Mazhoranca shënjestron KLD-në: Nuk ka besueshmëri, do e reformojmë

24 Shtator 2013, 19:50Politika TEMA

Fillimisht ishte Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, që sulmoi KLD-në, duke premtuar edhe një paketë antikorrupsion, që synon sekuestrimin e pasurive, përfshi edhe gjyqtarët e korruptuar. Tani është një tjetër zyrtar i lartë i qeverisë që shënjestron Këshillin e Lartë të Drejtësisë

 

Ilirian Celibashi, Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, në intervistën e parë pas marrjes së kësaj detyre, deklaron për Top Channel se reformimi sistemit të drejtësisë është një prej sfidave më të vështira të kësaj shumice, pasi lidhet me një pushtet tjetër dhe jo me ekzekutivin.

Përveç vullnetit të qeverisë së re, ministri Celibashi thotë se nuk mungojnë mekanizmat për të realizuar qëllimin që të paktën në fund të katër viteve të ardhshme Shqipëria të ketë një sistem drejtësie më të besueshëm.

“Qoftë edhe ndryshime të karakterit kushtetues mund të jenë nisma që mund të çojnë në këtë drejtim. Reforma ligjore që qëndrojnë në një konsolidim të sistemit të karrierës në gjyqësor apo në atë prokurorisë, reforma që konsistojnë në trajtim dhe një status më të mirë ekonomik, social dhe më gjerë të punonjësve të drejtësisë, besoj se janë elementet më thelbësore dhe kryesore që do të ndikojnë në një përmirësim të situatës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në kompleks mendoj se është koha për ta rikonsideruar të gjithë korpusin ligjor, pse jo edhe atë kushtetues që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë”, tha zoti Celibashi.

Në të gjitha rastet kur njerëz të drejtësisë kanë shkuar para  gjykatës kanë dalë të pafajshëm. Përveç aleancës së heshtur mes njerëzve të drejtësisë, zoti Celibashi e shikon si pjesë komplekse të problematikës në këtë fushë.

“Brenda sistemit të drejtësisë shikojmë një organizim gati koorporatist të korpusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është në kuadër të gjithë asaj problematike që ka sistemi i drejtësisë. Mungesa e efiçencës së sistemit të drejtësisë nuk konsiston vetëm në dënimin e gjyqtarëve apo prokurorëve, por në përgjithësi me të gjithë ata shkelësit e ligjit”, shtoi ministri.

I pyetur nëse ekziston ndonjë plan për përfshirjen në një të dy gjykatave, asaj Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, zoti Celibashi jep këtë përgjigje:

“Nuk mendojmë nëse ne bashkojmë Gjykatën Kushtetuese me Gjykatën e Lartë zgjidhim një problem të madh për sa i përket problematikës tërësore të sistemit të drejtësisë. Mund të jetë një ndër elementët pjesë të reformës, por jo domosdoshmërisht. Ajo çfarë ne duam të bëjmë në lidhje me reformat më së pari do të ketë si karakteristikë apo cilësi të saj bashkëpunimin me të gjitha grupet e interesit në mënyrë reale dhe domosdoshmërisht edhe me opozitën. Çështja e opozitës nuk është një çështje e një shumice politike, por është një çështje e cila lidhet, ndikon në mënyrë thelbësore në të gjitha aspektet e zhvillimit ekonomik, social e politik të vendit”, u shpreh Celibashi.

Sipas ministrit Celibashi shumica e re qeverisëse nuk do të ketë asnjë hezitim në rishikimin e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, përfshi Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

“Mendoj se sot institucioni i KLD-s nuk është një institucion që edhe brenda vetë komunitetit të gjyqtarëve ka atë kredibilitet si qeveri e gjyqësorit. Mendoj se disa gjëra që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit apo funksionimit, përfshi zgjedhjen e anëtarëve të KLD-së mundet të rikonsiderohen. Shumë gjëra nuk funksionojnë, mekanizma që do të duhen të garantojnë funksionimin e sistemit të drejtësisë nuk kanë funksionuar. Atëherë logjikisht duhet të rikonsiderohen këto mekanizma këto institucione. Ky nuk është një qëllim në vetvete, por nevoja të çon atje”, thotë Celibashi.

18 komente në “Mazhoranca shënjestron KLD-në: Nuk ka besueshmëri, do e reformojmë”

  1. edmond says:

    ndryshoni gjithcka, qe me vone mos te keni goje te thoni “fajin e ka saliu” per deshtimet tuaja.

  2. safeti says:

    Ket celibashin e kam par shpesh neper bare me gangsterra me tuta adidas dhe tatuazhe, njerez te hurit e litarit burgaxhinj qe i ka nxjerr ky me sekseret studios qe ka. Ky dhe drejtsia skan asgje te perbashket.

    1. mendimi lire says:

      mbasdite tek kafja dhe une me tuta rri ;)o safet…

    2. ermir says:

      o safet i paske mbledh dhite prandaj po merresh me komentime hallall or pallosh je i vetmi bari me internet.dhe dicka tjeter si gjo e trash qe je meso pak shqip.

    3. egzoni says:

      E drejte Safet, nuk ka lidhje ky, kunati i Mediut me drejtesine. Nuk e akuzon dot Rama me Mediun per te vraret e Gerdecit, dhe pislliqet e Ministrise se Mjedisit. e cudtishme zgjedhja e Rames, te shohim cdo beje me kujtimin e te vrareve te Gerdecit e 21 Janarit.

  3. Panzer says:

    Lol…ne fakt emrin e vertete e ka Nasipio di Nacco

  4. vasil bitri says:

    nuk duhet reformim shkarkim dhe ndjekje penale per te gjithe te korruptuarit.

  5. albania eagle says:

    Celibashi do reformoje sistemin e drejtesise? Hahahaha.. per te qeshur e per te qare njekohesisht.

    Ke system do reformoj ate qe nuk I futi kunatin ne burg Fatmir Mehdiun.

    Te shohim tani qe do e reformoj do denohet mehdiu apo jo? O popull keta tallin trapin me ne.

    Kjo eshte hipokrizia e radhes.

  6. arber says:

    Po normal te jete nje i pa afte si Elvis Cefa i cili nuk ja ka idene gjyqesorit,dhe kemi dy vjet qe nuk e kemi pare ne nje interviste ku te flasi per drejtesine.Per ato qe nuk e njohib dge nuk kane faj,Elvis Cefa eshte Nenkryetari Kld.

  7. artur says:

    Edhe Haxhi Qamili,e ka emrin me te bukur se Safet Syfeti.

  8. tori says:

    amanet PLEPAT, aty ka lindur mjerimi i gjygjsorit.

  9. Edi says:

    O Safet,pse ja fut kot.Ti nuk e njeh fare.Ku ka djale me te mire se Celibashi,apo e ngateron me Halimin ose me Olldashin.

  10. egzoni says:

    Naço, po nuk hetove pasurine e vene me Gerdecin te alaudin Malajt, Ridvan Hados, fatmira Hajdarit, Shefkie Damirajt, Shkelqim Mirit e atij gallofit shkodran te apelit, ik sa te mos kapin me shkelma dhe simpatizantet e tu. Po ashtu edhe kete Lallen qe doli i thartuar dhe nuk vuri para pergjegjesise shkaktaret e vertete te gerdecit,por akuzoi me qellim te pafajshmit, per te shpetuar Mediun e Saliun. Heto pasurite e gjyqtareve ku i gjeten ato arsenale lekesh me punen qe kane bere. Sa bisnese ka Malaj, dhe si u be kryetar i gjykates se Apelit. Keta coji ne Krimet e renda Nasip djali, he tu befte nena!

  11. Stef Staku says:

    ANALZE : ” Hekuri rrihet sa eshte i ngrohte. ” I beni teshti keto reforma e rrini te qete. Ndeshje qe te perfundoje barazim me keto nuk ka. O keni per teshenuar ju ose do shenojne bandat e krim Berishes.

  12. egzoni says:

    Celibash ceshte kjo shprehje “Qoftë edhe ndryshime të karakterit kushtetues mund të jenë nisma që mund të çojnë në këtë drejtim”. Te denohen gjykatesit e prokuroret e korruptuar, pasi ata lene shtigje per vetgjyqesi. Sillen si Zeusi ne gjyq dhe ne fund denojne te pafajshmit dhe lene te lire kriminelt.

  13. mbase says:

    safeti do jete ndonje kryebandit,qe i di dhe i njeh te gjithe gangsteret edhe nga ngjyra e te brendeshmeve..prandaj e lexoj.

  14. Gezimi says:

    Cdo gje do reformuar, pasi mendoj se kjo eshte arsyeja qe punet kane vajtur kaq keq. Absesi sherohet vetem me bisturi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje