Rama ngre çështjen e kufirit detar me Greqinë

8 Gusht 2013, 18:22Politika TEMA

Kathimerini

 

Tirana dëshiron një zgjidhje me Athinën mbi çështjen e kufijve detarë mes dy shteteve, tha në një intervistë për Top Channel kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka anuluar një marrëveshje territoriale të nënshkruar me Greqinë në vitin 2009, ku përcaktohej shelfi kontinental mes dy vendeve në detin Jon. Gjykata argumentoi se marrëveshja kishte defekte serioze ligjor. Athina nuk ka qenë e gatshme që të rinegociojë marrëveshjen.

Duke folur pak ditë pas vizitës së tij jozyrtare në Athinë, ku u takua me Ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos dhe kryeministrin Antonis Samaras, Rama shprehu bindjen se marrëdhëniet me Greqinë do të përmirësohen.

“Vështirësitë e të kaluarës do të tejkalohen,” tha ai.

Rama, qeveria e të cilit nis punën në shtator pas një fitore bindëse në zgjedhje ndaj Sali Berishës, tha se ai do të kërkojë të përmirësojë marrëdhëniet edhe me Italinë dhe Turqinë.

Forcimi i lidhjeve me Turqinë nuk duhet të nxisë shqetësime në mesin e shteteve fqinje, tha ish- kryebashkiaku i Tiranës, Rama.

9 komente në “Rama ngre çështjen e kufirit detar me Greqinë”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Rama, tate thing’s one by one.

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      Edo edhe greket e kane te qarte qe do marin topat e Erdoganit,por problemi eshte se si do ta luash ti…gjithcka varet ne doren tende!

    2. jimmi says:

      per cfare negocjatash flasin greket perse nuke e kerkuane kure ishte enveri apo e dine qe keta politikane do te shesin edhe bithen per karriken

      1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

        O shokues, te ka mbetur ora tek Enveri. Hey, jemi ne vitin 2013, but soon we are going at 2014.

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Not all together!

  3. WEB says:

    Jo ,nuk i nxit por i acaron ,kujdes me levizjet qe ben o edi ,qingji i mire pi ne dy nena

  4. Sume Gruda says:

    Me Greqine per detin “Jon” eshte gje e kryer vete emri don me thene se
    eshte i joni. Deti Jon nuk ndahet nuk munde te kete 2 Dete si kur nuk mundet me u lejuar 2 Shtete, qe Greqia nuk e njefe Kosoven duke u mbeshtetur qe nuk mundet qe te njifen 2 Shtete shqiptare.
    Eshte krejt e lehte a do te njifet Cameria nese ceshtja do qe te negociohet cestja Came me kufijte e saj para se te fillojne bisedimet kur jemi ne aleancen e NATOS keshtu nuk duhet pasur frik per sulme ushtarake se kemi Kosoven, Maqedonine dhe Turqine.

  5. elinor says:

    Sa here do ta shisni kete lajm ju Tema? Kete interviste e lexuam dje a pardje–doli ndonje gje nen banak tani?!

  6. Gjeralb says:

    Marreveshejn e kufijve me fqinjet nuk mund ta beje vetem nje person.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje