Fidel Ylli: Nëse do bëhesha ministër, s’do e lija mandatin e deputetit. Rama s’na pyeti për emrat e ministrave

25 Shtator 2013, 09:58Politika TEMA

Deputeti socialist, Fidel Ylli, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se është kundër nismës për ndarjen e mandatit të deputetit nga ai i ministrit. Madje ai thotë se nëse do bëhej ministër, nuk do e linte mandatin e deputetit.

“Unë kam qenë kundër kësaj nisme, dhe kjo ka qenë nga arsyet që kur e kam dëgjuar, kam dhënë mendimin tim duke thënë se mes zgjedhjes deputet apo ministër, unë do të preferoja të isha deputet. Unë do të doja të isha në zonën ku më kanë votuar, të interesohesha dhe të sillja investime për zonën time, për shkolla, rrugë, shërbime, ambulanca dhe për të rregulluar nivelin e jetesës së atyre banorëve. Pavarësisht se Rama nuk ia propozoi askujt prej deputetëve nëse do të jetë ose jo ministër, ky ka qenë një vendim i vetë zotit Rama se cili do të jetë ministri i tij, por në një bisedë që kemi bërë, unë e kam bërë të qartë se nëse do të më bënte ministër, unë nuk do të hiqja dorë nga mandati i deputetit. Mandati i deputetit, duke qenë dhe ministër, do më mbante të lidhur me zonën dhe banorët e vuajtur të atij qarku, pasi u kam premtuar shumë gjëra,” thotë Ylli.

Lidhur me emërimet e ministrave, Ylli shprehet se as ai dhe as Grupi Parlamentar nuk u konsultuan për emrat që Kryeministri Rama caktoi. Ndarjen mes qeverisë dhe Grupit Parlamentar, deputeti socialist e sheh si një mundësi ku grupi i deputetëve të jetë më kërkues dhe në vëzhgim të plotë të punës së kabinetit qeverisës. Si kryetari i grupit të punës i programit për Sportin, deputeti socialist, i angazhuar maksimalisht dhe gjatë fushatës, shprehet se do të kërkojë realizimin e plotë të programit, pasi këtë ia ka premtuar zgjedhësve të tij.

“Unë vërtet kam dhënë një premtim gjatë fushatës zgjedhore, dhe personalisht nuk më intereson as mandati i deputetit nëse nuk realizohen këto premtime. Sepse Edi Rama ka ardhur me ne në të gjitha rrethet e vendit dhe u ka thënë të gjithëve të marrin shembull nga programi i sportit dhe do të shihni impaktin që do të japë ky program për të rritur gjallërinë sportive të rinisë shqiptare”./ep

46 komente në “Fidel Ylli: Nëse do bëhesha ministër, s’do e lija mandatin e deputetit. Rama s’na pyeti për emrat e ministrave”

  1. dada says:

    Filluan keta peme pa koke si fideli?

    1. skelari migrues says:

      Nuk e di pse kembengulin e thone qe nuk leshojme mandatin sepse duam ti sherbejme zones elektorale; lind pyetja: si minister nuk e keni kete mundesi?!
      Duhet shtuar qe, nga ana formale, edhe kandidatura per deputet, edhe ajo per minister jane pothuaj emerime…nuk e di pse e ngarkojne veten me kaq “peshe” per zgjidhjen e halleve te komunitetit te ngushte; mjafton te perpiqen per permiresim te pergjithshem, dhe detyra quhet e kryer.

      1. Kulmaku says:

        Po ky skrapalli i do te gjitha per vete,,,,Edhe deputet,edhe minister,edhe biznesmen,edhe…..,etj,,,po te tjeret nuk do hane,do vetem ti te perlash.

    2. 1 000 000 shqiptare. says:

      po kur te propozoi ty more fidel per deputet a e pyeti rama kryesine e ps-se???????????????

      JO

      dhe ty te pelqeu qe more mandat,,,prandaj e ndihmoni ramen,se ka nje pune shume te madhe perpara dhe mos ju beni barikada tani qe aritet te merni pushtetin.

    3. azom says:

      Gjeja me e mire e kesaj qeverie ishte ndarja e mandatit te deputetit nga ajo e ministrit dhe kjo shume e mirepritur nga te gjithe.
      Nuk i bene dot dyja askush sidomos ne AL qe duhen ndryshme rrenjesore. Pastaj deputeti i bie te marr dy rroga te majme nderkohe qe ne ne Shqiperi ka ushtri te shkolluarish jashte qe jane pa pune dhe ketu mund te bejne me shume. Per me teper deputeti eshte ligjvenes kurse ministri eshte ligjzbatues dhe ka konflikt interesi. Atehere pse duhet dhe minister dhe deputete i njejti kur Shqiperia eshte dhe shume e perfolur per korrupsion?!!! Te tilla deklarata te lene shije te keqe.

    4. Genti says:

      Ndarja e mandatit eshte thene e sterthene qe ne fushate dhe eshte premtim i mbajtur!!
      Tani te hiqet dhe dypunesimi me me ligj sepse askush nuk ka punuar por vetem abuzuar me kete dypunesim dhe eshte shtuar papunesis. Eshte pamundur ti beshe te dyja puent ne te njejten kohe sepse nuk ke kohen fizike ti besh por vetem abuzohet
      Ngrihej tjetra ministri apo zv/ministre ne orarine punes dhe shkonte e jepte leksione apo futej neper projekte etj..
      Ose shume pedagoge te brendeshem drejtojne dhe OJQ ne te njejten kohe….. Nderkohe marrin fonde dhe punesojne vetem njerez qe kane lidhje fisi a gjaku, nuk shkojne fare ne pune sepse ato jane ne fakultet ne kohen e punes por vetem duken dhe punonjset e tyre bejne vetem korrupsion dhe as duan te dine se cfare misioni kane dhe perse marrin tere ato leke.
      Ne Shqiperi ka shume te diplomuar dhe punojne kamarier apo pa pune fare dhe keto zonja/apo zoterinj vetem abuzojne nen hijen e pushtetit duke bere nga sa punene te mundin. Dhe kjo gje duhet te marri fund. STOP DYPUNESIMIT APO TRE PUNESIMIT sepse vetem abuzohet dhe pasurohen padrejtësisht nje grusht njerëzish. Gjithe punet , OJQ projektet ne duart e nje grushti njerëzish dhe realiteti e tregon me se mire
      ’’frutet’’ e këtij lloj tre punësimi.

    5. Feniks says:

      O FIDEL!Deputeti nxjerr ligje e nuk eshte Komunale!

    6. gjergji says:

      Fidel( Kastro ),Ylli (Partizan),puro i kuq. Kujdes, pa Ramen je i mbaruar.

    7. zefi says:

      O Fidel!!
      Mos u krekos si GJELI NE MAJE TE PLEHUT,se nuk je KURRKUSHI!!!
      Deputet nuk u bere vete,as per ndonje aftesi te vecante,por se te futi ne liste PS-ja,o DALLKAUK!!!
      Ta provoje edhe ti si i pavarur sic beri Malaj dhe ta shihje ku do perfundoje sot!!!
      Edi Rama ka ngrene per KOKEN TENDE dhjetra SHARJE E SHPIFJE NGA KLIKA E BERISHES,nderkohe ti FSHIHJE KOKEN PAS BYTHES SE RAMES!!!
      Per cfare te duheshin te dyja postet?
      Doemos per t’u dukur CUB ne zone!!!
      Nuk je i vlefshem pa PS-ne as si LENKA CUKO ne vaktit, o DERDIMEN,por mos shit dengla!!!
      Ul koken e puno!!!

    8. Mbaroj koha e te ngrenit me dy luge ! Po nuk te pelqeu ,,,heee ,rrugen nga erdhe ,,po deshe ik tek Saliu ,se ai i ben dhe deputet ,dhe minister nderkohe dhe me firma ,dhe kriminele ,zgjidh e merr z.Fideli !

    9. askushi says:

      Bravo Fidel ! ke bere zgjedhjen e duhur;. Opozitar me Ramen brenda llojit,por duket qe ke talent edhe si politikan, sepse alibija qendron. E ke thene me diplomaci;- te pelqen te mbetesh deputet.

  2. dada says:

    OOOOOOOOOOOoaaaaaaaaa Fidel ndarjen e manndatit e kemi marre veshe edhe en popull ne kohen e fushtaes ku ke qene ti?

  3. alb says:

    Ky po ky. Harrove dhe paqen ne bote…

    1. Askushi says:

      ‘Shkelqeu’ Ylli(Fedel),por jo sa kullat e tije!

  4. Pashuku i Jozefines says:

    Te te pyeste ty Rama? Perse?
    Ti Minister ? Ti je katastrohe mjedisore dhe te kap memorandumi mbi plehrat.
    Po ti dhe IKF-ne e ke mbaru me korrespondence more?
    E di ti more kaqol qe shteti ka ne arshivat e veta akoma nje kerkese nga interpoli per hetimin e zotrise tate?

  5. çlirim uça says:

    Paske dasht deputet dhe deputet je. Shko tash puno se t`pa vakt jane fjalet.

  6. lilo says:

    o fidelo. nuk paske fare dy mend. po te kene edhe mundesine e deputetit, ministrat fillojne e tallen me ate detyre sepse nuk kane frike nese i heqin. nuk mbeten pa pune.

  7. city says:

    Edhe ne votuesit tuaj do te deshem qe te jeni ndonjehere ne zonen tone Z. Ylli, meqe keni “humbur” pas 23 Qershorit.

  8. Askushi says:

    Fidel!Mirmengjes,po të jete ditë,aty,dhe mirmbrëma,nëse më lexon natën!Ke te drejtë për premtimet SOVRANIT të zonës!Rama ka të drejtë të bëj ekipin,por Rama ka difekte të mëdha që nuk rrjedhin prej tij,por prej SISTEMIT që do ta shkallmojmë! Sepse deputetët ku hyn dhe ti(nuk më pëlqen të shkruaj Ju,si i zonës)jeni cuar tek SOVRANI me një laps të Rames,Metës,Berishës end co.Pra,NJESHI partiak i vendos Sovranit “burrat e kombit” dhe ja imponon ti zgjedh me votë.Nuk shkruaj gjatë se i lashti ynë Arryba,kryeprijës i ilirisë epirote,është i pari që thelloi demokracinë greke me votë…sepse vendosi të votojne gratë,gjithë populli mbi moshën 17 vjec(Lexo V.M.Manfredi) dhe jo më shumë se 2 herë nga 4 vjet në pushtet….Sovrani iliro-epirot,zgjidhte duke i propozuar vet drejtuesit.Ju nuk ju ka propozuar SOVRANI,por Rama tek SOVRANI! Ti ke të drejtë,për premtimet dhe para Sovranit këto vlejnë!Demokracia e drejtperdrejtë që do të vdes partite politike dhe NJESHAT,do implementojë shpejt këtë risi dhe atëherë nuk do kemi “gojë”të flasim,sepse dhe kryeministrin dhe presidentin do ti propozojë e zgjedh me alternativa emrash,Sovrani!Miku im aty,politikan me i mirë se ty,Dr.G.Ylli,i ka të qarta këto koncepte evolutive botrore dhe po lufton me të tjerë t’ju largojmë pas 300 ditëve provë,ndersa PD dhe të tjera particka korruptive e shperdoruese, ti zhdukim!Fol me Dr.Yllin, të kuptosh se jeni larg dëshirave dhe aspiratave të SOVRANIT!

  9. hipnotizuesi says:

    epo eshte mesu te haje me luge te madhe i shkreti fidel..;asnjehere nuk eshte mjaft per te…dy tre pse jo dhe pese pune i ben ky more…mjaft te dali parja e madhe

  10. ardjani says:

    do ma hanger nga dy anet ky qen bir qeni!
    te rrish aty ne godinen e deputetit dhe te ngrejsh flamurin ne rast se kupton diçka, dhe mos ta ndigjiojme zanin e gojes maaa!
    te pakten Enveri na kishte mbyllur dhe bota jone e mbredeshme nuk kuptonte per situaten qe ishte krijuar ne vend kurse bota e jashtme e merrte pak me mend se si ishte situata ne shqiperi ne ate kohe,
    nderkohe sot bota e zhvillume cristiane po e shikon me sy dhe e prek me dore ket situate korrupsioni!
    Njerez pa moral… si kafshet, perbile jeni me keç se kafshet sepse te pakten kafsha hyn o merr pjese ne “ordine naturale” (ne proçedimin natural) te gjerave.

  11. Shqiptari says:

    Sje as i pari as i fundit qe hedh vickla o Fidel, por leri keto traplleqe dhe repekto autoritetin e kryetarit.

    Mos kujto se ke aq kapacitet sa ti kundervihesh atij. Si afrohesh ne shume aspekte dhe kjo qe ben ne keto momente nuk te nderon.

    Nese ske ditur te shprehesh, dil dhe bej sqariemt perkatese me nje

    interviste te dyte.

  12. lindi says:

    as mish as peshk,se morem vesh ca tha ne kete interviste ky bodigardi milioner..shume evazive deklarata e tij,njeher thote se nuk do pranoja te hiqja dore nga mandati i deputetit,njeher thote se eshte gje e mire,pasi grupi parlamentar i PS do kontrolloj me mire punen e ministrave..pirdh se clirohesh me nje fjale

  13. SHEME SHAPKA2 says:

    O Fidel…ke qene mundes dhe ke perdorur forcen,por dije se forca eshte arma e budallait,prandaj,shtroju punes duke mesuar nga te mencmit…!

  14. albani says:

    fidel bej lobim per sa me shume investime ne zonen tende, dhe leri komentet se nuk esht ministria aq kollaj sa thua ti

  15. Liridon says:

    Ndihma me e madhe qe mund ti jepet Rames,eshte jo qendrimi servil,ndaj Tij,por kritika e hapur dhe e drejte.Kete gje e bejne burrat me shtylle kurrizore.Rama duhet ti ruhet servilave,se do te marre ne qafe veten,njesoj si parardhesi i Tij.

  16. unknown says:

    Ah, po nuk e njihkeni mire ket rrot mullini ju jo. Ky hajvan ka qene bodyguard I Aleksander Meksit, dhe me pas shef I grupit te shoqerimit. Filloi te merreshte me pasaporta dhe shitje vizash, pastaj hapi ate lokalin ke parku “Rinia”, dhe filloi te merreshte me biznes legal, ky kokrra e hajvanit, qe ka qene mundes apo dicka e tille. O Zot ne c’kohe jetojme. Fidel Ylli deputet, paska dash gomari edhe Minister.

  17. mbase says:

    -Une,pavaresisht,se ka qene mundes etj..eshte njeri qe pasurine se ka cuar me valixhe jashte vendit por ka kontribuar ne vend dhe nuk eshte tip grrici pa nivel,me kohe nga puna qe do beje do guxoje te perballet..
    dhe ne mos flasim maje fikut se s’ma

  18. Arsen says:

    Me 24 Korrik 2013, z.Fidel Ylli eshte shprehur se eshte gati te dorezoje mandatin per t’u bere minister. Mjafton t’i hidhni nje sy tekstit me poshte ose, duke kerkuar me titull; Fidel Ylli: Gati të lë mandatin
    për postin ministror

    Nuk arriti te merrte as post por as, ndonje drejtues ne komisionin parlamentare te medias dhe, Edi Rama ka vepruar shume mire qe e la thjesht deputet.

    Fidel Ylli një nga deputët e riafirmuar të Partisë Socialiste ka pranuar i pari publikisht se është i gatshëm të lerë mandatin e tij për të qenë pjesë e kabinetit qeverisës nëse Kryeministri i zgjedhur Edi Rama do ia kërkonte. Ylli, është shprehur se nuk ka rëndesi se kush do të jetë në krye të Sportit, e rëndësishme për të është që të zbatohet programi i Partisë Socialiste për këtë fushë, e cila është lënë në harresë për 22 vjet rrjesht.

    “Unë jam në dispozicion të Partisë Socialiste për për të qenë një deputet i përgjegjshëm siç kam qenë në katër vitet e mandatit që shkoi, por në rast se do t’i duhem zotit Rama, Partisë Socialiste për të qenë pjesë e kabinetit thashë unë jam në dispozicion të kësaj force politike që në këtë program të kemi mundësi me ardhjen e qeverisë në shtator të fillojmë menjëherë për ta implementuar. Për herë të parë ne kemi arritur një gjë madhore që në një vit fushatë elektorale kemi bërë politikën shqiptare që të flitet për sport, gjë që nuk është bërë në 22 vjet. Unë mendoj që sporti nuk është vetëm çështje parash, por është dhe çështje vizioni që ku jam dhe ku do të shkoj pasi ka shumë të ardhura dytësore, mënyra menaxhimit, janë të burimet njerëzore”, u shpreh Ylli……..

  19. Lale Gjoni says:

    Fideli flet si kapitalist i majte qe eshte dhe i rri mendja tek populli por nuk di si ta ndihmoje.

  20. POLICIA E NDERTIMIT says:

    FIDEL YLLI, ISH-MUNDES BUKUROSH, MENJEHERE PAS DEMOKRACISE U BE SHOQERUES I Z.MEKSI DHE JO RRALLEHERE I ZNJ.MEKSI, NE VITET E ERRETA 97′ U BE “SHOQERUES” I AMBASADORES BISEKSUALE ZNJ.LINO DHE ATY PATI MUNDESI TE MERRTE 10 MIJE DOLLARE PER NJE VIZE, PASI BERI RRETH 800 MIJE DOLLARE I HYRI BIZNESIT TE NDERTIMIT SI DHE NDERTOI PA LEJE NE PARKUN RINIA WEST 1.
    NE MARS-PRILL TE VITIT 2001 POLICIA NDERTIMORE JA NGRITI ZGUPTHI, LOKALIN TE PARKU RINIA, PASTAJ NE 2002-2003 JA NGRITI ZGUPTHI WEST 2 KATERKATESH NE LANE DHE EDI RAMA JA DEMSHPERBLEU GODINEN ME LETRA FALLCO ME NGA PARET E POPULLIT TE TIRANES(KUPTOHET KA MARRE PJESEN E VET).NE 2005 PERSERI POLICIA NDERTIMORE JA NGRITI PERSERI ZGUPTHI LOKALIN TE AKADEMIA QE PERSERI EDI RAMA I KISHTE DHENE LEJE PROVIZORE 25 VJECARE???!!!!!???
    DONI ME PER BELULIN ?!(PRANDAJ EDI RAMA E URRENTE POLICINE NDERTIMORE SE I VINTE HAKUT DHE I NXIRRTE TE PALARAT DERI SA NE 2007 SALI MALOKU E SHKRIU POLICINE NDERTIMORE DHE NA SHPIKU INSPEKTORIATIN URBAN VENDOR TE BASHKISE)

  21. orikumi says:

    po cna dolen kaq milioner keta mundesa mor aman ..eshte dhe ne vlore nje shok i fidelit ,qe te krenohet me injorancen etij dhe me paret qe i ka ven nga qindra vajza fatkeqe qe i merte ai dhe familja etij epeshtire ,per prostitucion ,,,,,,,,Zoti vetem ai ben punen etij mbi keta vampira

  22. bali says:

    Ky eshte dell….po si nuk ka turp qe flet keshtu.. ky doli ne tv dhe deklaroi se ishte gati qe te linte mandatin e deputetit nese Rama do e kerkonte per minister..Cilin te besosh> fidelin e para caktimit te qeverise apo fidelin e sotem..

  23. Ina says:

    Sa shume vrere ne komentet e mesiperme. S’guxon robi te shprehet…., se fillojne injoranca dhe arrocanca e komentuesve mjeran. Mesoni dhe fiksoheni ne mendjet tuaja shterp, se kushdo ka te drejten e fjales, ju pelqen apo jo nuk ju pyet njeri.

    Me kujtohen historite qe jane fol dhe shkruajt kunder Hoxhes, per pabesite qe u beri shokeve te tij te luftes. …. Sipas historise, te tjeret benin luften dhe ai vet doli ne krye. Historia perseritet edhe sot nga edvini.

    2- Si i merr keto vendime edvini pa pyetur dhe marre mendimet e antareve te tjere? PERSE EDVINI ESHTE EDHE DEPUTET EDHE KRYEMINISTER ( mos valle eshte me i zoti apo hunda e tij se lejon te shohi me larg).
    Uni e tij, arrin deri aty sa sjell familjaret, dhe miqet e tij nga jashte ne qeveri a thua s’gjenden te tille ne Shqiperi. Fidel, ke shume te drejte por harron nje gje Keta jane shok nate dhe armiq dite
    3- Edvin, korrupsionin filloje nga vetja, pastaj vazhdo me Meten, Saliun, Mejdiun, e kompani. Populli votoi, nga dy te keqiat zgjodhi te keqen me te “vogel”.

    1. ----- says:

      1.Ashtu sic shpreheni ju, shprehen dhe komentuesit e tjere,ju pelqen apo jo. Pyetja shtrohet kush jeni ju qe i klasifikoni njerzit ne komentues mjeran, arrogant dhe injorant?? ?
      E verteta eshte jetime ne Shqiperi!(per krahasime historike)

      2.Cdo njeri mban pergjegjsi per vendimet qe merr. Pas 4 vjetesh do i shohim rezultatet. Shqiperia nuk eshte Monarki por Republike parlamentare.

      3. Meqe paskeni informacione per korrupsionin, denoncojini ato. Vetem ne Shqiperi eshte e mundur qe brenda 20 vjetesh te kemi milionera apo miljardera, qofshin keta te majte apo te djathe.

      1. Ina says:

        25 shtatori (se pari : je frikacak qe del me emer te rrem),ti vet, je nje mjeran qe s’po te kuptpj se cfare do te thuash. Shkalla e perceptimit eshte e ndryshme tek njerez te ndryshem. Ajo qe une kerkoj e them hapur dhe qarte. Teoria jote eshte prit gomar te mbij bar.Por jo mor zotni fshati qe duket s;do kallauz, gjerat duhen korrigjuar qe ne fillim. S;ke faj kaq kupton. /)

  24. ugar says:

    ky fideli slinte gje pa share e shpikur per qeverisjne e saliut jo sporti keshtu jo ashtu po ike re legen tani do shikojme ca do bej per carkun e beratit se ka premtuar ne fushaten elektoriale so do ta bej beratin si dubain me autobana nga 10 korsi me mbikalime nenkalime me semafore do ta bej beratin me te vizituarin qytet ne shqiperi xhunah populli kujt i kan dhen votat slan gje pa shpikur maloku nga vicidoli ku punon ai ku din ai ne jemi per popullin nje meter rruge skeni per te ber o mashtrusa i keni ven popullit trute e gomarit po di ikni per lesh kari

  25. Socialist says:

    Eh, tani socialistet nje nga nje filluan ta kuptojne qe Edi Rama me grupin e tij mafioz e okupoi partine qe pastaj nepermjet partise te marre pushtetin dhe pastaj te perfitoje miliarda.
    Nuk u mbushem mend ne duke e pare se cfare bente derisa ishte ne Tirane ne Bashki.

    Tani eshte bere vone… tani do te na i zhvesh edhe breket te gjithe socialisteve qe i besuam symbyllur.

    Vone, shume vone eshte bere. Tani na ka ne grusht te gjitheve, nga i pari deri i fundit.

  26. nd-ih-ma says:

    Te paska njoitur Berrisha o fyll [F Ylli]

  27. Kendveshtrim tjeter says:

    Fideli ka dhene mendime te çmuara per sportin.
    Nje nga keto eshte çelja e klasave sportive,te cilat ne kete vit shkollor,nuk mund te vijen ne jet.
    Ka shume femije te talentuar ne sport,qe per arsye financiare nuk e vazhdojne stervitjen sportive.Ketu duhet nderhyrja e shtetit.

    Pagesat e majme per trajneret e huaj,per kampionatet europiane dhe boterore te futbollit,nuk sjellin permiresim ne renditjen perfundimtare,renditje qe kapet, dhe me trajner shqiptar.

    Me gjithe pagesat e majme per trajneret e huaj,nuk e kemi kaluar vendin e parafundit ne renditjen perfundimtare.
    Fideli te punoj per vitin shkollor 2014-15,per hapjen e klasave sportive.

  28. Alice Cooper says:

    Po te ishe bere minister, sipas ligjit per konflikt interesi duhet te shisje pasurite e tua, a je gati Fidel , merr shembull nga Koco kokedhima, nuk e ka problem fare ceshtjen e ministrit.Ju te skraparit doni secili nga nje Ministri me vete

  29. rilindja says:

    O Fidel !
    Pse e kruan tani, apo je ne mazhorance. Ti dhame votat, por mos na bej moral shume se te kthehemi dhe te mos dish nga te futesh. Je merzitur qe ste bene minister. Byth e plasur. Leri llafet dhe bej punen ose dorzo mandatin dhe hap krahun. Sa ka si ty, me mijera.

  30. Sfaio says:

    O Fidel djali shkoe hiq nga nje vije me kryeministrin e ri …….po bejini vija te gjata e te drejta….

  31. AP says:

    Ky Ylli eshte shume llafazan dhe histerik. Une nuk e njoh nga afer, vetem e kam degjuar ne TV por te le pershtypje te keqe.Ata qe flasin shume, si rregull, jane te siperfaqshem- mendimet ua prodhon gjuha, jo truri!!

  32. nibiru says:

    pse ore me 2 luge do te hash ti??

    1. Ina says:

      nibiru, mund te ma shpjegosh: ku qendron gabimi tek Fideli, dhe pse Edvini duhet te haj me 2 luge?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje