Dhe ai vdiq në krahët e mamasë së tij, si në dasëm... (FOTO)

6 Gusht 2013, 21:12Politika TEMA
Dhe ai vdiq në krahët e mamasë së tij, si në

Ajo puth butësisht duart e djalit të saj të vogël.

Logan ishte dëshmitari kryesor në dasmën e prindërve të tij.

Kjo ndodhi të shtunën.

Sot Logan, vogëlushi 2 vjeçar, vdiq nga kanceri.

Historia e amerikanit Logan Stevenson preku botën mbarë.

Që në fund të korrikut, prindërit mësuan për fatin e fëmijës së tyre: ai kishte vetëm pak javë jetë.

Menjëherë ata vendosën që të afrojnë dasmën e planifikuar për në vitin 2014.

Logan duhej ta përjetonte dasmën e prindërve të tij.

“Një ëndërr e jona u bë realitet,” tha mamaja Christine mes lotëve.

Vogëlushi përcolli mamanë për në altar.

Të hënën në mbrëmje Logan vdiq në krahët e mamasë së tij.

Në Facebook, ajo shkroi: “Tani ai është me engjëjt dhe nuk ka më dhimbje”.

“Në orën 20:18, ai mori frymë për herë të fundit në krahët e mi”./ep

19 komente në “Dhe ai vdiq në krahët e mamasë së tij, si në dasëm… (FOTO)”

  1. net says:

    Allahu e ndimohte kete familje nga kjo dhimbje. Ky engjell i vogel eshte ne parajse se eshte nje krijese e paster dhe e pafajshme. Allahu Ekber.

    1. Jo says:

      Ti qe ke vjedhur nick name “net” mos fol me emrante personace te there. Se duket qe as njohurite me minimale te fese Islame nuk i ke.

    2. peshku says:

      o idiot, ktheja nickun te zotit te tij se ja ke vjedhur

    3. julian says:

      O Net lena rehat se edhe te duash te gjesh ndonje njeri me idiot se ty nuk gjen dot.Fatkeqesi qe ke lindur ne Shqiperi.

  2. Tironci says:

    Ju prehte shpirti ne paqe, prane engjejve, nuk i pa tmerret e kesaj bote, iku i paster ne shpirt, i paperlyer. Zoti ngushellofte zemrat e prinderve.
    ?

  3. Eri says:

    Shume trishtues fati i vogelushit, te prish krejt humorin nje lajm i tille.

  4. miri shkodra says:

    Net,allahut shqip i thojne Zot.

    1. Silvana says:

      Sa per dijeni nuk i thone Zot por All-llah eshte emer i Zotit sic jeni dhe ju njeri por emrin e ke Miri apo jo.Tani nuk eshte momenti per te bere keto lloj debatesh por per te bere nje lutje per kete femije dhe prinderit e tij.

  5. moku says:

    pa fjale……..

  6. Erjon says:

    Shume e dhimbshme. Shume…

  7. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Veshtrimi i ketij engjelli eshte shume i thelle ,melankoni e perzier me proteste .
    Shikim prej nje te rrituri .

  8. robbie ferrero says:

    Pse na trondisni shpirterat me lajme kaq te dhimbshme. Cfare te keqe kishte te mos e dinim fare. Ju mediat jeni mizore, me shume sesa semundja qe krijoi kaq shume dhimbje.

  9. Eagle says:

    Sa e dhimbshme aq edhe kuptimplotë. Në se ka ëngjëj, dhe ka pa tjetër, ata janë të njëhësuar me fëmijët.

  10. BESA says:

    AMIN NETI ALLAHU I SHPERBLEFT PRINDERIT ME TE MIRAT E KSAJ BOTE E TE AHIRETIT…

  11. Naim Frasheri says:

    I Ndrite Shpirti ketij Vogulushi

  12. andi says:

    E cfare hyn allahu megjithe ekber ketu?..lerini faljet ne fene tuaj per ne vendin e duhur..mund te thuash..Zoti i ndihmofte..pa ndarje..myslim dhe te krishtere

  13. konti maks says:

    O zot!Dhimbje e pakufishme per engjellin e vogel.
    Njerezit duhet te mendojne ne cdo sekonde paqesisht.

  14. miku says:

    Duhet te jesh prind e te kuptosh sa e
    dhimbshme eshte kjo drame!

  15. Vjola says:

    Shume prekse dhe dhimbshe per nje nene. Te vdesi femija eshte gjeja me e trmerrshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje