Ramës i mbaron mandati si kryetar i PS. Fino: Nuk ka kandidaturë tjetër veç tij

26 Shtator 2013, 12:13Politika TEMA

Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka mbaruar sot mandati katërvjeçar në krye të Partisë Socialiste.

Rama u zgjodh më 26 shtator të vitit 2009 në krye të partisë sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Për të respektuar statutin dhe rregullat e partisë, një grup pune, i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe deputetët Taulant Balla e Bashkim Fino, janë duke përgatitur një raport, jo vetëm për zgjedhjen e kreut të partisë, por edhe për zgjedhjet e kryetarëve të organizatave, të cilët kanë një mandat 2-vjeçar.

Vetë Fino thotë për A1Report se nuk do ketë kandidaturë tjetër veç Ramës.

Fino tha se shtyrja e zgjedhjeve në parti është bërë për disa faktorë.

“Zgjedhjet për kreun e PS-së janë shtyrë pasi ai është në krye të punëve si Kryeministër dhe kryetar. Aktualisht është ngritur një grup për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Është normale vonesa e këtij procesi, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme dhe pa u konstituar qeveria e re, ne nuk mund të hynim në një proces tjetër zgjedhor, atë të kryetarit”, deklaroi Fino.

“Kryesia e PS-së, Asambleja, krerët e partive në njësitë vendore, kanë mandat dyvjeçar dhe zgjidhen çdo dy vjet. Ndërsa kryetari ka një mandat 4 vjeçar. Mandati i kryetarit ka mbaruar dhe tani do të punojmë për marrjen e emrave të kandidatëve për kryetar dhe për të mbledhur Kongresin.

Besoj do të jetë vetëm kandidatura e zotit Rama, pasi ai doli nga zgjedhjet e përgjithshme si fitues me një votë plebishitare.

Gjatë tetorit do të marrë fund çdo gjë për rastin konkret, por një datë konkrete nuk mund të them pasi punët janë në zhvillim”, tha Fino./ep

18 komente në “Ramës i mbaron mandati si kryetar i PS. Fino: Nuk ka kandidaturë tjetër veç tij”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…
    Edi nuk e la postin kur ja vodhen zgjedhjet, jo me ta leri tani qe i fitoi….
    Jeni ne metro ju ?
    Aloooo Çimi isha…

    1. Ripjellje says:

      Jo mo Çimo ça thu? Këtë herë Maqka e ka të sigurt. Kush do bast nga të gjithë ripjellsit?

      1. Edi says:

        Surpriza e keture zgjedhjeve eshte shoku Maqo Lakrori. Gojet e liga thone qe deri tani eshte koke me koke me Ed Ramen, por maqua do e parakaloje ne fund :-)))))

  2. beso says:

    Beni primaret dhe testoni kandidatet,nese Rama fiton kjo del pas votimit.Shume e thjeshte!T’i leme keto frazat bajate me kandidat te vetem e plebishitar,se nuk i bejne pershtypje askujt.

  3. rrrranticccceeen says:

    nuk ka lezet o fino!!
    të paktën gjeni një “dokle” si me ramizin në legjislaturën e parë pluraliste!se Çimi, shoku i Melaminit e tha më parë se ku flë lepuri!!ai nuk dha dorheqje kur humbi e jo më kur fiton!!
    e vetnia gjë që uroj është rroftë “udhëheqësi i lavdishëm” dhe të bëhet i përjetshëm!!të paktën kursejmë kohë për zgjedhjet!!nuk i bëjmë fare dhe nuk harxhojmë pare kot!turqit e erdoganit të kërkojnë llogari për kreditë!!nuk ti jep kot!!pes lek kanë dhënë dhe e kanë gllabëruar gjysmën e shqipërisë,përfytyroni me 3.8 miliardë??dhe ajrin kanë për të nai shitur!!

  4. elinor says:

    “Kundershti” e gjalle mendimesh brenda ne PS!! Te pakten nje kandidat, sa formalisht, mos t’ja bejne si Sala ne PD qe s’mbante zgjedhje kurre brenda partise.

    1. rrrranticccceeen says:

      e ke gabim elinor!rama nuk kopjon kurrë saliun,e ndjn veten inferior ndaj tij,ai është i frymëzuar nga “gandi i ballkanit.i madhi rrugova!
      njëlloj si rrugova “luftoi”me gandizmin e tij,njerzit përpara ai në kafene!!pastaj përse të vendosin një konkurent fallco,ata e ndiejnë veten aq inferiorë sa dëgjojnë jo vetëm fjalët e udhëheqësit largpamës por dhe të tjerat,që normalisht jo vetëm dëgjohen por dhe nuhaten!!
      është një fyerje për udhëheqësin e lavdishëm konkurenca,pastaj dhe ai nuk do një rival i cili nuk është në gjëndje ta mundë,shum të dobët!
      prandaj elinor ne duhet të jemi të bashkuar rreth fanarit ndriçues,të rradhës,për të çarë drejt!?!?
      europës a turqisë,këtë se di mirë,por në fund të fundit nuk ka rëndësi!
      rroftë fanari ndriçues!!

  5. bbb says:

    Maqua fiton 100% kesaj rradhe…

  6. Ralu says:

    Kur mabron mandati eshte sikur mbaron karburanti

  7. bbb says:

    Vetë shoku Fino thotë për A1Report se nuk do ketë kandidaturë tjetër veç Ramës.

    “Besoj do të jetë vetëm kandidatura e zotit Rama, pasi ai doli nga zgjedhjet e përgjithshme si fitues me një votë plebishitare. Perse duhen bere zgjedhje te reja? Ka valle “Maqo” apo “Taqo” qe ta munde shokun Edi?? Populli e do partine dhe partia e ka udheheqsin e saj shokun Edi…kur themi Edi themi partia, dhe kur themi partia themi Edi”, tha Fino./ep

    1. antonio says:

      Jeni mbledhur te gjithe HALET e PD-se dhe nuk po ngopeni dot se NGRENI MUT ME GARUZHDE!!!

      1. bbb says:

        Ne fakt “mut” i vertete jane njerzit si puna juaj qe nuk dilni dot nga servilizmi politik i peshtire. Jam nder kritizeret me te medhnej te Sales tek Tema po funderrina si ju meritojne as pergjigje

  8. ramy dibrani says:

    Ne I prodhojme vete diktatoret se jemi servila. Do behet edhe ky si berisha. Vete kryetar partie, vete kryeminister, president, kryetar gjykate, kryepolic.
    Turp.
    Sharlataner
    Cdemokraci kemi ne

    1. Qemali says:

      epo tani si do ta bejm kte pun o Rami te vem nje tjeter kryetar dhe ramen sekretar te par a si do vej kjo pun, pa mir thua ti. Kete her Z.Rama e meriton me te vertet te udheheq partin Socialiste.

  9. Gramoz Ruci says:

    Ne sot jemi te lumtur qe socializmi lulezon gjithmone e me shume ne republiken popullore te SHqiperise.Rrofte populli rrofte partia me shokun Edi ne krye.

  10. Tirona says:

    Shqiperia keto 23 vite ka humbur shume kohe dhe per ta kapur kohen sa me shpejt duhet qe Rama ti perveshi menget dhe ti hyje punes si kryeminister i vendit dhe detyren kryetarit te PS duhet tja leje nje tjetrit,nese Rama e ben kete atehere do te themi se kemi RILINDUR.

  11. ramy dibrani says:

    Ku eshte ai brace llafazani? Apo sja mban bytha te flase..per salen ja mbante.
    Sala te pakten gjeti nje dash fallco dhe ja vuri si kandidat, kurse keta mavrite as kandidat fallco nuk po I vene.

  12. albi says:

    Normale qe Rama te mbetet kryetar. Po nje gare duhet gjithsesi, por jo si me Maqon. Kurse ajo vota plebishitare nuk ishte fort plebishitare. Me gjithe aleatet dhe LSI e Frrokun mori 57% e jo 83%. Vetem si parti mori thuajse aq sa ne 2009. E pra per kete parti do zgjidhet. Le t’i shohe mire numrat. Ngrefosjet ne analize te fundit u kane afruar fundin edhe te tjereve para Rames. Gjithsesi perderisa eshte kryeminister dhe drejton koalicionin fitues nuk ka arsye pse te mos mbetet kryetar partie. Problemi eshte me ata te tjeret brenda partise. Le te provoje dikush te beje gare te vertete qe ne fund te fundit njerezit te shohin edhe nje fytyre tjeter dinjitoze se nuk i mungojne PS. Sigurisht njeri do fitoje, dhe besoj Rama, por gara e ben me bindese e serioze cdo gje edhe per fituesin edhe per jo fituesin ( se une nuk quaj njeri te humbur perderisa nuk ka cfare te humbase).
    Po nese askush nuk ndjehet dhe nuk garon, dhe vete partia nuk i ve qellim vetes qe gjithsesi te kete gare, atehere te mos ankohemi per udheheqes autoritariste, diktatore e ku di une, perderisa ne vete jua ushqejme madheshtine dhe pazevendesueshmerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje