I turren edhe Vilës 32 në Bllok, dyshohet për ndërtimin e një pallati

30 Gusht 2013, 19:10Politika TEMA

Procesi i prishjes së shtëpive private për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve duket se do të prekë edhe edhe vilën-simbol të ish-bllokut ne Tirane. Të paktën këtë paralajmeron një vendim i Institutit Të monumenteve të Kulturës, për të hequr nga lista e monumenteve një vilë, e cila ishte futur në ketë listë shtatë vjet me parë, nga i njëjti drejtues që tani kërkon nxjerrjen nga lista.

Vila në zemër të ish- Bllokut në Tiranë, e cila prej shumë vitesh përdoret si lokal, në fakt është një monument kulture i kategorisë II.

Në të shkurarën ajo është njohur si Vila Kareco, apo Vila 32, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’. Një dokument që publikon Top Channel është kërkesa e formuluar prej drejtorit të institutit të monumeneve Apollon Baçe datë 11.07.2013  i cili i propozon ministrit të Kulturës Visar Zhiti për t’ia hequr statutusin e objektit të “trashëgimisë kulturore”. 

Këtë propozim zoti Baçe e argumenton me faktin se kjo ndërtesë  nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike për të gëzuar statusin monument kulture.

Kjo kërkesë e zotit Baçe bie ndesh me një vendim po të zotit Baçe në 2007-ën. Mësohet se ishte pikërisht vetë zoti Baçe, ai  i cili e përfshiu këtë objekt në listën e “trashëgimisë Kulturore”.

Me të drejtë lind pyetja, përse për zotin Baçe ky objekt në vitin 2007 përmbante të gjitha vlerat për t’u quajtur trashëgimi kulturore ndërsa 6 vite më pas sipas tij nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike? Top-Channel tentoi të kontaktoi zotin Baçe për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, por e pati të pamundur pasi ai nuk përgjigjet në telefon.

Sakaq Ministria e Kulturës drejtuar prej ministrit në detyrë Visar Zhitit po për këtë çështje hesht.
Zëdhënësja e kësaj Ministrie kontaktuar përmes telefonit tha se ishte me pushime dhe mund të komunikonim me drejtorin e kabinetit Enton Berraj, i cili deri këto moment nuk i është përgjigjur kërkesës tonë për të biseduar rreth kësaj çështje. Në të tilla kushte mbetet e paqartë nëse ministri Zhiti e ka pranuar këtë propozim të Institutit të Monumenteve. Një pranim i mundshëm i këtij propozimi të Apollon Baçes prej ministit Zhiti do të thotë një monument kulture më pak për Tiranën dhe ndoshta një pallat më shumë në të ardhmen.

18 komente në “I turren edhe Vilës 32 në Bllok, dyshohet për ndërtimin e një pallati”

  1. malo says:

    Te pangopur, te papare, vandale !!!
    Mallkimi i Popullit do t’i zere, Drejtesia vonon por nuk harron.
    Kjo do kujtohet si periudha me e ndyre ne historine e Shqiperise .

  2. skerdi says:

    Shihni, se pas ketij krimi te rende urbanistik dhe mjedisor
    fshihet sigurisht Basha
    por bashke me nje nga ata sponsorat e rinj te klubit Tirana.

  3. zefi says:

    Tani jo vetem BOTA E MORI VESH SE KUSH KA SUNDUAR NE SHQIPERI,POR EDHE YJET!!!
    Qeveria e re te beje gati DOSJET per ndjekje penale per keta QENER,QE PO E SHQYEJNE SHQIPERINE!!!

  4. Klan Bazar says:

    Qeveria Piktori 1 duhet te marre masa!

    http://bit.ly/15mf2Gy

  5. albani says:

    te pangopur thjesht te pangopur ………

  6. Hajdutet mbrojne njeri tjetrin dhe i sherbejne njekohesisht per te perfituar padrejtesisht . Qeveria e re duhet ti veri ne bangon e te akuzuarve keta maskarenj te pafytyre duke filluar nga Bisha dhe Basha qe jane koka e qejbur e peshkut.

  7. Gezimi says:

    A ka njeri qe t’u a ndale doren e zeze ketyre hienave?

  8. luli says:

    qeveria piktori 1 lyerje pallatesh arkitekt pallatesh do fusi ne burg keta qe marin ne bllok nje prone publike qe shume mire mund te behej lulishte apo qender edukimi apo ambasad dhe leku shkonte ne arke po do kaloj nga prone shteterore ne private do behet pallati gjysem luli gjysem edi fitimi mos u lodhni kot se asnje nuk shkon ne burg nos shikoni endrra me sy hap o popull budallaketa jane njelloj te gjithe kush te vjedhi me shume me keto pazare dhe me pronat publike duke i kaluar gjoja ne privat eshte mjeti me i mire per fitim kolosal

  9. uu says:

    te bej gati dosjet ? talleni ju apo e keni me gjith mend kaq qorra jeni ? kush ka perfundu ne burg keto 20 vjet?

  10. riza says:

    Me then te drejten nuk e kuptoj pse 6 vite me pare eshte shpallur monument kulture!!? Çfar kishte kjo vil per te qune monument kulture, apo se ne te kish banuar shoku Hysni!?Te kjo vil nuk kemi pare kure qe te vendoset ndonje pllake ku te spjegohet pse dhe se eshte monument kulture.Aq me tepr qe dhe vet pronaret e saj nuk kan mare kur ndonje njoftim qe paskan prone nje monument kulture me sa di un nga disa prej tyre.
    Kuptohet qe heqia nga monument kulture eshte nje veprim me qellim ndertimi dhe kjo mendoj se nuk duhet lejuar.
    Emrimi si monumente kulture eshte nje gje qe duhet merituar dhe jo te perdoret thjesht per te penguar nje ndertim nga pronaret dhe te spekullohet me qellime koruptive me te.Vendosia si monument kulture 6 vite me pare u be me qellim qe mos jepte leje ndertimi Edi Rama e tani qe lejet i jep Luli, Apolloni e heq nga mbrojtja.

  11. salah says:

    Shumë vende kulturore janë konkrete të plotë! Apollon Bace është i korruptuar dhe vetëm luan teatër

  12. ed says:

    Ajo eshte nje vile si te gjithe te tjerat. Ndertimet deri me sot jane bere duke prishur vilat apo shtepite e vjetra dhe duke ndertuar pallate.Te gjithe besoj kane interes te ndertojne sepse keto prona jane me shume pronare. Problemi qendron tek menyra sesi trajtohen keto “Monumente Kulture” . Nese shteti i shikon si monumente perse nuk financon ti mirembajne . Eshte e padrejte qe meqe disa eksperte quajne nje objekt monument kulture nje objekt pronaret te mos kene te drejte te perfitojne ashtu sic perfitojne disa te tjere qe kane te drejte te ndertojne 25 kateshe. Nese nje objekt do ta quajne monument kulture pronareve ” Shteti ” apo bashkesia qe deshiron ti shijoje duhet te paguaje. Por qe nje pjese te shijojne monumentet e kultures dhe nje pjese te ndertojne 25 kateshe besoj se nuk shkon.

  13. miri says:

    paskemi qene raca me barbare , fare e keqe.

  14. Bato Mokra says:

    “Qeveria Piktori 1 duhet te marre masa!”- direktivon nje komentues. Mos valle “e lau” veten populli yne trim e tallavadashes me 23 qershor dhe tani, tere pritshmerite bien mbi qeverine ne ardhje?!
    Asnje proteste, vec SHQUP-it nga ushtaraket, ne nje kohe qe SRB-i deri ne “frymen e fundit” te bandes se tij merr (mbjell) vendime e, si bombat, e ka mbjelle realitetin social, politike e ekonomik shqiptar, plot e per plot me to, sikur Qeveria Rama “komunale” per 4 vjetet e ardhshme do te merret vec me mbylljen e jo gropave, po vrimave te zeza, jo te ozonit, por te Shqiperise.

  15. Mondo says:

    Se ne shqiperi at a e Kane llogaritur si do vjedhin vetem ne kete menyre mund te funksionoj korrupsioni

  16. Ska Rendsi says:

    Sikur u tha dicka e pa degjuar me pare,A E DINI KUSH E DISPONON AKTUALISHT ATE VILE “DJALI I LUAN BREGASIT” keshtu qe te rrim te qet se ne duar te sigurta eshte ne doren e shtetit…..

  17. Deisis says:

    Sa për vlerat e vilës, duhet marrë vendimi për ta ruajtur,qoftë për të shmangur betonizimin e mëtejshëm të Tiranës, diçka që gjithsesi duhej realizuar ndër vite me anë të një strategjie për organizimin e territorit, qoftë edhe në shenjë kujtese dhe dëshmie historike mbi arkitekturën komuniste. Por, për sa i përket vlerave të veçanta kulturore, që theksohen kaq shumë në artikull, mjafton të themi atë çka ligji 9048 mbi “Trashëgiminë Kulturore” (i azhurnuar)përcakton si objekte të trashëgimisë kulturore të paluajtshme:
    a) qendra, zona dhe rajone, të banuara ose të pabanuara, me vlerë arkeologjike, historike, etnologjike, arkitektonike dhe inxhinierike. Të tilla vlerësohen edhe objektet e kësaj natyre në gjendje rrënoje, me vjetërsi mbi 100-vjeçare;
    b) ansamble urbane, arkitekturore dhe historike, ndërtime ose konstruksione ndërtimore me vlera të veçanta. Të tilla janë edhe objektet e kësaj natyre në gjendje rrënoje, me vjetërsi mbi 100-vjeçare.
    Një tjetër gafë e gazetarisë shqiptare ishte edhe paraqitja e banesës së fortifikuar në qytetin e Elbasanit. Së pari nuk duhet të marrin vetëm prononcimet dhe fantazitë e një bashkiaku mediokër që bën spekulime shkencore duke përcaktuar dhe pronësinë e banesës: e Muzakajve ose Aranitasve, duke ia mveshur fjalët e tij specialistëve të arkeologjisë dhe së dyti vetëviktimizimin e tij dhe shpërthimet e sinqeritetit “gjoja” mungon vëmendja e specialistëve për ruajtjen e monumentit apo për gjetjen e një zgjidhjeje të menjëhershme për vazhdimin e punimeve në këtë nyje kaq të rëndësishme rrugore për Elbasanin. Të dyja këto çështje janë problematike dhe duhet ndërhyrë nga ana e specialistëve, për të cilët me sa pashë në intervistën e atij njeriu duhet ta kenë pasur të vështirë për të ndalur orekset shkatërrimtare të zotit GJITHOLOG (bashkiakut) edhe për tu përballur me aftësitë e tij bllokuese dhe më pas vetëviktimizuese. Siç përcakton ligji, shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si dhe ndryshimet e mundshme të projektit kryhen nga investitori. Investitori në këtë rast është Bashkia e Elbasanit me bashkiakun e saj GJITHOLOG, i cili siç përcakton ligji nuk ka të drejtë të fyhet kur arkeologët kërkojnë fonde psi është vetë ai i pari që nuk i jep ato fonde.

  18. Spahiu says:

    Gjithe keto dite permendet emri i Apollon Baces.Eshte intelektual dhe profesionist shume i mire.Nuk dihet si e argumenton punen e viles,por nuk eshte i zoti per korrupsion.I ka dale nami nga lidhja e Nora Malaj me te.Eshte lidhur me te qe nga 2005,si me te tjere para tij, per interesat e saj dhe LSI.Si ka arritur ky njeri te kompromentohet nga nje grua qe per ambicje ben gjithcka,Apolloni e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje