FBI publikon VIDEON e vrasësit të marinës

26 Shtator 2013, 10:22Politika TEMA
FBI publikon VIDEON e vrasësit të marinës

FBI publikoi sot pamje të personit që hyri në një kompleks të marinës amerikane duke vrarë 12 persona më 16 shtator.

Aaron Alexis hyri në garazhin nëntokësor me një makinë Toyota Prius.

Më pas, me një çantë në shpinë, ai futet në ambientet e godinës 197.

Për shkak se punonte si kontraktor për marinën, ai kishte akses në godinë.

Alexis ishte i armatosur me një armë shotgun, në të cilën kishte gdhendur disa shprehje.

FBI beson se ai ka qëlluar mbi njerëzit pa i përzgjedhur ata.

Alexis kishte një histori të gjatë problemesh mendore.

Ai besonte se mendja e tij kontrollohej nga valët me frekuencë të ulët.

Një gjë të tillë e kishte shkruar edhe në armën e tij.

Megjithatë FBI thotë se po punon sërish për të zbuluar se cili ishte motivi që e çoi 34- vjeçarin drejt kësaj ngjarje të rëndë./ep

1 komente në “FBI publikon VIDEON e vrasësit të marinës”

  1. Bekimi says:

    Të punosh për marinën amerikane, problemet mendore janë parakusht i pranimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje