Trupa gjykuese, e ndarë për 21 Janarin, Sinojmeri ishte pro kërkesës së prokurorisë

24 Shtator 2013, 20:15Politika TEMA

Vendimi i Gjykatës së Apelit për 21 janarin ka sjellë një valë të re reagimesh të opinionit publik në lidhje me besueshmërinë e drejtësisë dhe gjyqtarëve.

Top Channel ka mësuar se edhe vetë trupi gjykues ka qenë përfshirë në mos në debate, në mendime të ndryshme në lidhje me vendimin për të akuzuarit e kësaj çështjeje, Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.

Gjykata doli javën e kaluar me një vendim ku rrëzonte pretendimet e Prokurorisë dhe riklasifikonte akuzën nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. Por vendimi nuk ka qenë unanim.

Gjyqtarja Evgjeni Sinojmeri ka votuar kundër dy kolegëve të saj të treshes gjykuese, Agim Bendo dhe Ervin Metalla.

Sinojmeri ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për pafajësi dhe qëndrimin e Bendos dhe Metallës për “vrasje nga pakujdesia”, duke mbështetur Prokurorinë për akuzën e vrasjes me dashje.

Por duke qenë mendim pakice, në fund ai nuk është marrë parasysh.

20 komente në “Trupa gjykuese, e ndarë për 21 Janarin, Sinojmeri ishte pro kërkesës së prokurorisë”

  1. Reform totale ne drejtesi per te shpetuar Shqiperine nga metastzat kanceroze te ketyre palo gjyqtarve.Ruspa eshte pak.Ne kete vend duhet te ringjallet besimi per te jetuar.

  2. tanino says:

    shpresojme ti shofim mbrapa hekurave keto gjykates gjithmone nga pakujdesia

    1. Pilo Lala says:

      Bravo Sinoymeri, e tregove veten se nga je. Gjirokastritet shikojne me larg se poturet me shurre te Berishes.

  3. Kruja says:

    mjere drejtesia ne duart e kujt ka rene. Pastaj kemi sy e faqe e shajme diktaturat. Po kesaj diktature si t’ja vesh emrin, Diktatura e Krimit.

  4. Carlos says:

    Kjo qe ju gazetaret e Temes po beni nuk eshte serioze. Para dy ditesh e mbytet Evgjenine e shkrete, qe ishte ajo qe i kishte liruar dhe nuk late fjale pa thene. Tani na del qe ajo paska qene e mira , por ishte ne pakice. Nuk mendoni se ka me nevoje per seriozitet ? Zoti Mero, kontrolloji pak keto lapsuse, se nuk eshte serioze kjo gje.

    1. tiger says:

      Ato pjese ishin mare nga nje artikull i gazetes Dita qe jepte menyren e emerimit ne ato poste dhe disa detaje te karrires se ketyre gjyqtarve – cka dihej se cfare vendimi do sillte… Dhe thelbi rezultoi i njejte – pavarsisht se dikush e beri detyren ne ket rast.

      Mundet qe neser 3 gjyqtare te tjere te zgjedhur ne te njejten menyre si keta me siper – te vendosin te 3 te bejne detyren. Ama kjo s’do te thote qe media mos u shikoje edhe CV-ne paraprakisht. Ndryshe per cfare duhet media, per te dhene thjesht lajme si papagall?

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Kur caktohen gjyqtaret,2 kane rendesi,i treti si ta kete punen,eshte i parendesishem !
    Ne rutinen e punes se gjyqtarve,eshte bere metode pune,qe nje nga ata te votoj kunder,vendimi te duket bindes.
    Po te veproj seriozisht ligji i korupsionit,te paret qe duhet ti konfiksohet pasuria,jane gjyqtaret dhe prokuroret,per te shkuar deri ne fund,te arestohen.

    1. geri says:

      Nga menyra e te shkruarit dukeni sikur po na ndani eksperincen tuaj si gjyqtar me ne popullin e thjesht. Perpara se te na japesh mendje se ai gjyqtari i trete e jep voten kot apo plot, me mire meru me ndonje pune tjeter se per te dhene opinione per njerez qe si njef dhe te gjykosh pse kane dhene nje vote pro drejtesises kot apo plot nuk besoj se je njeriu i duhur. Ajo zonje e nderoi veten e saj me ate qe pati ne dore!!

  6. Gjergji says:

    Keshtu evidentohen edhe gjyqtaret kurajoze te cilet ne te ardhmen duhet te caktohen ne detyra te rendesishme dhe tju besohen edhe gjyqe ku te ndeshkohen hajdutet dhe te korruptuarit e ketij vendi.
    Bravo zonja Sinoimeri.

  7. agroni nga Madagaskari says:

    Keto dy gjuqtar duhet te arrestohen dhe tu behet gjygji.

  8. Kastriot says:

    Bravo Evjeni,
    Besojme se edhe Shqiperia mundet duke pare se si sillen disa gjygjtare te pakorruptuar. Pavaresisht se pati komente paraprake nga keqinformimi e verteta del gjithmone. Respekt dhe simpati per veprimet dhe pozicionin e mbajtur.

  9. Banija01 says:

    A e ka arsyetuar voten kunder gjyqtarja E. Sinoimeri qe te kete ndergjegjen e paster ?

    Ne se ka qene kunder vetem ne diskutimin qe bejne gjyqtaret dhe pastaj ka firmosur nuk ka asnje vlere,voten kunder duhet ta arsyetonte ne vendim qe kur te gjykohet ne Gjykaten e Larte te lexohet nga gjyqtaret e asaj gjykate dhe mund te meret per baze.

    1. aqifi says:

      Pika qe ste bie!

  10. Emigranti says:

    Po te kish drejtesi,do te ishim te gjithe ne shtepi,te nderuar vellezer shqiptare.Rrjeta e jetes sone me sa duket eshte care mjaft rende dhe duhet shume pune per ta riparuar.Mbetemi me shprese..

  11. baca says:

    Ne sistemin e drejtesis duhet te vendoset sistemi I juris si SHBA.Gjyqtari nuk ka gje ne dore juria qe ja hedhe posht vendimin e gjyqtarit.Mundesia per te kompromentuar zvogelohet ose behet e pa mundur.

  12. njoni tiron says:

    @ “Kendveshtrim tjeter” ne respekt te mendimit tend se eshte i joti, dua te te them qe ke pare sh filma amerikan me teori konspiracioni. Ka njerez, si kjo gjyqetare e nderuar, qe per arsye etike morale profesionale etj marrin vendime te veshtira qe shkojne kundra interesave te njerezve me shume pushtet dhe te rrezikshem dhe nuk eshte e drejte qe te behen objekt bisede, komenteve te rendomta apo objekt i lajmeve te padrejta plot me sharje ofendime si ai i djeshmi!

  13. Beti says:

    Nuk mund te besoja qe Evgjenia te jepte ate vendim duke e njohur nga afer per moralin e larte si qytetare dhe ghykatese. Gazetari i detyrohet ti kerkoje ndjese.

  14. elisabeta says:

    Duke njohur nga fer moralin e Znj. Sinoimeri si qytetare dhe standartin e larte profesional si gjyqtare, per mua ishte shume e pabesueshme qe ajo te ishte bere pale ne ate vendim te shpallur nga trupa gjykuese e te pandehurve te 21 Janarit ne Gjykaten e Apelit. Tani qe vendimi eshte zbardhur shpreh kenaqesine qe ndjej per menyren se si eshte shprehur ajo per kete ngjarje. Kjo eshte Evjenia qe une njoh nuk mund te ishte ndryshe. Megjithe respektin per gazetarin artan Hoxha mendoj qe do te ishte ne nder te qytetarise se tij t’i kerkonte kesaj Zonje ndjese publike.

  15. shqiptari says:

    Me vjen shume mire qe e verteta doli ne drite dhe Znj. Sinoimeri tregoi si gjithmone profesionalizem. Eshte nje nder per pushtetin gjyqesor ne Shqiperi qe te kete gjyqtare si ajo. Pas atyre deklaratave te turpshme te pseudogazetareve si ai palo gazetari Artan Hoxha, qe paguhet per te prishur imazhin e njerezve por qe pa baza, nxjerrja ne drite e te vertetes nuk la te hidhesh balte mbi ate figure te nderuar dhe per te cilen kane respekt kushdo qe e njef!

  16. Dishja says:

    I them bravo gjyqtares Sinojmeri. Shqiperia ka nevoje per njerez te tille qe nuk kane frike nga e verteta. Zj. Sinojmeri eshte per tu marre shembull ne drejtesine shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje