STUDIM/Personat tërheqës gjejnë punë më lehtë

11 Shtator 2013, 19:18Lifestyle TEMA

Harrojini kualifikimet apo miqtë që keni në një kompani të caktuar.Kërkimi për punë është thjeshtë një konkurs bukurie.
Ky është përfundimi i një studimi të realizuar në Itali, sipas të cilit gjëja më e rëndësishme në një intervistë pune është pamja e jashtme. Kërkuesit dërguan 11 009 CV në disa kompani italiane në periudhën kohore gusht 2011- shtator 2012 për 1542 oferta pune. Tetë CV të njëjta iu dërguan kompanive vetëm me emra, adresa dhe foto të ndryshuara.

Sipas statistikave, këto kompani u interesuan më shumë për meshkujt dhe femrat tërheqëse. Personat që nuk binin në sy për pamjen e jashtme patën vetëm 7% sukses në aplikimet e tyre për punë.

Për faktin se personat e pashëm kanë më shumë sukses në gjetjen e punës bien dakord edhe dy studime të mëparshme të realizuara në Izrael dhe Argjentinë. P.K

5 komente në “STUDIM/Personat tërheqës gjejnë punë më lehtë”

  1. ela says:

    Kjo nuk eshte dicka e re ..

    1. DREJTESI says:

      Ahhhhhh,prandaj sfitoi maloku kesaj radhe!

    2. tahipi says:

      ela..po kur ka qene lajm i vjeter pse sna i ke treguar,je treguar egoiste e ke mbajte brenda per vete ne memorje,hileqare.

  2. eni says:

    zbuluan ujin e nxeht kta studjusat e trash!

  3. dardani says:

    Jo vetem ne punesim, por kudo bukuaria eshte pushtet. Psh ne Amerike njerezit e pashem burra ose gra jane denuar me pak per te njejten veper penale sesa ata qe nuk ishin te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje