FOTO LAJM/ Rama dhe Thaçi, së bashku në Iniciativën Globale Klinton

24 Shtator 2013, 18:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e sotme në hapjen e konferencës së organizuar nga Iniciativa Globale Klinton, që mbahet këto ditë në Nju Jork.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Klinton e vuri theksin tek ato iniciativa që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe tek disa projekte që synojnë të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama pati mundësi të zhvillojë edhe një takim të shkurtër me Presidentin Klinton dhe Kryeministrin Thaçi, gjatë të cilit Rama e falenderoi Presidentin Klinton për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë për shqiptarët gjatë presidencës së tij.

4 komente në “FOTO LAJM/ Rama dhe Thaçi, së bashku në Iniciativën Globale Klinton”

  1. fatmir mehmeti says:

    klinton do me shum gra qe merren me politike…… kushedi pse…

    1. Kena says:

      hahahahahahaha….hahahahahaha
      i do se i bie saxofonit me to ?

  2. homeri says:

    –kete president kombi shqiptar nuk duhet ta harroje kurr –respekt per kete njeri

  3. Anda says:

    Nuk ka gje me te bukur se kur sheh dy kryeministra shqipetare bashke….aq me teper me miq te medhenj te shqiperise si Klinton.
    Klintonit dhe Bler ne shqipetaret i detyrohemi shume…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje