Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një mesazhi të publikuar në faqen e saj zyrtare, informon shtetasit e saj që jetojnë në Shqipëri për rritjen e rasteve të përdorimit të eksplozivit me qëllim shkatërrimin e pronës të disa personave në Shqipëri.
Personeli i ambasadës së SHBA-së është këshilluar të bëjë kujdes sa i takon parkimit të makinave në parkingje të pambikëqyrura dhe të përdorin alarmin e sigurimit të makinave.
“Shtetasit amerikanë të monitorojnë mediat lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare sa i takon rasteve të tilla. Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë të praktikojnë masa të mira sigurie personale. Të kenë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhur për sigurinë e tyre personale”, thuhet në njoftimin për shtyp që është publikuar në faqen online të ambasadës së SHBA-së.
Nuk mban erë të mirë kjo…
Masa provizore, sa te pastrohen teroristet e Viçidolasit!!
Me duket se e hengri Sala!
dozoti nje ore e me pare te na ngopet shpirti ta shohim prapa rrjetes se hekurt se eshte i rrezikshem po u la pa zinxhir