Nick Jonas bën publike lidhjen me Oliva Culpo

6 Shtator 2013, 10:55Lifestyle TEMA

Ata janë bërë të njohur vite më parë dhe përsëri vazhdojnë të ruajnë popullaritetin e dikurshëm. Si të gjithë VIP-at, qendrën e vëmendjes nuk e fitojnë vetëm me një këngë të bukur dhe albume të suksesshme, por edhe me romancat me persona të tjerë të botës së televizionit.

Nick u pa i shoqëruar nga 21-vjeçarja Oliva Culpo, që është dhe fituesja e Miss Universit. Çifti është përfolur dhe më parë për romancën e tyre, por e kanë mohuar duke u shprehur se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e bukur.

Duket se 20-vjeçari më në fund ka vendosur që të bëjë publike lidhjen e tij me Olivian, pasi përveçse ka postuar disa foto në Instagram, ka ndarë me të një puthje të gjatë pak përpara se të fillonte ndeshja.  P.K

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje