Shtetasi turk nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmeti në Venezuelë

19 Korrik 2026, 15:40Bota TEMA
Shtetasi turk nderohet me medalje, shpëtoi 38 persona nga tërmeti

Shtetasi turk Ibrahim Eser është nderuar me Medaljen Hero të Venezuelës për kontributin e tij në shpëtimin e 38 personave të bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën.

Medalja iu dorëzua nga presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, gjatë një ceremonie të zhvilluar në stadiumin Jorge Luis Garcia Carneiro në La Guaira. Në këtë aktivitet u vlerësuan gjithashtu edhe anëtarë të ekipeve të sigurisë dhe emergjencave që morën pjesë në operacionet e shpëtimit pas katastrofës.

Që në orët e para pas tërmeteve, Eser kontribuoi në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa siguroi edhe pamje dhe informacione për situatën në terren, duke ndihmuar në pasqyrimin ndërkombëtar të përmasave të tragjedisë.

Gjatë ceremonisë, Rodriguez vlerësoi punën e ekipeve të shpëtimit, duke theksuar përkushtimin dhe sakrificat e tyre në përpjekjet për të shpëtuar jetë. Ajo tha se ata treguan solidaritet dhe rezistencë në një nga momentet më të vështira për vendin.

Lini një Përgjigje