INTERVISTA/ Zamira Durda: Shkova për të kërkuar dënimin e Mediut, më “dhunuan” gardistët

25 Shtator 2013, 18:51Politika TEMA

Zamira Durda, gruaja që në tragjedinë e Gërdecit ka humbur djalin e saj 6- vjeçar, Edisonin, është e vetmja që endet dyerve të gjykatave në kërkim të drejtësisë.

Kështu ka ndodhur dhe ditën e djeshme.

Në Gjykatën e Lartë, Zamira Durda ka marrë dosjen ku është vendosur për mospranimin e rekursit ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila praktikisht i dhuroi lirinë të dënuarve të kësaj tragjedie.

Me dosjen voluminoze në dorë, nëna e djalit të vrarë ka mbajtur frymën në Prokurorinë e Përgjithshme, aty ku Zamira kishte fijen e vetme të shpresës për drejtësisë.

E në vend që të takohej me kryeprokurorin, Zamira Durda është përzënë dhunshëm nga ambientet e këtij institucioni, jo vetëm pa marrë një përgjigje, por edhe e denigruar në sytë të kalimtarëve të shumtë.

Për TemA-n, Zamira Durda rrëfen ngjarjen si dhe vendimin, sipas të cilit tashmë i është vënë kapak drejtësisë mbi tragjedinë e Gërdecit.

Znj. Zamira, a mund të na thoni çfarë ka ndodhur me ju?

Në fakt, ajo që ka ndodhur është tejet poshtëruese për mua. Jo drejtësi që nuk po gjejmë, por tashmë ne, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, nuk na dëgjon më askush. Vetëm fjala na ka mbetur, por edhe për këtë është shumë e vështirë.

Por çfarë ka ndodhur?

Unë të martën mora vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë, e cila refuzonte kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshëm për të anuluar vendimin e Gjykatës së Apelit mbi të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin dhe unë shkova në Prokurorinë e Përgjithshme për të takuar z.Llalla,  për të ditur çdo të bëhet tashmë me ne, me familjarët e kësaj  tragjedie, që ende jemi në kërkim të drejtësisë.

Më thanë që të prisja se z. Llalla është tejet i zënë. Prita aty tek kangjellat e prokurorisë deri në orën 11:00. Pyes prapë e më thonë se kryeprokurori po takon ambasadorin Amerikan. Sërish po prisja deri sa shkoi ora 12:00.

Në këtë kohë, roja më thotë se kryeprokurori do të dilte për një takim të rëndësishëm tek 15-katëshi. Meqenëse nuk po më priste njeri, mendova t’i dilja para makinës, së paku për të bërë një bisedë të shkurtër me të. Por në vend që të takoja kryeprokurorin, erdhën punonjësit e gardës, të cilët më shtynë dhunshëm në rrugën kryesore, pa mundur që t’i them z.Llalla që kisha katër orë që e prisja aty. Kjo sjellje ishte e paimagjinueshme për mua. Ishte një trajtim aspak i denjë për ne, që në fund të fundit kërkojmë vetëm drejtësi nëpër dyert e institucioneve të shtetit shqiptar.

Z. Zamira, po për çfarë donit ta takonit Prokurorin e Përgjithshëm?

Me këtë vendim të dhënë nga Gjykata e Lartë, juridikisht është e mbyllur dosja e tragjedisë së Gërdecit. I vetmi institucion që mund ta bëjë ankimimin për këtë çështje është Prokurori i Përgjithshëm. Ai mund ta çojë vendimin e Gjykatës së Lartë në  Gjykatën Kushtetuese. Për të ditur nëse Prokuroria e Përgjithshme do të ndërmarrë këtë hap, doja të takoja z.Llalla. Një çështje tjetër, që unë doja të dija ishte, nëse do të nisnin hetimet ndaj Fatmir Mediut. Tashmë për të hetuar ndaj këtij njeriu, që në kohën që ndodhi tragjedia ishte Ministër i Mbrojtjes, nuk ka më asnjë pengesë ligjore. Ai nuk ka imunitet. Por në vend që të merrja përgjigje, u denigrova në sy të qindra kalimtarëve, pasi përballë Prokurorisë së Përgjithshme ndodhet dhe ambulanca qendrore e Tiranës.

Z. Zamira, ju ende besoni tek drejtësia shqiptare për këtë dosje?

Me vendimet që janë dhënë dhe me mënyrën që ne trajtohemi, nuk kam më asnjë shpresë. Por unë nuk do të heq dorë kurrë pa dënuar autorët e vrasjes së tim biri.

33 komente në “INTERVISTA/ Zamira Durda: Shkova për të kërkuar dënimin e Mediut, më “dhunuan” gardistët”

  1. Alarm, Alarm .... says:

    Vetem ZOTI e di nese Z.RAMA do shpetoje “vendin e pashprese” SHQIPERINE.

    1. VASIL BICI says:

      NESE NUK DENOHEN FAJTORET,

      QEVERIA PIKTORI 1 BIE NE 2014

      http://goo.gl/yElOYY

      1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

        Qeveria do te rivotohet pas 4 viteve.

    2. hakmarrja says:

      Zonje e nderuar qe ne damar sot nuk ke me gjak po helmin qe te injektoi banda kriminale e cila paradoksalisht po vazhdon te vegjetoje akoma. Ne gjendjen qe ndodhesh ka mbetur te qe te gjithe te prisni jo tek kangjellat e Llalles e kosit po tek ato te Shkelzenit te Sali demonit dhe ta merni penge ose ti fusni plumbin ballit se ai me izren e babait vrau 26 vete dhe midis tyre edhe engjellin tend te vogel. Pra me qe rrufrt e qiellit akoma nuk kane rene mbi ta, duhet qe dora juaj te beje te mundur te qetesohen ata shpirtera te pafajeshem. Zoti ndjefte e prefte ne paqe engjellin tend Edisonin…

  2. Alarm, Alarm .... says:

    Edhe mos ti largosh keta njerez barbare te paedukuar dhe civilizuar ….
    Te pastrohet kudo administrata nga “barbaret militante” te Cetes-Dragobi PD.

    1. andi says:

      Llalla eshte nje vegel e Sali Kriminelit. Ai dhe Nishani duhen qeru si sali Berisha nese doni drejtesia te vihet ne Shqiperi.

  3. liri a vdekje says:

    po cfar pret nga llalla moj zonje ,ai esht shoku i zenit qe e vuri babi aty e si do te pres ty cfar te thote ,drejtohuni gjykatave te huaja kompetente ose prisni te pastrohet sistemi gjyqsor nga gjinat e llallat nishanat etj

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Shqiptare kane shum probleme ndaj dhe kryeministri i votuar nga shqiptaret do mundohet qe te lehtesoj hallet e shqiptareve.

  5. ormir rusi says:

    ….e nderuar Zonja Durda…me besoni,gjendem prane jush,prane dhimbjes tuaj…Zoti jua lehtesofte dhimbjen..!!
    Pyes : ke keni dashur te takoni ? Llallen,kryeprokurorin ?!
    Jo,zonje e nderuar,te gjithe jane butaforia e nje sistemi shteteror sa kriminal aq i superkorruptuar…!
    Llalla nuk eshte gje tjeter vecse llalle ne nje sistem shteteror me qumesht te prishur…
    Llalla,Nishani etj nuk jane komanduar ne ato vende te zhdukin gjurmet e krimeve dhe jo t’i denojne ato…

  6. Argi says:

    NESE NUK DENOHEN VRASESIT ,NUK E KAME FJALEN VETEM PER GERDECIN ,PO PER TE GJITHE ATA QE KANE BERE VRASJE ATEHERE PIKTORI KA MASHTRUAR NE FUSHATE ELEKTORALE

  7. Daniel says:

    Z. e nderuar te keshilloi te mos lodhesh me,por qetesohu dhe jeto jeten tende . Kohet jane teper te renda dhe sistemi i vendosur ne Shqiperi ,si ne shume vende te tjera nuk ka interes te punoi pa para. Nuk them kursesi se nuk ke te drejte,por e drejta juaj nuk i duhet ,atyre qe punojne me lek. Paraja ka gjimone te ” drejte” ,ndaj me kupto,perpjekja jote eshte lodhje dhe humbje kohe me kot.

  8. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Ah Z Zamira ne Atdheun tone te dashur nuk ka akoma drejtesi as per gerdecin e as per 21janarin dhe nuk do te ket derisa te kete nje strukture te till ligjore qe gjykatesi te jape vendimin e te kete mbrojtje totale si individ po ashtu dhe familjare e mos ti hyje gjem ne kembe jo te mendoj per jeten apo per vendin e punes, kur kjo te vihet ne pune atehere drejtesi do ket
    Por ne anen tjeter Z Zamira kur shteti ben negociata me nji shtet tjeter thjesht e Shqip I thone pazare (me pak fjale une do te fus ne nato por dua kete gje per shembull fabriken e demontimit ne gerdec , detin apo ku ta di une) kapitalizmi eshte I veshtire ku peshku i madh e ha te voglin por po te mekembet ekonomia lufta kalon nga te varfer e te pasur ke te pasur e te pasur e populli I thjesht rron , jeton, e gjen drejtesi
    RROFSHIN SHQIPETARET
    SHQIPERIA DO TE BEHET!!

  9. Eri says:

    E trishtueshme, shtet legen dhe drejtesi e korruptuar.
    Me vjen keq per fatin e zonjes dhe te tjereve qe kane humbur njerezit e dashur ne Gerdec, por me revolton fakti qe perpos dhimbjes qe pesuan askush nuk e can koken te denoje autoret dhe ata qe u dhane lirine kriminelave.

  10. Prite kaq kohe moj zonje, prit edhe pak sa te pastrohen keta flliqesirat qe ka lene mbase sali shpellari dhe jane aty vetem per te vjedhur dhe per te mbuluar gjurem. Mbas ca kohesh drejtohu qeveris se re, se fundja fare ky eshte nje premtim i bere nga ata, te majtet. Te mos harrojme qe ceshtja “Gerdeci” dhe “21 Janari” jane ato qe sollen Edi Ramen ne pushtet sot. Rama te mbaje premtimin ose do te perfundoi si gjith paraardhesit e tij deshtak qe vetem dine te vjedhin e vrasin.

  11. Ali Baba Tomori says:

    Zor se behet Shqiperia. Eshte e kapur nga mafja. Mjere populli, te cilit po i humbet shpresa pak e nga pak.

  12. Patrioti says:

    Dita e gjykimit per te gjith fajtoret dhe bashkefajtoret e tragjedise se Gerdecit, po troket ne deren Shqiperi,por ato nuk duan ta besojne.
    Nen Zamira keto palo politikane do te kene shume shpejt nje fund te turpshem e te shpejte dhe pa kthim, sikurse,milloshic-arkan,apo sadam e kadafi bashke,pa harruar dhe Gazideden qe i sherbeu ligsise.
    E nderuar Nene Zamira luftes suaj per ndeshkimin e fajtoreve te tragjedise se Gerdecit ku humbi jeten mbi 26 njerez te pafajshem te rritur dhe femije,ku ne mes tyre ishte dhe femija juaj 6 vjecar,se shpejti do marre drejtimin e duhur,ate te ndeshkimit te ketyre krimineleve me pushtet politik dhe juridik,qofshin gjykates apo prokurore te superorruptuar,qe deri me tash i kane bere avokatine botes se krimit dhe te korrupsionit.Beso e drejta eshte ne anen Tuaj Nene Zamir.JU do te fitoni.Besoni.

  13. Imam Ballajdia says:

    E beri dhalle fare ky Adriatiku, ka ardhur koha ta lere ate pune

  14. Andrea says:

    Eshte klithma e Edisonit te vogel, qe nuk te le te qete, edhe Edi Ramen e Co. s’ka per ti lene te qete, derisa te ndeshkohen fajtoret e vertete te asaj tragjedie te rende. Eshte e qarte qe Drejtesia te kete Rruge te Hapura per tu vendosur duhet te spastrohet nga Pengesat: Nishani Bujar, Llalla Adriatik, Ajazi Visho.
    Cfare ndodhi sot, Ministri i ri i rendit, Sajmir Tahiri takon 2 te Fundit: “per te rakorduar punet ne luften kunder krimit dhe korrupsionit”! Ironi per fatkeqet qe presin Drejtesine ne shpirtrat e tyre te vrare dhe plagosur perjete.
    Sistemi eshte ne krize te plote, ndaj Zemra e Nenes e kupton kete dhe nuk mund te rri ne shtepi, nuk e mban shtepia-thuhet, dhe do te vazhdoje te luftoje, edhe e vetme, derisa te rrahe Zemra e Saj. Indiferentet me shumice jane spostuar vetvetiu ne anen e Kriminileve dhe te Sistemit te Tyre te Kalbur. Por ngelet nje Pakice tek e Cila rri shpresa e zemrave fatkeqe.

  15. Leo says:

    Horrat e drejtesise keshtu mund at quash Gjykatat vetem drejtesi nuk japin Aksident teknologjik “pfu i shplafte mortja drejtesine shqiptare ngai i pari deri te i fundit”

  16. Bela says:

    Une nuk e di se si funksionon takimi me qeveritare te larte ne Shqiperi se kam ikur nga Shqiperia me shume se 16 vjet me pare, por edhe shko tek dera e zyres e thuaji qe dua ta takoj me duket pas absurde. Ne Amerike as mjekun e familjes nuk e shikon dot pa lene orar takimi.
    Une do te keshilloja qe te dergosh nje leter ose e-mail dhe kerko takim, dhe ne qofte e nuk funksionon, kerko te takosh eproret e tij/saj.
    Dhe ne fund n.q.s. nuk gjen zgjidhje drejtohu tek media. Kam degjuar se Fix Fare eshte shume i pergatitur dhe gjen zgjidhje per njerez te thjeshte per probleme te ndryshme. Problemi yt ne kete moment eshte te takosh Prokurorin e Pergjithshem, jam e bindur se ata do te japin nje zgjidhje. Me vjen shume keq se si jeni trajtuar por edhe gardistet duhet te kene nje pergjigje me te sakte, nuk mund te thone thjesht eshte ne mbledhje, do takoje filanin apo cfaredo eshte ne schedul e tij duhet te kete nje administrator qe te confirmoje eshte e mundur apo jo ta takosh sot, nese jo kur eshte e mundur. Mbase per shume njerez ne Shqiperi cfare them une duken pallavra perralla me mbret, por vendi yne duhet te mare experiencat me te mira te vendeve te zhvilluara per te ecur perpara. Eshte me e lehte te ecesh ne gjurmet e dikujt qe ka bere perpara. Shpresojme qe Qeveria e re do te ndryshoje shume gjera per te miren e popullit.
    I uroj zonjes te gjeje zgjidhje sa me shpejt, dhe ju lehtesofshin plaget e renda qe ka mare. Bej durim dhe shiko perpara ne jete. Eshte nje shprehje e urte qe thote, e verteta vonon por nuk harron, aty eshte do dali.

    1. Zamira Durdaj says:

      Pershendetje

      Faleminderit per keshillat qe me jepni….kete rruge e kam ndjekur me shkrsa por pa pergjigje nga ata e institucionit dhe vendosa qe te paraqitem per te kerkuar nje takim ….
      Kam qene nje dite me pare, me lane takim diten tjeter ne oren 9-10,u parqita atje ma shtyne per ne oren 12 pasi prisnin Ambasadorin Amerikan.Dhe ne oren 12 marr vesh qe Kryeprokurori niset per nje takim ne 15-katesh pa na njoftuar ne DY Zonjave qe kishim 4 ore qe prisnim mbas kangjellave …ne kete moment kam reaguar per te me caktuar nje orar tjeter……

      Edhe nje here Faleminderit

      Nga Zamira

  17. askushi says:

    Edhe po ta takosh llallen apo Dhallen nuk te zgjidh gje. E vetmja grua e forte qe lufton per drejtesi. Me mbushen syte me lote kur te shoh.
    E vetmja shprese eshte qe Edi Rama te mbaj fjalen. Po nuk mbajti as ai fjalen, as nuk ka per tu zbardhur ceshtja Gerdeci.
    Fatmir Mediu ka mare motren e Ceribashit, qe eshte minister i PS tani. Ec e gjeje tani kete muhabet. Mjere atij qe i ndodh fatkeqesia

  18. Kjo zonje eshte simboli i nenave shqiptare dhe i vendosmerise per te gjetur te drejten edhe atehere kur kjo duket e pamundur. Te kene turp te demtuarit e tjere te kesaj tragjedie qe kane ulur koken dhe i kane shitur jetet e te afermeve te tyre per nje grusht para, duke e lene te vetme Zamiren ne luften e saj me keta peshkaqene te pameshirshem.

  19. Poshte tradhetaret says:

    Me vjen shume keq qe garda e shqiperise te bjeri kaq poshte.Por ne votuam qeverine e re dhe pergjigjen e duam nga zoti Rama.Ky ose keta njeres qe meren me nje grua qe eshte duke qare te birin qe te pasurohej llumbi I shqiperise duam te dime se si do ti coje Rama para drejtesise dhe kur se boll e digjuam gjith beharin duke premtuar mos shko ne amerike por ktheu pergjigje nenave pse u jane vrare femijet.

  20. Emigranti says:

    Kjo zonja ka shume te drejte.Ne shqiperi ,akomas nuk ka nje rregull civil per per infrmacionin.Veprohet si I thone “qe moti”me te trokitur ne dere.Eshte deryre e institucioneve perkatese te vendosin ne media dhe ne dyet e instituconeve shenime per menyren e komunikimit per kedo dhe nga gjithseicili.Atehere popullit do t’i hapet drita jeshile per te komunikuar.Jo gjithmone merret pergjigje ne favorin e kerkuesit,por respekti mbetet.Nga ana tjeter,problemi ka nje hapsire per te diskutuar edhe ne media.Problemi I “Gerdecit”ka ngelur i hapur dhe nuk duhet te jete I tille per shume kohe,por edhe roblem vetem I te demtuareve.Ai eshte nje problem kombetar,ashtu si edhe 21 Jnari,kerkojne nje opinion shume te gjere ,ku te perfshihen tere masat e popullit dhe ne se qeverite heshtin ,atehere problem kalon ne mjetet demkratike te kerkesave massive popullore.Rojet e sherbimit te institucionit ne fjale ,jane treguar jo vetem pa culture,por edhe jo humane ndaj nje nene qe I qan zemra per foshjen e saj dhe nuk fal dot aq kollaj qendrime te tilla indiferete.

  21. baca pecjoti says:

    Zonja Zamira !

    E kuptojne te gjithe dhimbjen tende per djalin dhe 26 jetve te mara ne Gerdec nuk eshte i vetem Mediu por eshte nje qeveri e tere e koruptuar dhe e limaksur per te vene pasuri ata vete dhe familjen bershjane me djale e vajze e kunat,duke Mos mar masat per sigurimin teknik , duke lene ne harese sigurimin tuaj , te njerezve te pasurise dhe çdo gjeje te shtenjte qe kishit.Nje qeveri me te vertet demokratike me njeher duhet te dohiqej qe t’i hapej ruga drejtesis,qe ajo te Mos ishte nen presjonin e Berishes per te mbrojtuf djalin e kryeministrit se ai n’a vlen me shume se 26 vete.Per te bere kete ài ka Akoma nen falangat e tij drejtesine.
    British eshte nje titane orjental , ditator qe drdjtesia duhet çliruar nga tentaculat e tij qe kan kapur
    drejtesin.
    Zonja Zamira!
    Ju kini mbaruar pune.Tain duhet t’i drejtoheni gjykates Europjane te Strasburgut,ju bashkefshataret ME 26 familjen e tjera .

  22. Arben says:

    Ne pushtet eshte e majta APO akoma e dlathta?

  23. semi says:

    Zonja Zamira per mua ti je nje Nene e vertet, nje nene e pamposhtur dhe rrespekt per Ju.Por te uroj te kete zgjidhje problemi juaj , durim dhe gjakftohtesi.

  24. Prof.dr.Sali Gërdalla says:

    E tmerrëshme!!! Të paktën le të dalë një qeveritar, ose një zyrtar i Qeverisë se re dhe t’i japë shpresë kësaj gruaje të mjerë…

  25. korabi says:

    ZONJE E NDERUAR!E GJITHE SHQIPERIA MORI PJESE NE DHIMBJEN TUAJ,DHE PRISTE DENIMIN E MERITUAR.POR MOSDREJTESIA U PA QE NE FILLIM.KRYETARI I OPOZITES SE ATEHERESHME,NE VEND QE TE DILTE NE RRUGE,DOLI NE KRAH TE SALI BERISHES(MOS E HARRONI KETE).KRIMINELI SALI BERISHA PAS KESAJ FILLOJ OFENSIVEN E TIJ MAKINACIONET DHE ARRITI QE NJE PJESE TE BANOREVE TE GERDECIT(SIDOMO TE ATYRE QE NUK KISHIN HUMBUR NJERI)TI BEJ PER VEHTE ME ANE TE SHPERBLIMIT PER SHTEPITE,DUKE BERE QE ATA TU LININ NE BALTE JUVE(ME GJENI NJE VEND TJETER TE BOTES,KU MNJ QYTET,FSHAT APO LAGJE,TE JETE VRARE NGA QEVERIA DHE PERSERI TI JAP VOTEN!?)JU DO TE VAZHDONI TE DHUNOHENI NGA QEVERITARET,DHE SINQERISHT NUK ARRIJ TE KUPTOJ SE SI MUND TE SHKONI E TE KERKONI DREJTESI TEK ATA QE JU KANE VRARE.A NUK JU MJAFTOJ RASTI I AZEM HAJDARIT,QE U VRA NGA ATA DHE SOT E KESAJ DITE E DREJTA NUK DEL,PERKUNDRAZI VRASESIT ORGANIZOJNE CEREMONIRA DHE FAMILJARET E TIJ U JAPIN DOREN!?
    JU DUHET TE NGRIHENI E NE RRADHE TE PARE TE KERKONI NGA ISH.PROKURORJA E PERGJITSHME,QE NUK ARRITI TE BEJ PUNEN E VETE,TANI TE JETE PERKRAH JUSH SI JURISTE.TE NJEJTEN GJE DUHET TE BEJNE TE GJITHE PROKURORET E CESHTJEVE TUAJA.ATA DUHET TE JAPIN DOREHEQJEN KOLEKTIVE NGA KJO PROKURORI SALIISTE,DHE TE FORMOJNE NJE TRUP JURISTESH NE KRAH TUAJIN.POR MBI TE GJITHE DREJTESINE DUHET TA VENDOSNI VETE,SE PO PRITET AKOMA,ME VJEN KEQ QE UA THEM POR MUND TE PESONI FATIN E FAMILJES QE NE NGJARJEN E GERDECIT HUMBI BIJEN,DHE NE PASGERDEC VETESAKRIFIKUAN VEHTE NGA DESHPERIMI.

  26. LABI VLORE says:

    Duke respektuar dhimbjen e kesaj zonje,bie shume ne sy edhe nje fare teatraliteti i saj si shenje e dukshme e manipulimit mediatik.Sigurisht qe eshte e drejta e saj te kerkoje pa reshtur drejtesi nese vertete mendon se vendimet e marra ne te gjitha nivelet e gjyqesorit jane te padrejta,por eshte bere tashme e njohur per aktrimin e saj perpara kamerave.

  27. Baro çorrogjafi says:

    Nuk gjente dot dy minuta kohe,te pakten per nje sqarim te kesaj zonje kryeprokurori !!! Zemra i dhemb asaj dhe askujt tjeter ! Veprimi i gardisteve i turpshem,por edhe ai i kryeprokurorit , akoma me i turpshem. A nuk do te ishte e udhes qe ai t’linte nje dite tjeter per t’u takuar me ankuesen ,me qene se ate dite axhenda e tij ishte shume e ngarkuar ?!

  28. Zamira Durdaj says:

    Faleminderit te gjithe komentuesve per mbeshtetjen qe me jepni, pasi nuk e ndjej veten e vetmuar.
    Nje sqarim per komentuesin Bele ….Kam qene nje dite me pare, me lane takim diten tjeter ne oren 9-10,u parqita atje ma shtyne per ne oren 12 pasi prisnin Ambasadorin Amerikan.Dhe ne oren 12 marr vesh qe Kryeprokurori niset per nje takim ne 15-katesh pa na njoftuar ne DY Zonjave qe kishim 4 ore qe prisnim mbas kangjellave …ne kete moment kam reaguar per te me caktuar nje orar tjeter

    Edhe njehere shume Falemindetit te Gjitheve

    Zamira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje