Dritan Prifti, dikur një personalitet shumë aktiv në politikë, qeverisje, media, apo mes elektoratit, sot është një person që merret me biznes, konsulencë, por e ndjen se i paska marrë shumë kohë edhe familjes apo miqve, të cilët sot e kanë më pranë se herët e tjera.
Dritan Prifti kësaj radhe nuk arriti të futet në Kuvend. Pse?
Ka dy arsye pse nuk u futa në këtë Kuvend: E para, sepse më vodhën rreth 6,000 vota, të cilat i evidentova pasi mora gjithë filmimet e numërimit të votave nga KQZ. Dhe, e dyta, sepse Kodi Zgjedhor është diskriminues, duke kërkuar dy herë më shumë vota për tu zgjedhur si kandidat i pavarur, sesi për një kandidat të çfarëdo partie brenda koalicionit. Për këtë diskriminim unë kam marrë pjesë në një grevë urie të bërë në sallën e Parlamentit në vitin 2008. Edhe pasi më vodhën rreth 6,000 vota, unë përsëri arrita të merrja zyrtarisht rreth 6,200 vota. Ka deputetë në `Kuvend sot që kanë marrë më pak vota se unë. Megjithatë, unë kam thyer një rekord historik. Kam marrë vota më shumë se çdo deputet tjetër i pavarur në historinë e Shqipërisë. Nuk besoj se si kandidatë të pavarur Rama, Berisha apo ndonjë tjetër do merrnin më shumë vota se unë.
Votat e mija janë vota zemre nga ata njerëz që kanë vlerësuar shërbimin tim në 12 vjetët e shkuar. Unë isha një individ neë zgjedhje që nuk kisha komisioner dhe askush nuk mi mbronte votat; përkundrazi, hajdutët tradicionalë të votave u sulën si ujqër mbi votat e mia dhe arritën ti merrnin. Kur një përfaqësues i PDIU-së kërkoi të mbronte votat e mia në Lushnjë, një deputet i PS iu vërsul me fyerje e kërcënime. Dhe, në Mallakastër votat e mia i vodhi PS-ja, kurse në Fier ato i mori PD dhe LSI. Në Tiranëm hajdutët e votave i mbrojti KQZ-ja që nuk pranoi të hapte asnjë kuti të vetme për teë parë se çfarë kishte ndodhur në Qarkun e Fierit. Ata që vjedhin votat nuk e kanë për gjë të vjedhin edhe taksat e popullit. Vjedhin votat që të kenë mundësi të vjedhin Shqipërinë.
Çfarë fitoi dhe çfarë humbi Shqipëria me zgjedhjet e 23 qershorit?
Për hir të së vërtetës, duke u distancuar nga historia ime personale, me zgjedhjet e fundit, mendoj se Shqipëria ka fituar shumë me këto zgjedhje. Ishte mirë që u largua qeverisja e PD-së. Vendi kishte nevojë për ndryshim. Ndërkombëtarët kishin nevojë të shihnin ndryshim gjithashtu. Të paktën, me këto zgjedhje, kemi fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë, dhe besoj se procesi i fitimit të statusit kandidat të BE-së do jetë i shpejtë. Të tjerat mbeten për tu parë.
Besoj e keni lexuar programin e qeverisë Rama. Cili është gjykimi juaj? A ka mundësi zgjidhjeje të problematikave që ka Shqipëria me këtë program?
E kam lexuar programin e qeverisë Rama. Në letër duket ambicioz. Programi vendos gishtin mbi problemet që ka ky vend, por rruga se si duhen zgjidhur problemet është e paqartë. Programi nuk tregon rrugën dhe nuk jep as burimet e financimit. Por, për mua është shpejt për kritika. Duhet parë se si do të ecë puna e qeverisë, të paktën për 6 muaj, përpara se dikush të ketë të drejtë peër kritika. Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi. Çdo gjë varet nga qeverisja.
Po opinioni juaj për kabinetin qeveritar? A janë oferta më e mirë qeverisëse që mund të ofronte Rama në këtë periudhë?
Ka dy mënyra për të qeverisur një vend në mënyrë demokratike. Mënyra e parë është që qeveriset nga Kryeministri, me një ekip politik që zbaton me përpikmëri porositë dhe vizionin e tij. Mënyra tjetër është të drejtohet nga kryeministri me një ekip profesionistësh, ku vendimet merren në mënyre kolegjiale. Rama ka zgjedhur të drejtojë me një ekip politik, duke marrë mbi vete gjithë përgjegjësitë e qeverisjes, edhe për ministritë e veçanta. Në këtë qeveri shumica e ministrave nuk kanë eksperiencë drejtimi në fushat që mbulojnë. Megjithatë, unë dëshiroj me gjithë zemër që kjo qeveri të ketë sukses, sepse Shqipëria është në një pikë shumë të keqe. Varfëria është ulur këmbëkryq në 50% të familjeve shqiptare dhe mungesa e perspektivës kërcënon gjithë rininë e këtij vendi. Ata duhet të kenë sukses për të mirën e këtij vendi.
Ju keni qenë kritik me koncesionet këtë periudhë. Çfarë duhet të bëhet me koncesionet, sidomos ato që janë dhënë gjatë vitit elektoral? A është zgjidhje anulimi i tyre?
Unë nuk mendoj se koncesionet duhen anuluar apriori, pa i kontrolluar si janë dhënë, kush i ka marrë dhe a janë duke plotësuar detyrimet kontraktore? Ka kompani serioze që kanë marrë koncesione, ashtu siç ka kompani që janë një mbulesë për qeveritarë që kanë marrë koncesionet. Puna duhet bërë me korrektësi dhe pa nxitim.
Zbatimi i detyrimeve kontraktore duhet të jetë kriteri i vetëm që t’i vlerësoj ato. Puna e qeverisë në vitin zgjedhor ka qenë legjitime dhe ajo duhet të vazhdonte të punonte. Kurse koncesionet, lejet, privatizimet që janë bërë pas ditës së zgjedhjeve, 23 qershorit, duhen anuluar të gjitha.
Këto veprime qeveria që humbi zgjedhjet nuk kishte të drejtë t’i bënte. Qeveria pasi humbi zgjedhjet duhet të qëndrojë në detyrë për të ruajtur paramentrat bazë ekonomike të vendit dhe të përgatitet për të bërë dorëzimet. Kjo pjesë duhet korrigjuar me Kushtetutë. Qeveria e re duhet të mbledh Parlamentin dhe filloi punën menjëherë pasi shpallet zyrtarisht rezultati i zgjedhjeve, dhe nuk duhet të presë javën e parë të shtatorit për të filluar punën.
Qeveria po e merr drejtimin e vendit, kur ekspertët flasin se mund të ketë krizë energjitike në fundvjeshte. A mendoni se mund të ketë probleme? (KESH anuloi tenderat për blerjen e energjisë gjatë vitit 2014)
Nuk besoj se do të ketë problem, nëqoftëse qeveria nuk dëshiron të ketë problem. Kriza energjitike zgjidhet me para, dhe nëqoftëse Qeveria do importojë energji, nuk do ketë asnjë problem. Askush nuk do pranojë të rikthehet kriza energjitike, kur kemi disa vjet që nuk e ndjejmë. Qeveria Berisha investoi mirë në këtë drejtim. Ata gabuan me privatizimin e shpërndarjes, dhe sigurisht, gabuan me largimin e CEZ-it. Përgjegjësia e Qeverise Rama është e madhe tani, sepse importi energjisë është përsëri detyrim i Qeverisë, dhe jo i CEZ-it si 4 vitet e fundit. Dështimi i CEZ-it është një përgjegjësi e shtuar mbi Qeverinë e re, e cila nuk do ta ketë të lehtë.
Duket se ka rënie të ndjeshme të grumbullimit të taksave nga tatimet dhe doganat. A jeni edhe ju i mendimit se taksimi progresiv do të shëndoshin disi financat e vendit?
Unë jam për tatimin e sheshtë. Situata financiare nuk është e vështirë për shkak të tatimit të sheshtë apo progresiv. Situata është kështu për shkak të keq-qeverisjes. Do isha dakord që kompanitë celulare të taksoheshin më shumë, industria e lojrave të fatit, alkoli dhe cigarja, por nuk do isha dakord me ndryshimin e tatimit 10% për bizneset prodhuese apo ato që punësojnë.
Bizneset prodhuese dhe ato që punësojnë janë në vështirësi për shkak të akcizës shumë të lartë dhe të padiferencuar të karburantit. Biznesi nuk po fiton për shkak të arrogancës së tatim-mbledhësve dhe gjobave pavend të tyre. Unë them se, nëqoftëse përmirësojmë administrimi e taksave, ka vend dhe për ulje taksash. Rritja e taksave është e pavend.
A ka shanse që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat tani këtë vjeshtë?
Besoj se brenda vitit kjo mund të arrihet. Shumica e shqiptarëve këtë e shohin si fitore, por unë mendoj se ky proces duhet studiuar mirë. Statusi kandidat na intereson, por anëtarësimi duhet studiuar mirë, në mënyrë që ai të bëhet me kushte pozitive për ekonominë tonë të vogël.
Çfarë mendimi keni për ministrat e LSI-së? Ju i njihni mirë të gjithë ata.
Më duket strategji e menduar mirë që LSI tani kontrollon sistemin e drejtësisë në vend; që nga Parlamenti, KLD apo Ministria e Drejtësisë. Për të qenë i sinqertë, unë ministrat i respektoj individualisht. Kam vlerësim për investimin e tyre në LSI dhe shpresoj t’i marrin detyrat seriozisht.
Për interes të lexuesve, çfarë angazhimesh keni tani që jeni jashtë parlamentit?
Unë do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë prej kohësh. Do punoj të ndihmoj këtë vend të thith sa më shumë investime të huaja dhe të zhvillohet, dhe do ndihmoj njerëz në nevojë të përballojnë jetën e vështirë. Nuk do të largohem nga Shqipëria, siç mund të shpresojnë disa. Do të kaloj më shumë kohë me familjen time. Do të përpiqem të korrigjoj gabime dhe mangësi të së kaluarës.
O Dritan.Mire i thua te gjitha por me ate video-skandalin e pordhe.Te kishje fituar jo deputet do ishje por mbas vdekjes monument do te ngrinin me mbishkrimin: Burr shteti qe ckuli korrupsjonin nga Shqiperia.
dritani nuk kishte me shprese per fitore as me vidjot dhe me as gje tjeter.
dritani ishte pikerisht personi qe i vuri zjarin shqiperise me voten qe deklaroi per berishen menjehere pas zgjedhjeve te 2009.
ndryshe do te kishte shkuar shqiperia ne rast se dritan inatciu nuk do te kishte qene bashk me meten e tij paterica e berishes.
dritani eshte pergjejsi i vetem i kaosit qe ju be shqiperise,,,dhe per kete te dali dhe tju kerkoje falje gjith shqiptareve .
Zotin Prifti pa fatin ta takoj personalisht ne fund te korikut ne aerodrom ne Athine,biseda ishte e shkurtur per arsyen e kohes dhe njohjes qe kishim me pare,deri ne ato momente e njihja vetem nepermjet televizorit dhe mediave,mu duk shume i thjeshte i komunikushem dhe ne syte e tije shihje nje politikan te vertete,do ti mungoje shume ketij parlamenti nje deputet i tille, shpresojme me gjithe zemer qe ne zgjedhjet e tjera parlamentare te jete ne ato karrike u duhet te ulen burra te vertete sepse ai e meriton plotesisht:
Kujdes kur e takon, se ai nuk del pa kamera me vete…
Cuditem me nivelin e cmendurise se ketij njeriu.
E pame te gjithe live, duke ndare blloqet me euro te korrupsionit me bashke-hajdutin e vet, dhe ka guximin te na dale para syve.
Per me teper i ker4koi llogari atij hajdutit tjeter i cili si Moni i Prefektit, e kishte harru padashje nji 5 Frangshe ne xhep dhe nuk ja kish tregu Dritanit.
O zot ne cfare mut vendi jetojme.
Tema do te jepte nje kontribut te rendesishem per leminimin e ketij morri korrupsioni. zgjidhja e lehte : mos i jepni hapsire intervistave te tij. kjo edhe per faktin se jane mediokre dhe plot me brockulla dhe muhabete tavoline. ky morr duhet te laje hesapet me drejtesine. eshte Hajdut dhe abuzues.
Po te kishte Shqiperia nja 4 ose 4 si Dritan Prifti nuk do ishim kaq keq sa jemi sot. eshte burre me bole, trim, i arsimuar dhe i vetmi qe fut doren ne xhep per te ndihmuar te varferit. Te gjithe politikanet vjedhin, por ky fut doren ne xhep, jep per fukarenjte dhe e duan njerezit. As Rama as Berisha nuk marrin dot kaq vota si te pavarur. Ju LSI-sta qe e shani, e keni nga inati qe ju nxori Liken para gjithe Shqiperise me fytyren e vertete.
Bravo Dritan Prifti. Mos e rruj trapin nga legenat. Po te mos ishte bere qeveria PD – LSI sot shqiptaret nuk do udhetonin pa viza ne Europe. Mos u beni driteshkurter. Dritani iku nga qeveria e plehrave Berisha Meta dhe i denoncoi si askush tjeter. Fitorja e PS sdo ishte kaq e madhe pa 21 janarin qe e beri Prifti me denoncimin e tij.
Jam dakord me cka thote aqifi.