Garuesi Lewis Hamilton më në fund është duke u përpjekur të rimarrë përsëri veten pas ndarjes në muajin qershor nga këngëtarja Nicole Scherzinger. Ai është fotografuar në bregdetin Italian së bashku me disa pjesëtarë të familjes dhe shoqërisë në një jaht luksoz.
Pas fitores në Grand Prix Hungari , Lewis deklaroi publikisht se këtë fitore ja dedikonte vetëm Nicole. Por kjo nuk ka qenë e vetmja tentative që ai ka bërë për tu rikthyer sërish me anëtaren e jurisë së X-Factor postimet e statuseve të shumta në profilin e tij twitter kanë lënë të kuptohet se dëshira më e madhe momentale e tij është një tjetër mundësi nga ana e Nicole e cila duket se nuk dëshiron të njëjtën gjë si Hamilton,transmeton “Ora News”.
Në intervista të ndryshme pas dedikimit të fitores së tij, këngëtarja përsëri është shprehur shumë e vendosur lidhur me këtë aspekt .”Ky ishte një gjest shumë i bukur nga ana e tij. Por e vërteta qëndron në faktin se ne nuk jemi më bashkë. E di se ai është duke bërë të pamundurën me deklarata dhe veprime të ndryshme publike për një rikthim por e vërteta është se historia jonë është dicka e cila i përket së shkuarës ” ka theksuar ajo.
E shkuara i perket te shkuares.Buzeqesh Lewis , se cudia me e madhe 3 dite zgjat.
epo kjo esht super super femer,,,ma paska bo luisin e shkret per pavjon,,,bravo nicole ti e ditke mir kte lloj simfonie..