Trump u bën thirrje republikanëve që të përfshihet edhe Iranin në paketën e sanksioneve ndaj Rusisë

19 Korrik 2026, 17:30Bota TEMA
Trump u bën thirrje republikanëve që të përfshihet edhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje republikanëve në Kongres që ta përfshijnë Iranin në projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë, i cili aktualisht është në shqyrtim.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Republikanët duhet ta përfshijnë Iranin në projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë.”

Deklarata e Trump vjen në një kohë kur në Kongres po zhvillohen diskutime për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, në përgjigje të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

Njëkohësisht, administrata amerikane synon të rrisë presionin ndaj Iranit përmes masave të reja politike dhe ekonomike.

 

Lini një Përgjigje