Nëse keni pyetur ndonjëherë veten nëse dy gjysmat e Gjermanisë janë bashkuar me të vërtetë, gati çerek shekulli pas bashkimit zyrtar, hidhini një sy hartës se si është votuar në Berlin.
Fotografia është e zymtë: Rruga ku kalonte dikur Muri i Berlinit e ndan qytetin në preferencat partiake.
Në zonat e lindjes, votuesit kanë zgjedhur Die Linke (partinë e majtë), pasardhës të partisë së vjetër komuniste.
Në perëndim, ata kanë votuar për socialdemokratët dhe për kristiandemokratët, të dyja parti të Gjermanisë perëndimore.
Në pak qendra votimi në qendër të Berlinit, në të dy anët e murit, fitues kanë dalë Të Gjelbrit. Një vështrim më nga afër zbulon se këto janë zona ku kanë ardhur shumë të rinj dhe profesionistë.
Kjo ndarje gjeografike e votës zbulon se ndarjet e vjetra janë akoma të thella.
Ndoshta nuk duhet të habitemi që zakonet e të votuarit nuk kanë ndryshuar shumë. Mbi të gjitha, përveç disa zonave në qendër, popullsia ka mbetur e njëjta siç ka qenë përpara rënies së Murit.
Lëvizjet brenda qytetit nuk kanë qenë të mëdha pas vitit 1989. Njerëzit kishin siguri në mbajtjen e banesave të tyre dhe qëndruan aty.
Berlini ka pasur përqendrimin më të madh të anëtarëve të partisë komuniste të Gjermanisë Lindore, po ashtu edhe nëpunësit civilë dhe operativët e STASI-t, që e mbanin shtetin në këmbë.
Ata kanë qëndruar në këto zona dhe e kanë transferuar besnikërinë e tyre tek Të Majtët.
Por një vështrim më nga afër zbulon një model edhe më të komplikuar. Në shumë zona të Berlinit lindor, që kanë votuar në shumicë për Të Majtët, zgjedhja e dytë ka qenë CDU. Ata nuk kanë tentuar që të shkojnë drejt socialdemokratëve. Kështu, këto zona janë ndarë mes ekstremit të majtë dhe qendrës së djathtë.
Kjo bëhet edhe më interesante po të shohësh në tërësi hartën e Gjermanisë. Ajo tregon se gjermano- lindorët kanë votuar në shumicë për partinë e kancelares Merkel, duke treguar besnikëri ndaj saj.
Zonat ku triumfoi SPD (socialdemokratët) ishin disa nga qytetet e vjetra të industrializuara të perëndimit si Dyseldorf, Esen, Dortmund, Hamburg, Bremen./ep
Problemi eshte qe GJERMANIA TE JETE GJITHMONE LOKOMOTIVA E EUROPES TI TEREQE GJITHE EUROPEN ZVARE se ndryshe te mbyturit ( Greqia Italia )do marin me vete gjithe europen,politikanet ven e vine.
Dhe cka mesojme ne gjithe kete, qe partite e majta si ne Shqiperi e gjermani jane pasardhese te Partise Komuniste sado qe kane qejf keta majtistet e TemA-s ta paraqesin PD-ne dhe berishen si te tille, njejte eshte edhe PDK e Kosoves qe jane parti majtiste dhe UDB-ashesh si PS e Shqiperise.
Vertet Muri i Berlinit u shemb,por kur lindoret u leshuan drejte pjeses perndimore ,u zhgenjyen dhe u befasuan!? Ata kostatuan kaq shume gardhe dhe ndarje sa te gjitha bashke benin nje mure gjigande ne krahasim me Murin e Berlinit. Por dhe me befasuese per lindoret ishte fakti se ne perendim ç’do gje ishte me leke dhe mardheniet jetesore kufizoheshin me sasine e te ardhurave. Pra kudo do te ndeshesin me ambient privat,kudo qe te shkonin dikush do ti thoshte,- alo,largou eshte toka ime . Jo vetem kaq,por ata qe dikur punuan ne ndermarjet socialiste do te befasoheshin,ne se dikur kishin folur per punen duke bere dhe kritika,sot ata do te humbisnin vendin e punes,duke kritikuar shefin per te miren e punes .Pra te flisje lirisht ishte nje inisiative e rrezikshme.Koha do te bej te veten dhe nje dite do te nxhjere mesime,ç’fare ishte e mire dhe ç’fare e keqe ne socializem, e po kashtu ne sistemin spekullues. Nje gje eshte e qarte se ne krizen e diteve te sotme, u faktua perfundimisht se sistemi kapitaliste ka nje ekonomi globale,po aq globale sa dhe ekonomia socialiste.
Ia paske futur kot, si ne mbledhjet e partise.
ke harruar parullen ne fund te fjalimit ” rrofte komiteti qendror i ppsh me shokun enver ne krie”
Agim Anastasi,
Une nuk jam socilog ose politikan. M.gj.ate dua te te them se, midis sistemit kapitalist dhe ekonomise socjaliste ka ndryshime kolosale :
– Sistemi kapitalist e njef pronen private mbi mjetet e prodhimit. Sistemi socjalist nuk e njef pronen private.
– Sistemi socjalist ka nje ekonomi te centralizuar dhe te planifikuar nga lart. Sistemi Kapitalist ka nje ekonomi socjlae ekologjike tregu.
– Sistemi Kapitalist njef pluralizmin politik ndersa sistemi socjalist njef vetem sistemin me nje parti.Ne sistemin socjalist individi duhet ti nenshtrohet shumices ( parimi i makines qe pret barin ), ndersa kapitalizmi eshte mendimin e lire te individit.
– Ne sistemin socjalist ne Shqiperi thuhej budallallaku se : Diktatura e proletariatit eshte demokraci e vertete.
– Forca levizese e shoqerise socjaliste ishte lufta e klasave ndersa ne shoqerine kapitaliste eshte inisiativa private dhe mendimi i lire.
– Sistemi socjalist do sa me shume shtet dhe aspak treg te lire, ndersa sistemi kapitalist do sa me shume treg dhe sa me pak shtet.
Ne fund kisha nje pyetje: Si e spjegon ti faktin qe, ish DDR dhe Gjermania perendimore, ishin i njejti popull dhe nje zhvillim ekonomik te jashtezakonshem ne Gjermanine Perendimore, e cila mbante me leke ekonomine e shkateruar te DDR. I njetji problem midis Korese se Veriut dhe te jugut etj.
Kuptohet se, edhe sistemi Kapitalist ka te metat e veta, por jeta tregoi se socjalizmi real ishte nje katastrofe. Me fal por ekonomia socjaliste mbron me kembengulje kufijte ndersa globalizimi nuk jeton dot me kufij. Ata jane vdekja e tij. Globalizimi u duk ne ekonomine boterore ne vitet 1980.
Une personalisht nuk kerkoj nje sistem me te mire, une kerkoj nje kapitalizem me te mire.Mos harro se kapitalizmi europjan ka nje element shume te fuqishem ( qe Amerika nuk e ka ) FAKTORIN SOCJAL.
Pershendetje
ia keni futur kot
Epo lindoret e kane bakterien e komunizmit ne palce. Zort hiqet kjo bakterie, merreni me mend sa zort pastaj behet per shqiptaret, kur kete problem ndeshin edhe leshkot nga ish-RDGJ-ja ruse.
Te nderuar komentues,
Si gjykoni ju, se per çfare arsye Znj. Merkel ftoi SPD per bashkeqeverisje?
Komentusve me lart ,mos u nxhitoni,ato qe kam shkruar i kam te jetuara e jo ja kam futur kot. Jo ç ‘ do gje eshte ashtu si ju i gjykoni .Kam me shume se 23 vjet qej ketej dhe ju them me bindje se jo vetem ka shfaqje arbitrariteti por dhe se menyra globale eshte e pranishme.Fakti qe jam me shuld eshte jo propogande zyrash.
Analiza, qe te jete bindese, duhet te na thote se per ke eshte votuar jo vetem ne zgjedhjet e fundit, por ne te gjitha zgjedhjet qe nga renia e Murit te Berlinit. Ka te ngjare te kemi pamje tjeter nga kjo e zgjedhjeve te fundit dhe gjendja e tanishme nuk eshte pasoje e “Murit” por e politikave. Kjo ngjau per shembull e dhe ne Shqiperi, jo nga pikepamja e “Murit” por edhe nga rezultatet e politikave te ndjekura.
Eshte njesoj si Shkumbini qe ndan Shqiperine ne dysh, Social-komunistet e Jugut me Anadollaket e Veriut!
Megal-Idiotet si ti e thojne keshtu se nuk egziston nje ndarje e tille mes Shqiptareve ne lumin Shkumbin o mbejte greke.
O Asdreq,
nuk ka te beje fare.Mos fut frymen e percarjes Jug-Veri apo Shqiperi-Kosove se nuk ka fitim nga kjo.Mendoje pak dhe mbase do ta kuptosh qe ndarja eshte humbje…
Faj ka Berisha dhe klasa politike shqiptare.Ne 92 PD fitoi dhe ne Vlore dhe ne Shkoder,dhe ne Elbasan..nuk ka te beje me jug-veri
Asdreni ka deri-diku te drejte. Jugu ka sunduar politikisht, ekonomikisht, kulturalisht e ushtarakisht mbi veriun prej 1945-1990. Dielli nuk mbulohet me shoshe.
Ja dhe pak dite dhe afrohet dita e paharruar , 3 Tetor bashkimi zyrtar i dy Gjermanive e m .q . se jetoj vitet e fundit ketu ne Gjermani dua te them nje te vertete te hidhur e qe mediat s”besoj te shkruaje per faktin e vertete , kuptohet per shkaka propagande !!! Ne kete dite perendimoret nuk dalin nga shtepite per te festuar nje bashki te tille pasi i shohin lindoret si nkerez dembele , e llafexhinj !!!Me ardhjen me shumice te lindoreve ne perendim jo pak humben vendet e punes e pane dhe se sa punonin lindoret !!Kot nuk thonin per shtetet lindore se benin sikur punoin edhe shteti ama bente sikur paguante !!!!Pra ketu ku une jetoj per pak sa nuk quhet dite zije pasi shume gjera ndryshuan jo per te mire ,shto dhe krizen ekonomike e ne rruge dalin e defrehen me se shumti emigrantet ata lindore qe jane shperngulir ketu ne perendim !!!
Interesante komentet, por harrohet se “globalizmi” ka opozitë vet kapitalistin e vogel dhe te mesëm,dhe kjo arsye madhore e ka spostuar qendrën e gravitetit edhe në vende të tjera,majtas sepse në thelb është Mbijetesa! Globalizimi “ha” përditë kapitalin e mesëm dhe atë të vogël.Eshtë ajo që thotë babai i liberalizmit ekonomik,Smith;qê thotë se “Kapitalizmi i përngjet një anije të madhe që kërkon të mbushet edhe duke gllabëruar pasuri!” Dhe nga gllabêrimi i ndermarrjeve të vogla e të mesme,nga makutëria e pasurimit duke trasferuar mjetet e prodhimit në vende ku krahu i punës është i ulët,(Wolswagen tani po e prodhon puntori kinez dhe Fiat ai i Serbisë) ka lindur kontradita që gjermani hebre,MARKS e ka shpjeguar qartë! Merkel fitoi personalisht,por nuk qeveris dot e vetme,pasi Sovrani gjerman është jo në pakicë kundër trasferimit të kapitalit me “anije” në vende të tjera fitimprurëse nga krahu i punës!Vet gjermani nuk mund të mbetet pa punë!Më tej globalizimi thith,gjer shtetet nga shtetet dhe këto ditë Franca i “thithi” Italisë në krizë Al-Italia kurse Spanja,Telecom.Mbi 200 mijë vende pune në Itali hidhen në erë!…dhe dhe gazetat njoftuan për “Rrezik shtetror! Si mundet qytetari i thjeshtë,punëtori të mbetet në rrugë dhe të mos shpërthejë në protestë të ashpër?Ideologjite e vjetra me kapitalizëm informal dhe komunizëm të centralizuar totalisht kanë vdekur dhe e kotë të flitet ende për nostalgjikë.Anija e SMITH është mbushur tashmë!Por dhe për këtë mbushje ai ka thënë:” anija e mbushur rrezikon të mbrijë në destinacion nga ndonjë “tufan” në det,ose nga shkembinjë nënujorë…” Duket tufani që po shfaqet në vendet ku”hallka është më e dobët”-Marks-do këpus dhe zinxhirët e mëdhenjë të kohës dhe vet SOVRANI do zgjidh problemet duke vdekur partitë politike,banda korrupsioni,dhe NJESHAT e tyre informalë!…