Johnny Depp: "Nuk i shoh kurrë filmat e mi"

12 Gusht 2013, 12:09Lifestyle TEMA

Një nga yjet më të dashur të Hollivudit, Johnny Depp, mbetet akoma një enigmë për shtypin dhe adhuruesit. Ai fshihet pas personazheve të paharrueshme si Xhek Sparou, Eduard Duargërshëra, Kapelabërësi i çmendur dhe së fundmi Tonto tek “Endacaku i vetmuar”. Në një intervistë për “The Independent” aktori tregon për jetën dhe filmat e tij.

“Unë jam mësuar tashmë të jetoj si një i arratisur, kështu që nuk më bën përshtypje jeta që bëj. Anonimiteti? Më kujtohet, por nuk e kam më”, thotë ai duke buzëqeshur.

“Në fakt kam veshur gjëra të çuditshme në mënyrë që të dilja lirisht në publik. E keni parasysh, hundë dhe mjekër të rreme, shami në kokë dhe jam dukur si pjesë e stafit të ndonjë bande muzikore të rrjedhur.”

Nëse kritikët thotë se Tonto përmbledh disa nga rolet e mëparshme të Depp, ai nuk ka asnjë kundërshtim për të bërë: “Kam bërë një zgjedhje shumë kohë më parë, që të mos i shoh filmat e mi. Ana negative është se nuk njihem as me punën e mirë që bëjnë kolegët e tjerë dhe më duket se nëse i shoh ato do të më dëmtojnë.  P.K

15 komente në “Johnny Depp: “Nuk i shoh kurrë filmat e mi””

  1. elona says:

    shume e cuditshme me duket,qe nuk i sheh kurre…robi eshte pak kurioz si minimum…

    1. filan fisteku says:

      ……..prandaj te gjitha filmat i aktron njesoj ky…. tani u kuptua….. po shifi mor burre, ta kuptosh qe duhet me ndryshu naj cik

      1. elona says:

        Po tani qe ka ndermend te lere aktrimi,sic eshte prononcuat te pakten,ben dhe keto deklarata.

    2. Tironsi "ZZ" says:

      Atehere po ne, pse ti shohim?
      Shikojeni kete pordhac te shendoshe dhe tullac;
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/celebrities-get-photoshopped.html

  2. AISHA says:

    si aktor nuk shahet.i eshte pershtatur per mbrekulli te gjitha roleve..
    sa per theniet neper revista dhe ne media e kane nje rol ,ate te reklamimit dhe te te qenit ne vemendje te medias dhe te fansave…

  3. sali berisha i rrjedhur nga trute says:

    as une… se me ze tmerri nga te vraret si p.sh ne gerdec para kryeministrise.

  4. SHOKU CIMIT says:

    aktor i madh nuk kam çte them me shum

  5. Dean says:

    Te lumte menderja,Xhoni,se i shikojme ne film at e tu.Biles edhe paguajm pare.
    Je bo mu si Xhoi,ke Friends,qe deklaroj se nuk shikonte kurre telenovela.
    Lexuesit do jene shume te “kenaqur” kur ta marrin vesh,- tha gazetarja.
    Edhe puna jote,mor trim.Te lumte bitha.

  6. xha Temja says:

    MIRE BEN,,HA KOS hahahaha

  7. xha beqo says:

    he more Dean djali, po shyqyr qe u bere i gjalle ka dy dite gazeta pa asnje koment nga ty… qeke kthy nga palzhi.

    1. Dean says:

      Lol…….,xha beqo.
      Po ate ”plakun Mere” a mos e ke gje tendin???????

  8. xha beqo says:

    “plazhi”

  9. vlora A.J says:

    Jo po si Bni qe ecte vet Herioni qe meret gjith diten me rolet qe ka luajtur kur ishte i vogel ,te can drasat gjith diten ne Facebokk.

  10. balzac says:

    Interesi i flet te gjitha gjuhet dhe i luan te gjitha rolet madje edhe rolin e mosinteresimit.(duhet te jete strategjike nje deklarate e tille e cila vetem ai e di se ku aspiron te godase)…

  11. tipja says:

    pse kshu mor bir st l ajo lezbikja q ke marr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje