Shtëpia Qendrore e Ushtrisë është shndërruar në mollën e sherrit mes mazhorancës në ikje dhe opozitës që pret të marrë pushtetin në shtator. Piro Lutaj, deputet i PS-së, por edhe ndjekës i afërt i çështjeve të ushtrisë, sqaron për Klan atë se çfarë ka ndodhur me ushtrinë shqiptare nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, të cilin e akuzon për një sërë shkeljesh ligjore. “Mund të them se kjo është periudha më e errët e funksionimit të FA-së”, thotë ai. Më pas, përpiqet të sqarojë çështjen e SHQUP-it, duke dhënë argumente se pse Presidenti Nishani ka shkelur ligjin kur miratoi vendimin për t’ia dhënë atë ndërtesë PD-së. “Në qoftë se ky objekt nuk do të ishte pjesë e planit të shpërndarjes, nuk kishte arsye të vinte deri tek Presidenti i Republikës dhe të kërkonte firmën e tij. Do ishte dorovitur, siç janë dorovitur institucionet e tjera të ushrtisë, si për shembull Klubi i Sportit “Partizani” apo Qendra Spitalore e Ushtrisë”, argumenton Lutaj. E ndërkaq, thotë se qeveria e re do t’i kthejë ushtrisë rolin e saj të vërtetë.
Nga Renato Kalemi*
– Zoti Lutaj, si ndjekës i afërt i çështjeve që kanë të bëjnë me ushtrinë dhe anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë, si do ta konsideroni gjendjen aktuale të ushtrisë shqiptare?
Opinioni publik në Shqipëri është i njohur se ne, si ish opozitë, kemi pasur një debat të vazhdueshëm dhe të gjatë me institucionin e ministrisë së Mbrojtjes për disa probleme. Mbi këtë bazë kemi ngritur një grup kontrolli, patëm bërë edhe një plan mbikëqyrës, por veprimet absurde të ministrit të Mbrojtjes e shmangën atë kontroll dhe ne nuk mundëm ta realizonim. Sigurisht, ai plan mbikëqyrjeje u bë mbi bazën e argumentave dhe informacioneve që ne kishim, të cilat vinin kohë pas kohe, siç ishin çështja e shmangies së Forcave të Armatosura nga misioni i tyre luftarak; përdorimi i forcave komando për mbrojtjen dhe sigurimin e një aktiviteti civil; fakte të tjera troditëse si vënia nën kontroll e Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe nxjerrja jashtë funksionit për të përgjuar opozitën dhe personalitete të tjera jashtë misionit të vet ligjor; ndryshimet e strukturave të herë pas hershme në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilët kanë patur postet e tyre, por asnjëherë nuk janë analizuar dhe kanë ndryshuar kohë pas kohe për çudi etj. Por, një fenomen i dukshëm në FA ka qenë sjellja brutale dhe aspak profesionale e drejtuesve të ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm me pronat e ushtrisë, duke filluar me mjetet e saj dhe pronat. Çdo pronë të FA-së Ministria e Mbrojtjes e shiti për skrap. Gjithashtu, në ministrinë e Mbrojtjes janë vënë re shkelje të rënda të ligjit dhe Kushtetutës. Rasti më flagrant ka qenë shkelja e Kushtetutës dhe marrja e kompetencave të Presidentit të Republikës për emërimin e Komandantit të Flotës Detare dhe fenomene të tjera, të cilat janë të njohura për opinionin publik sepse kanë qenë pjesë e debatit politik.
– Siç e thatë, ish opozita ka akuzuar shpesh ministrinë e Mbrojtjes për abuzime të mëdha. Por, a i keni të dokumentuara këto akuza dhe a do t’i hetoni, tani pas ardhjes në pushtet?
Në debatet në komisionin e Sigurisë apo në Parlament, ministrin e Mbrojtjes e kemi vendsur para fakteve dhe ai ka pranuar disa prej shkeljeve, si për shembull çështja e emërimit të Komandantit të Flotës në kundërshtim me ligjin. Një emërim të cilin e ktheu dhe dënoi disa aparatçikë të vegjël, pavarësisisht se përgjegjësia ishte e tij. Gjithashtu, ka pranuar veprime të ndryshme të paligjshme që janë bërë me objektet e ushtrisë, të cilat shpeshherë kanë kaluar jashtë destinacionit ligjor. Për këto ka një praktikë të bollshme që të rishikohen. Unë i përkas atij grupi deputetësh që do të kërkojnë nga qeveria e re, jo vetëm pse e ka thënë kryeministri i zgjedhur Edi Rama, monitorimin e institucioneve të këtij shteti, por sidomos institucionet e sigurisë së vendit. Është padyshim e nevojshme që para se funksionarët tanë të marrin drejtimin e institucioneve, ato të monitorohen dhe mbikëqyren, pasi veprimet e paraardhësve kanë qenë dukshëm në kundërshtim me ligjin. Unë i përkas atij grupimi deputetësh të cilët do të kërkojnë, në raport me veprimet e gjithsecilit, që gjithsekush të mbajë përgjegjësitë e vet përpara ligjit. Në qoftë se ne nuk do të vëmë përpara drejtësisë dhe para ligjit njerëz të cilët kanë shkelur në mënyrë të dukshme legjislacionin shqiptar, qoftë ligjet organike, qoftë ato të funksionimit të institucioneve, madje edhe Kushtetutën e vendit, nuk do të realizojmë një nga premtimet kryesore që kemi bërë në fushatë: pra, se do të bëjmë të mundur që të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit. Prandaj, mendoj se në raport me veprimtarinë e gjithsecilit do të jetë edhe ballafaqimi me ligjin.
– Si do e konsideroni veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes nën drejtimin e z. Arben Imami?
Unë e kam ndjekur veprimtarinë e ministrisë së Mbrojtjes edhe për shkak të funksionit që kam patur në komisionin e Sigurisë, por edhe për shkak të lidhjeve dhe marrëdhënieve që kam me ushtarakë shumë të lartë. Mund të them se kjo është periudha më e errët e funksionimit të FA-së. Më vjen keq ta them këtë. Në këtë rast, duhen veçuar segmente të vogla të ushtrisë, siç janë misionet tona jashtë vendit si pjesë e vendimmarrjeve të mëdha, megjithëse edhe ata kanë pasur problemet e tyre ku shpeshherë nuk janë paguar. Nën drejtimin e Arben Imamit, personeli ushtarak i Forcave të Armatosura të Republikës ka kaluar një nga periudhat më të errëta. Kjo ka të bëjë me denigrimin e kuadrove; siç e shikoni, gjeneralët shtohen dhe hiqen në kundërshtim me ligjin. Në ushtrinë shqiptare kemi dy lloje gjeneralësh: një palë që kanë ikur në mënyrë të padrejtë dhe kanë fituar të drejtën për t’u kthyer në detyrë, por kemi edhe disa gjeneralë të bërë me urgjencë, për arsye sepse praktika e gradimit të gjeneralëve është bërë jashtë periudhës kushtetuese e ligjore. Si rregull, gjeneralët gradohen në shtator. Nxitimi i ministrit të Mbrojtjes tregon qartë se janë bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe janë kthyer në beniaminë të tij.
– Pas gjithë këtyre shkeljeve që ju thoni se z. Imami ka kryer në ministrinë e Mbrojtjes, a do ta hetoni?
Ne kemi dokumenta të ekspozuara mediatikisht, të cilat janë nëpër arkivat e ministrisë. Ne kemi orientimin e duhur dhe të nevojshëm për të nxjerrë në tavolinë të gjitha aktet e tij të kundërligjshme dhe pastaj për të ballafaquar gjithsecilin me këto akte, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes.
– Çështja më e nxehtë e këtyre ditëve ka qenë debati për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, e cila është piketuar për t’u kthyer në selinë e re të Partisë Demokratike. Si qëndron, sipas jush, kjo çështje?
Duhet të ndajmë diçka: Çështja e SHQUP-it nga ana e deputetëve të mazhorancës së re, përfshirë edhe mua, nuk ka të bëjë thjesht me objektin si shtëpi ushtarake, por ka të bëjë me frymën e një koncepti kushtetues, për arsye se SHQUP-i është pjesë e planit afatgjatë dhe planit të shpërndarjes së FA-së. Ky plan është miratuar nga Presidenti i Republikës, me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes. Këto janë gjëra që ligji i ka përcaktuar në mënyrë të qartë. Pra, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i propozon ministrit të Mbrojtes planin e shpërndarjes. Ky i fundit ia çon Presidentit dhe ai e miraton atë. Tani Presidenti na del dhe thotë se SHQUP-i nuk ka qenë pjesë e veprimtarisë së FA-së. Në fakt, unë kam argumenta boll që e kundërshtojnë këtë.
Në qoftë se ky objekt nuk do të ishte pjesë e planit të shpërndarjes, nuk kishte arsye të vinte deri tek Presidenti i Republikës dhe të kërkonte firmën e tij. Do ishte dorovitur, siç janë dorovitur institucionet e tjera të ushrtisë, si për shembull Klubi i Sportit “Partizani” apo Qendra Spitalore e Ushtrisë. Po, pikërisht pse është pjesë e planit të shpërndarjes dhe një dokumenti kushtetues, kërkesa i ka vajtur Presidentit.
Argumenti i dytë: këto tre vitet e fundit, SHQUP-i ka marrë buxhete të konsiderueshme nga buxheti i ministrisë së Mbrojtjes, aq sa kolegët e mi në komisionin e Sigurisë nuk ishin në gjendje të lidhnin inicialet e qendrës kulturore të botimeve të ushtrisë sepse buxheti që lidhej me këto iniciale ishte shumë i madh. Që do të thotë se për këtë qendër është bërë investim shumë i madh. Madje, pak ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, në atë qendër Presidenti ka dekoruar një nga ish personalitetet më të mëdha të SHBA-së, ish sekretarin e Mbrojtjes, Ramsfeld. Pra, Presidenti nuk mund të thotë tani se ka miratuar thjesht një kërkesë të ministrisë së Mbrojtjes sepse ai e di shumë mirë se plani i shpërndarjes së FA-së i shkon atij nëpërmjet ministrit, por domosdoshmërisht edhe Shefit të Shtabit. Ky i fundit ka thënë se nuk ka qenë dakord me këtë kërkesë. Në këtë moment është krijuar një ngërç.
– Por, Presidenti Nishani ka reaguar goxha ashpër ndaj akuzave tuaja, duke i quajtur ato kërcënime dhe shantazhe. Si qëndron çështja e truallit ku ndodhet aktualisht selia e PD-së?
Ne nuk i përkasim një force politike që akuzon Presidentin e Republikës. Bujar Nishani vjen nga një parti, kryetari dhe Kryeministri i së cilës e ka quajtur Presidentin “horr bulevardi”, ndërsa kryeprokuroren “lavire bulevardi”. Ne kemi kërkuar që Presidenti të bëjë transparent dekretin e tij dhe të argumentojë pse e ka nxjerrë nga plani i shpërndarjes një institucion ligjor dhe kushtetues, në kundërshtim me ligjin. Për sa i përket çështjes së truallit ku qëndron sot selia e PD-së, i them këtë çështje e ka thënë nga goja e tij kur ka deklaruar prejardhjen e bashkëshortes. Mediat kanë shkruar për këtë çështje. Megjithatë, theksin nuk e vë as tek objekti dhe as tek territori. Unë e vë tek Presidenti i Republikës, i cili është futur vetë në tymnajë për të shmangur përgjegjësinë që ka për shkeljen e ligjit. Sa i takon prononcimit të prokurorisë, do të isha fatlum sikur Prokuroria të ushtrojë kompetencat e veta në mënyrë të lirë dhe të konsiderojë të barabartë çdo qytetar. Jam gati që, nëse Presidenti i Republikës vihet përpara drejtësisë për shkelje të ligjit dhe nëse ai i quan akuza thëniet e mia të marra nga goja e tij, atëherë jam gati të përballem me të.
– A ka Partia Socialiste ndonjë plan për të nxjerrë nga kjo situatë ushtrinë shqiptare, që sipas jush po kalon një nga periudhat më të errëta të saj?
Pa dashur të ul vlerat e asnjë prej kolegëve e mi ministra në qeverinë e Ramës, ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, i ka të gjitha kapacitetet që të bëjë një analizë të hollësishme për atë se çfarë ka ndodhur me institucionin që do të drejtojë. Ajo do të dijë të orientohet drejt asaj se për çfarë kanë nevojë FA-të dhe ushtria shqiptare, të cilat një orë e më parë duhet të bëhen të denja dhe të barabarta me ushtritë e tjera të NATO-s, sepse deri tani nuk janë të tilla.
– Ju thoni se pavarësisht se jemi një vend anëtar i NATO-s, nuk kemi një ushtri të denjë për të qenë pjesë e aleancës?
Me konceptin e anëtarësimit në NATO është abuzuar shumë. Duke përjashtuar segmente të vogla të FA-së, si misionet tona jashtë vendit, të cilat janë për t’u lavdëruar, forcat e tjera të armatosura lënë shumë për të dëshiruar. Ato nuk janë aspak në nivele të barabarta me homologet e tyre si anëtare të NATO-s.
*Revista Klan
Ja ku gaboi Nishani me SHQUP?
Ky problem e ka zanafillen ke e kaluara e Presidentit(bej shaka,se ai nuk eshte PRESIDENT i vertet)
Kur Bujar MEHMETI(nishani)ishte Kapterr,askush nuk e ftonte ke
SH.Q.U.P-i,megjith devotshmerine e tij per Mbrojtjen e Ambasadave dhe te Bustit te shokut Enver.
Tani asht koha me bo qejf Jari,ene me u hakmar per padrejtesit qy i jan bo gjat kohes se Komunizmit.
Ore Ajnshtajni i Lutajve;
Nishani ka gabuar që kur ka lerë;
http://bit.ly/16TscYp
PSE ASNJE FJALE PER KTHIMIN E TRUALLIT TE SHQUPI PRONAREVE TE LIGJSHEM?
Nderkohe qe zoti Lutaj ka folur gjere e gjate dhe ka mbushur nje carcaf me dacibao te Kohes se Qepes me tra-la-la alla bolshevike? Pse ketyre socialisteve te sotem nuk u vjen zeri fare per kthimin tek pronaret te prones se grabitur nga babai i tyre ideollogjik Enver Hoxha i djeshem? Kjo eshte e kuptueshme kur shikon Partine e parinovuar te Dinsaureve Prehistorike te Partise se Punes dhe Zerin Famekq te Popullit te tyre qe i falen cdo vit tek varrezat BOSIT te tyre Enver Hoxha.Por cudia e vertete eshte si ka mundesi qe media shqyptare HESHT fare kur ashiqare po grabitet prona private me vendime VKM-je te ekzekutivit mafioz.
Keto mos te qendrojne vetem ne kuader te llafeve boshe. Te vihen ne zbatim te arrestohen felliqsira Nishani, Imami, Delijorgji, Mediu, Krimineli Basha, kelyshi i Serbise Sal Ram berisha, Zhoz Topallja, Genc Ruli, Genc Pollo, Visho, gjykates , prokurore te vene nga PD etj. Lista eshte shume e gjate.
Z.Rama Ju duhet te shkaterroni gjithe “ngrehinen e institucioneve te korruptuar” te kesaj mostre mali kriminelit Sali Bisha dhe te ngrini nje shtet te Ri.
Nese jo Shqiperia kurren e kurres nuk do behet shtet.
bravo zoti pirro shume e goditur kjo qe thoni por pa u futur ne burg imambajelldija dhe gjykanovici nuk mund te flene rehat ushtaraket tane kete gje po e them ne aspeketin se si ja u kane punuar keta ushtarakeve tane ju e dini shume mire…keni rastin me te mire qe me gjen.sandrin,znj.mimi dhe me kryeministrin mund te diskutoni per nje shef shtabi qe te dridhet gjith ushtria….mundesite i keni sepse kolonela si ladi apo xhevdeti duke ditur qe jane shkolluar jasht apo edhe gjeneral te tjere te cilet mund ta kryejne sh mire kete pune jane te gatshem.edhe njehere respekte.
Prisni dhe pak dite.Do te kete pastrim total I fekaleve be tere Shqiperine
Lutaj, mos fol kuturu! Me permend nje politikan keto 25 vjet (pervec Nanos), qe eshte denuar per korrupsion?! Nuk i ha njeri keto pallavra, dihet dhe njihet se ndermjet politikaneve ka nje pakt te heshtur qe te mos prekin interesat korruptive te njeri tjetrit.
Pirrua nuk bene pjese ne ate rreth qe ka krijuar paktin.
Pirrua eshte pjese e atyre qe i kane krijuar te lehin.
Komunistat e thjesht (injorantet) i brohorasin lehjet e qeneve.
Keshtu, ne po marshojme te sigurt.
ju QEVERIA E RE HARRAM E PAçI VOTEN E SHQIPTARVE PO NUK I FUTET NE BURG TE TER KTA QEVERITAR QE KAN ABUZUAR ME PRONEN DHE SHTETIN SHQIPTAR,PO NUK I FUTET NE BURG NGA SALIU, IMAMI, RRULI DHE TE TER ATA QE KAN ABUZUAR ME PUSHTETIN, JU KURREN E KURRES NUK DO TE KENI BYTH TE BENI SHTET,SHTETI QE TE BEHET DO AUTORITET DHE TI TREGOJ TE TERVE QE KUSH VJEDH E ABUZON NUK I GEZON PRONAT DHE PARAT E VJEDHURA NEPERMJET FUNKSIONIT PARTIAK,atehere do ta shikoni sa thjesht dhe shpejt shkohet ne europ,po nuk u ndeshkuan qeveritaret ne ikje qe kan abuzuar, nga saliu i pari, ktu nuk do ket shtet.
Nese në ministrinë e Mbrojtjes janë vënë re shkelje të rënda të ligjit dhe Kushtetutës, atehere bejini gati dosjen qe diten qe filloni punen, tani s’beni dot me llafe sepse keni pushtetin ne dore. Populli eshte I lodhur.
-23 Qershori i tha “STOP” ketij psikopati verior …. Me ligj Ai eshte nuk eshte kryeminister qe te mare vendime dhe te fale prona te tjereve, por vetem si figure.
-Z.Rama, Ju duhet qe gjithe vendimet dhe grabitjen e pronave (brenda ktyre 2 muajve) t’i kthehen shtetit dhe pronarit te vertete …. ne te kundert popullin e ke kundra.
miliardieri shqiptar nga aktor filmi teatri ne minister te shikojme shtetin e rames qe merret me piktura do merret me keta ministra qe deri dje thonin ka vjedh ketu ka ber abuzim atje me pronat e ushtrise me mijra ton hekur celik alumin per skrap qe nga avionat topat anijet ku shkuan gjith ato miliarda leke skrap etj etj korrupsioni nuk luftohet me llafe por me nje prokurori te forte.
O zoti Piro te lutem shume se kush eshte Bujar Mehmuti (me falni Nisha) ne e dime. Dime dhe kush eshte Imam legeni problemi eshte se cfare masash parashikoni ju te merrni ndaj ketyre fytyrave te urryera qe kane bere thyerje te ligjit dhe do te ndeshkohen keta apo jo ose ju do te rrini te beni sehire pastaj dhe shume shpejt do te jeni ne opozite prape pastaj.
O Pirro, leri publicitetet, se si ish sigurimes I shtetit nuk ke fuqi ti besh kuj gje…nuk je burre me I mire se Imami. Po qe I zoti largo Xhemal Gjunkeshin. Ate se largon dot se te fute ndonje 10 mije euro ne xhep dhe ta mbydhe gojen…Ben Imami eshte I partise tane…
zoti lutaj vetem burgu e zgjidh kete masaker mbi pronen publike ose ju jeni pale ne vjedhje
Asnje gjemb nuk do ti hyre ne kembe, ashtu si nuk iu ngul asnje gjemb asnjerit te ish komunisteve pergjegjes pas viteve 90. Ato mbrojne njeri tjetrin. Nuk kemi pare akoma ndeshkueshmeri te politikaneve qe jane marre me korrupsion. Nuk besoj.
crendesi ka ku ka gabuar jari rendsi ka qe veprimet e “mbrojtesit te kushtetutes” te japin llogari,te ndeshkohet sipas ligjit dhe gabimet i gjen paokuroria sepse atje e ka vendin ky palo president kukull turp po po shume turp,ai besohet firma kesa monstre???????????
Me teper se shkrimi, ka rendesi kjo fotografi e dy debileve te PD, qe perveç te tjerave tregon se keta “personalitete” qe nuk kane as minimumin e kultures, e katandisen kete force politike ne derexhene ku nddodhet sot. Pikerishte se Berisha u mbeshtet te keta servil e injorant, persoj ne fund te pleqerise se tij edhe zhgenjimin me te madh. Dhe prisni se ku do perfundojne?
Ja dhe pirrua na jep mend, qe per vete i ka as me shume e as
me pak se te nje polici.
Pagoi leket edhe u be dy here deputet.
E imagjinoni ky bole ne radhen e te urteve
te kombit!!!!
Ta qerrojne kete President injorant,servil dhe i paburre,njeri i dobet dhe i korruptuar.do te beje mire Parlamenti i Ri ta shkarkoje kete idiot dhe te zgjedhin nje njeri te ditur,te ndershem dhe korrekt me kushtetuten,nje Shqiptar te vertete,hiqeni te paAftin.