Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate nga ndikimi i jashtëm, kërcënimet hibride, manipulimin e informacionit dhe dezinformimin, sidomos gjatë zgjedhjeve. Sipas Kos, në fillim të vitit 2027 do të nisë funksionimin një qendër për Rezistencë Demokratike, e cila do të mbulojë gjashtë shtetet ballkanike nga sabotimi i rrugës së integrimit.
“Shtetet kandidate po sulmohen thjesht sepse kanë zgjedhur integrimin në BE dhe demokracinë. Atyre po u ofrohet ndërtimi i kapaciteteve për të përforcuar qëndrueshmërinë e tyre ndaj kërcënimeve hibride, duke përfshirë manipulimin e informacionit. Ne punojmë për lançimin në fillim të vitit 2027 të një qendre për Rezistencë Demokratike që mbulon gjashtë shtetet ballkanike, nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale në proceset zgjedhore e deri te fushatat politike, siguria dhe integriteti i zgjedhjeve. Aktualisht është duke u hartuar platforma e kësaj qendre, që do të diskutohet në nivel politik më 4 shtator në takimin e kryediplomatëve nga BE-ja dhe vendet kandidate.”
Kos përmendi rastin e sulmeve hibride ndaj Malit të Zi menjëherë sapo u deklarua fillimi i punës për traktatin e anëtarësimit të tij në BE.
“Ne po dërgojmë ekipe shqyrtimi, në mënyrë që të shohin se çfarë lloj strukturash kanë shtetet kandidate, çfarë u mungon për të mbrojtur demokracinë. Disa prej këtyre shteteve kandidate janë shumë të aftë se si të përballen me dezinformimin. Të tjerët nuk kanë strukturat e duhura. Kështu, për shembull, Mali i Zi na kërkoi ta ndihmonim një ditë pasi njoftuam se kemi ndërtuar një grup pune për përgatitjen e traktatit të pranimit. Të nesërmen, numri i sulmeve hibride u rrit dhe që atëherë kemi parë dezinformim gjithnjë e më të fortë kundër rrugës së Malit të Zi drejt BE-së. Shpresoj se do të jemi në gjendje ta kontrollojmë shumë më mirë këtë situatë në të ardhmen.”
Kos tha se edhe në shtetet anëtare të BE-së po zhvillohet një fushatë bindëse që të mos pengohet pranimi i shteteve të reja në familje.
“Shtetet kandidate janë në një farë mënyre trampolinë drejt shteteve anëtare të BE-së. Taktika të reja shpesh testohen atje. Po shohim se sa më shumë kemi sukses në procesin e zgjerimit, aq më shumë po ndodhin luftëra hibride ose veprime dezinformuese. Mali i Zi po i afrohet fundit të negociatave, por nëse nuk do të punojmë me qytetarët dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, mund të ndodhë që të mos marrim dritën jeshile përfundimtare. Ne nisëm një vit më parë atë që e quajmë fushatë angazhimi, jo një fushatë klasike komunikimi. Kjo fushatë po zhvillohet në vendet ku mbështetja për zgjerimin e BE-së është nën 50 përqind, veçanërisht në Francë.”
Një pjesë shumë e rëndësishme e përpjekjeve kundër dezinformimit nga ana e BE-së lidhet me zgjedhjet që mbahen vitin e ardhshëm në disa nga shtetet kandidate.
Ore keta jane karizuar edvinizuar komplet! Cfare thone ne darke nuk thone ne mengjes! Nje here thone qw BE nuk eshte gati per zgjerim, nje here vendet kandidate nuk jane mire! Gjithe Evrope karakurva e Sorosit, elita e inkriminuar dhe e korruptuar e saj do qe ti zhyse popujt e saj ne ferr, lufte! Per vete dhe mafien ngaqe kane zhvatur miliardat nga pooujt, ia mbathin! Ne mos bejne pakt me pushtuesit qe te mos preken! Alla zelenski model! Ndaj zoti e ka bere te shpifur kete Kos! Ne hale te ferrit shkofte kjo kelyshe e mafies se armeve, droges e kufinjve!
Kosi ka gjetur armiqte e jashtem.Mjere Europa ne dore te kujt ka rene.