Qeveria gjen strehim për romët që flenë në trotuar dhe ‘shpëton’ një fond pyjor të dhuruar nga Berisha

27 Shtator 2013, 20:15Politika TEMA

Qeveria, e mbledhur nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, më në fund vendosi që të japë një zgjidhje për dhjetëra familje rome që flenë në trotuar në një nga rrugët më me shumë trafik në Tiranë, pikërisht pranë ish- Ndërmarrjes së Dekorit.

Qeveria vendosi që ish- Reparti Ushtarak 1005, me vendndodhje në Shishtufinë, të kalojë në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kështu 37 familje rome do kenë një strehë.

Ndërkohë qeveria vendosi edhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhë. Në mbledhjen e sotme qeveria e riktheu këtë pronë në fondin pyjor kullosor.

Një nga angazhimet e qeverisë Rama është shfuqizimi i vendimeve të qeverisë të marra pas datës 23 qershor. Ky vendim i mësipërm është në kuadër të këtij procesi.

Për herë të parë pas 8 vitesh mbledhja e qeverisë drejtohet nga Zv/kryeministri (Berisha i shtynte me ditë të tëra kur s’ishte)

Për herë të parë pas 8 vitesh, një mbledhje qeverie u drejtua nga Zëvendëskryeministri.

Kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, ia ka besuar drejtimin e kabinetit qeveritar zëvendësit të tij, Niko Peleshi.

Ishte viti i largët 2005 kur një zv/kryeministër drejtonte mbledhjen e qeverisë. Ish- kryeministri Fatos Nano, pas humbjes së zgjedhjeve në këtë vit, përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit të pushtetit, ia delegoi mbledhjet e qeverisë, zëvendësit të tij, Namik Dokle.

Mbledhja, e parashikuar në orën 18:00 pritet të marrë vendime të rëndësishme, ndër të cilat edhe strukturat ministrore. Kjo, pasi në mbledhjen e fundit, kryeministri Rama i kërkoi anëtarëve të kabinetit që brenda një jave të paraqesin planin e reformës strukturore për çdo ministri.

Ndërkohë, nuk dihen nëse në mbledhjen e sotme, kabineti do të diskutojë për shtyrjen e ligjit për statusin e nëpunësit civil, i cili pritet të miratohet në 1 tetor, edhe për caktimin e emrave të zëvendësministrave, apo nëse do pritet që pë këto çështje të kthehet Edi Rama.

Kjo është mbledhja e 3 e kabinet Rama, që pas betimit të saj.

Në 8 vite në qeverisje, Sali Berisha nuk ia ka besuar askujt mbledhjet  e qeverisë, duke spostuar për ditë të tjera mbledhjen, në rastet kur për shkak të axhendës ndodhej jashtë vendit.

Në 8 vite, Berisha drejtoi 425 mbledhje gjatë të cilave u morën  7255 ligje dhe vendime.

26 komente në “Qeveria gjen strehim për romët që flenë në trotuar dhe ‘shpëton’ një fond pyjor të dhuruar nga Berisha”

  1. henri says:

    RAma eshte kolegjial. Berisha ishte nje derr gomari qe i dinte te gjitha dhe prandaj e katandisi vendin keshtu.

    1. lilisallaku says:

      cudi per here te pare mas kaq vitesh zv. kryeministri drejton mblehjen dhe jep nje zgjidhje pune te mbare qeverise se edi rames dhe romet jane si ne o sale

  2. 1 000 000 shqiptare. says:

    po fumksionon.

  3. enea says:

    Le te vazhdojne ppienoret e Saliut te bejne gam gam ne kete forum.

  4. liri a vdekje says:

    brravo ja sa thjeshte e bukur jepen vendimet kur behen per te miren e njerezve ,suksese dhe zoti ju bekofte

  5. Tironci says:

    Thjeshte, shkurt, sakte, bukur. Jo si berisha qe sulmonte me non e bab opozitaret. Shpresoj qe ky vend te ece.

  6. tomorri says:

    BRAVO EDi Rama bravo dhe z.km. Niko ,ju po tregoni para popullit se keni ardhur ne pushtet per te bere pune dhe per te mbajtur pergjegjesi ligjore para shqiptareve,kjo ju ngre ne pjederstalin e lirise dhe drejtesise,pikerishte ate qe do shqiperia.

  7. XHINO says:

    DERI TANI HALLALL VOTEN QE JU DHA POPULLI SHQIPTAR

  8. myzeqari says:

    Asnjehere nuk eshte vone! Hallall te gjitheve ju cuna dhe goca, enderr dhe vullnet te hekurt dhe ky vend mund te behet.
    Suksese!

  9. alb_man says:

    gur gur behet mur ,por svjen pranvera me nje lule ,se dardha e ka bishtin mbrapa megjithate dita e mire duket me mengjes . urime dhe po punuan hallall po e drodhen doktor e ilace ju shkofte jeta

  10. gruemira says:

    shpëton’ një fond pyjor të dhuruar nga Berisha…..kush ma shpjegon cfare do te thote ….?

  11. DinPaku says:

    Krye/Koqja mbledhjet e qeverise i bente per show dhe demagogji, per te shfaqur vehten ne TV, se “punet e verteta te tij dhe qeverise se tij” i bente fshehur dhe pa u marre vesh, perveç xhambazeve qe nuk dilnin kurre ne skene.

  12. Luli says:

    Hahahahahaha Rama kolegjal thote Henri e vetmja ” akuze” qe edhe ne PS s ja ka bere kush., Ministrat s lejohen te flasin s kane bere asnje emrim pa ardhur i madhi dhe Henri thote kolegjial…. Po pyet edhe Benin, Pandin, Bracen etj etj ……

  13. Pandi says:

    Me ne fund doli 1 qeveri te mendoj per popullin Niko i ka dhen provat esht njeri me vlere.Keta njerez i duhen shqiperis

  14. Fred says:

    rrofte shqiperia me shqiptaret qe e duan.poshte trathtari salie homo berisha bashke me rruspiet lule basha dhe bujare nishanja

  15. leon says:

    trapat prej leshi ..ti kishin dhone shqupin romeve,,,do ter dilnim te gjithe pro jush,,edhe romet do i kishit per vete..me mire romet se berishianet (jo demokratet )

  16. moisiu says:

    Ju lumte,vazhdoni keshtu dhe do ngeleni ne histori per popullin shqiptar !

  17. Miku nga Lura.... says:

    PO KU KA BITH OR TI QE PREJLESHI TE BEJE MBLEDHJE,AI KA LEXUE,CKA I KA DIKTUE MONSTRA MAO CE DUN RAMA,MU NE GROP TE HALESE VAFSHIN BIJTE E BLLOKMENVE,DHE ISH KOMUNISTE E ISH SIGURIMSIT…..

  18. shqiponja says:

    Me ne fund ….pak njerezillek. Me ne fund pak paqe ne zemrat e atyre qe besonin se Shqiperia meritonte me shume!

  19. tare says:

    bravo
    bravo !

    vazhdoni …

  20. Edi says:

    POZITIVE ESHTE KJO GJE,POR QEVERINE E PRESIN SHUME VENDIME TE RENDESISHME QE DUHEN MARE URGJENTISHT,SE KY POPULL PRET SHUME NGA KJO QEVERI DHE SYTE E VESHET I KA NGA AJO.SUKSESE QEVERISE DHE TE ERCIM SA ME SHPEJT.

  21. Vetem nji bravo,i them Gjigandit Rama ! Sot Greqia gdhihet pa organizaten ( agimi i aret) arrestohen deri ne kete ore ,kryetari i kesaj partie,dhe 3 deputete, 3 te tjere pritet nga momenti ne moment te arrestohen.Do te arrestohen dhe 30 te tjere koka drejtuese dhe me qindra te tjere ne te gjithe greqin.Kete gje e bej per te lajmeruar bashkombesit e mi,se ,vendi gjitone Greqia ,sa do rende ekonomikisht,por me Shtet.keshtu do te doja te behej dhe tek ne ,e besoj kete gje dhe besoj se organizata islamike PD,do te dali jashte ligjit.

  22. Demokrati says:

    Me ne fund edukate dhe qytetarllek.

  23. arjanita says:

    Nuk mund te qeveriset vetem.
    Rama kete e di qe ne femijerine e hershme.
    Vetem bajraktaret qeverisin vetem.
    Dhe shkojne per lesh.
    Per here te pare pas 8 vitesh nuk degjuam
    perrallat e gjyshit kriminel por pa asnje
    reklame u moren vendime ne interes
    te popullit.

  24. MALI says:

    Situata duket e mire te gjithe te kontribuojne per te miren e Shqiperis , mos te veme shkopinj nen rota por kritika per te miren e perbashket

  25. Tik Taku says:

    Ja se cilet jane ata qe mendojne dhe vene doren ne zemer per rritjen e mireqenies se njerezve te varfer, pavaresisht se nga vijne dhe se cilet jane ata. Strehimi i njerezve te cileve nuk u jepet asnje mundesi perfitimi permes punes nuk duhet te jete me kurre problem serioz per qeverite, cilatdo qofshin ato.

    Kushdo qe endet rrugeve si i pastrehe duhet t’i krijohet mundesia per te futur koken brenda kater mureve. Perdrisa ka akoma kazerma te shkretuara ku nuk shkel me kemba e asnje ushtaraku, atehere ato duhen shfrytezuar ne maksimum per te menjanuar kete problematike te shoqerise.

    Gjithsesi kjo vendimmarrje eshte si ajo pika e ujit ne oqean.

    Kryesocialisti ben mire te filloje nga puna dhe t’i lere sa me pare “pushimet” matane atllantikut se kaluan 3 jave nga dita e ardhjes se tij ne pushtet dhe brenda kesaj periudhe duhet te ishin marre akoma me shume masa te rendesishme disiplinore e organizative.

    Nje milion votuesit jane ende ne pritje te “rilindjes”. Tik-taku i ores po reh gjithnje e me forte. 20 sekonda kaluan, kane mbetur dhe 80.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje