Ja çfarë të bën kriza/ Një ‘elefant i bardhë’ në shitje (FOTO)

8 Gusht 2013, 12:05Politika TEMA
Ja çfarë të bën kriza/ Një ‘elefant i

Një aeroport i ndërtuar në Spanjë me koston e mbi 1 miliard eurove ka dalë në shitje dhe mund të bëhet i juaji për më pak se 100 milion euro.

Ky ‘elefant i bardhë’, një term që përdoret për të përshkruar prona, të cilat nuk kanë më vlerë ose janë shumë të shtrenjta për t’u mbajtur, dikur ishte simbol i ekonomisë në rritje të Spanjës.

Ciudad Real Airport bëhet i juaji për 100 milion euro, por do keni në shpinë borxhet, që shkojnë deri në 529 milion euro.

Aeroporti është mbyllur një vit më parë, katër vite pasi u hap.

Ai është një nga shumë ‘elefantë të bardhë’ në mbarë vendin.

Për disa muaj që kur u hap, në aeroport u ulën vetën avionë privatë.

Aeroporti ishte planifikuar që t’i shërbente brigjeve andaluziane./ep

16 komente në “Ja çfarë të bën kriza/ Një ‘elefant i bardhë’ në shitje (FOTO)”

    1. zamo says:

      Kot nuk e blen ky miliarderi yne Samir Mane. Ky i dhe qef keto asetet qe zhvleresohen nga vlera fillestare dhe pastaj e regjistron me vleren fillestare.

      1. Kundrra Pedal says:

        zamiri per mua esht nji joker dhe ka shum pak te tijen ne teg e me the te thash.

    2. Hashim Xhakrosa London says:

      Ky investim eshte si “Gropa e Hajdinit” ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/ndal.html

  1. Spiridhon minoritari says:

    more, po mire keta se aeroporti po shesin, po neve tere greqia ja shitem ghjermanit ! Eeeh more vellezer allbanos, po neve ne greqia qe skemi as posomi te hame si do bejme

    1. bolja says:

      spiridhon,or bir,qenke skipetar I kuluar,e fliske bukul skiperisten.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ne se ju ne greqia nuk keni PSOMAQ ,ellateni edho ere file ,in ALLVANIA ,EMIS EKHOME POLLA .
    Spanja ,ashtu do te perfundonte se nuk ka ndjekur politika te mira ekonomike .
    Ne mos gaboj edhe vijen e saj shume te gjate bregdetare e ka dhene me KONCENSION jo RENTABEL .
    Persa i perket GREQISE ,gjithmone me ka habitur fakti se si ai shtet mbahej ne kembe ,kur nuk kishte asnje shtylle ekonomike kombetare .
    Mesa duket fuqive politike nderkombetare te kohes u ka leverdisur per aresye gjeopolitike nje GREQI e tille ,ku gjithe diten dhe naten luhej muzike orientale me BUZUQE dhe hahej kukurec ,djath ,peshk ,mish i pjekur dhe METAKSAJA derdhej lume .
    Kam mendimin se tani gjeografikisht ,mbas perfundimit te luftes se ftohte ,NDERKOMBETARET nuk kane me interes qe te subvencionojne me nje GREQI PARAZITE .
    Per SPANJEN nuk do te kisha kete mendim ,por edhe SPANJA ka qene e perkedhelura e PERENDIMIT si vendi i FRANKOS .

  3. plaku says:

    Totila,
    “Totila” me lejo te te spjegoj ( sic e mendoj une) probemin e Greqise dhe Spanjes. Demokracia, pervec te mirave, ka edhe ajo te keqiat e saja. Ti e di se, ne demokraci nje here ne kater vjet ju jepte fatura ( vota ) per punen qe kane bere udheheqesve politike.

    Udheheqesit politike qe te rizgjidhen i bejne premtime zgjedhesve dhe shpesh ndodh qe, kur vjen fundi i kater viteve, politikanet nuk i kane mbajtur premtimet per te rimare voten. Atehere ata shkojne ne tregun e kapitalit boteror dhe shesin bono thesari te vendit te tyre me nje norme interesi te caktuar. Pra marrin kredi ( borxh ) ne tregun e kapitalit boteror dhe nje pjese te borxhit qe morren e investojne per ekonomine e vendit dhe pjesen me te madhe ja shperndajne zgjedheseve me vende pune, rritje rrogash, rritje pensionesh dhe favore te tjera. Borxhi ka te keqen e madhe se, ai merret me nje interes te caktuar qe ti duhet ta paguash me vone se bashku me borxhin.

    Kur ne Europe u fut Euro u krijua edhe banka qendrore europjane, gje qe ishte shume gje e mire per vendet si Spanja dhe Greqia. Kjo sepse prapa borxheve te Spanjes dhe Greqise ishte BAnka qendrore europjane dhe investitoret e huaj ishin te sigurte se, do ti marrni prape leket e tyre qe i kishin dhene ( duke blere bonot) Greqise dhe Spanjes. Pra, ne se norma e interesit me pare ishte tete ose nente perqind, kur u fut Euro kjo norme interesi ra ne nje ose dy perqind. Pikerisht ketu filloi edhe loja.

    M.q.s norma i interesit ra, atehere Spanja dhe Greqia filluan te marrin shume me teper borxh, sepse borxhi u be me i lire se me pare ( tani ishte vetem 1% ose 2% ). Politikanet kishin shume leke ne dore, rriten rrogat e punonjesve, rriten numurin e punonjesve ne administrate, rriten pensionet, rriten leket e te papunit,subvensjonuan ne shkolla dhe spitale. Te gjitha kete i benin per te marre votat. Populli i shkrete spanjoll dhe grek, qe nuk dinte gje se cfare behej me te,perfitonte edhe ai dhe shtrinte kembet me teprer se sa kishte te gjate jorganin.

    Nderkohe Spanja dhe Greqia filluan te marrin shume borxhe. Keto borxhe duheshin kthyer se bashku me interesat. Arka e shtetit ishte bosh. Investoret e huaj kishin frike dhe nuk blenin bono greke ose spanjolle me te njejten norme te ulet interesi dhe politikanet greke dhe spanjolle rane dakord me investoret e huaj qe keta te fundit te risnin normen e interesit te bonove greke dhe spanjolle. Kjo ishte edhe gafa e dyte e madhe. Gjermania vazhdonte te shiste bono gjermane me norma interesi 1% ndersa Greqia dhe Spanja mbi 11%

    Ne vitin 2010, kur borxhi publik grek kishte arritur mbi 160% te PBB dhe norma e interesit e bonove greke ishte mbi 11%, Papandreu vajti ne Bruksel dhe plasi bomba. U vendos qe, Greqia te mos shiste me bono thesari dhe te ndihmohej nga FMN, BE dhe BRukseli. Por per kete ndihme Greqia duhej te shtrengonte rrypin, te ulte rrogat, te ulte numurin e punojesve ne administrate,te ulte pensionet, shpenzimet per spitale e skolla. Adminstimi i financave dhe ekonomise ti delegohej Brukselit, pra ose qeveria greke te bente sic thoshte FMN, BE dhe BRukseli ose nuk kishte leke borxh. Qeveria greke zgjodhi varjantin e dyte se, nuk kishte rruge tjeter.Ka sinjale se, edhe Erdogani, kur futi Turbokapitalizmin ne Turqi ka marre shume borxhe por jo kaq keq si Greqia.

    Pershendetje

    1. valter says:

      Pershendetje “plaku”, me vjen mire qe interesohesh ne fushen e ekonomise dhe finances por je akoma ne siperfaqe (pa te te ofenduar). Kjo qe ti shpjegon eshte forma standarte e kryerjes se procedurave per marrjen e borxhit, ndersa po ti futesh me thell ka te tjera yçkla. Ne nje treg te lire ku normat e interesit vendosen nga kerkese oferta dhe ku financimi i agjentit ekonomik “shtet” behet njelloj si te gjithe te tjeret (firma apo edhe individe privat, pasi edhe shteti eshte njelloj si keta) ateher kredidhensi qe jane bankat apo edhe keta qe permenda pasi bonot e thesarit mund te blihet nga kushdo, duhet qe perpara se te kreditojne te informohen mire se kujt po i japin para borxh. Per shembull a do ti jepte banka nje firme qe ska asnje garanci ti kthej parat e dhena qofte edhe me interes 11% apo 30% siç bem ne ne 94-96. Asnje privat nuk jep para pa pasur nje garanci. Po te vijme tek shtetet qe ju permendeni edhe sikur kerkesa per likuiditet te jet e fort nga ana e shteteve bankat smund te japin borxhe nese skane marr ato te parat. Ska llogjik qe ti ti japesh borxh nje personi kur ai ste ka shlyer ato te parat edhe sikur te te premtoj me nje interes te lart pasi racionalisht ti mendon derisa sme dha te parat ku do ti gjej te dytat? Pastaj nese e kryen duhet te marresh riskun persiper qe eshte humbja. Kur nje kredimarres falimenton edhe parat e tua humbasin. Banka Qendrore Europiane nuk eshte garant e asnje shteti, nuk eshte kolateral, ajo ka vetem rol njelloj siç jane banakat kombetare ne shtetet ku ska euro si ajo jona (te mbaj inflacionin ne nivele te pranueshme dhe te kontrolloj aktivitetet e bankave te nivelit te dyte). Pra normal kur shteti falimenton njelloj siç mund te falimentoj çdo lloj firme apo individi qe merr para pa dhen asnje garanci edhe bankat apo kredidhenesit duhet te pranojne riskun dhe te humbasin parat pasi kane dhen kredi te keqija. Tani ku qendron hileja apo kleçka? Kush eshte kolaterali i shteteve?
      Kredidhenesit qe zakonisht jane bankat e nivelit te dyte apo tregetare edhe pse e dine qe keto shtete do falimentojne ata e kane riskun zero pasi leket e tyre nuk i humbasin. Ka nje procedur qe quhet mbulim i borxhit per te shpetuar sistemin bankar ose “kolapsin” nga ana e financuesve te medhenje siç eshte BE apo BB, FMN, por me kusht qe shteti i cili eshte ne borxhe duhet te aplikoj te gjitha kerkesat qe ata kane. Keto institucione qe jane private kontrollohen nga e njejta dore qe kane dhen edhe borxhe ketyre shteteve. Keto para nuk i kalojne shtetit por direkt bankave (eshte procedura qe ben me greqin ku i kane ridhen miliarda euro dhe ato para nuk kane shkuar aspak ne arken e shteti grak por direkt ne ato te banakve). Pra i jep me njeren dore dhe i merr me tjetren.
      Ne pyetjen e dyte shtetet kane zakonisht dy kolaterale: pronat publike dhe pronat e privateve (te perkthyera ne taksa). Nga procedura e pare kur i behet rifinancim shteteve ne falimentim u kerkohet komaterali i pare dhe ne momentin qe ai mbaron fillon i dyte. Duke qen se shtetit i rritet akoma me shume borxhi, pasuria qe ai ka (qe eshte e popullit)kalon ne ankand njelloj si ky aeroport ketu. Ne rastin ton ne Shqiperi, kemi te njejtat faza, e para qe kane filluar gradualisht me kohe qe prej 91 dhe qe tani te gjitha pronat e popullit (publike) i kane shitur dhe shteti yne i falimentuar duke qen se ska me çfare te shesi dhe se borxhi duhet paguar do filloj te japi kolateralin e dyte. Kjo do te behet nepermjet rritjes se taksave per privatet qe jemi ne populli qe disponojme nga nje shtepi, toke, gje te gjalle. Pra e theksoj, kjo eshte faza e dyte qe quhet konfiskim pasurie te individeve per shlyerje borxhesh shteterore qe kalon me pas ne ankand njelloj si ky aeroport. Ne momentin qe spaguan dot taksat shteti ben te njejten gje qe do te bente banka kur nuk arrin dot te shlyej borxhin por ne kete raste bankat perdorin duart e shtetit. Kjo eshte hileja, prandaj dhe bankat nuk i treben borxhit qe i japin shtetit deri ne momentin qe ai vend nuk eshte prone e tyre total. Ne vendet me te “zhvilluara” si Angli, france, Amerik 90% e pasurise eshte ne duart e tyre dhe shume pak disponohet nga privatet (20%), ndersa 80% rrojne vetem me rrogen dhe asistence (minimumin jetik). Ne greqi, spanje, itali apo edhe ne Shqiperi te pakten 60% e popullsise e ka nje shtepi te tyre dhe nje cope toke.Per bankat kjo gje eshte e papranueshme pasi kjo quhet edhe pavaresi dhe ne çdo moment mund te besh revolucion nese organisohesh, ndersa ne vendet qe permenda me lart asnjeher sdo te kesh permbysje pushteti pasi njerzit jane aq shume te varur nga rroga sa pranojne çdo lloj kushti qe u vendoset. Ky eshte realiteti i hidhur qe pret te gjitha keto vende. Shpresoj te kem qen i qart, te pershendes!

      1. plaku says:

        Valter,
        Faleminderit per shkrimin civil. Une kisha keto gjera :

        – Ti thua : “Ne nje treg te lire ku normat e interesit vendosen nga kerkese oferta …”

        Ketu duhet futur pa tjeter edhe vleresimi qe te kane bere ty si shtet tre shoqerite amerikane te vleresimit ne lidhje me sigurine qe, do te kene investoret ne se i blejen keto bono thesari.

        – Kujtoj ketu se, Euro eshte nje dicka speciale. Ne kuptimin qe, disa shtete se bashku ( 17 shtetet e Eurozones ) kane nje valute (monedhe) te perbashket, gje qe eshte edhe specifike per Eurozonen. Ne vendet e tjera te botes cdo shtet ka monedhene e tij. Kjo perben edhe nje difekt te madh qe ka euro qysh ne lindje te saj.
        Le te marrim per shembull Italine. Ne se Italia perpara kishte probleme ekonomike, mallrat e saja ishin jo konkuruese, atehere nderhynte ne loje banka kombetare italjane dhe bene çvleresimin e liretes italjane, mallrat italjane beheshin konkuruese dhe problemi zgjidhej. Tani kjo pune nuk behet sepse banka qendrore europjane ne Frankfurt nuk e ben kete gje sepse Euro eshte per 17 vende.

        – Ti thua : ” Ska llogjik qe ti ti japesh borxh nje personi kur ai ste ka shlyer ato te parat edhe sikur te te premtoj me nje interes te lart pasi racionalisht ti mendon derisa sme dha te parat ku do ti gjej te dytat? …”
        Mos harro se, investoret me te medhenj jane hedgefonds, arka e pensionisteve amerikane, kanadeze, gjermane etj, arkat e te semureve amerikane etj, shoqatat e medha te sigurimit te jetes etj. Pra ne treg ka me qindra investitore qe, blejne bonot e tua. Greqia, Italia etj. ju rrit borxhi publik se, ata filluan (e bejne edhe sot ) te marrin borxhe te reja per te lare borxhet e vjetra dhe ky eshte nje fakt.Ndryshe si u rit borxhi publik ne se ata nuk vazhdonin te mernin leke borxh.

        – Ti thua : “Keto para nuk i kalojne shtetit por direkt bankave (eshte procedura qe ben me greqin ku i kane ridhen miliarda euro dhe ato para nuk kane shkuar aspak ne arken e shteti grak por direkt ne ato te banakve).”
        Kur nje qeveri do leke ajo urdheron ministrine e financave qe te shtypi bono thesari dhe :
        a.- Per tregun e brendeshem urdheron banken kombetare qe te pregatise nje ankande per keto bono ne vlere, maturitet dhe norma interesi.
        b.- Per tregun e jashtem ngarkohet nje banke e njohur dhe me emer te mire qe te nxjerri ne shitje bonot e tua te thesait.
        Ne te dy rastet “a” dhe “b” kur shiten bonot leket i merr ne dore shteti dhe jo banka qendrore. Shpesh banka qendrore blen bono thesari per llogari te vete ne ankande.

        – Mendoj se,ti e ke te qarte se borxhi publik i nje shteti perbehet nga borxhi publik i jashtem dhe borxhi publik i brendeshem. Une me siper ne shkrimin e pare kam folur vetem per borxhin publik te jashtem.

        – Mos harrojme se FMN, BQE dhe Brukseli i kerkuan Greqise qe te shese pronat publike ( qe ti i quan kolalerali i pare ) me vlere reth 50 miljarde euro dhe qeveria greke nuk shiti asnje euro sepse, keto prona publike nuk i donte njeri me cmimet qe vuri qeveria greke.Investoret e huaj deshin ti mernin per nje cope buke. Te njejten gje deshi te bente edhe Itala me pronat e saja publike por nuk po arrin te shesi asnje.

        – Ne vitin 1932, depresioni i madh ne Amerike, Ruzvelti urdheroi qe, te gjitha bankat te mbylleshin per nje jave dhe pas nje jave nxori nje liste te bankave qe duhej te falimentonin dhe nje liste me bankat qe do te shtetezoheshin perkohesisht dhe keshtu beri. Ai ju dha kapital borxh bankave shteteror te cilat pas nje ose dy vjetesh ja kthyen kete borxh shtetit dhe u kthyen perseri ne banka private.
        Njekohesisht Ruzvelti vuri per kohe te shkurte taksen prej 90% per te pasurit.

        – Per te dale nga kriza ka dy shkolla :
        Shkolla anglo saksone e bazuar ne teorine e Keyenesit, pra te marresh borxhe dhe te investosh ne vepra publike, keshtu krijon vende pune, njerezit kane leke ne xhep, ritet konsumi pra ritet dhe oferta dhe problemi zgjidhet. Kete rruge ndoqi ne vitin 1932 me “New Deal” Ruzvelti.
        Shkolla gjermane qe, bazohet ne nje kursim sa met madh. Kjo sepse Gjermaia, per shkaqe historike ( viti 1931 kur inflacjoni shkoi ne qiell). Kjo rruge po aplikohet edhe tani ne Greqi, gje qe i mori frymen ekonomie greke.

        – Valter, faleminderit se une mesova shume gjera te reja nga shkrimi yt.

        Pershendetje

  4. tironci says:

    paska akoma shume pune me e mbaru si duket

  5. valter says:

    Mos u merzisni se edhe ne kemi “elefantet e bardhe”, te gjitha pallatet qe jane ber rreth e rreth tiranes do te shkojne per lesh, rruga e kombit gjithashtu do shitet per 1/10 e çmimit te investuar, etj etj. Ky eshte modeli ekonomik i ketyre plehrave politikane!

  6. ARUSHA says:

    AMERIKA E KA DETYRUAR GJERMANINE TE INVESTOJE NE SPANJE PER TE BERE TE POPULLUAR SHKRETETIREN E SPANJES DUKE MENDUAR SE DO VININ SUEDEZE E NORVEGJEZE E AFRIKANE PER TE JETUAR KETU DHE KY PLAN DESHTOI SI DHE SHUME TE TJERA ME EUROPEN E BASHKUAR !

  7. VL.HAS says:

    Komentuesit , plaku dhe valter , ju pershendes nga Hasi per komentet sqaruese ne lidhje me funksionimin e ekonomise ne tersi dhe te atij qe quhet kapital financiar ne vecanti , ne ekonomite e tregut te lire ! Sikur ne vitet 92- 97 te kishte qene interneti i pranishem ne shumicen e shtepive shqiptare si sot , a do te kishin ndodhur , krijuar firmat piramidale ? Une tani jam pensionist , por rreth mesit te viteve 90 kur dhe lulezuan firmat piramidale kam qene mesues histori – gjeografi dhe ne debatet qe benim me po mesuesit qe perkrahnin te djathten ne pushtetin e atyre viteve te errta , me ato njohuri qe kishim marre ne SHKOLLE TE LARTE , mundoheshim tu mbushnim mendjen se paraja po su fut ne proqesin e prodhimit nuk mund te qarkulloj pa krijuar inflacion , duke u bere te ditur kapitalit te Karl Marksit PMP’ (PARA-MALL-PARAprim) , por verberia per te shkaterruar c’do gje ishte ndertuar me djersen e ketij populli duke punuar e ushqyer keq dhe vetem me buke e kripe bene ate qe bene por qe fatekeqesisht dhe shkoje kot si rezultat i keq administrimit dhe menazhimit te …. DH enje here ju pershendes , por me qe shtyjme kohen si pensionist a mund te na jepni ndonje sqarim qofte dhe ne forme keshille …..?

    1. plaku says:

      VL.HAS,
      Eshte hera e dyte qe me falenderon dhe per kete te jam shume mirenjohes. Edhe une jam pensionist ketu ne Zvicer dhe m.q.s kam shume kohe dhe mundesi ( gazeta, libra dhe programe televizive gjermane, zvicerjane dhe italjane) mundohem qe, te krijoj nje ide mbi boten financjare.

      “VL.HAS, edhe une humba leke me piramidat sepse, mendoja se keshtu e ka kapializmi,leku ben lekun. Ti e di me mire se, une ( ke qene mesues Historie ) se prodhimi perbehet nga KAPITALI dhe PUNA, te cilet normalisht duhet te jene ne ekujliber.

      Ne vitin 2001 Klintoni dhe Tony Blair bene gabimin e madh dhe lejuan qe, bankat e investimeve te bashkoheshin me bankat tregetare. Kete e kishte ndaluar me ligj ne vitin 1932 Ruzvelti i madh. Pervec kesaj Klintoni dhe Blair e zvogeluan kontrollin e bankave dhe lejuan qe bankat te shisnin prodhimet e tyre si derivatet etj.

      Kapitali qe, nuk ka atdhe dhe shkon atje ku fitimi eshte me i madh hiku ne sasi te medha ne Kine, Indi, Brazil etj. Kapitali eshte shume i levizshem dhe veshtire ta kontrollosh. Shume fabrika u derguan ne keto vende se prodhohej me lire dhe keshtu faktorit pune i ra vlera.
      Tani kapitali financjar leket qe ka nuk i investon per fabrika te reja, vende pune te reja. Ata leket e tyre i investojne ne invstime te rezikeshme se Dduan fitim me te madh.

      Ne se ata fitojne cdo gje shkon mire,ne se bankat e medha humbin dhe rezikohen shume atehere rrezikohen leket e kontove te kursimeve te njerezve ne keto banka dhe sidomos rezikohet kreditimi i ekonomise reale qe do te ishte katastrofe per shtetin. Ne kete rast kemi fenomenin “to big, to fail” ( shume e madhe per te falimentuar )dhe shteti merr borxhe dhe ju jep leke ketyre bankave. Ne kete rast shkelet parimi themelor i kapitalizmit ne kuptimin qe, bankat qe kane humbje te cduken nga tregu, te falimentojne. Por kjo nuk ndodh sepse, shteti eshte i detyruar ti ndihmoje. Pra, kur bankat kane fitime i mbajne ato per vete dhe kur kane humbje dhe jane te medha ato shpetohen nga leket e taksapaguesve te shtetit.
      Me fal se e zgjata.

      Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje