Martohet këngëtari Luciano Ligabue

9 Shtator 2013, 12:26Lifestyle TEMA
Martohet këngëtari Luciano Ligabue

Luciano Ligabue është martuar në fshehtësi të plotë të shtunën në mbrëmje me ish-fizioterapisten e tij,Barbara Pozzo.

Këngëtari i famshëm italian ka organizuar darkën në vendlindjen e tij, Correggio të Reggio Emilia, në prani të 50 personave.

Ligabue, i cili ka publikuar ditët e fundit këngën e tij më të re “Il sale della terra” dhe që në muajin nëntor do të nxjerrë albumin e ri, ka mbajtur gjithçka sekret. Në ceremoni,dëshmitarë kanë qenë vetëm motra e nuses dhe vëllai i këngëtarit.

Ndërsa festa në darkë ka pasur të pranishëm vetëm familjarët e çiftit dhe muzikantët e bandës së Ligabues,thekson “Gossip”. P.K

 

 

 

6 komente në “Martohet këngëtari Luciano Ligabue”

  1. wwwanticeeeennnn says:

    ky është lajm!
    do të festojmë dhe ne për bueligën,një mbrekulli,një martesë fantastike,i madhërishëm është treguar!kjo nuk ka për tu harruar kurrë!duhet ta kishit vënë para adelinës të intensifikuar dhe modës javore të rihanës!!
    editorial duhet ta kishit vënë!!
    ç’gafë keni bërë!?
    bo bobobobo!!!

  2. Wendy-B says:

    @wwwanticeeeennnn
    Ta dije djali qe ka fansa kaq te flakte edhe te Tema , do beje nje kenge te re”Il sale della Tema” hahahaha
    Te trashegohet.

    1. wwwanticeeeennnn says:

      ça ti bosh wendi,sapo fillon e këndon ky unë nxitoj,me rrëmbimin më të madh shkoj tek radio,për ta fikur!!

  3. Bora says:

    Paske vertet probleme, ose me degjimin ose me guston. Helbete si te degjosh te ka lali xhan ku do e pelqesh Ligabuen.

    1. wwwanticeeeennnn says:

      borkë moj shpirt
      lali xhan e shpirt e dëgjon ti,ndoshta unë jam rrit me vaçe zelën e anita taken,tonin tërshanën etj,bitëllsat e tom xhonsin,adrianon dhe xhani morandin!këta arabët e çingijosur të sotëm nuk i njoh!
      liga bue më pëlqen vetëm për të mos harruar se ku fiket radio!!
      “tuti gusti sono giusti”tonë talionët mri shpirt e xhan i lalit!!

  4. winnie pooh says:

    Dhe qeni im dje kish kapur nje dashnore te re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje