Akademia e Arteve dhe Shkencës në SHBA ka njoftuar se aktorët Angelina Jolie, Angela Lansbury, Steve Martin dhe disenjatori italian, Piero Tosi janë caktuar të parët që do nderohen me “Çmimin e Guvernatorëve”.
Ky çmim në fakt është një statujë e Oskarit që u jepet atyre të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për industrinë e filmit përmes angazhimeve të tyre në fusha të tjera, pra nuk janë çmimet që jepen çdo fillim vit për angazhimet artistike të tyre,thekson “KN”.
Angelina Jolie do nderohet për shkak të angazhimeve në programet humanitare nëpër botë të cilat i “kanë bërë nder industrisë së filmit”, thuhet në sqarimin zyrtar të Akademisë.
Ceremonia e dhënies së këtyre çmimeve do të mbahet më 16 nëntor në Hollivud. P.K