Justin Timberlake triumfon në ‘MTV Video Music Awards’

26 Gusht 2013, 09:49Lifestyle TEMA

Justin Timberlake është triumfuesi kryesor i çmimeve të kanalit muzikor, MTV, të dielën pasi fitoi çmimin për videon më të mirë të vitit në “MTV Video Music Awards”.

Timberlake e fitoi çmimin për këngën “Mirrors” në të njejtën natë kur ai u ribashkua me pjesëtarët e tjerë të grupit ‘N’Sync’ me të cilët fitoi famë vite me parë. Grupi muzikor amerikan i Timberlake mori edhe çmimin, “Michael Jackson Vangard Video Award”, çmim që jepet që pas vdekjes së mbretit të pop-it,thekson “BW”.

Në këtë ngjarje, fitues të tjerë ishin edhe Macklemore & Ryan Lewis pasi morën çmimin për videon më të mirë në kategorinë hip-hop për videon e këngës, “Can’t Hold Us”.

Ata u nderuan edhe për videon më të mirë me mesazh social me videon e këngës, “Same Love”, këngë kjo që konsiderohet si himn për martesën. Fitues të tjerë janë edhe Taylor Swift, Bruno Mars, Selena Gomez dhe Thirty Seconds to Mars. P.K

 

1 komente në “Justin Timberlake triumfon në ‘MTV Video Music Awards’”

  1. hahaha says:

    djali i shkathet, jo shume i talentum(per mendimin tim).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje