Peza: PS bashkohet në qeverisje dhe ndahet në opozitë. PD saldohet në mazhorancë dhe thërrmohet në opozitë

24 Shtator 2013, 11:51Politika TEMA

Alfred Peza, gazetari i njohur, i cili është zgjedhur në Kuvendin e Republikës si deputet i PS-së dhe përfaqëson rrethin e Peqinit, shprehet se është e treta e vërteta që në vendin tonë të ketë demokraci të shëndoshë dhe ekonomi të zhvilluar.

“Ajo që mund të them që në fillim, është se përbërja e Kuvendit, është pasqyrë besnike e stadit demokratik të vendit, standardit të zgjedhjeve dhe gradëve të lirive politike që gëzojmë aktualisht. Fakt është se e majta ka një shumicë prej 3/5 e votave në Parlament. Rezultat ky që pas rënies së komunizmit, e djathta e kishte pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 dhe e majta pas zgjedhjeve të 29 qershorit 1997. Të dyja rastet, janë shpërdoruar nga fituesit. Pasi nuk arritën që të bënin reforma të thella, për ta shndërruar këtë vend, në një shtet normal, me demokraci të shëndoshë dhe ekonomi të zhvilluar. Kjo është e treta e vërteta. Një rol të dorës së parë në këtë sfidë historike ka edhe legjislativi, pjesë e të cilit tashmë jam edhe unë. Do të bëj gjithçka varet nga unë, për të dhënë kontributin tim të pakursyer”, shprehet Peza për gazetën Shqip.

Për sa i përket marrëdhënies me median, Peza thekson se Edi Rama nuk do të bëjë me median dhe opinionin publik, gabimet që bëri Sali Berisha si Kryeministër, në lidhje me transparencën e komunikimit dhe standardet e informimit.

Peza shprehet se brenda selisë së PS-së është i pranueshëm mendimi ndryshe dhe se nuk ka asnjë ftohje mes Ramës dhe asaj që quhet “elita” e selisë rozë, që mbeti jashtë ekzekutivit.

“E majta në Shqipëri është e kundërta e të djathtës. PS bashkohet në qeverisje dhe ndahet në opozitë. PD saldohet në mazhorancë dhe thërrmohet në opozitë. Këta 23 vjet kanë qenë të mjaftueshëm për ta vërtetuar këtë”, nënvizon ai.

Peza shprehet se lufta kundër korrupsionit është e vështirë ,por jo e pamundur.

“Armiku ynë më i madh sot, është ajo që ishte edhe aleati ynë më i madh: Vota plebishitare e shqiptarëve. Sepse sot e tutje, pritshmëria e tyre ndaj nesh, është më e madhe se kurrë. Ne duhet të dimë që ta lexojmë akoma edhe më mirë këtë pritshmëri, për të mos i zhgënjyer ata. Sami Frashëri te “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” shkruan se udhëheqja bëhet me shembull personal. Nëse i pari i fshatit merr për vete një kokërr vezë, atëherë të tjerët do të marrin kotecin me gjithë pula. Shteti ynë qëndron mbi tri kolona. Nëse ekzekutivi dhe legjislativi do të qëndrojnë drejt dhe do të jenë të fortë edhe kolona e drejtësisë do të forcohet dhe drejtohet njëherë e përgjithmonë. Vetëm kështu mund të fitohet kjo luftë dhe përbashkohen vullnetet e të gjithëve”.

Peza, si nënkryetar i Komisionit parlamentar të Arsimit, Medias dhe Kulturës shprehet se: “Mediat publike janë ato që e kanë edhe më ulëritëse, nevojën për një reformim rrënjësor, në mënyrë që t’ia rikthejmë sa më shpejt ato, pronarit të tyre të vërtetë: Opinionit publik shqiptar. Reformimi i mediave publike do të rirregullonte balancat e shprishura keqas në tregun e mediave shqiptare. Gjë që do të rriste konkurrencën, cilësinë dhe do t’i fuste njëherë e përgjithmonë mediat në rrugën e kërkesë-ofertës së ekonomisë së tregut. Duke i larguar ato nga ndikimi i politikës së ditës dhe raportet me pushtetet okulte. Kjo reformë do të sjellë për rrjedhojë edhe rregullimin dhe vetërregullimin e marrëdhënieve të gazetarëve me tregun dhe punëdhënësit”.

8 komente në “Peza: PS bashkohet në qeverisje dhe ndahet në opozitë. PD saldohet në mazhorancë dhe thërrmohet në opozitë”

  1. SHEME SHAPKA2 says:

    Cfar percaktimi! e majta eshte e kunderta e te djathtes!Po ku ka qene me perpara ky fare djali!ku paskemi qene ne qe se dinim kete?si ka mundesi qe e majta qenkerka e kunderta e te djathtes?pse nuk jane njelloj?Duhet te jesh gazetar si PEZA QE TE BESH NJE ZBULIM KAQE MADHOR.!!!Pika qe ste bie o gazetar deputet.Kum ne per kete fare deputeti.

  2. SHEME SHAPKA2 says:

    lum ne per kete fare deputeti.

  3. temaxhiu says:

    Sa bukur paska folur. Po konkurronka me Nard Ndoken per personazhin e vitit.

  4. pervoja says:

    Sa pervoje te gjate ka ky ne PS? Qe jep konkluzione kaq profesionale per PS ne opozite dhe ne qeverisje. E paskan bere dhe nenkryetar, medet medet!

  5. Mondi says:

    “E majta në Shqipëri është e kundërta e të djathtës. PS bashkohet në qeverisje dhe ndahet në opozitë. PD saldohet në mazhorancë dhe thërrmohet në opozitë. Me duket mu apo eshte e njejta gje qe thote ky zoteria,kjo eshte e pa kuptim por te jesh gazetar kjo nuk do te thote se di gjithcka, dhe te flasesh pa lidhje nuk do te thote se do te degjojne njerezit.

  6. nora says:

    E majta bashkohet ne qeverisje dhe ndahet ne opozite se hajduti i 70 mije eurove do vetem te qeverise ,dhe jo te rrije ne opozite.Hajde qeveri me hajdute qe kemi.Hajduti do te bertase, kapeni hajdutin!

  7. tironsi says:

    O FSHATAR..,….

  8. Uarda says:

    Ky me duket se qenka varianti socialist i Nard Ndokes… Ose do kete qene i pire….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje