Myslym Pashaj: Ja pse u largova nga Kreshnik Spahiu

8 Gusht 2013, 10:21Politika TEMA

Myslym Pashaj, në një intervistë të gjatë për gazetën Panorama, thotë se shkaku kryesor që e ndau atë nga rrugëtimi politik me Kreshnik Spahiun ishte pozicionimi i AK në garën parlamentare.

“Vendimmarrja për dalje në zgjedhje i vetëm ishte vepër e tij. Ajo ditë ishte e mbushur me mister, jashtë realitetit që shqiptarët po e njihnin. ‘Kundër dy të mëdhenjve ishte vendimi fatal, sigurisht prodhim i një deliri”.

I pyetur se si e ka njohur Kreshnik Spahiun, ai thotë: “Me Kreshnik Spahiun jam njohur në prill të vitit 2011. Ndërkohë ai e kishte themeluar Lëvizjen Kuq e Zi. Ishte koha e kompozimit të Himnit të Lëvizjes. Ndodheshin shumë intelektualë që më pas nuk u përfshinë. Në darkë, sapo erdha në shtëpi, i shkrova një e-mail, në të cilin i thashë: “Hiq nga teksti i Himnit emrin Kreshnik…”. Ky ishte fillimi. Po e përmend këtë fakt pasi brenda figurës për të cilën më pyesni dhe që sapo e kisha njohur, rrinte “tjetërkush”, që unë nuk e njihja, dhe smund ta njihja që në fillim. Megjithatë, iu bashkova lëvizjes. Kreshnik Spahiu ishte plot energji dhe me një ambicie të veçantë drejt së cilës ishte nisur. Ai kish hasur një fakt dramatik tronditës mbi ndryshimin e kombësisë, regjistrimin etnik dhe fetar, të ndërrimit të emrave dhe mbiemrave në shtetin fqinj, të pensioneve helene në Jug të Shqipërisë, ai solli fakte të reja, çka krijoi edhe suazën e formatin e lëvizjes sonë. Në deklarimin e parë për opinionin shqiptar ishte i ndjeri Sabri Godo, prof. Pëllumb Xhufi, prof. Ago Nezha dhe shumë intelektualë të shquar. Lëvizja po hynte në hullinë e saj. Tubimet e para ishin mbresëlënëse. Kjo tregonte se ajo do të rritej me shpejtësi”.

I pyetur se cilat ishin çështjet që e ndanin nga Kreshnik Spahiu, Pashaj thotë: “Është e vërtetë që ne e shndërruam lëvizjen në parti politike. Po fatkeqësisht nuk e formatuam dot atë. Filozofitë tona të ngjizjes së parë të lëvizjes dhe formësimit të saj ndryshonin. Drejtimi që bëhej ishte tipik sipas formatit “OJF” dhe nuk kish asnjë drejtim kolegjial. U krijua një Sekretariat i Përgjithshëm, po ai mbeti formal. Kreshniku punonte shumë, po ai nuk kish dëshirë drejtimin kolegjial, ai i besonte vetvetes, ideonte, jetësonte skenarë, realizonte vendimmarrje, të cilat nuk i konsultonte në Sekretariat. Ishte një regjisurë e vetvetes së tij. Iu trembej figurave të tjera që mund të afroheshin. Rrymën e lëvizjes e konsideronte thellësisht një prurje dhe krijesë të tijën, e aftësive të tij. Kjo u bë shqetësuse, ndërkaq nuk kish kohë që të merreshim me debate kur axhendat ditore politike vërshonin. Ky përfytyrim i tij mund të ketë qenë ndofta si një qasje me lëvizjet e partive si “Syriza” (Greqi), si “5 yjet” (Itali) “VV” (në Kosovë), të cilat për një kohë të shkurtër pësuan një rritje “avalanshi” dhe u sollën fitore nismëtarëve. A mund të ngjante dhe kjo këtu ndër ne? Bima që po rritej e kish edhe “antibimën”. Kreshniku nuk i besoi asnjëherë krijimit të partisë. Ajo që solli trazim te kuqezinjtë kudo që ishin, qenë nismat e tij politike, problematikat, sloganet, taktikat, të cilat çdo herë e më shumë po bëheshin skajore, ai po e rriste përherë e më shumë artikulimin e tyre, duke i çuar në ekstremizim. Kështu të tilla ishin: “Arrestimi i Berishës”; “Referendumi për bashkimin me Kosovën”; “Jeleku antiplumb”; “Thyerja e karrigeve”; “Qëndrimi ndaj pakicave etnike në Shqipëri”; kryefjala “Zoti është i Pari, Shqipëria mbi të gjitha” (me ngjyrim të dyshimtë). Dy aventurat vetëshkatërruese të bulevardit (7 prilli i kuajve groteskë) dhe 1 Maji i jelekut antiplumb etj., po e vetëdemaskonin lëvizjen. Për të gjitha këto, ata që na besuan në fillim po e humbnin besimin dhe po fillonin të na braktisnin. Gjithnjë e më shumë po vija re se edhe ai vetë nuk i besonte sloganet dhe armët politike që përzgjidhte dhe ndonëse i artikulonte ato me karizëm dhe kurajë, “në vetveten e tij të dytë” nuk u përkiste atyre, por i kishte ato veçse thirrma populiste për ti pëlqyer masës së dëshpëruar që rronte në Republikën e Sundimit. Këtë po e kuptonin kuqezinjtë mijëra e mijëra në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Ata po ftoheshin gjithnjë e më shumë. Partia kishte një ide themelore inspiruese për ideologjinë kombëtare, por që nuk hodhi rrënjë organizative dhe nuk u jetësua, sepse tharmi i saj i parë nuk kish rënë në truallin e duhur”.

Pashaj e pranon se ka marrë kërcënime me jetë pas largimit nga AK.

“Janë vetëm ca telefonata naive, mjerane, zëra të ngjirur të OJF, të cilët jetonin me ëndrra se do të përsëritnin skenarin e kuajve në bulevard, që s’kanë lidhje me AK-në”./ep

43 komente në “Myslym Pashaj: Ja pse u largova nga Kreshnik Spahiu”

  1. Lushnjari says:

    Na lodhet me kete delirant.
    Vetem ky u kercenoka ne Shqiperi.Deri tani na qenka kercenuar (sipas tij nja 4-5 here)

    O njerez
    Ky zoteri nuk rika dot pa qene ne qender te vemendjes.

    Me keto qe po bene jo vetem po e zhvereson kontributin e tij ne shfuqezimin e marreveshjes me greqine per detin, por po e bene te dyshimte kete kontribut.

    Per seriozitet te lexuesit mos i jepni me akses se eshte bere qesharak.

    1. Mira says:

      Ok deri diku na e “hape” barkun….! Po të tregosh të vërtetën se nga financohej A.K.(Al Kaida), atëherë do të të bëj një kornizë dhe do të të var në mur. Nqs tregon të vërtetën, kjo e vërtetë do të ketë shumë herë peshë sesa shitja e detit….Kjo do të tregojë që ti e ke vënë nderin në vënd. Ty ata të kanë kërcënuar, edhe po e nxorre të vërtetën që ai financohej nga Berisha s’kanë se çfarë të të bëjnë më shumë…!

      Përshëndetje Pashai por me gjysëm zemër po ta them, kur të tregosh gjithë të vërtetën atëherë do të të respektoj plotësisht…!

      1. Spiridhon minoritari says:

        Poseidonke, po prape me llogjike greke oj tu mbyllte ?
        Po si u finanzoka nga maloku kur vete keta ja prishen planet e detit me efendikoin tend te pabese ?
        Po kucke qe kucke mbete o tu mbyllte, s’ha pyke fare ? ( mgths kete te fundit e besoj….)

        1. Mira says:

          E di atë fjalën e urtë shqiptare ti…!?

          Spiridhon Kristoforidhi, mendje ……e turi….!

          1. plaku Mere says:

            Mira si i mban kembet kur lan dhembet ?

            1. net says:

              Mira nuk i lan asnjehere dhembet!

    2. Adriatik says:

      Myslym ti dhe niku keni nje te perbashket. Jeni te dy islamike 24 karat si ne vepra po dhe ne emer. Ai eshte spahi ti je islamiku pashaj.

    3. kali kuq e ka nji huq says:

      o kolonel,po boll me se e “telendise”fare,se nuk i ka lezet burrit ti nxjerr te gjitha c’i ma barku,dhe mbrapa shpine..ai e mori “ndeshkimin”,lere mbylle ate muhabet!

  2. ILIRET says:

    Me ato qe thote per Kreshnikun Pashaj, eshte i vertete.
    Mirepo e keqja e kolonelit eshte se brenda tij ka delir. Dhe njerez te tille nuk i afrojne, sepse nuk i ka qejf askush. Besoj se z. Myslym duhet ta kete vene re kete gje.
    Trimi i mire, me shoke shume, thote populli…

    1. raimondi says:

      Kreshniku ishte nje njeri karagjoz qe I pelqente vetja… Ai I thurte kultin e individit vet vetes , kur ne fakt ai ishte shume deficient

      Kreshnik rembythja perdorte Patriotizmin per te ngritur kultin e vet vetes…

      Tamam bastard _-Te gjitha keto qe thote Koloneli jane te verteta.
      Kuptohej Kreshnik bajga qe nuk kish qejf te kishte reth vetes intelektuale, sepse I dukej sikur do ndante pushtetin me ta

      Por ajo qe me cudit mua eshte se nje njeri medioker ne cdo aspect , si Kreshnik deliranti
      , kekron ti thur kultin e individit vetes –Kjo eshte skandaloze

      Ne keto kohe moderne brenda Kreshnikut te vockel gelonte ndjenja e ditktatorit
      Sa njeri I shpifur !

      Koloneli nuk ka pas faj qe eshte larguar nga Kreshnik rembythja …Kreshniku e drejtonte Partine si Stalini….

      1. Mira says:

        Bravo babamondi! Ke të drejtë!

      2. leonardi antwerpen says:

        raimondi
        Per ty nuk edi ama keti kolonelit tend i kercet pushka ashtu siç e ka surratin.

  3. AP says:

    Tipari dallues i ushtarakut ne te gjitha kohet,ne te gjitha rregjimet,ne te gjithe shtetet e botes eshte te qenit fjalepak.E kunderta e shemton ushtarakun.
    Myslimi eshte kolonel i kohes me te palavdishme te ushtrise shqiptare qe lidhet me emrat e peshtire Nano-Berisha.
    Ne respekt te ndergjegjes ushtarake shqiptare e urdhroj kolonel Myslim Pashajn te flase sa me pak dhe te mendohet gjate kur te flase edhe kur eshte i bindur se do mahnite Boten!!!

    1. Mira says:

      O Pasha, ky po të urdhëron si fillim që të flasësh më pak…., po nuk e dëgjove do të ta mbushë zorrën me plumba kallashnikovi ky…!
      Po lereni o tjetrin të na tregojë të fshehtat e Al Kaidës(A.K.)!

      1. Spiridhon alvnoeline says:

        Mira, une si orthodoks them se feja jone na meson qe te leme menjane agresivitetin e ti perkushtohemi rruges se zotit

  4. Koloreto says:

    O Lym, mjaft na prrallise! Je bere i bezdisshem o KOLONEL . Mos e shurro dhe vepren e mire qe bane lidhur me detin. Leri analizat denigruese per AK dhe K. Spahiun se ke qene ne nje barikade me to. E pahijshme sjellja yte lidhur me AK. Kuptoje o kolonel pa ushtare, se pavaresisht kreshnikeve dhe koloneleve AK mbetet nje alternative shprese dhenese per mjafte shqiptare qe nuk duan te parcelizohen tek mamuthet e korrupsionit PD, PS. LSI dhe militanteve te tyre te verber.

  5. Tirana says:

    HA HA HA KOMENTI I PASHAS PER TE QESHUR ,,NGA NJERA ANE MUNDIGET
    TE OARAQESE SPAHIUN ME NJE EGO PROFESIONALE TE SEMURE DHE NGA ANA TJETER
    HARRON QE DON TE DALI AI MBI TE GJITHE ,

  6. Tirana says:

    Kolonel Pashaj eshte bere bajat

    Do te jete prezent cdo dite ne gazeta dhe ne qender te vemendjes. I ziu ai, do te perkedhelet.

    Nese ka femije apo dashamires do tju sugjeroja ti thone te ri urte se jo vetem po i nxjerr bojen vetes, por po zhvefteson gjithe punen e bere per marrveshjen e detit.

    Me vjen keq jo per kolonelin, por per ata qe folen dhe luftuan kunder marreveshjes se detit pasi ndihen te turpuruar nga karagjozlliqet e kolonelit.

    Kolonel
    Luften kunder marrveshjen se detit nuk e fillove ti, por burra dhe gra te tjere, te cilet kane fisnikerine te heshtin.
    (Shikoni shtypin e kohes)
    Per kete pune duhet ngritur lapidar per se gjalli Tedi Blushit, Artan Hoxhes, Anila Bashes, Pellumb Xhufit etj.

  7. Lumjani says:

    po ky kujtoi se u be deti kos dhe mori garuzhde jo luge dhe vrapoi tek niku i ak.

  8. Pavarësia says:

    Pohimet e z. Myslym Pashaj mbi difektet serioze të organizimit e të funksionimit të Partisë (A.K.)në të gjithë nivelet e saj, janë të vërtetë dhe të saktë. Të tillë difekte i kam përjetuar dhe vetë në gjirin e kësaj Partie për të cilën dhe votova e që nuk jam pishman fare. Unë nuk kam ndërmend të hyj në analiza se cilët ishin motivet që e udhëhoqën Kreshnik Spahiun në rrugë të gabuara dhe që u finalizuan me disfatë. Dhe disfata u duk me 7 prill (që ,,justifikua” me shiun e asaj dite), u duk gjithashtu me pjesmarrjen e dobët të demostruesve edhe me 1 Maj. Në lidhje me zhvillimet në A.K. unë vazhdoj ti qëndroj bindjes time të pa lëkundur se në një parti politike mund e duhet angazhuar për të dhënë kontributin tënd jo për ,,sytë e bukur” të kryetarit, qoftë ky dhe themelues i partisë siç është dhe z. Kreshnik, të cilit nuk mund ti mohohen meritat e krijimit të kësaj lëvizje të fuqishme dhe me një kauzë po kaq të madhe. Nga ky kënd vështrim, nuk kam qenë i një mendje me ata që u larguan nga partia në prag të ngjarjes-provë-të madhe të 23 qershorit. Partia nuk është kryetari e as kryetari nuk është partia… Kam gjithashtu bindjen se Aleanca Kuq e Zi as nuk lindi si një flakë kashte e as nuk mund e nuk duhet të shuhet si e tillë. Kauza e saj kombëtare është kauzë historikëe e popullit shqiptar. Kryetarët e partive vijnë e ikin, ndërsa partia me kauzë të madhe duhet të forcohet e të fuqizohet për realizimin e objektivave të saj. Dëshira të tilla i kanë edhe Z. Myslym Pashaj e të larguarit e tjerë të cilët duhet ti kapërcejnë vështirësitë e krijuara dhe pas analizës që i duhet bërë situatës, duhet të rigjallërojnë partinë e të rifreskojnë aspiratën e madhe të saj. Kjo duhet bërë me ose pa Z. Kreshnik Spahiun…

  9. Profesori says:

    O Lym Pashai, je i kënaqur po të të ngrëmë një bust mu në det, në kufirin detar, midis Sarandës dhe Korfuzit?. Kështu me një gur vrasim dy zogj: Do na ruash edhe detin edhe do të shpëtojmë nga llomotitjet e tua prej heroi shpëtimtar të Shqipërisë.

    1. Mira says:

      E bukur kjo që the profesori! Like

  10. Gjeralb says:

    Myslim, te lutem mos dil me ne skene!

  11. Aqifi says:

    Kolonel Pashaj te braktisen edhe ishkoleget e tu kolenele.
    Nuk po te dalin ne mbrojtje.

    E shikon qe e ke gabim, edhe ata kane turp te te mbrojne, megjithese ti i falenderoje per punen gjasme heroike qe kishin bere ne lufte kunder grekut dhe sebit.

    Edhe ju o kolonele mos dezertoni shokun tuaj, jeni me solidare.

    Ej se u kujtova ka mundesi te vuani nga sindromi “Gadaf” se dhe ai kolonel ka qene

  12. Gezimi says:

    Pershendetje,
    Une jam pothuajse bashkemoshatar me Myslymin. Keshtu ka qene gjithe kohes. Jepte 1 dhe kerkonte 10.
    I njoh edhe te vllane Seferin qe ka punuar komisar ne postat e kufirit. Eshte identiku.Ai pretendon se ka cliruar Kosoven, bile ka njohur edhe Ukshin Hotin.

    Per ti qetesuar te dy vllezerit dhe nese duam te na lene te qete vllezerit Pashaj do te propozoja Komunes Kremenar ne Mallakaster (nga ku kane vendlindjen vllezerit Pashaj) tu ngejme nje monument ne fshatin e tyre.

    1. Albos says:

      gezim dukesh qe je nje njeri i mbushur me injoranc dhe smir te theksuar ,, por kjo nuk do te thot se fjala jote eshte e besushme: sepse sa per prof.dr. myslim pashaj ti smund te krahesohesh sepse duhet te jesh bir harbuti dhe hajduti te cilet nuk kan ber gje tjeter vecse kan shitur vendin e tyre ,,,, sa per seferein ne i dim mir takimet me podrinjen etj intelektual te kosoves ne kufi ….

  13. kitara e thyer says:

    Respekt Kolonel. Je i vertet dhe i domosdoshem,por mos u ligeshto nga kjo beteje e dyte qe eshte me e lehte per ty sado te rafinuar te jene kundershtaret.

  14. socialkomunistet says:

    Hej kitare e thyer nga qe je NUL AI JA DHA VETE ARMEN KUNDERSHTAREVE
    PER TA LUFTUAR.

  15. liri drejtesi says:

    Mes tjerash Pashai thote:”Po e përmend këtë fakt pasi brenda figurës për të cilën më pyesni dhe që sapo e kisha njohur, rrinte “tjetërkush”, që unë nuk e njihja, dhe smund ta njihja që në fillim”.

    Pashai e ka fjalen se Ai njohu nje Kreshnik ne fillim por me pas i doli “tjeterkushi” pra – po Kreshniku por me tjeter fytyre, sjellje etj. Apo jo?

    Zoti Pasha, perse nuk na thua dot se cili ishte “tjeterkushi” i vertete?

    Ne kete duam te dime. Se, te na thuash se Kreshniku kishte dy fytyra kete e dime. Edhe Ti Pasha, me sa mesiper, na tregon se ke dy fytyra.

    Perfundimi eshte: si Kreshniku edhe Pashai kane qe te dy nga dy fytyra.
    Mbetet keshtu qe: njeri nga ju te dy te na tregoje se kush eshte “Tjeterkushi”! Sepse po te mos kishte tjeterkush qe desh ta perdorte AKZ …, nuk degjeneronte AKZ. Nuk ka asnje gje konspirative ketu. Merni vetem faktin qe AKZ nuk u njoh nga PS asnjehere. Dhe kur erdhi koha e formimit te ASHEuropiane, AKZ kerkoi qiqra ne hell nga PS. Pse i kerkoi kur AKZ i kishte qiqrat dhe hellin? Sepse AKZ ishte tjeterkush. Nuk ishte Opozite.

    1. Mira says:

      Tani ngelet të na tregojë në një shkrim tjetër Pashai se cili ishte “tjetërkushi” dhe financuesi…, besoj se është një person “Tjetërkushi me Financuesin”….
      Mos është ai personi i rëndësishëm që u takua para nja 10 ditësh Niku me dylbi…!?

  16. Mentari says:

    Qe duhej dhe duhet nje parti nacionaliste ne shqiperi ajo eshte e domosdoshme edhe per ditet esotme jo vetem qe te maj ne dore flamurin kombetar por ti qendroj si vigjilenti edhe qeverive shqiptare qe kohe pas kohe e kan zakon (dhe ate e kane nga inferioriteti ndaj vendeve te tjera) te bejne leshime e te behen servile pa asnje dobi ne dem te interesit te ketij kombi dhe ketu fut Zogun me Italine,Fato snanon me Greqine dhe Berishen me BE etj,por fatkeqesisht strategjia e kreshnikut nuk u mbeshtet tek patriotizmi por tek anti-Berisha qe e beri ate te ket mbeshtetes vetem pertej shkumbinit,pra vetem nga njerezit qe jetojne ne malet e Laberise qe ajo dihej dhe nuk ishte nje gje e re qe Labert urrejne cdo gje qe eshte Gege dhe ajo sihte vetvrasja e Kreshnik Clown (palacos) qe dilte me dylbi atje ku shkonte Berisha per plazh etj.me nje fjale e perqendroj Patriotizmin dhe nacionalizmin komplet kunder te madhit Berishe qe geget kane dashuri dhe respekt per Skenderbeun e dyte te shqiptarve qe eshte pa asnje diskutim i madhi Berisha dhe emri dhe respekti per Berishen e beri Kreshnik nadollin te humbase me turpesi ne zgjedhjet dhe tani ku eshte ai Kreshnik Anti-Berishe ku eshte fshehur.E kurdisen mire Labet ate kunder Berishes.persa i perket Bolshevikut Pashaj ai nuk tregon te verteten,e verteta eshte se ai eshte social-Bolshevik koke ekembe dhe kerkonte qe Kreshnike te bashkohej me PS ne zgjedhje jo se ajo Parti do te humbte por qe PS ta e kishte te sigurt fitoren me 23 qershor.

    1. mentali says:

      hajde koqe kandari hajde. akoma gjalle je o ty mbyllte.

  17. Bardhyli says:

    Kolonel Pashaj,
    Dua te besoj ne idealizmen tende i nderuar, por duhet te qsarosh se:
    Ku i gjeti Kreshniku leket per te bere ate parafushate dhe fushate aq te shtrenjte?
    Kush dhe nga erdhen fondet?
    Po ti sa perfitove nga keto fonde?
    Cili ishte qellimi final i Aleances?

  18. daja says:

    U largove z.Pashaj nga Kreshniku por me shume vonese, kur u be m…mullar. Megjithese shume te paralajmeruan qe me pare: largohu s’e Kreshniku eshte megalloman, po spekullon me emerin tend e po e demton shume te majten !

  19. muzapopullore says:

    Mira qenke shtatzene.. shiko ha ndonje shal-qi .. te pelqeka Pashaj dhe ste pelqeka Spahiu…. paske zbuluar dhe konspiracionin me te madh te Al Kaedes. (Cfare efekt anesore te jep mbarsja vullnetare – halucinacione erotike me Pashane dhe Spahine) Vazhdoni ta merni me goje edhe gjate shtatzanise?

  20. ergi says:

    Po ik o gjyshi se na cave k…n se le kokrren e namit.Ishte Kreshniku me AK qe te beri me emer se do ishe harruar per tre dite me ate intelekt qe ke.Thjesht ti dole nje tradhtar dhe nje i pa ftyre se cdo gje bere ne fund,dhe nuk ike ne fillim,por ike kur more urdher nga Kryetari jot Edi Rama,ti bashke me ato plehrat e tjere qe keni pasur vetem interesa se te ishit me zemer kishit ndenjur deri me fund.Aleanca Kuq e Zi mr Kreshnik Spahiu duhet te vazhdoje se kane dale me koke larte nga keto zgjedhje dhe nuk jane perlyer.Ju presim ne shtator.

  21. arber says:

    Dhe ju te gazetes tema jeni bere bajat duke nxjerr kete plak matuf dhe duke sulmuar Kreshnikun,i cili nuk ka bere asgje te keqe.Meruni me Ilir Meten se ka mijera te keqia dhe qe i ka ber ketij populli,se do te dilni me te nderuar si Gazete.Ti Profesor pervec nje tradhtari ku ke shitur bythen te PS nuk ke asnje vlere tjeter,prandaj mos shkruaj me se na hape barkun,por kerkoi ndonje pune Rames per nderin qe i bere.

  22. ergi says:

    Koloneli i leshit po le kokrren e namit me keto shkrime.Ishte Kreshnik Spahiu qe te dha emer se do ishe harruar per tre dite me kete intelekt qe ke.Thjesht bere nje tradhti ne moshen tende ku nuk ke kohe ta rregullosh se je ne nje moshe ku nuk i dihet dhe kohen e ke ne disavantazh.Duhet te kishe nejtur deri ne fund me Aleancen Kuq e Zi dhe me Kreshnikun ose duhet te kishe dhene dorheqe kohe me pare jo kur te dha urdher Kryetari jot Edi Rama se dole nje funderrine me ate qe bere.Kreshniku dhe Ak jane te ri dhe kohen e kane ne avantazhin e tyre dhe me gabimet do te mesojne dhe do rriten.Moralin duhet ta kene larte te gjithe antaret dhe drejtusit e AK-s se kanr dale me koke larte dhe ye pa perlyer nga keto zgjedhje.

  23. Pavarësia says:

    Ore, ,,mentar”! Pa lexoje edhe një herë atë çfar ke shkruar! Berishën tënd të ,,madh” e pështynë në surrat një milion shqiptar me 23 qershor. Ende nuk e e ke marr vesh ti, ore ,,mentar” i madh? Kreshniku nuk humbi pse ishte anti Berishë. Ndoshta një pjesë e humbjes i erdhi pse dyshohej (dhe vazhdon të dyshohet)se ishte një shërbetor i Berishës! Do të ishte mirë (për ty) që të gjeje një anonimat tjetër kur merr kurajon të këpusish të tilla mbroçkulla. Çdo kushi mund të jeshë, veç mentar nuk je….

  24. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    enigmatike ngelet vetem FINANCIMI I KESAJ LEVIZJE .
    Ne se PASHAJ ,thote kete ne nuk kemi nevoje per ti bere AUTOPSINE QE JA BERI POPULLI .

  25. Profesori says:

    Kam frikë se Pashaj u zu me Nikun në ndarjen e parave.

  26. Shqiptar i Ndershëm says:

    Per çeshtjen e detit jon, zoti Myslym Pashaj specialist ne fushen e hartografise dhe topografise pavaresisht se nuk kishte asnje funksion zyrtar mbrojti me guxim dhe kompetence siperfaqen detare qe i perkiste Shqiperise, duke mos u trembur as nga vete absurditeti i Qeverise Shqiptare.
    Pavaresisht se nuk duhet mohuar edhe roli i disa shqiptareve patriot, per kete çeshtje zotit Myslym Pashaj si kolonel i shkon plotesisht titulli :
    “DHE I VETEM TRIM NE LUFTE”

    Per çeshtjen e Aleances Shqiptare Kuqezi zoti Myslym Pashaj Sekretar i Pergjithshem i kesaj partie, megjithese ishte njeri prej lidereve me kryesor dhe me te rendesishem te partise, per diferencat qe kishte me zotin Kreshnik Spahiu ai iku vete menjane dhe ne nje moment determinant perpara zgjedhjeve politike shqiptare.
    Ne çdo parti politike kombetariste te Shqiperise, te Ballkanit, te Europes, te Botes ka natyrisht 1(një) kauz politike dhe opinione te ndryshme per arritjen e saj.
    Kauza e Aleances Shqiptare Kuqezi ka qene dhe eshte nje kauz kombetare dhe nje domosdoshmeri historike mbi 100 vjeçare per shqiptaret, e cila nuk duhet gjykuar dhe nuk duhet barazuar as me koalicionin me pragmatist aktual, as me rrotacionin politik pozitiv aktual djathtas-majtas.
    Pavaresisht se figura politike shqiptare brenda Aleances Kuqezi dhe te partive te tjera te ketij spektri kane paraqitur vlera te spikatura personale, Myslym Pashaj dhe disa lider te tjere perçares apo dezertor, kane harruar fjalen e urte popullore :
    “TRIMI I MIRE ME SHOKE SHUME”

    Shënim:
    Asnje shqiptar i vertete, asnje shqiptar i ndershem, asnje shqiptar patriot nuk duhet te harroje kurrë Porosine e fundit te Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti :
    “THUPRAT E SKENDERBEUT”

  27. Lexues Shqiptar says:

    Si lexues i rregullt i mediave kryesore shqiptare, une personalisht gjate tre muajve te fundit po shoh nje absurditet mendimi e veprimi te zotit Myslym Pashaj.

    Zoti Myslym Pashaj megjithese nuk ka asnje funksion as zyrtar, as partiak, ka marre rolin e konsulentit, debatuesit, diskutuesit per çdo çeshtje ne Shqiperi, edhe per Partine Demokratike, edhe per Partine Socialiste, edhe per LSI, edhe per Qeverine e re Shqiptare.

    Zoti Myslym Pashaj megjithese ishte nje prej drejtuesve me te larte te AKZ, megjithese ishte sekretar i pergjithshem i aleances shqiptare kuqezi, preferoi te mos bente debat te brendshem politik per progresin e kesaj partie, por preferoi te dezertonte prej kesaj partie madje shume pak perpara zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje