Kate Upton pozon për 100-vjetorin “Vanity Fair”

7 Shtator 2013, 17:36Lifestyle TEMA
Kate Upton pozon për 100-vjetorin “Vanity Fair”

Upton pozon për 100-vjetorin “Vanity Fair” Me një tortë në dorë dhe qiri të ndezur modelja Kate Upton është shfaqur në numrin e fundit të revistës prestigjoze “Vanity Fair”.

Kjo është kopertina e rezervuar me rastin e 100-vjetorit të revistës amerikane, ku e përkëdhelura e fatit është pikërisht bukuroshja Upton, e cila është bërë edhe imazhi i revistës për këtë numër special.

Ajo shfaqet me flokë të verdha me onde, me buzë në ngjyrë të kuqe dhe duke mbajtur si aksesore vathë diamanti. Mediat e kanë komentuar jo pak ngjashmërinë e bukuroshes me ikonën e bukurisë, Marylin Monroe për shkak të sensualitetit mes dy vajzave.

Fotot janë realizuar nga fotografja Annie Leibovitz, ndërsa vetë Upton duket se nuk e ka aspak të vështirë të sjellë në kopertinë një femër joshëse si Monroe.

Sipas drejtuesve të revistës veshja dhe look-u janë zgjedhur qëllimisht frymëzuar nga vitet ‘50, duke theksuar se pa dyshim ky është urimi më seksi për ditelindje në historine e “Vanity Fair”.  P.K

 

1 komente në “Kate Upton pozon për 100-vjetorin “Vanity Fair””

  1. tahipi says:

    kjo po ..cte mollohisesh per kete,kjo do dru kocimarje na cdo krah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje