Procedura për dorëzimin e mandatit të deputetit nga ana e ministrave të rinj, do të nisë vetëm pasi të jetë votëbesuar qeveria e re në Parlament. Kjo pohohet nga burime të Ora News.
Në mënyrë individuale, të 16 ministrat e PS dhe LSI do t’i drejtohen individualisht me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë për t’u dorëhequr si deputete dhe më tej Parlamenti do të njoftojë KQZ-në për vakancën e krijuar.
Por, organi më i lartë zgjdhor e ka të pamundur të mandatojë 16 deputetët e rinj, per shkak te mungeses se nuk ka kuorumin prej 5 votash pro te anetareve te KQZ, duke detyruar sërish mazhorancën të çojë çështjen e mandateve në Kolegjin Zgjedhor.
Të njëjtat burime i thanë Ora News, se ministrat do të heqin dorë nga mandatet në periudha të ndryshme, për të shmangur rrezikun e humbjes së shumicës parlamentare.
Bëhet fjalë për 16 ministra, që nëse lënë në të njëjtën ditë mandatin, do ta çonte mazhorancën në 67 mandate dhe në rast se e djathta do të braktiste seancën, atëherë do të mungonte kuorumi i nevojshëm prej 71 deputetësh për të zhvilluar normalisht seancën plenare.
Ndërsa dihet se cilët janë ministrat që do të dorëzojnë mandatet, nuk ka ende një listë të saktë të atyre që do të vijnë në Parlament. Kjo, pasi Kodi Zgjedhor në nenin 164, pika 2 e tij, këtë herë parashikon që nëse mandatin e dorëzon një grua, atëherë vendin e saj duhet ta zërë po një grua.
Dhe kjo bën që në Parlament vendin e një gruaje të mos e zërë automatikisht pasardhësi në listë, por gruaja e radhës, që mund të jetë edhe disa numra më poshtë.
Madje, sipas Kodit, në nenin 174 të tij, parashikohet që në qarqet ku partitë nuk kanë respektuar ligjin për 30% gra në lista, edhe nëse ikën një burrë nga Parlamenti, ai duhet zëvendësuar nga një grua, që mund të jetë edhe e fundit në listë.
Menjefjale 18 vjecarja e LSI do “ndihmoje” ne miratimin e ligjeve te cilet une me shoket e mi qe jemi jurist qe disa vjet para se te lindte “deputetja”,t’i zbatojme.U be parlamenti se “mesimore”…Leri njerezit te shkojne ne “kopshte e shkolla” para se ti promovosh,se i le injorante…apo te tille i do?!
Po pse vetëm kjo 18 vjeçarja është problem…, po ata tregtarët me 8 vjeçare…!
Kujdes, Kujdes se gjarpri fle, dhe te han edhe kur flen.
Iku treni i rilindje me dorzu mandatin–lokomotiva eshte
edvini dhe te tjeret i perplasen nga mbrapa hahahhahaha
Hajde Kushtetute hajde ! Rrumpalle ! Te gjitha keto klauzola jane bere per interesat e qeveritareve, mbroj-
tjes se tyre dhe aspak per interesat e mjeranit popull ! Rrumpalle !!!