Pas disa operacioneve të dështuara, policia arreston gjobëvënësit e biznesmenit

6 Gusht 2013, 19:53Politika TEMA

Tre të rinjtë nga Lushnja, Elis Taullai, Elis Bilimani dhe Lorenc Bilani kanë kërcënuar me vdekje Josif Çukon: Jep 100 milion lekë të mbetesh gjallë

Nga Lindita Çela

 

Për më shumë se një muaj jeta ka qenë një ferr i vërtetë për biznesmenin e mishit, Josif Çuko.

Të fortët e qytetit të Lushnjës jo vetëm që e kërcënonin me vdekje, por policia e qarkut të Fierit dështonte në operacionet e arrestimit të njerëzve që ishin kthyer në një makth për biznesmenin.

Nëpërmjet telefonatave dhe letrave kërcënuese, biznesmenit i kërkohej një shumë prej 100 milion lekësh.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se më shumë se tre operacione, ku janë përfshirë dhe forcat RENEA, kanë dështuar në arrestimin e një grupi gjobëvënësish, ndërkohë që jeta e biznesmenit  thuajse ishte në fije të perit.

Por mëngjesin e së martës, policia e Fierit bëri të ditur se ka arrestuar tre gjobëvënësve, të cilët dyshohet se këtë aktivitet e kanë kryer edhe më parë kundrejt bashkëqytetarëve të tyre.  Burime zyrtare të policisë njoftuan se mbrëmjen e së hënës është finalizuar operacioni “Rreth-rrotullimi”, i cili bëri të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që u vinte gjoba bizneseve të ndryshme në qytetin e Lushnjës.

Në njoftim thuhej se ky grup kriminal, herën e fundit i ka vënë një gjobë prej 100 milionë lekë të vjetra një biznesmeni të qytetit të Lushnjës, me kusht shlyerje me 3 këste, ose në të kundërt ata do të hakmerreshin ndaj tij dhe familjareve.

Sipas policisë, tre të arrestuarit për veprën penale të “shtrëngimit për dhënie pasurie” janë Elis Taullai, 26 vjeç, Elis Bilimani 25 vjeç dhe Lorenc Bilani, 26 vjeç, që të tre banues në Lushnjë.

Gjithashtu policia ka vënë në pranga edhe babanë e Elisit, 56-vjeçarin Kujtim Taullai, pasi në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar dy armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.

 

Ngjarja

Një aksident i thjeshtë është kthyer në një makth për familjen Çuko në qytetin e Lushnjës.

Fillimisht djali i biznesmenit është aksidentuar me një prej gjobëvënësve të tij, dhe për të mbyllur sherret më të fortit e qyteti, biznesmeni ka paguar një shumë prej 10 mijë eurosh si  dëmshpërblim për makinën e dëmtuar.

Por me sa duket kjo shumë e paguar menjëherë ka hapur oreksin e djemve, që sipas policisë së Fierit, dyshohen edhe për gjobëvënie të tjera.

Menjëherë pas këtij aksidenti, në oborrin e biznesmenit lushnjar është hedhur një letër e mbyllur në zarf.

Në letër i kërkohej që të përgatitej të paguante 100 milionë lekë të vjetra në tre këste, ose në të kundërt atij dhe familjarëve u rrezikohej jeta.

Në letër, biznesmeni paralajmërohej as mos ta mendonte të njoftonte policinë, pasi ishte nën vëzhgim gjatë 24 orëve. Gabimin më të vogël do e paguante me jetën e tij.

Pa kaluar shumë kohë nga marrja e letrës anonime, Josif Çuko është telefonuar me një numër të panjohur dhe gjobëvënësit i kanë kërkuar të japë këstin e parë prej 30 milionë lekësh.

Si datë të marrjes së këstit të parë të gjobës, tre të rinjtë kanë lënë ditën e mërkurë të javës së shkruar, ndërsa për vendin e takimit i kanë thënë se do t’ia njoftonin nëpërmjet telefonit.  I ndodhur përballë kërcënimit dhe kërkesës së shumës prej 100 milionë lekësh, biznesmeni ka vendosur të denoncojë në policinë  e qarkut të Fierit letrën kërcënuese dhe telefonatat anonime.

Po kështu biznesmeni ka rrëfyer dhe dyshimet e tij në lidhje me autorët e ngjarjes, që sipas Çukës mund të ishin pikërisht njerëzit që i morën 10 mijë euro për një aksident jo të rëndë. Por megjithëse janë vënë në përgjim numrat celularë të tre të rinjve, policia ka dështuar në aksionet për arrestin e tyre.  Policia thotë se falë metodave speciale të hetimit, së paku ka mundur të dokumentojë veprën penale, ndërkohë që forcat RENEA dhe të operacioneve speciale kanë mbërritur në Lushnjë prej së hënës së kaluar.

Djemtë duket se kanë sfiduar policinë disa herë duke mos u paraqitur në vendet dhe orën e caktuar të marrjes së këstit të parave.

Por mëngjesin e së hënës, tre të rinjtë kanë telefonuar sërish biznesmenin Çuko dhe i kanë kërkuar që të shkonte, së bashku me paratë, në rreth-rrotullimin e bypass-it Lushnjë-Fier.

Sapo kanë shkuar në vendin e takimit, një prej të rinjve ka dalë për të marrë valixhen me shumën prej 30 milionë lekësh.

Por në këtë moment kanë ndërhyrë forca të shumta speciale që i kanë neutralizuar gjobëvënësit, duke bërë dhe arrestimin e tyre në kushtet e flagrancës.

Më pas, policia ka ushtruar kontroll në banesat e tre të arrestuarve, ku në atë të Taullait ka gjetur disa armë dhe municione, për të cilat është prangosur babai i tij 56 vjeçar, Kujtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, thuhet se arrestimi i Kujtim Taullait është bërë pasi gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh, model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Ndaj tij, policia e qytetit të Fierit ka ngritur akuzës e  “Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, ndërkohë që tre të rinjtë akuzohen për veprën penale të “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët do të vazhdojnë hetimet për të dokumentuar rastet e tjera kriminale të bandës së gjobëvënies në Lushnje.

8 komente në “Pas disa operacioneve të dështuara, policia arreston gjobëvënësit e biznesmenit”

  1. Kajtushka says:

    Mendimi tim eshte qe keta te rinjte te te marrin ate qe meritojne. Te dalin nga burgu me mjekerr te bardhe, the babai me qylafe te bardhe.I
    vetmi priviligj i tyre do te jete qe bashkevuajen te bejne sebashku.

    Pra tolerance zero per kete grup.

    1. jimmi says:

      kata me pushkatim qe te zene mende edhe qeveritaret kriminele po pse per keta plehra punojme ne edhe kure te vijme ne ne albunistane keta hajdute do te na vejne ne shenjester qe ta na grabisin . nga Zejlanda e Re

  2. Beni says:

    Respekt per Sifin eshte nje burre korrekt dhe punetor,dhe biznesin e sallamerise ka vite qe e perdotr ne Lushnje,nje burre i ndershem dhe tregtar korrekt,ne burg te perfundojne qelbesirat qe jetojne me rrembime e grabitje.

    1. DRENOVA says:

      VENDIN KETA QELBANIKE E KANE NE BURGUN E DRENOVES POR MOS HARROJNE TE MARRIN SAPUN ME VETE QE TIU NGJESHET FARE FORT ..

  3. aris says:

    Burgim te perjetshem per plehrat,tu jepet denimi qe meritojn,0 tolerance qe te vene mend te tjeret.

  4. kapo says:

    futini ne burg dhe hidhjani celesat ne det , kush ka mend ne fakt keta halera nuk i mban me buke perjete , krimineleve gjyqi i behet ne rruge dhe keshtu vene mend te tjeret.

  5. Miri says:

    Jane bere keta pleshtat te padurueshem. Ytt rrace e qelbet, bythpalaret e mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje