Gjykata e Lartë vendos si Berisha për Gërdecin, e quan aksident teknologjik...

25 Shtator 2013, 19:42Politika TEMA

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për mospranimin e rekursit të dosjes së Gërdecit.

Pak ditë më parë, trupi gjykues i përbërë nga Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni, vendosën mospranimin e rekursit, të paraqitur nga të gjitha palët në gjykim për dosjen “Gërdeci”.

Ndërsa pak ditë më parë u publikua fakti se Gjykata e Lartë nuk e pranonte rekursin, sot zbardhen motivet se përse trupi gjykues vendosi t’i japë fund, ligjërisht, dosjes së Gërdecit, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ajo që bie në sy është fakti se anëtarët e trupit gjykues  mendojnë si ish-kryeministri Sali Berisha për këtë tragjedi.

Gjyqtarët Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni vendosin që tragjedia e Gërdecit është një aksident teknologjik.

Së paku, kështu argumentohet në relacionin mbi 100 faqe të anëtarëve të trupit gjykues.

Sipas relacionit të bërë publik, Gjykata e Lartë mendon se në rastin e shpërthimit të fabrikës së Gërdecit nuk kemi të bëjmë me vrasje me dashje, sepse askush nga të pandehurit nuk ka synuar këtë pasojë, vdekjen e 26 personave dhe rrafshimin e disa fshatrave.

Sipas trupit gjykues, tragjedia është shkaktuar nga moszbatimi i rregullave të sigurisë teknike në punë dhe fajtorë për këtë ngjarje, ku u vranë 26 persona, janë punëdhënësit.

Një vendim ky kontradiktor, pasi gjatë shpërthimit të fabrikës së Gërdecit nuk kanë gjetur vdekjen vetëm punonjësit e fabrikës, por edhe fëmijë që luanin në oborrin e shtëpisë si Erison Durda apo dhe 3- vjeçari Flavio Deliu.

Për këtë raste, Gjykata e Lartë as që denjon të shprehet.  Gjithashtu anëtarët e trupit gjykues kanë vendosur se gjykimi i shkurtuar për të pandehurit, fakt ky që është pranuar vetëm në Gjykatën e Apelit, është i drejtë, pasi për ta çdo i pandehur që pranon të “kursejë” ekonominë gjyqësore, ka të drejtë të përfitojë nga ulja e dënimit.

Por dhe ky arsyetim i trupit gjykues është non sens, pasi të fituarit në këtë proces dolën vetëm të pandehurit, që aktualisht janë të lirë, ndërsa familjarët e viktimave të Gërdecit ende janë në kërkim të drejtësisë, edhe pse ky proces ka vijuar  5 vjet në gjykatat shqiptare.

Por, përveç këtyre arsyetimeve, skandal është fakti që vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka kaluar përmes një debati gjyqësor mes palëve.

Në raste të ngjashme, kur analizohen faktet dhe kur bëhet thellim në interpretimin e ligjit, gjithmonë palët janë prezent në proces, duke garantuar një gjykim të drejtë të çështjes.  Kështu, me këtë vendim të zbardhur të Gjykatës së Lartë, i është vënë kapak dosjes së Gërdecit, ku ende ka familjarë që kërkojnë drejtësi dhe fajtorë që po shijojnë jetën dhe i janë rikthyer biznesit të tyre.

Me gjithë shkeljet ligjore, të cilat janë konstatuar në zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, duket se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka ndërmend ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme thotë se do të analizojë vendimin, por fakt është se askush nuk beson më në dhënien e drejtësisë për këtë dosje.

 

Apeli liroi Delijorgjin dhe Pinarin

Gjykata e Apelit, në vendimin e dhënë në shkurt të këtij viti, praktikisht i dhuroi lirinë të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Ylli Pinarit.

Në vendimin e dhënë, treshja gjykuese, e kryesuar nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri, ka dhënë vendim të formës së prerë, që parashikonte ulje të dënimit për ish-kreun e kompanisë MEICO, Ylli Pinari, ish-administratorin e kompanisë “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgji, dhe ish-drejtorin e fabrikës së demontimit të armëve, Dritan Minxolli.

Të tre të akuzuarit kanë përfituar ulje të dënimit me 1/3,  pasi  Gjykata e Apelit ka vendosur të aplikojë përfundimisht gjykimin e shkurtuar.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka shpallur fajtor gjeneralin Zija Bahja, i cili është ndër të paktët ushtarakë që është dënuar për ngjarjen tragjike të Gërdecit.

Konkretisht, gjenerali Bahja, nga i pafajshëm që ishte shpallur në Gjykatën e Shkallës së Parë, është dënuar me 8 vite burg, por nuk do të qëndrojë në qeli, pasi vendimi për të është pezulluar. Përsa u përket të pandehurve të tjerë, Agim Babameto, Rezart Tërshana dhe Besnik Dauti, të cilët kishin marrë pafajësi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Apeli vendosi nga 1 vit burg për Babameton dhe Tërshanën dhe 3 vite burg për Dautin, por përkohësisht dënimi ndaj tyre është pezulluar.

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për: Agim Lala, i pafajshëm, Ardian Mullai, i pafajshëm, Shkëlzen Madani, 3 vite burg, Dashnor Çaushi, 3 vite burg, Armand Tartari, 1 vit burg, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha me 6 vite burg.

Në fakt Luan Hoxha prej kohësh është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokuroria i kërkoi gjykatës që të deklarojë 28 persona fajtorë, mes të cilëve edhe shoqërinë “Albademil”.

Tragjedia e Gërdecit, më e rënda e ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, u regjistrua më 15 mars 2008.

Nga shpërthimi i një fabrike demontimi vetëm pak kilometra larg kryeqytetit humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, ndërkaq dëmet materiale kapën shifrën e miliona eurove.

20 komente në “Gjykata e Lartë vendos si Berisha për Gërdecin, e quan aksident teknologjik…”

  1. FLAVIO DELIU says:

    QAFEN THEFSHI EDHE JU, QELBESIRA!

    http://goo.gl/5h7r0z

  2. Ligji says:

    Po Gjykaten e Larte kush e gjykon per krimin qe nuk quan krim vrasjen e 26 qytetareve?

    1. adri says:

      ktu duhet nje revolucion mbare popullor qe ketyre kurvave qe kapardisen dhe neper ekrane si te ndershem qeshin e nenqeshin bejne dhe si kapadai pastaj dalin perseri ne origjinen e tyre qe jane thjesht prostituta pa perjashtim .

  3. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Une mendoj se eshte humbje kohe per tu marr me Gerdecin, shqiptaret kane nevoje per tu integruar. Familjaret e viktimave votuan per Berishen pas Gerdecit, prandaj nuk kan pse te kerkojne drejtesi tashme.

  4. ema says:

    Sa turp!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Sa turp qe gjera te tilla ndodhin vetem ne shqiperi dhe ne asnje vend tjeter ne bote. Vetem ne shqiperi mund te vrasesh me shume se kater person dhe te jesh i pafajshem. Rama vepro ne emer te 1.000.000 shqipetarve.

  6. homeri says:

    —flitet per drejtesi te korruptuar , qe nga presidenti dhe deri tek nje njeri i zakonshem . por ne se te korruptuara jane godinat e ketyre institucioneve , ateher tu veme rruspin dhe ne se jane gjyqtaret sa me shpajt te kapen perbythe e te nxirren perjashta sic beme me Berishen —keshtu nuk mund te vazhdohet me …..

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Gjykata e Lartë,eshte seksion i PD-se,ku urdheron Berisha !

    Reforma ne drejtesi,e cila ka bindur dhe nderkombetaret,duhet te behet perpara se te gjykohen keto proçese.

    Nxitimi i seksioneve te PD-se,per te “gjykuar” keto proçese,eshte nje formalitet i gjykuar dhe vendosur ne tavolinen e Berishes.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Jane infektuar nga “pjeshket” e Lapardhase kot lodheni..

  9. une says:

    Po nuk u nda gjyqsori nga politika nuk ka per te pasur drejtesi ne shqiperi. Ne itali vetem nje e treta e gjykatesve zgjidhen nga presidenti bashke me keshillin e larte te magjistratures kurse ne shqiperi zgjidhen te gjithe nga presidenti te cilin e ka zgjedhur berisha.

  10. Lex Rex says:

    Medi Bici kokrra e injorantit eshte ushtar i bindur i Saliut. Tommy Ndreca po ashtu.

  11. shiaksi says:

    ore do vini drejtesin ne vend ju apo jo,se per ate ju ka zgjedh populli shqiptar ju,perndryshe shqiptaret do te ribelohen me ju

    1. enea says:

      Minimumi qe mund te bejme eshte mosbindja civile, por kush ta beje thuaj?????

  12. KASOLLE says:

    Nje fars e ndyre si Gerdeci dhe 21 Janari.Kjo SHKERDHATO drejtesi eshte KANCERI i shoqeris Shqiptare.

  13. shpellar+serbe+analfabet+cecen=malok verior says:

    E gjithe trupa gjyqesore be kete vendim,eshte nje kakofani gelbazash shpellaresh…

  14. bbb says:

    2 vendime katastrofike te padrejta gjate diteve qe qeveria e Rilindjes ka ardhur ne pushtet…Po Ed “Rilindasi” cben? Ai ka dite qe fotografon ish banjot e Saliut…

  15. KADAFFI says:

    Përpara Rilindje!ptu farë e keqe gjyqtarësh dhe politikanësh!

  16. Bill says:

    Ju lutem! Vendosini emrat e ketyre anetareve.Nje e njoh personalisht.Me quote inteligjence sh te ulet dhe lepires I Berrishes.

  17. Eduardi says:

    Binduni, o te pabindur, qe per masakren e Gerdecit kane rene dakord te dy palet, blute e rozet, per ta quajtur “aksident teknologjik”. Nuk e shikoni si kapardiset Berisha dhe kercenon nga fejsbuku? Rilindja socialiste? “Polli mali, beri nje mi”.

  18. shpatar says:

    Eshte domozdoshmeri rikompozimi i sistemit te Drejtesise.Cili eshte difekti kryesor.
    Nuk ka ne gjykim analize shkencore por vendos numri i votave.Qe nga ky moment sistemi eshte i deshtuar.Jo me kote Salushi vendosi ne vendet kyce te Drejtesise njerzit e tije .Hapsire qe ju dha nga mungesat ne Kushtetute.
    Hapi tjeter dhe shume i rendesishem eshte shkeputja nga pavarsia politike.Ka shume eksperienca boterore qe i vijne per shtat gjendjes aktuale te vendit tone.Psh.Pse te kete 2,3 ose 4 gjyqtare ne nje ceshtje.Nje gjykate e tille eshte shume e lehte te kompromentohet.Te jete nje gjykates qe kur te marri vendimin te kete mbeshtetjen e nje komisjonit shume perberes.Ne kete komisjon ,qe nuk jane rrogetare por specialiste qe punojne ne fusha te drejtesise e ne organe te tjera drejtuese,marrin pjese intelektual me peshe dhe autoritet ne shoqeri.Sic kemi pare dhe ne vendet e botes eshte nje gjyqtare dhe nje komisjone qe veprojne si nje trup i vetem.Po te permirsohet Kushtetuta qe doemos te shmangi ligjet me 2 ,3 ose 4 kuptime mdryshimet ne Drejtesi do te jene te sukseshme.
    Keto jo se nuk dihen por ata qe kane qeverisur kane dashur te kontrollojne cdo gje per interesa personale.Keshtu sic jemi me keto ligje dhe kete strukture organizative Drejtesia nuk merr vendime te drejta por vete Njeshi vendos per gjithecka.
    Mos u lodhni te nxirrni ne gjyqe, shkaktaret e tragjedive e hajdutet ekonomike, pa ndryshuar Drejtesine.Thone qe Nanua nuk deshi te gjykonte 97 apo skandalin e vidos Prifti-Meta e vrasjet e 21 janarit .Jo nuk qendron tek deshira per te kryer detyren.Me ato ligje dhe kete Kushtetute qe lene hapsira per interpretime te ndryshme nuk del ne nje konkluzjon per te marre nje vendim.Evropen qe bejme kaq shume zhurme nuk kemi per ta pare nese nuk korigjojme e vendosim nje sistem Drejtesie dinjitoz qe ta kete shume te lehte per te ndeshkuar koken e jo kembet.Denohet nje hajdut ordiner e nuk denohet nje politikan qe shkatone tragjedi njerezore.Kjo duket qe nuk eshte normale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje