Disa shifra pikante nga zgjedhjet e 23 qershorit

6 Gusht 2013, 20:00Politika TEMA

66 subjekte politike ishin pjesë e garës në zgjedhje parlamentare.

37 parti ishin pjesë e koalicionit të majtë, 25 te kampi i djathtë.

4 parti hynë vetëm në zgjedhje, ndërsa në Fier kandidoi i pavarur Dritan Prifti dhe në Vlorë Arben Malaj.

Ndër to vetëm 8 parti do kenë përfaqësim parlamentar (PS, LSI, PBDNJ, PKD, PD, PR, PDIU, PDK).

Në raport statistikor vetëm 12% e subjekteve garuese janë në parlamentin e ri.

Në Kuvendin paraardhës ishin 6 subjekte politike, ndërsa FRD u bë me 1 mandat pas shkëputjes së Oketës nga grupi i PD.

9 parti politike siguruan më shumë se 10 mijë vota, por jo të gjitha arritën të merrnin mandat pasi sistemi proporcional rajonal i ndëshkoi ato.

Pas zgjedhjeve, tek aleanca e majtë, 4 subjekte morën mbi 10 mijë vota, por megjithëse kishin një marrëveshje paraprake politike nuk arritën të merrnin një post ministri.

Dy kandidatët e pavarur Prifti dhe Malaj, morën së bashku gati 9.200 vota, aq sa morën 17 parti të vogla që garuan në 2 kampet majtas e djathtas.

Në të dy kampet pati përkatësisht nga 2 parti demokristiane, nga 1 parti e spektrit republikan, çamët ishin të përfaqësuar në të dyja aleancat.

Po ashtu minoriteti kishte 2 mundësi për të dhënë votën, në aleancën e majtë dhe të djathtë.

Por rekordin më negativ në këto zgjedhje duket se mbajnë në kampin e majtë Partia Toleranca e Re e Shqipërisë me vetëm 287 vota në gjithë vendin, shumë me pak sesa numri i firmave që nevojiten për t’u regjistruar në Gjykatë, dhe Bashkimi Popullor i Pensionistëve tek e djathta me vetëm 406 vota./Vizion Plus

11 komente në “Disa shifra pikante nga zgjedhjet e 23 qershorit”

  1. Kacamilli says:

    Cdo parti qe ka nen 10000 vota duhet qe me ligj ose te shperbehet ose te kthehet ne OJF. Shqiperia eshte shume e varfer per kaq shume parti. MOS ABUZONI ME PLURALIZMIN

    1. ar says:

      E drejta per te krijuar parti politike dhe per te zhvilluar aktivitet politik nuk ka lidhje me perfaqesimin ose jo te tyre ne organet e zgjedhura!Partite ikin e vijne,E DREJTA per te krijuar organizata politike eshte ABSOLUTE.
      Ne historine e larget dhe te afert perreth botes,ka pasur parti politike qe kane qene ne pushtet e mandej jane tretur,ashtu sikur ka patur parti politike me fuqi inekzistente,qe me tej kane ardhur ne pushtet.Te drejten e ekziztences politike e vendos historia reale.
      Sa i perket abuzimeve: parimisht gjerat jane te sakta,organizatat politike jane ORGANIZIME VULLNETARE dhe kaq.Sot ky parim eshte e drejte e patjetersueshme e cdokujt,shkelja e parimit sjell abuzim.Nuk e ka fajin PARIMI,por SHKELJA e parimit!

    2. Skypion says:

      Disa te dhena, akoma me “pikante”,nga zgjedhjet e 23 qershorit:
      -PS-ja e Rames,pati te njejtin rezultat sa ne 2009.
      -LSI-ja e Metes,pati nje katerfishim te numrit te deputeteve,ne krahasim me 2009.
      -Fituesi i vertete i ketyre zgjedhjeve eshte Ilir Meta.
      -Te pakten,300 milione euro u hodhen nga Meta dhe “rilindasit” ne menyre qe sovrani mos ta hidhte badihava voten!
      -Ne te majten socialiste, qe i keputet shpirti per te varferit,u shtua edhe me numri i milionereve kandidate per deputete dhe deputete.
      -Per here te pare ne historine e tranzicionit,opozita socialiste krijoi nje polici sekrete,e cila u mor vecanerisht me “formesimin” e vullnetit te sovranit, me menyra e mjete nga me efikaset(sec ka dicka fashiste ketu,apo jo?)!
      -Zgjedhjet e 23 qershorit zbuluan edhe ndjeshmerite e verteta politike te gazetareve dhe analisteve,te cilet,si kurre me pare u rreshtuan hapur ne llogore.
      Etj etj…

      1. Dean says:

        Qe Meta eshte i ndyre dhe duhet te perfundoj ne burg,nuk jam kundra,por qe te thuash se meta paska hedhur ne loje 300 milion Euro,kjo eshte IDIOTESI dhe tregon se ti as qe e kupton se c’a je duke thene.
        Qe te hedhi ne ”ere” 300 milion Euro,d.m.th.,se Meta ka bo te pakten 600 milion ne keto 4 vjet.Kjo i bie te jete ”kompania” me e suksesshme ne Bote me keto fitime qe ka bo.
        Pushteti eshte i embel,por jo me cdo kosto.
        Ne fund te fundit,”Politikanet” shqiptare merren me politik thjesht sa me bo Leke,dhe JO me i dhen te tjereve.

      2. dashi says:

        dhemb e shkreta,he?durojeni,qerratenj

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Partite qe nuk kan deputet e tyre ne parlamentin e ardhshem duhe te mos merren me politike sepse i denoj populli me vote.

  3. bullaromari says:

    E ç’ka këtu për pikante?

    1. vlonjati says:

      sa i trashe qe je bullaromari, si nuk e kupton pikanten, ja ajo femra eshte me fustan me pika, kesaj i themi pik-ante ne ketej

  4. Shefqet Cela says:

    Per mendimin tim duhet bere nje korigjim ne KODIN zgjedhor:
    ESHTE ANAKRONIKE QE NE NJE RRETH TE ZGJIDHET DEBUTETI ME 6 MIJE VOTA DHE NE NJE TJETER TE MOS ZGJIDHET ME 10 MIJE.
    Zgjidje eshte teper e thjeshte:
    NE PERFUNDIM TE VOTIMIT DALIN NUMURI I VOTUESVE GJITHSEJ.
    PJESTIMI ME 14O JEP SA VOTA DUHET TE KETE DEBUTETI KUDO Q0FTE.
    Keshtu nuk do te paradenohen partite ne pragun llogjik.
    Te tjerave nje fshese te hekurt, mbasi te kthejne çkane marre padrejtsisht. Ka edhe partiçka mafjoze me kryetare batakçinj!

  5. atila says:

    Partite qe nuk arrijne te marrin as numsin e firmave ne baze te te cilave jane miratuar nga ministria e Drejtesise duhet te shkrihen dhe te dalin jashte ligjit. Eshte luks i madh qe vendi yne te mbaje parti fantazem me financime publike.

  6. Labi 2 says:

    Eshte nje kod marifetcinjsh i tipit Islami-Rusmajli,nje kod i perjashtimit.
    Ne nuk ja arrijme dot as Kosoves e jo me Evropes,ata kane kodin zgjedhor me te mirin ne Ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje