FMN: Shlyeni detyrimet ndaj privatëve, borxhin e keni 70% në fund të vitit (ishte 59% në vitin 2010)

27 Shtator 2013, 19:49Politika TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë me një deklaratë përfundimtare pasi një delegacion vizitoi vendin tonë nga data 19-27 shtator të këtij viti për të biseduar për buxhetin e vitit 2014.

Në deklaratë thuhet se borxhi do kapë 70 përqind në fund të vitit, në krahasim me 59 përqind që ishte në vitin 2010.

FMN kërkon që të shlyhen borxhet ndaj biznesit, për të nxitur sektorin privat.

“Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe faturave të papaguara do të forconte bilancet e sektorit privat, do të ndihmonte në rifillimin e kreditimit duke ulur kreditë nën standard dhe duke mbështetur kërkesën vendase. Misioni sugjeron dokumentimin sistematik të detyrimeve (përfshirë këtu dhe auditimin e tyre), shlyerjen e shpejtë dhe njëkohësisht zbatimin e reformave në menaxhimin e financave publike që do të parandalojë rishfaqjen e tyre në të ardhmen.”

“Politika monetare dhe menaxhimi i likuiditetit nga ana e Bankës së Shqipërisë mbetet e përgjithësisht e përshtatshme, në linjë me dobësinë ciklike të ekonomisë. Banka e Shqipërisë ka qenë gjerësisht e suksesshme në ankorimin e pritshmërive të inflacionit dhe në lehtësimin e presioneve për likuiditet në sistem. Megjithatë, transmetimi më i lehtë i politikës monetare në rritje më të shpejtë të kreditimit pengohet nga rritja e rreziqeve në ekonomi dhe nga niveli i lartë i huave nën-standard në sistemin bankar”. 

“Niveli i lartë i kredive nën standart është tregues për gjendjen e vështirë të bilanceve të firmave private —pjesërisht pasojë e akumulimit të detyrimeve të prapambetura—janë një faktor i rëndësishëm në ngurrimin e bankave për kreditim për shkak të riskut të lartë. Misioni mirëpret përpjekjet e fundit për të parandaluar vonesat në gjyq dhe për të shpejtuar ekzekutimin e kolateralit, por inkurajon ndërmarrjen e masave të tjera, përfshirë këtu ristrukturimin e kredive, heqjen e shtrembërimeve tatimore dhe lehtësimin e marrëveshjeve jashtë gjyqit,” thuhet në deklaratën e FMN-së./ep

18 komente në “FMN: Shlyeni detyrimet ndaj privatëve, borxhin e keni 70% në fund të vitit (ishte 59% në vitin 2010)”

  1. henri says:

    Mendoj se propozimi i FMN-se : ” për të shpejtuar ekzekutimin e kolateralit, ” do te jete i veshtire.

    Kjo do te thote se, kredimaresit qe, nuk kane paguar ne regugull kestet e kredive, atyre tju merre sigurimet qe kane dhene ( shtepi, makina, etj)dhe ne te kundert tju meren shtepite qe, kane bere ose blere me kredite e semura, qe ata nuk i kane paguar akoma.

    Keshtu jane punet dhe loja ne demokraci dhe Sala tallet ne Facebook.

  2. katarakti says:

    Kush mund te me thote se sa miliardeeuro perben ky 70 perqindeshi i PNB-se?! Sa ka qene borxhi i Shqiperise me 1992, me 1997, dhe me 2005?!. Dhe sa kane qene te hyrat ne buxhetin e shtetit po gjate ketyre viteve. Ekonomia eshte laps.

    1. serqozi says:

      Borxhi Mbi 8 miliarde dollar tani . ne 2005 ishte rreth 3 miliarde dollar . llogarite bejini vet

  3. henri says:

    katarakti,
    Borxhi publik ne fund te vitit 2013 pritet te jete 9,450miljarde dollare amerikan. Meta thote se ne cdo vit, vetem per interesat e borxhit publik qeeria duhet te paguaje 550mije dollare.

    1. Shreku says:

      O idiota per 9, 450 miliarde borxh ti paguan 550mije dollare ne vit?
      Interesat jan miliona dollare ne vit o matematikanet e shkolles kristali
      Na hapet barkun me llogari fallco

      1. henri says:

        Shreku,
        Me vjen keq por ne se interesat do ishin vetem 1%, ato do kishin vleren 94.500 dollare. Mendoj se interesat mesatare do jene mbi 6%. Pra 94.500 x 6 = 567mije dollare. Keshtu, more mik, matematika nuk eshte politike. Pastaj kete shifer e ka dhene edhe Ilir Meta zyrtarisht.

        1. Cje tu than or taj says:

          O ti qe nuk qenke as matematicien i kristalit por nje ufo fare dhe kembngul ne budallallekun tend,1% i 9,450 miliard eshte gati 95 milion ,dhe kerkoi falje shrekut.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Reforma e pensioneve na qenka “zgjidhja” e Canit,ku parashikon ritjen e moshes dhe ndonje gje tjeter.
    PS eshte pergjegjese e ngritjes se moshes se pensioneve,ne 10 vjet.
    Tani jemi perpara realitetit,se kjo ngritje moshe ,nuk ka zgjidhur asgje,reforma 10 vjeçare eshte mbyllur ne 2012,borxhi ne 2013 mbi 70%.
    Perseri PS,bie dakord per ritje moshe dhe vite pune. Absurde !
    Me mire eshte qe shteti shqiptar,te heq dore nga skema e pensioneve,ta mbylle ketu ku eshte,se sa te thelloi pamundesine e plotsimit te tij.
    Skema e pensioneve duhet te vazhdoj me sigurime private,te gjithe qe nuk plotasojne vitet per nje pension minimal,te sigurohen ne pensionet private.
    Shteti te mos vazhdoj te “siguroj” kur tallet me pagesat qe derdhin individet.
    Te shtosh moshen 5 vjet,jo vetem eshte e pa pranushme,por 5 vjet mbarojne shume shpejt,pastaj ?
    Ta heqim fare pensionin,te vdesin njerzit ne pune !
    Fillojme nga rruga e kombit,me 1.5 miljard euro.Do mendohet te nxjerr shpenzimet e asj.
    Do vazhdojme te degjojme genjeshtrat e Taçit per “humbjet” ne nafte.
    Me kromin,dhe burimet e tjera nentoksore,do vazhdojme te pasurohen individ ne menyre te pa ligjeshme.
    Z.Minister i financave mos u merr me skemen e pensioneve,ajo eshte e fundit.

    1. henri says:

      Kendveshtrim tjeter,
      Ne se mosha e pensioneve rritet do te rritet maksimumi 2 vjet pra nga nga 65 do behet 67 vjec. Ata qe marrin pensione tashme atyre nuk ju ndryshohet gje. Keshtu eshte bere ne Itali ( qeveria Monti) dhe ne Gjermani ( qeveria Schröder).

      Europa ka nje problem te madh, faktorin demografik. Qe nje shoqeri te mos “firoje” duhet qe, cdo grua te lindi 2,1 femije. Ne Itali ky raport eshte betm 1,6 %, Gjermania 1,64 dhe vetem Franca e ka mire 2,01%. Kjo gje ben qe, per pagimin e pensioneve te pleqve punojne gjithmone e ma pak te rinj sepse, popullsia po plaket.

      Pervec kesaj, m.q.s ka me shume pleq qe jetojne gjate ( ne vitin 2050 mesatarja e moshes do jete 100 vjec). Per keto dy aresye : mungesa e te rinjve dhe jetegjatesia me e madhe e shoqerise, do ti bejne shpenzimet socjale shume me te larta, keto shpenzime futen ne cmimet e prodhimeve tona duke i bere ata me pak konkuruese. Keshtu qe, duam ne apo jo mosha e pensionit do e rriten se nuk ben. Bota ka institute studimi qe jane visionare.

  5. Toni says:

    A nuk duhet te ndiqet penalisht Bode, ish-ministri I Financave? Se pari, ka shkelur ligjin per borxhin duke e tejkaluar ate. Se dyti, ka mashtruar publikun duke shkelur keshtu perseri ligjin

    1. serqozi says:

      Jo jo jo dhe jo . kur te vij luli ne pushtet ke te ver pastaj minister finance ?

    2. henri says:

      Toni,
      Me fal, por ti nuk mund te denosh nje zyrtar ne se ai ben gabime strategjike. Ne se ai ben vepra penale eshte tjeter pune. Edhe ne Greqi u bene gabime me te medha se ketu dhe m.gj.ate asnje politikan nuk u dergua para gjyqit. Edhe Bushi i la Obames krizen ekonomike dhe prape nuk i hyri asnje gjemb ne kembe.

  6. Ato qe iken iken por duhet te dalin perpara drejtesise te gjithe ata qe i katandisen keshtu financat shqipetare, qe te mos ikin me si kove posi.Nese bota nuk do qe te denohen fajtoret, atehere ja fusim pordhes kot te gjithe ne. Kjo do te na krijoje bindjen qe jane njesoj te gjithe dhe si pasoje e kesaj vetem revolucioni i lan hesapet rruge tjeter as nuk njihet por as nuk ka.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Henri !
    Ngritja e borxhit nga 59% ne 70% eshte baras me shpenzimet per “Rrugen e kombit” me gjatesi 60km dhe shpenzime marramendese.
    Nuk duhet te mendohemi per nxjerrjen e shpenzimeve dhe mirmbajtjen e ketyre shpenzimeve te rruges.
    Ne deri tani i perkasim kombeve jo te plakur,me rini!
    Por reforma e pensioneve i ka denuar 10 vjet,te mos punesohen.
    Duhet perseri ti denojme ?!
    Ti denojme te marrin rrugen e emigrimit,se nuk jemi te zotet,te kontrollojme shpenzimet tona.
    Kush prokuror do kerkoj llogari per keto shpenzime ?!
    Ku kane shkuar fitmet nga burimet minerare,ne drejtim te paditur?
    Ne jemi nje shtet qe nuk i kemi vene ne efishenc burimet tona financiare,nuk na kane shteruar.
    Nuk e shikon qe shteti ka qene bashkpronar me hajdutet!
    Eshte gjeja me e lehte,tja faturosh kete popullit fukara.

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    PD shkarkoi 10 mijë punonjës vetëm në 6 muajt e parë të qeverisjes.
    Praktika e listës se pritjeve i ka sjellë shtetit një dëm prej 43 milion euro, sepse për të njëjtin vend pune paguhet nga dy apo dhe tre herë.
    Per kete fajin e ka mosha e pensioneve ?!

    1. arsen says:

      jO VETEM AQ.Neper banka te huaja shqipetaret kane depozituar mbi 1 miliarde Euro.
      Pra??? Na duhet te lajme edhe borxhet e xhepaxhinjeve dhe Fazlliceve te qeverise berishiste dhe pse jo…edhe asaj nanoiste.

    2. henri says:

      Kendveshtrim tjeter,
      – Me fal se, shkrimet e tua i lexova tani, me shume vonese.
      – Ne shkrimin tim une fola vetem per punen e pensioneve.
      – Kuptohet se, ti ke shume te drejte per poshtersite qe ka bere qeveria e Berishes nga paaftesia dhe korrupsioni.
      – Mos harro se cdo popull meriton qeverine qe ka.Mos harro se ne qeverine e Edit ka edhe ministra te LSI. Cdo koalicjon ka cmimin e vet. Shif Italine, Berluskoni eshte nje horr dhe prape e votojne me se 9miljone italjane.
      – Kuptohet qe, qeveria e re duhet te beje kontrolle dhe ne se gjen fajtore ti dergoje ne prokurori.
      – Mos shpreso se, do te jetosh ne nje bote perfekte. Cdo shtet ne bote ka padrejtesite e veta dhe korupsionin e vet. Ne Itali behet cdo vit nje Evasion Fiskal prej mbi 120miljarde Euro dhe Italia vete ka nje borxh publik mbi 2mije miljarde Euro. Berluskoni eshte denuar ne tre shkalle te drejtesise per Evasion Fiskal dhe akoma ben poshtersira. Dje i vuri fitilat qeverise se koalicjonit Pd-Pdl. Cfare ti besh ketij horri, ti hash…..

      Pershendetje

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Henri !
    Zotesia eshte te mos shkarkosh pasojat e krizes mbi popullin e thjeshte dhe sidomos pensionistet.
    Ka mjafte rezerva te tjera ku mund te gjinden lek.
    Per PS,kjo eshte hera e dyte,qe si rruge zgjidhje gjen “reformen e pensioneve”!
    Ministri Cani te mos kete frik se i “zemrohen” te pasurit,kjo eshte dhe ne programin e PS-se.
    Mos pagesa e taksave dhe fshehja e tyre ka sjell krizen boterore.Asnje firme private nuk ka falimentuar,llogarit i bejne te dalin “me humbje”neper bilance ekonomke.
    Cani i fitoj zgjedhjet si majte,mos sillet tani si i djathte,se do ti dale per hundesh.
    Ne Shqiperi problemet e Berluskonit,jane dukuri anesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje