Aktorja e njohur Sandra Bullock, mësohet se ka qenë imazhi i revistës “U.S Vouge” për herë të pestë, e cila do të dalë gjatë muajit Tetor. 49-vjeçarja e cila fillimisht u shfaq në kopertinën e revistës në vitin 1998, ka zbuluar gjithçka rreth jetës së saj dhe pasigurive që ndjen momentalisht. Pas presionit që ndjente në New York për shkak të përndjekjes së paparacëve, aktorja u largua në mënyrë të menjëhershme, pasi siç shpjegon, pjesën më të kohës e kalonte duke vrapuar ose duke u fshehur nga gazetarët. Por tani aktorja mendon të ndërrojë sërish vendbanimin e saj Teksas.
Ajo shprehet se momentalisht ndihet e stresuar dhe e pasigurt lidhur me vendimet që i duhet të marrë. Sandra pohon se djali i saj 3-vjeçar, i adoptuar i cili quhet Louis, është prioriteti i saj, por ajo nuk dëshiron që ai të ndihet i pastabilizuar. Aktorja shton : ” Unë nuk dua që ai të ndihet nën presion për shkak të vendimeve që unë marr ose të punës që bëj. Në qoftë se do të shoh që angazhimet e mia do të ndikojnë negativisht tek ai, unë jam e aftë të heq dorë nga gjithçka, pasi im bir është prioriteti im.” P.K
yll je,me pelqen shume kjo aktore.
Vertet e mrekullueshme.
kujt nuk i pelqen kjo…ka shume klas…eshte e embel
kjo po mor vlla syrin filxhan
se na shpifet me at Madonen
nA u ka ba si LOLA e brukselit
mos te eshte bere si ajo fatimja e kosoves qe ke ne shtepi o rrace e palame
E shikoni o cuna ju pelqen Sandra se gjaku e ndjen gjakun, per faktin e thjeshte se Sandra Bullock eshte shprehur se eshte krenare qe ka ne damar gjak Shqipetar…
Sandra nuk ka fare lidhje me gjakun shqiptar!Ndofta dikush ka ngatruar orgjinen e babait te saj qe eshte nga ALABAMA(Amerike) dhe jo ALBANIA!!