Nishani dhe Imami dorëzojnë SHQUP-in tek PD-ja. Shefi i Shtabit nuk firmos!

15 Gusht 2013, 19:45Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, TCH

 

Intensifikohen përpjekjet nga ana e qeverisë shqiptare në detyrë për t’ia kaluar me çdo kusht godinën e SHQUP-it, PD-së.

Por kjo tentativë ka hasur në kundërshtimin e hapur të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshit.

Ndërkohë që bie në sy se e gjithë korrespondenca, që përfshin Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, vartësit e Imamit në drejtim të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë dhe ato më gjeneral Gjunkshin, janë bërë në vetëm dy ditë, 13 dhe 14 gusht, një tregues nxitimi për të mbyllur këtë çështje përpara se qeveria e re të marrë detyrën.

Këtë e vërteton korrespondenca intensive zhvilluar të mërkurën datë 14 gusht 2013 mes Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Gjunkshit, përfshi atë të datës 13 gusht me Ministrinë e Brendshme.

Top Channel nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes ka siguruar në mënyrë ekskluzive këtë korrespondencë prej të cilës del në dritë një fakt i ri dhe i panjohur deri më tani.

Përfshirja në këtë histori e Ministrisë së Brendshme, drejtuar nga Flamur Noka, njëkohësisht Sekretar Organizativ i PD.

“Me anë të shkresës së protokolluar me nr.7374 datë 13.08.2013 në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohet kalimi në përgjegjësi administrimi tek Ministria e Brendshme i pronës nr. 32 me emërtim “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë” me vendndodhje bulevardi “Zhan D’Ark”, Tiranë” thuhet në fillim të shkresës dërguar gjeneral Gjunkshit.

Paragrafi i tretë i kësaj shkrese zbulon një detaj tjetër kur citohet shkresa me numër 7375/2, datë 13 gusht 2013 dërguar Ministrisë së Mbrojtjes nga QKMBM, ku thuhet:

“Kjo godinë shumë shpejt nuk do të përdoret nga ana e tyre pasi është në përfundim e sipër godina e re e ndërtuar posaçërisht për zhvillimin e aktiviteteve të saj. Kjo godinë është ndërtuar me qëllim plotësimin e misionit të QKMBM me të gjitha kriteret e standardet teknike, çka nuk i ofron godina ku zhvillojnë aktivitetin aktualisht”.

Në përgjigje të kësaj shkrese vjen ajo e datës 14 gusht 2013 nga Shtëpia Qendrore e Ushtrisë me këtë përmbajtje:

“Plani i ri organizativ është parashikuar që aktiviteti i saj për shkak të bilancit negativ financiar dhe reduktimit të aktiviteteve, të zhvendosë aktivitetin pranë hotelit të ushtarakëve me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së saj dhe uljen e shpenzimeve financiare”.

Për sa më sipër Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes kërkon prononcimin e gjeneral Gjunkshit për nxjerrjen e kësaj prone nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcave të Armatosura dhe vijimin e procedurës ligjore për këtë qëllim pasi pa miratimin e shefit te shtabit, prona nuk mund të tjetërsohet.

Por po në të njëjtën ditë, pra datë 14 gusht 2013, gjeneral Gjunkshi i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe jep vlerësimin e tij në lidhje me këtë pronë të ushtrisë. Një vlerësim që me pak fjalë rrëzon kërkesën e Imamit dhe Nokës.

Fillimisht gjenerali nënvizon faktin se plani i përhapjes me terminologjinë e NATOS është një ndër elementët kushtetues të Forcave të Armatosura dhe se rishikimi këtij plani bëhet në kuadër periodik të dokumenteve të strategjik kryer, vitin e kaluar.

“Në dokumentin e rishikimit strategjik të mbrojtjes të miratuar nga këshilli ministrave me vendim nr 269 dt 03.04.2013 është vlerësuar ekskluzivisht që kjo qendër të mbahet si një ndër tre asetet themelore të burimeve të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”.

Gjeneral Gjunkshi në shkresë jep detaje që vërtetojnë se SHQUP-i është një qendër funksionale kur ai përmend se në të zhvillohen aktivitete të nivelit të lartë të NATOS, takime konsultative, konferenca planëzimi apo pritje delegacionesh pasi infrastruktura e ngritur lejon zhvillimin e tyre, madje, nënvizon Gjunkshi, me cilësi të lartë.

Përballë të gjithë kësaj situate, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë mbërrin në këtë përfundim.

“Vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjioz për aktivitetet/ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura por edhe Shtetit Shqiptarë. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Ky qëndrim i gjeneral Gjunkshit e fut në një kurs të pastër përplasje dhe të paprecedentë në 23 vitet e fundit ushtrinë shqiptare me qeverinë e kryeministrit Berisha, e cila me një vendim të mbajtur të fshehtë kërkon tjetërsimin e kësaj prone të ushtrisë dhe kalimin në seli të opozitës së re shqiptare.

 

Presidenti firmos dekretin duke vendosur veton- kundërshton qëndrimin e gjeneral Gjunkshit

Burime nga Ministria e Mbrojtjes pohuan se Presidenti i Republikës në kapacitetet edhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë inventarit të ushtrisë të godinës së SHQUP-it.

Ky dekret ka mbërritur në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes pasditen e të enjtes.

Sikurse edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin e SHQUP-it në godinë të PD-s, që nuk u bë asnjëherë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, edhe dekreti i presidentit deri këto momente ka pësuar të njëjtin fat.

Zyra e shtypit e presidencës, kontaktuar nga Top Channel për të pasur version zyrtar dhe detajet e dekretit, të vetmen përgjigje që dha ishte “keni telefonuar jashtë orarit zyrtar”.

Lëshimi i këtij dekreti nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e përfshin atë në një shkelje të pastër të ligjit.

Ja se çfarë thotë ligji 8671 datë 26.10.200, i ndryshuar me ligjin 9194 datë 19.2.2004, kreu dy, pika 3: “Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura miraton planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje”.

Pra, përpara se presidenti Nishani ta ndërmarrë këtë hap, ai duhet të ketë mbi tavolinë shkresën me firmën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili bën kërkesën për çdo tjetërsim të pronave të ushtrisë.

Mimi Kodheli, ministre e ardhshme e Mbrojtjes deklaroi se gjatë një bisede telefonike me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Gjunkshin, ai ka pohuar se nuk ka firmosur asnjë shkresë për nxjerrjen jashtë inventarit të pronave të Ministrisë së Mbrojtjes ndërtesën e SHQUP-it.

Ky qëndrim i gjeneralit përforcohet edhe nga shkresa që ai ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes përmes të cilës ai kundërshton kalimin e SHQUP-it për t’u përdorur si seli e PD.

Pavarësisht vendimit të Këshillit të Ministrave, firmave të Arben Imamit dhe Presidentit Nishani, mjafton firma e munguar e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm që i gjithë ky operacion me SHQUP-in të jetë i paligjshëm.

29 komente në “Nishani dhe Imami dorëzojnë SHQUP-in tek PD-ja. Shefi i Shtabit nuk firmos!”

  1. Arberor says:

    Qeveria e re sapo te vije duhet te beje nje investigim te hollesishem per shume abuzime qe ka bere ky president ne kaq kohe te shkruter dhe ta shkarkojne urgjentisht, ndryshe do ta kene si hal gjithe kohes.

    1. Vlora says:

      ti nxjeri per bythe perjashta….thuaj

      1. zequa me cibuk says:

        pritni
        se do shohim gjeneralizm edin

    2. Adriatik says:

      Kthejani pronat pronareve o shtet islamikesh. Eshte mbi token e Toptaneve. I takon parablerja e godines.

    3. I.Sh. says:

      Kur botuam këtë foto, shumë lexues na u zemëruan!
      Nuk kishte të bënte me invaliditetin e tij fizik, por atë moral e profesional!
      Sali Berisha e ka tredhur 100%!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/is-he-in-valid.html

  2. Besa says:

    Bujar Nishliun ne ne seancen e dyte duhet te shkarkohet si ivalid qe ash dhe pensinin ta marri tek PD o Sali Trapi

  3. safeti says:

    Keto jane debate kot pasi qeveria vendimin e ka mar. Kjo godine eshte dinjitoze per Partine Demokratike. Deri me sot ka sherbyer per sebepa ahenga mehane, dhen me qira dor pas dore me rryshfete e seksera. Ne rast se e majta eshte kunder le ti dorzoj PD-se godinen e saj aktuale qe eshte tre her me e madhe se ajo e PD dhe lidhet me tunele me banken e shqipris.

    1. Andi says:

      Me duket nje arsyetim i llogjikshem…
      Nese qeveria aktuale e ka marrr vendimin, nuk e kuptoj pluhurin qe ngrihet.

      1. Tirona says:

        Andi, edhe mua me duket nje arsyetim i llogjikshem. Nese Qeveria e ka morr vendimin. Qeveria tjeter qe vjen mbas ketij muaji te marri vendimin qe ta kthej mbraps vendimin e qeverise se PD dhe ato qe shkelen ligjin te shkojne para drejtesise. NUK E KUPTOJ PLUHURIN QE NGRIHET,. O Andi, po ti je dakort me kete arsyetimin tim

    2. Vlora says:

      ku jeni katandisur mo safeto,,,,,,,njesoj si xhepistat.

      dhe pretendonit qe drejtonit shtetin,,,thjesht vetem vidhnit.

      FUND!

    3. indrit says:

      safet po ikore narkoman dreqi terhiqi nje xhiro ane nga lazarati se erdhi sezoni i vjeljes ikore narkoman byth grisur car lesh vendimi po na tregon ti more qen plerash vetem zorraxhinj si puna jote i shkojne pas serbit sali more dite zi,kapterr jari shtupe novejtorje e serbit sali po pse more rraketik pronat e adetes tende jane keto qe po i leshon firmat e vendimet sikur te mos jen gje apo i solli serbi sali nga gopi i sames me kosha me gomere kete prone nga vicidoli mbeturinat e kombit ..

      1. mao says:

        Safeti eshte nje legen qe leh se nuk kafshon me dot. Te shkarkohet urgjentisht Bujar Nishani, jo se eshte invalid, por se eshte nje servil i peshtire i S. Berishes. Tani iu erdhi fundi kermave. Nese e zene godinen me pabesi, ushtaraket ne pension tu hyne me dru se kane 20 vjet qe poshterohen nga kermat e PD. Erdhi dita ti lajme hesapet me qelbesirat.

  4. england says:

    Ku eshte katandisur shteti Shqiptar,na kane drejtuar per vite te tera barinjte,kalorsianet,dhe andikapatet,njeri minister i brendshem,tjetri kryeminister dhe mustaqelliu preqident.

    1. plaku says:

      England,
      Nuk eshte faji i tyre, kane lidur gomere !

  5. fl says:

    Te shkarkohet gjytyrimi-president sa me shpejte. Hekuri rrihet sa eshte i nxehte.

  6. Selia e mender PD se ,nuk meriton te vendoset as tek banjot publike te Tiranes !

  7. Anim says:

    A nuk eshte valle kjo qe ka bere Nishani I Bishes nje shkelje e e rende qe duhet te sjelle edhe largimin e tij nga posti I presidentit dhe vendosja e normalitetit ne ate post te larte. Po ashtu duhet ndjekur penalisht Bisha, Imami I tij dhe Noka flamurtar.

  8. Kserksi says:

    Ka ardhur koha qe PS te arrestoje kete dy kryedobicat Nishani dhe Imami dhe pas tyre birin e Kurves se Serbise Sali Berishen dhe fisin e tije te mallkuar

  9. Shqip says:

    Po gomarin nuk mund ta besh njeri ashtu eshte dhe Puna e ketyre Malokve te trash,qe sdin te flasin Gjuhen Shqipe.Per ata duhet te ngjallet Enveri

  10. sajmir says:

    po dhe gjunkshi do e kishte firmosur por kur humben zgjedhjet u terhoq, pse seshte terhequr te te tjerat.

  11. qelbesira ne litar says:

    PSE TE MOS BEHET SELIA E mender PD ne 313 ?

  12. tol fracezi it says:

    Pd ti hiqet dhe ajo seli qe ka ,dhe te nxiret jashte ligjit me gjithe lulushin .kurse nishan handikapatin ta mbyllin ne psiqatri .

  13. SHAMIKUQJA says:

    MORE SE JE NJE PRESIDENT PSIKOPAT E DIN BOTA MBARE POR SE JE KAQ INVALID VETEM ATO SI TE KAN ZGJEDHUR E DIN I KE DITET E NUMERUERA O PSIKO SKIZOFREN TURPI I P-D SE

  14. zarari says:

    ti nxjerrim nga shtepite komentuesit dhe ti hedhim ne lane them une… qoken ia bejme te shtepia e oficereve meqe e kane kaq per zemer!
    po ikni ore beni ndonje pune se as i kercet njeriu ketu realisht per godinen – edhe ata qe e perdorin kane vend tjeter te sapondertuar. dhe sa per shkelje ligjore le te dale njeri dhe te thote cfare ligji eshte shkelur. presidenti ka te drejten ekskluzive ligjore te fuse apo nxjerre pronat nga plani i perhapjes dhe ju flisni kot. i vetmi argument eshte e drejta mbi token e ish-pronareve po nuk besoj se i qan zemra shume komentuesve guerrilo-edvinista ketu dhe as qeveria ne ikje nuk shquhet per drejtesi ne kete drejtim.

  15. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk eshte problemi pse P.D po mer godinen e SH.Q.U.P -it ,por ,si ka mundesi te shenohet GOL kur ARBITRI i ka rene bilbilit dhe lojtaret jane futur ne dhomat e cveshjes kur jane ezauruar jo 90 por 97 minuta me gjithe shtesen .
    “TIRONA” ,per mua ka dhene pergjigjen me te persosur .

  16. ali says:

    Kusare deri ne agonine e fundit !!!!!!!

  17. ilir says:

    U vertetua dhe njehere qe kukullat pa goje qe ka zgjedhur sala dine vetem te firmosin.Turp….bejne dhe betime, bujari si invalid qe eshte mos mendoje se ka ligj qe e le jashte gjykimit dhe denimit.Deri kure do bejne cubin keta njerez te pa pergjegjshem……ndoshta dhe 2 jave.Bravo i qofte gjeneralit qe nuk e firmos vertet eshte i zgjedhur nga ata por cdo gje ka nje cak,prona e tjetrit eshte kafshate qe nuk kaperdihet por makuterit nuk njohin kufi.Ndoshta dhe 2 jave dhe do ti vjellin te gjitha ,le ti lutemi zotit.

  18. deda says:

    O ZOT kush na kan drejtu.

  19. Çizmja: says:

    Ky vendim eshta padyshim nje turp i madh qe verteton se keta hajdute kure nuk kane qeverisur kete vend si duhet…vetem per hesap te tyre.
    Po me ben nje gje pershtypje qe ky Gjerneral Gjunkshi si shef i shtabit te pergjithshem nuk paska firmosur, ky njeri i ka sherbyer me zell PD-se dhe familjes Berisha deri tani dhe tani kerkon te shpetoje veten , per te mbetur brenda ushtrise dhe per ti sherbyer PD-se akoma.. Po a ishte ky “Hajdut’ qe ne kabllogramet e Ambasades amerikane perflitej si nje drejtues i koruptuar qe merte ne bashkepunim me shefat e tij, 3000 Eoro , per çdo ushtar qe niste ne Irak e gjetke. A nuk ishte po ky Hajdut qe u be Gjemneral vetem per te firmosur Privatizimin e Klubit Partizani per llogari te familjes Berisha dhe qe eshte graduar Dy here duke u bere brenda nje viti Shef i Shtabit te pergjithshem , a thua se fitoi si komandant disa luftra njeheresh..kush e gradoi dhe perse kete “Hajdut qe bashke me Imamin e te tjere e shiten gjithe ushtrine per interesa te tyre..Po eshte qesharake te mendosh se ky eshte bere i duhurui tani..Kjo eshte nje perpjekje per te shpetuar “Koken ” per kete hajdut te pandreqshem, qe e shkateroi Ushtrine Shqiptare,, sepse dihet qe Imami eshte i Ikur . Nishani po eshte President i gjymtuar dhe kapet pas Mandatit dhe llogjika e tyre eshte te mos e ngatrojme kete radhe Gjunkshin se mund te na sherbeje akoma.. Po kush i Ha keteo mor Gjunksh.. ti duhet te shkosh para drejtesise me e pakta ta dorezosh vete detyren, si nje sherbetor i keq i atyre qe jane ne pushtet..LEGEN..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje