Merr fund terrori në Kenia, por dhimbja mbetet e madhe (FOTO)

24 Shtator 2013, 19:43Politika TEMA
Merr fund terrori në Kenia, por dhimbja mbetet e madhe (FOTO)

Presidenti i Kenias bëri të ditur sonte se ka marrë fund terrori në një qendër tregtare në Najrobi që mbajti të mbërthyer jo vetëm këtë vend, por mbarë planetin për katër ditë.

Numri i të vdekurve në total ka shkuar në 72, prej tyre 61 janë civilë, gjashtë ushtarë dhe pesë terroristë.

Presidenti tha se 11 të dyshuar janë arrestuar.

Presidenti Uhuru Kenyatta tha se Kenia i ka turpëruar dhe mposhtur sulmuesit, por humbjet janë të rënda.

Duke folur përpara mediave, ai tha se vendi do të nisë nga nesër tre ditë zie.

Presidenti tha se ka disa trupa që kanë mbetur nën rrënojat e pjesës së shembur të qendrës tregtare.

Rreth 62 persona janë akoma në spital. Shumë të tjerë po trajtohen për shokun e pësuar.

Militantët islamikë të grupit somalez Al Shabaab sulmuan qendrën tregtare të shtunën duke hedhur granata dhe duke shtënë me armë.

Mendohet se mes terroristëve ishin edhe tre amerikanë dhe një britanike, por presidenti kenian nuk i ka konfirmuar këto lajme.

Mes viktimave ishte edhe një bashkëpunëtore e Bill Clinton, që ishte në muajt e fundit të shtatzënisë./ep

1 komente në “Merr fund terrori në Kenia, por dhimbja mbetet e madhe (FOTO)”

  1. Yeti says:

    Veteme kalamoj JO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje