KLSH: Fullani, shkelje dhe me prokurimet

17 Gusht 2013, 16:14Politika TEMA

Shpenzimet e fryra për paga dhe dieta nuk janë zërat e vetme të abuzimeve në Bankën e Shqipërisë. Top Channel zbardh të tjera detaje nga raporti i KLSH mbi menaxhimin financiar të bankës.

Këtë herë bëhet fjalë për prokurimet, të cilat sipas raportit kryhen në kundërshtim jo vetëm me ligjin por edhe vetë rregulloren e saj. “Në shumë prokurime-thote raporti- një pjesë e dokumentave të tenderit, përfshirë procesverbalet e komisionit të prokurimit nuk arkivohen”.

Madje sipas KLSH edhe gjatë nënshkrimit të kontratave me fituesit atyre nuk u bashkangjiten dokumentat shoqëruese të detyrueshme me ligj. Por këto nuk janë problemet e vetme. Raporti konstaton se edhe procedura përmes të cilës banka përcakton fondet limit për tenderat e saj është e dyshimtë dhe nuk respekton çmimin më të ulët.

“Banka e Shqipërisë në rregulloren e saj duhet të prcaktojë qartë metodologjinë që duhet të ndiqet për hartimin e fondit limit, ku të përcaktohet cmimi më i ulët me kriteret prioritare për realizimin e shërbimit”, vijon raporti.

Në fund një pjesë e raportit të kontrollit i kushtohet edhe kontratave për godinat e bankës qendrore. Raporti thotë se Banka ka shkatuar dëme edhe me rikonstruksionin e godinës së re dhe riparimin e hotel “Dajtit”, ku edhe pse janë shkelur të gjitha afatet ligjore nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për vonesat dhe vazhdon të paguajë qira tek privatët. Në këto kushte bujar leskaj, kryetari i KLSH rekomandon urgjentisht që Banka të përllogarisë koston e qirave, që llogariten në rreth 1 milionë dollarë në vit dhe tja ngfarkojë atë kompanive private që kanë shkelur afatet e rikonstruksionit.

16 komente në “KLSH: Fullani, shkelje dhe me prokurimet”

  1. Treviso says:

    Bota sot po komandohet nga bankjeret. Banka Shqiptare me zotin Fullani nuk e dikan ligjin se mos perfundimi ne kohe i nje objeti paguhet penale e kripur. Duhet hetuar mire se penalja mund te jete paguar ne te zeze.

  2. Slayer says:

    Shifnja Berishen ne foto, si nje Pinok intrigues qe survejon cdo levizje haha sa ‘komik’ qe duket

  3. KARAMAMUND-ELEFANTI I TRETE says:

    Ate goten e veres futjani mu ne by…e, ne burg kalbeni qelbesiren se ka bere baterdine me banken e Shtetit,ndyraqi, sikur e kishte pronen e vet personale e ka pedorur.

  4. luis says:

    Merrni valixhet te gjithe ju plehra me ne krye kryehajdutin Sali sepse fort mire e dini dhe e shihni se rruge tjeter perpos burgut nuk u pret dhe c’eshte me e rendesishmja nuk keni mundesi te beni gje per tu mbrojtur sepse vota popullore qenka me e forte edhe se vete revolucioni dhe ju pavaresisht kercenimeve per tu dukur gjoja te rrezikshem u ka hyre frika ne palce.
    Dta e 23 qershorit do mbahet mend si dita e bekuar per shqiptaret qe hoqen qafe qeverine me te qelbur ne historine e ketij kombi.

  5. Hollanda says:

    Je nje hajdut ordiner Fullan ! Ehh mer Fullan babloqa !!! Aligator je ! Vidh e vidh e ske te ngopur , si zor e ke ta kompromentosh Ramen !

  6. selman says:

    Prokurimet per ekipin e basketbollit per femra i ben shum ne rregull Fullani

  7. luli says:

    Fullani eshte hajdut. Ska me keq se nje idiot hajdut.

  8. Qytetar i Tiranes says:

    Futeni ne BURG qelbesiren.

  9. demi says:

    …po cfare prisni nga kelyshi i JANI FULLANIT???…MIUT TE BODRUMEVE TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH…
    …ka vetem nje zgjidhje…ti paguaje te gjitha dhe te marre denimin e merituar ky hajdut ordiner…

  10. riku says:

    mjer ne per keto fytyra te ndyra dhe te urryera.

  11. Turi says:

    Edhe ky surrat e ka nderruar pllaken….Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare….

  12. Robert Kosta says:

    Se mos eshte nje a dy! Ketu eshte gjithe fshati! Fullanrat jane bere si ne perrallen e gjysma gjelit, i cili kur ra ne vendin plot me flori dhe, si i babezitur qe ishte, hengri aq shume sa nuk leviste dot. E zune, e varen nga kemba dhe sa here qe e godisnin me shkop, perhere e me shume florinj nxirte. Mendoj se per Ramen eshte koha t’i mbledhe keta “gjysma gjelet” tane dhe “t’i shtroje ne dru”, dhe per t’i goditur ligjerisht, por dhe per te kthyer ne banke parate e vjedhura apo te marra abuzivisht fale pozicionit qe mbajne. Ne se Berisha hyri ne histori tone si batakciu me i madh, Rames i del per detyre te hyje ne histori si rilindas i Shqiperise. Bjeru te gjithe abuzuesve se ke mbeshtetje!

  13. lili says:

    Pyetja eshte a do te veproje drejtesia.Ne qofte se jo,atehere edhe kjo qeveri e rilindjes do te veproje alla fullani e berisha…..Edhe Loja e hajduklleket vetem do te vazhdojne,po me lojtare te kampit siamieze

  14. valter says:

    Me ben çudi si ka mundesi qe organi me i larte i kontrollit te shtetit nxjerr abuzime pa mase dhe asnje nuk merr denimin e merituar?

  15. ekonomistja says:

    Me vjen shume keq per zotin Fullani qe doli zbuluar fare ne te gjitha drejtimet.Nuk eshte treguar i zgjuar me kete Bujar Leskajn , ti punesonte ndonje familjar ne poste kyce dhe e mbyllte mire muhabetin,ose zoti Leskaj nuk ka cfare ti mbylle me pare kesaj “LUBIJE” dhe qeverine e ardhshme nuk e ka favorit.Zoti Fullani e ka mbylle mire ciklin e prokurimeve. Ai ka punuar per rreth 8 vjet me te njejtin Kryetar Prokurimesh, me te njejtin Drejtor Administrimi, me te njetit te afert te tij , sikur keta te ishin bekuar nga zoti per ndershmerine maksimale.Nuk ka ndodhur kurre me pare ne Banken e Shqiperise kjo katraure, por me sa duket ky ishte qellimi final i Fullanit, duke qene se nga profesioni i Guvernatorit ishte AUT.

  16. Gezimi says:

    Ky meriton te arrestohet para Berishes, ose se paku ne nje kohe me te!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje