A do i hetojë Rama të korruptuarit? BE kërkon që të shihet nga e ardhmja, jo e shkuara

24 Shtator 2013, 11:31Politika TEMA

Nga Nicholas Watson

Business New Europe

 

Ndërkohë që qeveria e re shqiptare mori detyrën duke premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso deklaroi se vendi ka mundësi që të marrë statusin e kandidatit në vjeshtën e këtij viti, e ardhmja e kësaj pjese të varfër të Europës duket e shndritshme si kurrë më parë këto vite.

Por ngjarjet e fundit që lidhen me pronësinë e të vetmes rafineri nafte në vend tregojnë se rruga është akoma e gjatë.

Më 19 shtator, Presidenti i Shqipërisë dekretoi Edi Ramën si Kryeministër të ri të vendit dhe më pas qeveria e tij paraqiti programin për katër vite në detyrë, me synim forcimin e progresit të vendit drejt anëtarësimit në BE.

Mes prioriteteve kryesore janë reforma në sistemin gjyqësor dhe ngritja e një Byroje Kombëtare të Hetimit për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafikun. Politika anti- korrupsion e qeverisë do fokusohet në parandalimin, rritjen e transparencës në institucionet shtetërore dhe ndëshkimin e individëve të korruptuar. Sa për ndëshkim, ka plot të tillë për të zgjedhur: pas tetë vitesh nën gishtin e madh të ish- kryeministrit Sali Berisha, Shqipëria e gjen veten në vendin e 133-të nga 174 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Ekonomia është dominuar nga oligarkët dhe interesat kriminale.

Një nga këto raste është edhe ai i ish- rafinerisë shtetërore, ARMO, që në gusht krejt papritur ndërroi duar pas një marrëveshje të bekuar nga qeveria në largim. Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit më 8 gusht, biznesmeni kontrovers dhe miku i Berishës, Rezart Taçi, duket se ka shitur aksionet e tij tek një kompani misterioze, e quajtur Heaney Assets Corporation, që është e lidhur me interesa azere. Heaney Assets, pronarët e së cilës nuk i përcaktojmë dot, ka paguar 35 milion euro për aksionet e Taçit në AMRA Oil, që kontrollon 85 përqind të ARMO-s. Pjesa tjetër e aksioneve mbetet në duart e qeverisë shqiptare. Dokumentet e QKR tregojnë se Heaney Assets ka paguar edhe rreth 15 milion euro për disa nga firmat e tjera të Taçit si Europetrol, Taçi Oil dhe Kuid.

Sipas raportimeve dhe komenteve nga zyrtarët, gjendja financiare në të cilën e la Taçi ARMO-n është arsyeja pse çmimi i shitjes ishte kaq i ulët. Taçi e bleu rafinerinë në vitin 2009, në një privatizim të dyshimtë, për 128.7 milion euro. Sipas burimeve të ndryshme, ARMO i ka borxh kompanisë shtetërore të prodhimit të naftës, Albpetrol, rreth 25 milion euro. Ndërkohë borxhet e tjera bëjnë që shuma të shkojë në total në 120 milion euro. Taçi po ashtu besohet se ka një kredi të papaguar prej 75 milion euro nga Banka e Azerbajxhanit. Banka azere e paditi atë një vit më parë, në gusht, por më pas u tërhoq nga padia.

Sipas një interviste të 25 gushtit me Eno Bozdon, në atë kohë zëvendësministër i Ekonomisë, pronarët e rinj të ARMO-s janë angazhuar për të marrë përsipër të gjitha borxhet e firmës. Bozdo pretendonte në intervistën e dhënë për Monitor se Ministria e Ekonomisë ka qenë në dijeni për bisedimet mes Taçit dhe Heaney Assets për të nënshkruar marrëveshjen për shkak të probleme financiare të ARMO-s.

 

Hilet e vjetra

Gjendja financiare ku është katandisur ARMO, dhe mënyra se si u shit, nuk është një surprizë, thonë vëzhguesit.

Fillimisht, dihej prej kohësh që Taçi ishte në vështirësi financiare. Në shkurt, qeveria e mëparshme u detyrua në mënyrë të turpshme që të anulonte një ofertë fituese nga një konsorcium i drejtuar nga Taçi për blerjen e kompanisë Albpetrol për shkak se nuk bënë pagesat e duhura. Më vonë u mësua se garancia prej 10 përqind, që mbështet ofertën prej 850 milion euro, ishte një fantazi, çka do të thotë se qeveria nuk mund ta marrë atë.

Por nuk mund të fajësosh Taçin që përdori këtë hile, për shkak se një gjë e tillë funksionoi shumë mirë tre vjet më parë me tenderin për ARMO-n. Atëherë Taçi përdori një kompani të panjohur zvicerane për të mbyllur marrëveshjen dhe më vonë e ri- regjistroi ARMO-n në emrin e Taçi Group.

Koha e shitjes së ARMO-s tek Heaney Assets është gjithashtu interesante, pasi ajo u krye në momentin që u hap një dritare mes largimit nga pushteti të Berishës dhe ardhjes së administratës së re në shtator. Në gjuhën shqipe nuk ka një ekuivalent të fjalës ruse krisha, që fjalë për fjalë do të thotë çati, por që i referohet mbrojtjes që një biznes gëzon nga njerëz në rangje të larta. Një gjë e tillë aplikohet edhe në këtë vend ku nuk zbatohet ligji.

Çështja është nëse qeveria e re ka oreks për të hetuar këto marrëveshja të errëta të së shkuarës, apo do i lërë qentë e përgjumur që të gënjejnë.

Mbi të gjitha, Rama e ka të mbushur plot tabakanë me ekonominë e shkatërruar dhe të pastrukturuar në krye të listës.

Kjo do të thotë se ndjekja e biznesmenëve të dyshimtë nuk është një prioritet.

Më shumë kjo do varet nga BE, që e ka refuzuar dy herë aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, por që duket se do e japë statusin kandidat në fund të vitit.

Ne diskutuam më herët në Bruksel për mashtrimet në Shqipëri dhe duket se edhe BE e ka syrin tek e ardhmja dhe jo tek e shkuara./ep

36 komente në “A do i hetojë Rama të korruptuarit? BE kërkon që të shihet nga e ardhmja, jo e shkuara”

  1. tavo says:

    Rama nuk e thote emrin e Rezart Tacit dhe Delijorgjit. Jane te thella keto pune.

  2. saimir says:

    Asnje amnisti per te gjithe mashtruesit, hajdutet dhe plackitesit e prones publike.

  3. Arber says:

    Mos pini hashash se do na cponi tollombacen

    1. Alb says:

      Ajo tollombacja jote Arber n SHKRIVI fare…kur nuk eshte shpuar deri tani, rri i qete se ne fund fare ndonje hemoroid do kesh

  4. Altin says:

    BE kerkon te luftohet korrupsioni jo me llogje apo koka turku,por duke i dhene fund pandershkueshmerise dhe duke cuar pas hekurave kokat e mafies qeveritare. Nuk ka kerkuar asnjehere te mbyllen syte,veshet apo te rrafshohet kujtesa per te shkuaren dhe nuk ka si ta kerkoje nje gje te tille sepse keshtu do te hidhte poshte kerkesat per antikorrupsionin.

    1. galaktika says:

      Pa ndëshkuar të kaluarën satanike nuk ka të ardhme europiane.Pa ndëshkim s’ka përparim.

      1. Askushi says:

        …’Toci’ i Nanos,
        ‘Taci’i Berishes’,
        ‘Tuci’i Rames…,(‘Tyci’ i Metes);ja nje rast Qenieje mese te Nderlikuar,mese te Komplikuar,mese Komplekse…,’Kocke’qe do duhej te ekzaminohej, oj Mikja ime…Doktoreshe !!!
        Ja mban kujt?!…
        Mundet Shqiperia?!…

        1. genci says:

          i ka ikur rrethi te shkretit.

  5. genti says:

    uroj yi thote me vone dhe ne vendin e duhur..por kam frike se nuk do ta bej..peshqit e medhenje nuk kapen asnjeher..po te kapi ca te vegjel se u eshte rrite mendja te gjithve e spo marim vesh kush eshte i madh e kush eshte i vogel..thua te jete aq i paster rama e meta qe te meren me zullumet e berishes???shpresoj..

  6. Artan says:

    Thaci,Mane,Ulaj e ca te tjere jane delfinet “biznesmene” qe kane pastruar dhe investuar miliardat e Familjes neper biznese monopol,gjysem te ligjshme e gjysem te rregullta.Brenda pronave,koncensioneve e miliardave qe ato kane jane shumica e asaj qe Sali Berisha i ka zhvatur ketij populli.

  7. Silva says:

    ARMO tani eshte bere edhe me letra prone e Sali Berishes dhe e femijeve te tij.Sa per koperture kane vene emrin e asaj kompanise pa pronare gjoja nga Azerbajxhani.Deri dje si pronar deklarohej administratori Rezart Thaci.Humben zgjedhjet dhe rregulluan letrat qe te legalizonin ata qe ishte faktike.
    Qindra milione euro kane transferuar jashte Shqiperise Thaci dhe familja sepse nuk mund te shpjegohet ndryshe qe te xhirosh 350 milion euro ne vit e te jesh borxh mbi 200 milion euro duke mos paguar asnje detyrim,as naften,as kredite dhe as taksat.

  8. zhironi says:

    Nje komb qe nuk njeh te shkuaren nuk ,nuk mbijeton dot ne te ardhmen.Zakonisht historia perseritet.Nga gabimet duhet te nxirret mesim,megjithese nuk mendoj asnjehere qe politikanet tane kane gabuar .Cdo veprim e kane bere me ndergjegje te plote dhe te ftohte.Prandaj po e them shqip qe u duhet q… pragu i shtepise.Te gjithe te shkojne ne burg qe qe te tjeret qe do vijne me pas te njihen me ligjin ta kene frike dhe ta respektojne ate.

  9. lule says:

    edhe mbas 20 vjeteve krimineli – hajduti te pergjigjet per demin e cka ka bere ndaj ketij vendi fukara ne mes te europes .

  10. Mondi says:

    BE e ka te lete te thote qe te shikohet e ardhmja, por ata qe u vollen si do tia bejne,duhet te mbajne pergjigjesi te gjithe ata qe vollen duke filluar nga ish kryeministri deri tek nje drejtorucet e vegjel qe kane bere kerdine ne financat e shtetit shqiptar,kur villen asistenca ata vemje nuk kane lene gje pa vjedhur e marr, duhet tu futeni dekumentave me themel se ka njeres qe kane marre rrogen per tete vjet dhe kane qene jashte shtetitit pa ardhur dhe asnje dite ne shqiperi, kjo eshte llahtari kur familje te tere kane patur njerez te papune, ka familje qe kane super markete ku jane te punesuar vete si dhe kane dhe familjaret te punesuar ne shtet ku pa piken e turpit marrin dhe asistencen,nese keto gjera nuk do te shkojne ne vendin e duhur dhe ato para te vjellura te kthehen atehere nuk kemi te bejme me rilindje,por me perendim,te enderrave te shqiptareve.

  11. elinor says:

    Po natyrisht, BE ate do, ne te ulim koken dhe te shikojme vetem perpara se eshte ne “te miren” tone. Nuk e di keta te BE a shkojne ndonjehere tek varri i njerezve te tyre apo i fusin ne grope dhe i lejne ne harrese? Pse u dashka ne te harrojme ata qe vdiqen ne duart e nje qeverie ne nje sistem “demokratik”?! Pse t’i harrojme miliardat e korrupsionit kur mbrojtja e ketyre miliardave ishin shkaku kryesor per ata qe vdiqen ose u vrane nga qeveria e meparshme?! Ne nuk mund te harrojme talljet e panumerta te Berishes apo klithjet histerike te Jozefines apo zgerdhimjen e shtire te buzequmeshtit Bashe nqs nuk duam te na perseriten ne te ardhmen. Nuk duhet te harrojme perversitetin politik te Metes — fytyres se korrupsionit ne vend. Ne fakt, une mendoj se afrimi i Metes me PS eshte krejtesisht idea e BE ne menyre qe t’i mbyllnin gojen elektoratit te majte qe te mos kerkonin ndeshkim per te korruptuarit. Dhe ashtu ndodhi. Askush ketu ne kete forum nga ata qe perkrahin Ramen dhe te majten nuk e permend njehere te vetme ndjekjen penale qe duhet t’i behet edhe Metes. Ja u ka futur BE shtupen ne goje dhe nuk guxoni te flisni me.
    BE ka problemet e saj, ne kemi tonat. Ky vend nuk do te gjeje qetesi pa u bere drejtesi deri edhe tek peshku me i vogel.

  12. une says:

    O njerez akoma se keni kuptuar qe Rames nuk i intereson te luftoje korrupsionin. Nje deputet mer 1 milion e gjysem ne muaj. Atij si dalin as per duhan…ca flisni kot! Shikoni Rumanine qe rroga mesatare eshte 300 euro, prandaj ka korrupsion. Po nuk shkuan rrogat mesatare tek 1000 euro nuk iken korrupsioni……PIK!!!! Hiqeni nga mendja!!!

    1. eeeanticcccennnn says:

      ti qeke i fortë o “ti”!
      rroga varet nga prodhimi që ke si shtet dhe jo nga shuma!!
      ku leshin do ti mbështesësh ato rroga mesatare prej 1mijë €!në ajrin e “pastër” të shqipërisë??duhet prodhim pastaj rrogë!!duhet ligj dhe zbatim i tij për të luftuar korrupsionin dhe krimin!!ai që merr rrogën duhet të bëjë punën për të cilën paguhet!nse rroga është e ulët të mmos pranojë të punojë dhe jo të korruptohet dhe jo të punojë vetëm një pjesë të kohës!!
      nëse dikush pranon një kontrat pune ai duhet ta rrespektojë atë dhe jo ta thyej!po e theu të përgjigjet para ligjit!!
      megjithatë ti je mesataria e mendimit shqiptar!!i atij mendimi që na lë në vënnumëro!për të mos thënë na çon pas!!

  13. eeeanticcccennnn says:

    “nuk ka një ekuivalent të fjalës ruse krisha, që fjalë për fjalë do të thotë çati, por që i referohet mbrojtjes që një biznes gëzon nga njerëz në rangje të larta”
    thjeshtë “i ka krahët e ngrohta”!
    dje me berishën sot me ramën!ndoshta!?

    1. nastradinpejgamberi says:

      Nuk lexohet KRISHA o oponenti i pameshishershem i nastradinit si nje terminator i vertete kunder censures, por ne rusisht lexohet dhe shyptohet si KRIJSHA dhe harresa e “J” te le te kuptosh se artkullshkruesi nuk e njeh fare gjuhen ruse dhe as shprehjet e ketij populli te madh. Por pervec qe nuk njeh rusishten duke e perdorur ate pa dogane, ky gazetar i huaj nuk njeh fare as shqipen. Se ne shqip ka fjale ekuivalnte si KRIJSHA ruse per te hiperbolizuar mbeshtetjen dhe mbulimin qe i ben biznesit pushteti mafioz. Fjala ne shqip eshte CADERE dhe eshte perdorur gjere nga media dhe shtypi.

  14. Engjell says:

    “Shitja” e re e Armos nuk eshte gje tjeter veçse nderrim i tutorit te ARMO tashme te kthyer ne nje prostitute ,dhe e dini pse , sepse AMRA ishte ne loje qysh kur u be shitja e pare e saj ,Rezarti nuk doli ne skene por nxorri AMRA dhe fill pasi u be loja me derdhjen e fondit AMRA doli jashte loje se bashku me shoqerine e Perpunimit fantazme te TEKSASit
    Rezarti qeverisi mjaft kohe ARMOn por duke i meshuar me teper pikave te shitjes se karburantit te cilat i shnderroi ne TAç oil edhe ne logo edhe ne asete te TACI oil .
    A e dini me ke qeverisi ,ai qeverisime disa hafie te punesuar ne shtet kur ARMO ishte prone shteterore dhe shoke te tyre te cilet i moren ne gjirin e tyre per te realizuar misionin e madh ne kurriz te shqiptareve me bekimin e qeveritareve .
    “Shitja e re “nxierr perseri ne skene AMRA ,ca nga ata qe drejtonin me Rezartin tashme drejtojne me AMRA n dhe kjo eshte nje loje qe keta njeres e bejne se bashku me qeveritare te koruptuar dhe idiote qe genjehen me kockat qe ju japin per te lepire Rezarti ,me sheleget dhe shebeket e vet te cilet perdorin emrat e te tjereve .
    Ne se Rezarti e ndonje tjeter ne ARMO dhe ne qeverisjen e me pareshme do te vendoseshin ne mengene Uzina e Perpunimit te Ballshit dhe disa qendra te manipulimit te karburanteve ose ish D SH K qe ARMO i kishte asete funksionale nuk do te ishin katandisur ne gjendje te mjeruar por do te ishin edhe ato te restauruara apo remontuara e plotesuara si edhe te gjitha pikat e shitjes se karburanteve qe sot mbajne siglen TACI oil
    Kjo qeverisje, ne se vijon te mbetet si dhe e para mjere populli qe e besoi ,ca me teper se tashme jane disa objekte me rendesi teper te madhe per prespektiven e zhvillimit te industrise se naftes dhe gazit ,eshte vete ARMO, Uzina e Perpunimit te Naftes e Cerrikut (Kurum) Alb petroli por edhe me e rendesishmi akoma prespektiva e perhapjes dhe zhvillimit te me tejshem te rrjetit te shperndarjes se gazit natyror tranzit nepermjet Shqiperise ne Malin e Zi ,Kroaci etj nepermjet T A P.

  15. Billy says:

    Shitja e ARMOS dhe ALBPETROL, duhet hetuar hollesisht.
    1-Kush qendron prapa ketyre privatizimeve te deshtuara?
    2-Si u manipulua me sigurimet e ofertave, ne banka fantasem dhe gjithe ky shtet nuk ishte ne gjendje qe me nje klikim ne saitin e bankes, per 1.5 sekonda te zbulonte mashtrimin?
    3-A do te arrije shteti ta mare garancine prej 85 milion eurosh.
    4-A do te luftoje shteti mafien e arit te zi, i cili po e grabit mizorisht nentoken shqiptare.
    Kur dikush lexon ketu fjalen grabit, kujton se behet fjale per pervetesime shumash apo kryerje veprimesh, qe eshte e veshtire te zbulohen.
    Jo or, jo! Behet fjale per vjedhje te hapur, hajni vulgare, xhvatje ne mes te dites dhe nates.
    Kushdo mund te vije, si rastesisht ne rajonin naftes Patos-Marinez. Cfare do te shikoje? Autobote te te gjitha tipeve, qe vene e vijne, ngarkohen me nafte e solar dhe nuk dihet ku shkojne. Makina te medha e te vogla, karroca e katraula, me fucira e bidona qe paguajne dorazi, mbushen aq sa munden dhe largohen fare hapur dhe shkojne tek klientet e tyre dhe shesin ne mes te dites.
    Ju aty ku jeni e bleni naften me 1800 apo 1900 leke. Atje naften e blen me 1000 leke, edhe nga femijet e shkollave. Nafte e paster e cilesise shume te larte qe ju vidhet kanadezve te Bankers Petrolium. E shesin ata qe punojne aty. Kanadezve thuhet, se ne fakt asnje kanadez, nuk ka ne ate kompani, te gjithe drejtuesit jane shqiptare.
    Nese Rama, do te administroje fort naften, kriza ku eshte zhytyr vendi, tejkalohet shume shpejt.
    Nuk duhet vonuar. Veprimi i shpejte do te thote disa miliona euro ne favor te ekonomise shqiptare.

    1. agumeni says:

      Rezart Taci gjithmone ka manipuluar me shifra te rreme.Piramide, pagonete me kredi cdo gje, me borxh shlyente borxhin e paguante per te mos u denuar per veprimet mashtruese.Ndaj shteti duhet ta vere para hekurave.

  16. Leone-53 says:

    Do te jete skandaloze per ne n.q.s. do te perseritet “pajtimi” (qe ne ’97-en bene te poshtrit Nano-Berisha) ne emer te se ardhmes per ate qe ka ndodhur keto 8 vjet ku eshte vjedhur djersa jone e krijuar me gjak.
    Pa pare mire te shkuaren e ardhme nuk ka te ardhme te sigurt per ne njerzit e thjeshte.

  17. astrit says:

    populli i dha urdher qeverise se re tu gjeje vendin te korruptuarve,pa emra te oervetshem kush e meriton te ndeshkohet pa me te voglin hezitim
    te gjykohet,dhe ne qofte se populli eshte i pa kenaqur me gjykimin,te denohen prkuroret ose gjykatesit e korruptuar.
    per ndryshe ne kurre skemi per te bere shtet.

  18. plaku nga vlora says:

    -NUK I PELQEN EUROPES TE GJYKOHET E KALUARA-pra tere keto vjedhje ti mbaj populli ne kurriz,qe do vije nje dite qe ne te mballosurit,nuk do leme rripa dhe oshkure pa hequr per ate evrope,dhe kesaj ithone qe bere c’far bere moj e dashur hallallosum,hajde bashkejeto me mua se kemi nje tufe kalamaqesh per te ushqyer…

  19. qytetari says:

    Nuk eshte fare e vertete qe Evropa nuk lejon te ndeshkohen te korruptuarit,perkundrazi,korrupsioni denohet kudo ne Evrope dhe ketu
    s´ka pse te beje perjashtim per Shqiperine ku korrupsioni eshte problem shume i madh.
    Kete gje e kerkon vetem Edi Rama se nuk do te denoje politikanet e korruptuar se po u denua njeri duhet te denohet edhe tjetri e keshtu me radhe dhe zinxhiri behet teper i gjate e i vjen Rames tek fyti.

  20. Politika Edi Rama says:

    ZERO probleme me GREQINE.
    ZERO probleme me TE KORRUPTUARIT.
    NUK DO TI SHQETESOJME ABSOLUTISHT.

  21. Alarm, Alarm .... says:

    Vetem ZOTI e di nese Z.RAMA do shpetoje kete “VEND TE PASHPRESE” Shqiperine.

  22. Kushua says:

    Skam nevoje ta lexoje artikullin,jo se sme intereson mbasi dihet shume mire se ku fle lepuri. Prandaj Rama ose me mire Qeveria e re duhet urgjentisht e ta kete prioritet kete problem kaq madhur sic eshte ky korrupsion galopant ne nafte si dhe aty ne minierat e kromit ne Bulqize etj. Rama nuk e ka te veshtire te bllokoje keto asete kaq te rendesishme te ekonomise se vendit. Rezart Taci duhet te bllokohet per cdo veprim qe bene tani.

  23. - says:

    BE, nuk jane shqiptaret qe u pushkatuan ne 21 janar, nuk jane shiptaret e vrare ne derdec prandaj BE te mos haje mut shume.

    edi ramen e votoi populli dhe populli meriton drejtesi!

  24. - says:

    pse kadafi u gjykua?

  25. kel ukaj says:

    Ndoshta komentuesit nuk e mbajne mend, kur Une thoja per Taçin e te njejten gje do te thoja edhe per kapitalistet e emeruar nga Saliu dhe jo vetem atyre. Do ja falja Taçit naften, E atehere? Asgje, nuk eshte ne gjendje te nxjerre as nje lot nafte. Nuk jane paret qe e nxjerrin naften, nuk jane paret qe e ndertojne shqiperine, JANE PUNA E DITURIA QE E BAJNE SHQIPERINE, e parate vijne. Me mashtrues e mafioze nuk shkohen as me ba m… e jo me vene ne pune strukturat prodhuese. Shikoni Kromit, shpejt do te mbyllet fare, e perse? Punimet pergaditore e kapitale duhet te paraprijne tre vite prodhimin. Se nuk behen kerkim, punime pergaditore e kapitale miniera shpejt do te mbyllet ose shembet. Miniera eshte duke u terhequr zvarre, duke u vjedhur nga punimet e bere ne 50 vite te komunizmit. Socialistet sipas meje duhet te bejne kujdes, fillimisht duhet ti lene te lire, sikur nuk ka ndodh gje, sapo vdes njeriu i pare ne miniere ne burg pergjegjesit e sekuestrim te pasurise. Eshte shume e thjeshte pasi punetoret jane ne skllaveri dhe nuk ka asnje baze ligjore.

  26. goni says:

    RAMA -META NUK KANE INTERES TE FUTEN NE GJERA KQ SERIOZE KU ESHTE EMBRIONI I KORUPSIONIT NE SHQIPERI AFERTA TE PISTA TENDERA KOCESIONE SHITJA E PRONES PUBLIKE SI PRIVATE AS MOS E MENDONI TE MERRET AI ME KETO DHE ME ATA QE KAN BER KORRUPSION DO ANULLOJ CDO LLOJ TENDERI TE PISET DHE TE DYSHIMTE THA DHE CDO LLOJ TENDERI QE U BE 2 MUAJT E FUNDIT AS QE BEHET FJAL SEPSE DHE KETA SI ATA DUAN NDONJE KOCKE PER VETE NUK JU INTERESON ATYRE NE SHQIPERI TE BEHET SHTET 100 LIGJOR SI E KA EUROPA SE JU DALIN TE PALARAT SE TE GJITH KANE VJEDH KETE VEND KETO 23 VJET PO DESHET NJE GODINE TE BUKUR, LULISHTE,ART ,LYERJE ME BOJE PALLATESH,ARKITEKTYRE ETJ PO ATE E KENI PER KRYETAR BASHKIE PO E KENI POR JO PER KRYEMINISTER TE MERRET ME PUNE TE MEDHA NUK E KENI

  27. Byfti says:

    Rezart Taci beri te pamunduren qe te sponsorizonte Toni Blerin pe Ramen keshilltar.Punonjesit duhe te marrin rrogat dhe jo te paguhet me gjakun tone toni bler z Taci

  28. Byfti says:

    Burgu duhet per fallsifikimet qe ka bere per mbi 10-15 vjet rezart taci nuk ka laps qe shkruan fallsifikimet e tij, e dine te gjithe ndaj shteti nuk duhet te lejoje as ate as Irgen Selfon te tregtoje karburant nen siglen e IT, aty eshte gjaku i njerezve te papaguar, aty jane miliona euro borxhe qe ka ky pinjol Taci, nje kamikaz pa shkolle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje