Një histori frymëzuese dashurie (FOTO)

27 Gusht 2013, 11:07Lifestyle TEMA
Një histori frymëzuese dashurie (FOTO)

Një foto e një ish-ushtaraku nga San Diego, i cili humbi këmbët e tij gjatë një operacioni në Afganistan, e realizuar nga gruaja e tij, ka prekur dhjetëra mijëra njerëz në rrjetet sociale dhe tashmë është bërë hit.

Gjashtë vite pasi u bashkua me Korpusin e Marinës në vitin 2003, Jesse Cottle humbi të dyja këmbët, pasi gjatë çmontimit të një bombe në një mjet, ajo shpërtheu.

Por, pavarësisht nga plagët e tij ligështuese në trup dhe zemër, ai u takua me Kelly, një notare e bukur, me të cilën u martua një vit më parë.

Ndërsa vizitoi familjen e saj në Idaho pak kohë më parë, ata bënë një foto, e cila ka ngjallur shumë kënaqësi te amerikanët.

Është Kelly që mban në kurriz të shoqin e saj, një herë të dy ata dhe në një foto tjetër, së bashku me familjarët e saj.

“Dhimbja ime ka qenë vërtet e ashpër, por unë e kalova falë familjes dhe miqve, si dhe besimit tim tek Zoti. Unë jam me fat që jam shëruar dhe që kam vazhduar jetën, duke u takuar me gruan time të bukur”, ka thënë Jesse.

“Unë u intrigova shumë nga ai, dhe jo vetëm prej faktit se nuk i kishte këmbët, por për atë që është”, shprehet Kelly.

Fotot e tyre janë postuar në Facebook nga Sarah Leford dhe tashmë Amerika ka rënë në dashuri me Jesse dhe Kelly.

Komentet në Facebook kanë qenë frymëzuese.

“Zoti ju bekoftë të dyve ju dhe ju falenderojmë për sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë tonë, ju jeni një hero”, shkruan një prej komentuesve.

Fotot e këtij çifti frymëzues tashmë po bëjnë xhiron e botës./b.l

30 komente në “Një histori frymëzuese dashurie (FOTO)”

  1. josifi says:

    je gjigande moj moter, zoti te dhente femije me shumice

    1. raimondi says:

      Keto ndodhin ketu ne USA, sepse ketu Politkanet, Media, intelektualet, feja etj
      vene ne krye te jetes se tyre PATRIOTIZMIN…

      …..ndersa ne Shqiperi, politikanet, media dhe intelektualet tane e quajen Patriotizmin te dale mode

      1. VF-LP says:

        @raimondi
        Mos i ngatarroni gjerat zoteri.Dashuria nuk ka te beje me patriotizmin.
        Kur fuqia ekonomike e Amerikes do te mbaroje ( dhe kjo ka ndodhur me Empire te tjera te medha,) edhe patriotizmi amerikan do te mbaroj.
        Ato qe ju permendeni:Politkanet, Media, intelektualet, feja i bejne sherbim interesave te tyre dmth mireqenies.
        Prandaj dhe Amerika eshte xhandari nderkombetar.

        1. raimondi says:

          Degjo 1

          Nqs nje shoqeri vendos ne qender te jetes se saj kulturore, artistike, politike , fetare etj …Patriotizmin,
          atehere kjo ben
          te ritet dashuria per njeri tjetrin ne ate shoqeri …

          Ne kete menyre
          njerezit do e duan me shume njeri tejtrin dhe do e respektojne me shume,
          te pasurit do kontirubojne ne menyre filantropike ne ndihme te te varferve,
          …….atehere kjo ben qe te ritet kohezioni shoqerise,…dhe rjedhimisht te mbizoteroje ne popull cdo ndjenje positive e morale
          qe con ne raste te tilla sublime si I ketij ciftit amerikan

          Mungesa e propagandes ndaj patritoizmit ne jeten shqiptare, nepermjet medias vizive dhe te shkruar
          eshte edhe nje nga faktoret rkeysore qe ne vuajme sot ne cdo fushe te jetes

          1. VFLP says:

            @raimondi
            Te gjitha qe thoni jane ‘non sens’
            Nejse ç’do njeri ka mendimin dhe kuptimin e tij.

            1. raimondi says:

              Jane ‘non sense” per ata qe jane pa gjykim…common sense , si ty

              1. I revoltuari says:

                Kur injoranti do te flase per kulture.
                Na e spjegon dashurine me patriotizmin.
                Shko laj halet e New Yorkut dhe hap librara, e mos grij dengella.

    2. N Shabani says:

      E po ketij ja kane vene kembet artificiale te pakten po ketu te lene te kalbesh ne karroce te te hane krimbat.

      1. plaku says:

        N.Shabani,
        Une e urrej luften, cdo lloj lufte. Une jam pacifist dhe mendoj se porblemet e kesaj bote do ishte mire te zgjidheshin me bisedime dhe jo me urrejtje.
        E di qe do te shokoj, me linkun e meposhtem, ku tregohet nje ish ushtar amerikan ne Irak, i plagosur dhe operuar. Ish gruaja e mbajti vetem nje vit dhe e la. Kuptohet se, nuk kam asnje te drejte njerezore qe te gjykoj kete grua.

        http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/01/tyler.jpeg

        Pershendetje

    3. shqiptari says:

      Ne me dy kembe e s’po gjejme dot yje si kjo ?

      1. Shqiptari!

        Kjo motra ne radhe te pare,eshte yll ne shpirt pastaj yll si paraqitje.

    4. ALLAHU BLESS U! says:

      Hallall moj moter!
      ALLAHU BLESS U!

      * * *

      Gjithsesi, Jesse Cottle konsiderohet hero dhe ka statusin e veteranit. Qe do te thote shume lehtesira (edhe per femijet e tyre).
      * * *

      Jo si ne Salistan ku kryeministri shpellar i kercenon ushtaraket se do u heqe statusin (sikur ua ka dhene Sheqerja):

      http://is.gd/VWSqZX

    5. burri says:

      iku dhia te nxjerre briret la edhe veshte thuhet…
      iku ky te cmontoje bombat la edhe kembet, mir ti behet se per para po vrasin me mijra civile keta amerikanet “patriote”

  2. Anduelinda says:

    nje histori e bukur dhe mallengjyese.
    Jete te gjate ciftit.

    Por keto gjera mund te ndodhin vetem jashte shqiperise. Ketu te lidhesh nje vajze apo djale me probleme te tilla, familja do beje te pamunduren sidomos nenat per ta prishur nje lidhje te tille.
    Shqiperi hesapi.

    1. era says:

      Ne shqiperi vetem leke te kesh se per kembet femrat se kane problem ,pazarin e bejne me leket e tua dhe ecjen me kembet e komshiut.

      1. N Shabani says:

        Ha ha ha era me shkrive shume e forte kjo. Me te vertete jemi bere per te ardhur keq, shume keq e edukojme brezin e ri, ndjenjat e pastra kane humbur fare.

      2. albi says:

        I/E modh/e,sa kam qesh!!!

  3. Aleksandër Matrënga says:

    e pabesushme por fakt.Edhe ne shqiperi ka raste te tilla ku vajzat jane sakrifikuar per njeriun e tyre te dashur.te pakten une njoh raste te tilla.

  4. R.Moisiu says:

    Edhe ne ne Shqiperi kemi heroina te tilla, burrnesha te tilla,fisnike te tilla – raste te tilla te ngjashme. Rasti me i cmuar njerezor dhe vertet frymezues qe te ben te besh nje roman te tere dhe film. Ne kemi kengetarin dhe kantautorin e shquar te serenatave korcare Mihallaq Andrea-i cili nga semundja dhe dr.Ylli Zicishti i ka bere operacionin e pare-ne moshen 28 vjecare i prene kemben, me vone tjetren-por ai ate kohe ka qene i fejuar me gruan qe ka sot. U dashuruan qe ne shkolle , me pas u fejuan dhe ndodhi tragjedia. Nje jete e tere dashuri e dhimbje dhe kenge-serenata! Me kujtohet kur nusja e tij e nxirrte shetitje me karroce nga Shetro,nga Panda -ne parku Rinia-ne bulevardet e Korces ajo vajze nuk lodhej(kendonin serenaten”Bulevardi i Korces ka vajza pamase) e nuk eshte lodhur kurre -megjithsese tani eshte mrekulli qe Mihallaqi pa kembe nget makinen!Eh pra me kujtohet atehere kur dilnin shetitje te dy ajo e bukur si nje PERI-kishte edhe syleshe qe e paragjykonin por ajo as qe donte t’ia dinte- ajo i sherbente e i sherben me fisnikeri e perkushtim dashurise se jetes, kane edhe dy femije te mrekullureshem-Vajze e djale-te dy jane studente tashme!. Ajo shtynte karrocen-ai me kitare kompozonte ose kendonte serenata -ajo e shoqeronte me zerin e saj te embel e melodioz-ekziston nje kasete qe kane kenduar te dy-ai i ka kushtuar disa serenata e saj……

    1. R.Moisiu

      Dashuria e vertet ndan malin me dysh!

      Identik si rasti i Mihallaqit,kam shokun tim te ngushte,i cili eshte i paralizuar nga kembet,dhe u martua para 6 vitesh me dashuri me nje komshijen e tij ,dhe ja kalojne shum mire,sepse eshte dashuria ajo qe i mban gjalle dhe jo paraja.
      Money is not everything-paraja nuk eshte gjithckaja.

  5. R.Moisiu says:

    Rohan Tajnen ,nje kengetar i shquar irlandes ,impulsiv dhe i embel ne muzike…por edhe i ngjashem me jeten e kengetarit tone te shquar Mihallaq Andrea!-Te dy pakembe!

  6. R.Moisiu says:

    Ja dhe Sereanat qe MIhallaq Andrea i ka kushtuar gruas se tij te shtrenjte-Dashurise se vetme te jetes!
    Margarita

    Se pa syrin tend te bukur
    Une s’mund te qetesohem.
    Dhe pa puthjen tende
    Jo, s’mund te rrohet

    Ne mos mund ta perqafoj
    Aq sa here do deshiroj
    Une ne jeten time vajze do te gezoj.

    O Margarita, O margarita
    Ti je je shpresa ime e fundit Margarita.
    Se te dua me te vertete,
    Kam deshire te te kem ty perjete.

    Dhe neqoftese ke vendosur
    Mos degjofsh k’te kengen time,
    Mos me ler mua te mjere
    N,ato vegime.

    Ne mos mund ta perqafoj,
    Aq sa here do deshiroj
    Une ne jeten time vajze do te gezoj

    O Margarita, O Margarita
    Ti je je shpresa ime e fundit Margarita.
    Se te dua me te vertete
    Kam deshire te te kem ty perjete.

  7. tironci says:

    sa cift i bukur
    edhe ngjakan shume si me qene vella e moter
    jete te gjate ciftit

  8. liri drejtesi says:

    Ja edhe nje fakt me shume – se dashuria e vertete nuk qenka shuar.

  9. Putana e Lanes says:

    Une me komet hap ne burri do me m’lane, jo ma pa kome, qe m’hedh ke qenefi me nji here.
    Qyqja none, ne kurvat jemi pa fat!

  10. Rexhin says:

    Nje cift i mrekullueshem zoti ju plotesofte te gjithe endrat tuaja.

  11. Emigrant SHBA says:

    Kjo eshte megjithmend nje romance e vertete dashurie dhe shpresoj qe mos jete e shkurter por te jetoje gjate Ai ishte me fat qe ka shpetuar nga tragjedia qe ka pasur ne Afganistan por edhe qe ka gjetur nje vajze te mire sipas shkrimit Ai qe ka qene ne ate vend e ndjen se cfar eshte dhe se cfar ndjen kur kthehesh tek njerzit e tu qe te presin me shume mall dhe me brengen se a do te kthehesh gjalle prej atij feri
    Te uroj gjithe te mirat moj vajze dhe paci jeten e gjate

  12. berati says:

    URIME CIFTIT SE QEJKAN TE DY SHUME SIMPATIKE POR KJO VAJZA E PASKA ZEMREN E MODHE ZOTI TI BEKOJE . BRAVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje