Në një vend ku jeta e tyre është e rrezikuar në çdo moment, albinot e Tanzanisë kanë gjetur strehë në një qendër që u ofron pak shpresë për të ardhmen.
Qendra e Mbrojtjes Kabanaga në veriperëndim të vendit afrikan, ofron mundësi strehimi për të gjithë albinot e vendit, që njihen ndryshe edhe si ‘tribuja e fantazmave’, ‘zerot’ apo edhe ‘të padukshmit’.
Vuajtjet e tyre janë të paimagjinueshme. Shpesh ata janë pjesë e gjuetisë nga anëtarë të fiseve, pasi mendohet se pjesët e trupit të tyre sjellin fat të mbarë ose shërojnë sëmundje.
Fotografja amerikane Jacquelyn Martin ka sjellë këto imazhe prekëse.
“Fëmijët të thyejnë zemrën. Veçanërisht ata që janë braktisur,” thotë ajo.
Në qendër janë rreth 70 albino.
Shpesh prindërit i dorëzojnë në këtë qendër për shkak të paragjykimeve ose sepse druhen për jetën e tyre.
Një prej albinëve është edhe Angel, 17 vjeçare.
Kur ajo lindi, babai i saj tha se kjo ishte një dhuratë nga Zoti.
Por gëzimi i tij nuk ishte pse ishte bërë baba, por sepse mund ta therte vajzën dhe të shiste pjesët e trupit për mijëra dollarë.
Nëna e Angel arriti që ta hiqte nga duart e babait dhe e dorëzoi në qendër.
Thuhet se gjyshërit e saj u vranë duke tentuar ta mbrojnë.
Qeveria bën shumë pak për mbrojtjen e tyre. Pak kohë më parë një vogëlushi albino iu pre dora nga ata që mendojnë se albinot kanë fuqi magjike./ep
Experiment fear.
U zbulua me ne fund prejardhja e shpellarit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html
cmenduri, satanizem.
EUROPA PERENDIMOREKA PARE PER KETA FEMIJE , LE TE KUJDESET AJO QE KA PUSHTU KETE KONTINENT TUNG1! NE NUK DIME KU TE COJME DHEMKAT TONA KETU E 25 vite !
Vitiligo. Mungese e pigmentit Melanin.
Michael Jackson vdiq qe te ngjante pak me kta ne foto.
gjynah qe ka si kto akoma. gjynah te lindesh i tille
Cfare ka per gjynah ketu more? S’kane kembe, a duar, a jane te mbuluara me tumore. Nuk u dhemb asgje. Vetem nuk kane pigment ne lekure dhe duhet te kene pak me shume kujdes nga dielli. Jetojne si une dhe si ti. Jetojne sa une dhe sa ti. Kane aftesi te mendojne sa une dhe sa ti. Gjynah eshte qe kane lind ne ate vend te prapambetur. S’eshte gjynah qe kane lind keshtu.