e hajduteve,

  9. mitro says:

    Ky eurodeputet shikon vetem njeren ane te medaljes ,ate te ndihmave,ana tjeter eshte se ato ndihma jepen per te marre vendet ndihmuese ate cfare deshirojne nga qeverite e shitura te ketyre vendeve te varfera edhe politikisht edhe ekonomikisht.Plus qe nje pjese e ndihmave merret ne forme pagash dhe seminaresh nga vete ”specialistet ” qe dergohen nga keto vende zemergjera.Drejtuesit e ketyre vendeve kane per te vjedhur nga pasurite e vendit dhe popullit te tyre aq shume sa keto ndihma do ju dukeshin pare xhepi.Dhe prape jane qeverite e vendeve te pasura qe i mbajne me lloj- lloj menyrash ne pushtet.

  10. ikandeja says:

    Ata dhe popullisia afrikane do te ishin shume here me te pasur nese do te ishin te lire nga influenca e vendeve perendimore. Anglezet u japin kockat te lepihen.

  11. info says:

    E c’te beje Ilir Meta ,Sala,Argita,Ruli & Co kur lexojne keto shifra?Vetem i shtohet oreksi per te vjedhur, se edhe ne pak a shume vend african jemi,por me njerez te bardhe.Pashe diku fotot e shtepise ne plazh te kokelopes dhe me ben pershtypje se si prokuroria nuk investigon se ku i ka gjetur parat kokelopa per ta ndertuar kete vile luksoze,kur dihen te ardhurat e familjes se tij.Gjeja me e kollajte ne Shqiperi,sigurisht teorikisht,se praktikisht dihet se si luftohet korrupsioni,eshte se hajdutet qeveritare dhe nepunsat e shtetit, bien shume shpejt ne sy,pasi blejne vila,apartamente,makina luksoze,nderkohe qe te ardhurat nuk i justifikojne shpenzimet.Te gjithe politikanet hajdute,dhe dreqi e mori jane shume,bertasin dite e nate lufte korruosionit,nderkohe per vete kujtojne se kane license per te vjedhur dhe populli me heshtjen e tij, vetem vuan.Pronat e tyre duhet te konfiskohen,por me kete shtet longaraq qe kemi,cdo gje eshte ne favor te politikaneve hajdute.

  12. DuaPune says:

    Paul Kagame number 1!

  13. ?! says:

    nese britanise nuk i pelqen kur keta prishin “ndihmat”, atehere le te lejojne popullin te votoje per politikanet qe te kene te drejte te shfrytezojne dhe perfitojne nga pasurite natyrrore te vendit te tyre si p.sh, nafte, diamante ,flori…

    shume interesante eshte fakti qe vendet me te varfera afrikane kane qeveri kukulla d.m.th qe nuk votohen nga populli por vihen me”ndihma” nga korporatat angleze…biles populli nuk lejohet te paguaj taksa thjesht qe te mos kete te drejte te ankohet, shkurt muhabetit keto “ndihma” jepen qe keto vende te mbahen akoma koloni!

    anglezeve nuk duhet tu vije shume inat se gangot qe ata vene ne qeveri kane vene disa miliona menjane, le te kujtohen anglezet se sa gexilliona fitim kane bere duke rrjepur keta poppuj ku edhe pse kane pasuri te pafundme, skamja s’ka kufi.

    na e vune edhe ne nje gango- bongo nga vucidoli dhe ai e di se si e shiti shqiperine!

  14. diturija says:

    Pse tek ne cfare po ndodh? Vjen Toni Britaniku si keshilltar dhe nuk paguhet nga taksat, thone me mburrje pushtetaret, dhe autoparlantet e tyre. Atehere lind pyetja, kush e paguan Tonin? British Petrolium e paguan Tonin, qe mos ta levizi njeri sumen nga Projekti TAP. Vetem se akoma nuk e ka kuptuar njeri. Me duket se as vete Rama nuk e di akoma…

  15. boing777 says:

    po salushen pse se keni radhit ja mer ne kthes ktyre bonga bongeve vetem gita babit.po xeni me sajmir manen,,,,apo ju ka ardh keq se vetem nje shpi ka i shkreti 125m.

  16. genc tomori says:

    Po Ilir Meta,Familja Berisha, Fatos nano, Edi Rama, Ridvan Bode, Genc Ruli, Leonard Solis,Sokol Olldashi,Spartak Poci,Anastas Angjeli, Fullani,Robert Ceku,Petrit vasili,etj etj sa kane ?

    Sa kane patur ne 1990?

    Afrikanet e pasur i kemi midis nesh.

  17. sebastian says:

    Se paskan futur ne liste bongo bongon shqiptar sali.
    Ky I ka me arapet marreveshjet bongo bongo

  18. Emigrant SHBA says:

    Aq duhet te kete edhe ky presidenti yne qe po thyen qafen vetem se nuk i ka ne emer te vet te femijeve Po te investigosh duhet te gjesh ne pronesi te familjes se tij me shume pasuri se keta mostrat e tjere Edhe ky vend ka henger miliona dollare ndihma nga jashte ku jane

  19. elida says:

    Në vend të parë kongo xhombo sali berisha maloku i drizave që na u bo pasha malok.

  20. georges says:

    Kjo quhet “rebound”! Jepen parate si ndihma dhe kethehen ne blerje ne po ato vende, pra ku ishe asgjekundi. Vende si ato afrikane apo si shqiperia teper te varfra dhe te brishta apo te korruptuara per sa i perket “rule of law” kethehen ne paradise per pervehtesime shumash teper te medha si ne komentet me larte. Nuk vjedhin vetem vendasit por ne bashkpunim me donatoret, kjo nuk ka diskutim. Prandaj deklaraten e zotit Godfrey Bloom e konsideroj teper te drejte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje