Ish-bosja e firmës piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadria shpallet e pafajshme nga gjykata edhe pse nuk u përball asnjë ditë me të.
E ndodhur në arrati, Shemsie Kadria ia ka dalë të fitojë mbi sistemin e drejtësisë pas akuzës së mashtrimit, të ringritur për të dytën herë ndaj saj nga prokuroria, e cila kërkoi dënimin me 12 vite burgim për të.
Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka vendosur në një seancë me dyer të mbyllura t’i japë pafajësinë Shemsie Kadries.
Sipas kryesuesit të trupit gjykues, Kreshnik Omari, nuk provohet fakti i pranisë së veprës penale në akuzën e ngritur nga Prokuroria e Tiranës.
Në vitin 2010, ndaj Shemsie Kadrisë rinisën hetimet për mashtrim në shuma të konsiderueshme të hollash.
Megjithëse prokuroria lëshoi një urdhër arresti, ajo nuk u prangos kurrë, pasi, sipas policisë, ish bosja e “Gjallicës” kishte ikur në drejtim të paditur.
Organi i akuzës depozitoi kërkesën për gjykim ndaj Kadrisë me anë të së cilës kërkoi 12 vite burgim.
Për shkak të mungesës në gjyq, Kadria u përfaqësua nga avokati, Sandër Ahmeti, i cili asnjëherë nuk pranoi pretendimet e prokurorisë duke i cilësuar ato si të motivuara dhe tendencioze.
Si i mashtroi tre gra Shemsia
Të paktën tre persona kanë rënë viktima të Shemsie Kadrisë pas lirimit të saj nga burgu me amnistinë e vitit 2007.
Shemsie Kadria u akuzua për tre raste “zhvatjeje” në shuma të mëdha ndaj qytetarëve.
Dosja penale, e dorëzuar në gjykatë, e cila është hetuar nga prokurori Gjergji Tako, thekson se në dy raste Shemsie Kadria ka arkëtuar para me anë të mashtrimit dhe në një rast, në vitin 2009, ka vënë në jetë skenarët që kishte përdorur edhe më parë deri në shkurt 1997, duke mbledhur para me përqindje.
Hetimet në lidhje me ish-bosen e kompanisë rentiere “Gjallica” kanë nisur në vitin 2010.
Shkak për nisjen e hetimit është bërë kallëzimi i dy qytetareve që kanë rënë viktima të mashtrimit nga Shemsie Kadria.
Shtetaset Esma Kapllani dhe Firdes Sulkollari kanë denoncuar në polici se mashtrimi në dëm të tyre ka ndodhur në vitin 2008. Asokohe ato ishin njohur me Shemsie Kadrien, e cila u bëri një ofertë që t’u porosiste për blerje disa apartamente.
Për t’u bërë sa më e besueshme, Shemsie Kadria u prezantoi dy të dëmtuarave edhe “financieren” Violeta Qalliu.
Dy grave u ishte bërë ofertë nga e dënuara për mashtrim në shuma të mëdha për blerjen e apartamenteve te një kompani që po ndërtonte në Shkozë.
Nga padia e bërë është mësuar se shtetasja Esma Kapllani ka paguar 2.134.500 lekë dhe Firdes Sulkollari ka paguar 2.290.000 lekë dhe 2700 dollarë te shtetasja Shemsie Kadria.
Gjatë hetimit është mësuar se dy grave u janë dhënë mandate arkëtimi nga e akuzuara, për ta bërë gjithçka më serioze e të besueshme.
Mandatet e arkëtimit mbajnë datat 7 qershor 2008 dhe 30 mars 2008.
Pasi paguan paratë, e vetmja gjë që përfituan dy të dëmtuarat ishin mandatet e arkëtimit, pasi apartamentet e premtuara nuk i morën asnjëherë, ndërsa Shemsie Kadria shmangu çdo kontakt me to duke humbur gjurmët.
Ndodhur në këto rrethana, dy gratë e dëmtuara bënë padi për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, më shumë se një herë.
RRUMPALL HESAPI ,JANE GJYKATESIT PLEPISTA TE SALI DHISE
Pra ky vedim ose fsheh “koken e Shpellarit Sal” ose vazhdon te mos kete drejtesi.
Dhe beso se ka drejtesi ne kete vend! Ketu drejtesia eshte trembur keqas, dhe kushedi ku eshte fshehur. Maliqi do vazhdoje te beje kerdine. Hapesire boshe nuk ka!